• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A ndërrojmë jetë për çdo natë dhe ringjallemi çdo mëngjes?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Në më shumë raste i përsëris në vete këto fjalë: Dy gjëra nuk duhet të lihen pas dore kurrë, e këto janë leximi dhe mendimi!..Po, një njeri që i lë pas dore këto dy gjëra është vështirë të jetojë një jetë të drejtë dhe ta analizojë jetën në mënyrë të drejtë. Në fakt, kjo është edhe e pamundur.Njeriu që nuk lexon dhe që nuk e përdor mendjen, i ngjanë njeriut që është ulur mbi thesar dhe që po lip. Andaj edhe Pejgamberi ynë s.av.s ka paralajmëruar në këtë mënyrë: “Hasibu kable en tuhsebu!” Para se të merreni me llogari, merreni veten tuaj në llogari. Mendoni për atë se çfarë jete keni bërë dhe për atë se çfarë jete do të bëni.Mendoni dhe paralajmëroni veten, merreni mësim dhe përgatituni për jetën e përjetshme....

Njëri nga personat që nuk lexojnë, apo që lexojnë dhe që nuk mendojnë, ka parashtruar një pyetje të këtillë:

Thuhet se do të ringjallemi pas vdekjes, por kush ka shkuar dhe është kthyer përsëri nga atje? A ka ndokush që ka shkuar dhe është kthyer, apo që është ringjallur pasi të ketë vdekur?

Këto fjalë mund t`i thotë vetëm një person që nuk lexon, ose që lexon dhe që nuk mendon. Në fakt, autori i kësaj pyetje çdo herë kur të shtrihet në shtrat bëhet sikur i vdekur, dhe çdo mëngjes kur të çohet bëhet sikur ringjallet përsëri, dhe përsëri e parashtron pyetjen që e përjeton gjatë gjithë jetës:

Kush ka shkuar dhe është kthyer përsëri nga atje? A ka ndonjë që ka shkuar andej dhe është kthyer përsëri?...

Lëri të tjerët, ai vetë po shkon andej, edhe atë çdo natë dhe përsëri vetë po kthehet edhe atë çdo mëngjes.Por çka të bësh, njeriu që nuk e mendon këtë gjë, nuk mund ta analizojë jetën dhe thotë: “Edhe në jetën time ekziston vdekja, edhe atë çdo natë dhe ringjallem çdo mëngjes”, por nuk mund ta shqyrtojë jetën e tij nga ky prizëm.

Për shkak të njerëzve të verbër që nuk lexojnë dhe që nuk mendojnë, Pejgmaberi s.av.s çdo natë para se të shtrihej e bënte këtë lutje që i çon të mendojnë edhe ata që nuk e përdorin mendjen: “Bismikellahumme emutu we ehja”, që do të thotë: “Zoti im që ma merr shpirtin çdo natë dhe që më ringjall çdo mëngjes, me emrin dhe me lejen tënd po shtrihem në këtë shtrat”.

Kurse kur të çohet në mëngjes e thoshte këtë lutje që na kujton të njejtin fakt: “Elhamdulil-lahil-ledhi ehjana bade ma ematena we ilejhin-nushur”

“Falemenderimet i takojnë Zotit që pas vdekjes më ringjall përsëri.Do të vijë një ditë kur do të realizohet vdekja e fundit dhe padyshim se në ringjalljen e fundit do të kthehemi tek Ai!”

Me këto lutje kuptimplote që i bënte i dërguari i Allahut para se të shtrihej dhe kur të zgjohej, ai na paralajmëron dhe na këshillon që të mendojmë se çdo natë kur të shtrihemi të mendojmë se çdo natë kur të shtrihemi të mendojmë sikur të jemi të vdekur , dhe kur të zgjohemi të mendojmë sikur të jemi ringjallur.

Por, këtë paralajmërim dhe udhëzim kush e kupton dhe kush e analizon? Kush e kujton dhe e vlerëson? Padyshim se atë e bën njeriu që e lexon dhe që mendon. Nëse nuk ka shprehi leximi dhe nuk përdorë mendjen, nëse çdo natë do të shkojë dhe çdo mëngjes do të kthehet dhe përsëri do të vazhdojë të pyes:

A ka mundësi që të ndëshkohet njeriu në varr pasi të ndërrojë jetë, si ka mundësi të ndodh kjo?...Njeriu që e pyet këtë gjë, çdo natë kur të shtrihet në shtrat pa shpirt, sikur të jetë në varr, përjeton ndëshkime nga më të ndryshmet, me ankthe që i sheh në ëndër dhe ndonjëherë zgjohet sikur t`i ketë shikuar bukuritë e xhennetit dhe gëzohet me atë çka ka parë.

Por, përsëri po pyet:

Si ka mundësi të egzistojë ndëshkim në varr, a është kjo e mundur? Por, në fakt, Zoti ynë në mendjet e njerëzve bën që të përjetojnë gjëra të tilla në këtë botë, siç janë dvekja, ringjallja, ndëshkimi në varr. Nga njëra anë hap dyert në mendjet tona për t`i analizuar gjërat, kurse nga ana tjetër nuk mendon do të pyes: “ A ka njeri që ka shkuar dhe që është kthyer , që është ndëshkuar dhe që është shpërblyer?”

Është e çuditshme se njeriu që e pyet këtë gjë të njejtën natë do të vdes përsëri, të nesërmen do të ringjallet dhe natën përsëri do të shohë ankthe të ndryshme në ëndërr. Përsëri do t`i lëviz shpatullat dhe do t`i ndrydhë buzët dhe përsëri do të thotë: “A ka njeri që ka shkuar , që është kthyer përsëri dhe që është ndëshkuar”.

Domethënë që nuk qenka së koti paralajmërimi i Pejgamberit tonë s.a.v.s : Tefekkuru saatin hajrun min ibadeti senetin!”, që do të thotë se “ një orë mendim(tefekkur) është më e hajrit se një mijë vjet adhurim(nafile)
 
Top