• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A mund të ndryshohet një burrë?

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
459
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Rrumbulloni këndet, eliminoni defektet, përshtatni disa sjellje... ai mund të jetë i përkryer. Mision i mundur? Po. Me kusht që të ndiqni disa rregulla. Si të thuash: shumë kështu dhe jo aq shumë ashtu. Por do arrini ta ndryshoni, për këtë jeni të sigurta.


Kjo është normale: dëshira për ta shtyrë partnerin të përmirësohet është tipike femërore. “Ky rol është rrënjosur në ndërgjegjen kolektive”, shpjegojnë psikiatrit. “Dhe në një plan më personal, shpesh, gruaja shfaqet si e aftë të menaxhojë jetën në çift dhe familjen”. Për të arritur këtë objektiv, gruaja është e gatshme të bëhet copë e çikë. “Një burrë i zhgënjyer nga gruaja e vet, “mendohet pak mbi këtë gjë” dhe më vonë largohet nga ajo, duke kërkuar diku tjetër një formë kompensimi”, bëjnë të ditur disa filozofë. “Gratë, në të kundërt, i përballojnë problemet dhe përpiqen t’i korrigjojnë defektet që e bëjnë më pak joshës burrin që duan”. Në fillim shkon çdo gjë mirë. “Të biesh në dashuri do të thotë të krijosh iluzione, thonë psikiatrit dhe terapistët e çifteve, një iluzion i shëndoshë ama, pa të cilin nuk do kishte as tërheqje. Por shpesh, disa aspekte të vlerësuara në fillim përfundojnë duke mos të të pëlqyer më, kur jeta dhe rutina e bëjnë të zakonshëm imazhin e tij, deri në atë kohë, të mitizuar”. Shembull: ambicia shihet si karrierizëm, sensi i humorit kthehet në një bezdisje dhe dinamizmi në pamundësinë acaruese për ta parë të rrijë i qetë. Pra, ajo që dikur të dukej interesante, sot të lodh.
Është e vërtetë që të thërrasësh në gjyq një anë të karakterit, do të thotë të vësh në rrezik konceptin e dashurisë ideale, që përfshin dhe pranimin e plotë të njeriut që do. Pra, të rrezikosh që ai të të kthejë shpinën. Prandaj preferon të shpresosh se vetë dashuria do t’i rregullojë gjërat, por butësisht. Një shpresë e vakët, që rrallë gjen mbështetje në realitet. Dëshirat e subkoshiencës ngelen kartë e djegur. Duhet kaluar në fazën e veprimit.
Po kujdes: duhet reaguar atëherë kur je e bindur se marrëdhënia juaj është solide, që partneri është aq i mësuar me ty sa të pranojë kritikat.

Të dish t’i prezantosh kërkesat
Të flasësh mund të kthehet edhe në një manovër shumë të guximshme. “Burrat, ish-djem të mësuar t’u plotësohen të gjitha dëshirat, e kanë të vështirë të pranojnë se po u vihet në diskutim mendimi”, nënvizojnë psikiatrit. “Për t’u bërë autonomë, u është dashur të luftojnë ndaj dashurisë ndërhyrëse të nënës dhe ja ku jeni tani ju, vullneti tjetër femëror që kërkon t’i mësojë një kod të dhënë sjelljeje, me të cilën atij i duhet të merret. Dhe është normale të marrin zjarr konflikte”. Sidomos po t’i merrni gjërat me inat. “Kërkesat për të ndryshuar nuk pranohen lehtë. Forma që zgjedh pastaj, mund të duket si fajësim, dhe pse nuk duam”, thonë psikiatrit. “Kush merr një vërejtje, mund të bëhet shumë i ndjeshëm përballë teknikave të njëjta që përdornin prindërit dhe të rigjendet në pozicionin e një fëmije”.
Sipas specialistëve ekziston një mënyrë atërore fajësimi: “Ti nuk i bën detyrat që merr përsipër!”; një mëmësore: “Po të më doje, nuk do silleshe kështu...”; një vëllazërore: “Nuk bën asnjë përpjekje për t’u kujdesur për shtëpinë dhe fëmijët. Nuk më ndihmon fare”. Për t’u mbrojtur, burri kundërsulmon dhe nis një betejë e vërtetë: hakmarrje të vogla, turinj të varur. Një rreth vicioz. Plotësisht i mjaftueshëm për të shkatërruar ditët.

Mos e konsidero një çështje pushteti
Të bisedosh? Sipas psikiatërve, nuk është ky shëruesi i të gjitha të këqijave, sepse dialogu sjell një përballje të partnerëve, në të cilën zemërata mund të ngjitet në qiell. Nëse duam që tjetri të na dëgjojë dhe të na kuptojë, më mirë të reflektojmë më parë. “Ndonjëherë ndonjë email i shkruar me humor ose ndonjë gjest zhdramatizues e sjell si duhet një kërkesë”, tregojnë specialistët. Për shembull, nëse ti je e lodhur nga rrëmuja që ai bën në tualet, mund të shkrepësh disa foto nga peshqirët dhe shampot e ngatërruara pasi ai del nga tualeti për disa ditë me radhë, mund t’i montosh në kompjuter e t’ia nisësh me email si një film të frikshëm vizatimor. Kjo do mirëpritet e me siguri ndonjë efekt do ketë.
Po mirë që mund të përdorim këto taktika për t’i ndryshuar sjelljet, po nëse do donim të vinim në diskutim bindjet politike ose pikëpamjen e tij për botën, për ne shumë materialiste? “Gjëja më e rëndësishme është vija ndarëse”, saktësojnë filozofët. “Këtë ndryshim ti e do për veten tënde apo për të përfituar çifti? Bëhet fjalë për të ushtruar pushtet? Për ta rimodeluar partnerin sipas imazhit tënd? Gjurmët e lëna nga dashuritë e mëparshme të shpërthejnë xhelozinë? Të gjitha arsye shumë të gabuara që të shtyjnë ta manipulosh tjetrin ose të përçmosh atë që është”.
Që të pranojë përpjekjet tona, është e nevojshme që dhe ai të gjejë një përfitim për rritjen e tij ose për çiftin. Një jehonë që delikatesa dhe ëmbëlsia mund ta sigurojnë.
Po si t’i menaxhojmë motivet tona kur ato janë “perverse”? “Ndryshimet që dëshirojmë t’u bëjmë njerëzve që duam, ndonjëherë fshehin mungesat që kemi”, thonë psikiatrit. “Në rast se shohim që një veprim i partnerit provokon një mbyllje ose një reagim të skajshëm, duhet të shkojmë në rrënjët e kësaj, që mund të jenë në fëmijërinë tonë ose në përvojat e mëparshme sentimentale. Kjo ndihmon të kuptosh pse disa sjellje të partnerit bëjnë të shpërthejnë kujtime të dhimbshme apo emocione të forta. Po ta shohim me sy mirëkuptues veten kur kemi qenë fëmijë, do na bënte të mos kërkonim nga partneri të vendoste rregull në të shkuarën tonë apo t’i bënim të provonte atë që kemi përjetuar. Ngadalë pjesa e tepërt e pengjeve tona do priret të zvogëlohet dhe ne do jemi të gatshme të braktisim kritikat ose, përkundrazi, të përshtatim kritika konstruktive. Ulërima: “Për ty nuk ekzistoj!” mund të zbutet duke thënë: nuk më pëlqen kur nuk më puth kur vij në shtëpi... apo kur nuk flasim gjatë darkës”.

Mos u jep shumë rëndësi veprimeve
Siç na e bëjnë të ditur psikoterapeutë dhe filozofë, përveç ankesave për mosndarjen e përgjegjësive shtëpiake dhe të rritjes së fëmijëve, kërkesat më të zakonshme janë në drejtim të dashurisë dhe identitetit: “Nuk më thua sa më do; nuk e di sa vlej”. Kjo, siç thonë specialistët, është e justifikuar. Shumë burra, zakonisht, e quajnë të mirëqenë dashurinë e tyre e i vlerësojnë si pak mashkullorë gjestet që shfaqin afeksion, ndërsa gratë, nga ana e tyre, e mbivlerësojnë rëndësinë e simB*l*ve. Sekreti qëndron në bindjen se ndryshimet mund të bëhen vullnetarisht. Do duhet një proces i gjatë, në të cilin dy protagonistët do vendosin të angazhohen dhe të investojnë energji. Pra, nëse jeni të lodhura nga një burrë që është pak i pranishëm, mund të nisni t’i vini në vend gjërat duke pyetur: “Çfarë mund të bëjmë që të shihemi më shpesh e më mirë?”, në vend që të mjaftohemi duke thirrur: “Punon shumë dhe kur je në shtëpi; je gjithmonë i ngjitur para televizorit”. Do vini në dukje atë që mund të bëni më mirë dhe të sillni propozime konkrete. Secili mund t’u japë kështu peshën e duhur gjesteve të vogla, të nënvlerësuara më parë, duke marrë dhe një shtysë inkurajuese.
Lëshime, kompromise, durim... Po të duam të dalim fitimtare, duhet të boshatisim fushën nga siguria klasike: “Unë jam e përkryer; ai e ka gabim”. “Çifti bashkëkohor, mbështetur në reciprocitet dhe fluiditetin e roleve, shtyn mashkullin dhe femrën të përmirësohen vazhdimisht”, thonë psikiatrit.
Do ishte vërtet mëkat pra, të përfundohej një lidhje, kur zgjidhjen e ka në dorë gjithsecili, madje... në zemër.


Ju Si Mendoni? A mund të ndryshohet një burrë?​
 

unlovely

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 11, 2009
Postime
483
Pikët
0
Vendndodhja
Lost in the air
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

keshtu ta lexosh e ta mendosh nuk eshte ide e keqe por....se besoj qe ndryshon nje burr mund te ndryshoje disa gjera siperfaqesore nga forca e ndonje femer per shembull por ne rrenje ai mbet qe ka qene..
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
643
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

nji burre nuk ndryshohet thjesht pranohet ashtu si esht dhe mbyllet goja
ndersa nji burrec po e ndryshon sipas qefit
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,390
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

Nje burrr/sikurse /nje grua sduhet ta ket per turp te ndryshoje e te korrigjoje disa te meta qe ka..dhe te pranoje te bashkepunoje me ate person qe do kaloj jeten..gjithashtu mos eket per turp..ti ndryshoje ato te meta ...nese ka ..per hir te atij njeriu qe don e jeton ;)
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
643
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

belle vie esht e leht ta kuptosh qe ti se ke iden çdo te thot te duash ose dashuri ne terma gjenerale lol
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

Se kuptoj pse femrat , te gjitha duan mbas lidhjes ti ndryshojne cunat etj.. Rast konkret : Une me nje vajze , ne fillim i pelqente shpejtesia dilnim xhiro me motorr ja bente wa sa bukur better than sex etj.. Pas disa kohe filloi jo te lutem mos hip motorr etj.. Ajo e dinte qe une motorrin se lija , ne fillim i pelqeva me apo pa motorr .?.! Te gjitha femrat mundohen ti ndryshojne meshkujt , goca ju dashuroheni me ata qe njihni ne fillim apo me ata qe keni ne mendje ti beni ?
 

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
459
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

A mund te ndryshohet nje burre???

Nese dikush do me pyeste a mund te ndryshohet nje femer..do thoja jo ....asnje smund te ndryshoje askend..vetem nese eshte nje vendim i marre vete nga personi per ndryshim..

fatkeqesisht natyra e njeriut ne pergjithesi mendon se mund ti anashkalosh veprimet e njeriut qe mund te te duken si te padeshiruara..pastaj mendon se mund ti ndryshosh e sdo ti bejne me...sepse ata te duan ty....wrong

keshilla me e mire..nqs nuk e shef dot veten me nje njeri dhe nese per nje cast veprimet e tij te acarojne nervat kulm..just walk away
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

Goca ndajeni mendjen , zgjidhni qe ne fillim ose merrni cun mamaje, ose djal pak si rruagac ;)
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,390
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

belle vie esht e leht ta kuptosh qe ti se ke iden çdo te thot te duash ose dashuri ne terma gjenerale lol
Mendo se ke experiencen e duhur ..te te qenit i dashuruar ..tpakten iden e asaj gjeje me shum se un ?
I vetmi gabim i joti eshte se je kryenec..dhe sbindesh ;)

tu fait le intereresant..mais c pas juste lol...le gent il change c"est il aime vraiment cette pèersone..pa puor èttre un victime ...;)
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

Shqip ju lutemi , cdo postim ne gjuhe tjera do merret per ofendim ose spam . Ju Flm.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,390
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

Goca ndajeni mendjen , zgjidhni qe ne fillim ose merrni cun mamaje, ose djal pak si rruagac ;)
Mua .. gjithmon them se me pershtatet opsinionin e 2 sepse me natyren qe kam un..sdo rezistoja dot me 1cun_mamake...po puna eshte qe njeriu edhe nsdryshon disa tmeta qe ka..per dike qe e do vertet ;)
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

Hahahaha , ju doni gjysmen e cunit te mamase , edhe gjysmen e djalit te rruges , do mundohemi te nxjerrim dicka ne versionin e fundit remix ;)
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

Lexoje sa here duash , ne perfundimin qe kam dalur une dilni edhe ju gocat ;)
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,390
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: A mund të ndryshohet një burrë?

Normale e drejta e cdo njeriu..tbej si do vet..;)
pastaj te thuash e te besh eshte zottesi :)duhet arritur ;)
 
Top