• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit sot?

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Ne nje komunikim me nje mikun tim sot, me beri pershtypje nje koment i tij kur erdhi puna te hapja e biznesit nga nje femer si dhe edukimi dhe pergatitja e saj, kur ai tha: "Bravo i qofte, qenka nisur per te dal cun e paska dale goc, lum nena dhe babai qe e ka..."

Si femer qe jam, mua te them te drejten nuk me erdhi mire sepse ai koment thjesht me tregoi qe meshkujt (ose me sakte ai mashkull ne kete rast) nuk mendojne se femrat jane te zonjat e vetes ne fushen e biznesit.

Pse mashkulli shihet si superior ne biznes? Cfare e ben ate me te zotin se nje femer?

Diskutim te mbare dhe ju lutem JO chit-chat.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,160
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Sic dihet femra eshte me dorë shtrenguar se mashkulli te paraja dhe di ta menaxhoj me mirë atë, plus shkenca në fushën gjinore na tregon se grate kanë kujtesë më të mirë për të mbajtur mend se sa meshkujt,
mendojë që ka dhe femra qe mundet tja dalin mbanë ne Biznes këtë gjë ta uroj dhe ty [email protected] !
 

Alb

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 9, 2011
Postime
229
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

INFINITY© femrat per mendimin tim jane pak te hallakatura.
Me kete qe thashe nuk dua ti fus te gjitha femrat ne nje rang.
Per mendimin tim ka shume femra te cilat jane shume te afta per te drejtuar nje biznes dhe me te vertet qe jane rivale te denja ne nje biznes, ketu ne kete rang femrash futen ato qe jane te shkolluara sepse nuk mundet nje njeri dosido te hapi dhe te menaxhoje nje biznes.

Nqs e vure re thashe "Njeri" pra ne ket ems vura si meshkujt dhe femrat, shumica e meshkujve marrin persiper hapjen e biznesit sepse nuk e drejton kurre vete, jane te rralle meshkujt qe marrin persiper te hapin nje biznes dhe ti kene bere planet kohe me perpara se sa te hapin ate biznes. Shumica e meshkujve bizneset qe dine te menaxhojne jane Baret Restorantet Hotelet asgje tjeter.
Kurse per femrat nuk mund te them te njejten gje, truri i nje femre eshte shume produktiv neper te gjitha drejtimet dhe nqs nje femer deshiron ta veje trurin e saj ne funksionim te plote per gjera te dobishme atehere eshte shume e veshtire ta mundesh ate femer ne ate sfide.
Por problemi qendron se femra ne shumicen e rasteve e vene trunin ne pune per gjera te "padobishme" e vura ne thonjza sepse nuk eshte se jane shume te padobishme por nuk i hyjne shume ne pune.

Pres mendimin tend INFINITY©.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Ne nje komunikim me nje mikun tim sot, me beri pershtypje nje koment i tij kur erdhi puna te hapja e biznesit nga nje femer si dhe edukimi dhe pergatitja e saj, kur ai tha: "Bravo i qofte, qenka nisur per te dal cun e paska dale goc, lum nena dhe babai qe e ka..."

Si femer qe jam, mua te them te drejten nuk me erdhi mire sepse ai koment thjesht me tregoi qe meshkujt (ose me sakte ai mashkull ne kete rast) nuk mendojne se femrat jane te zonjat e vetes ne fushen e biznesit.

Pse mashkulli shihet si superior ne biznes? Cfare e ben ate me te zotin se nje femer? Diskutim te mbare dhe ju lutem JO chit-chat.
per fat te keq mendoj se ka dallim biznesi nga nje here duhet edhe me rreziku ju ate pune se beni,ka shume menyra qe ka negative
meqenese edhe une jam kunder e pse mos te behet edhe biznesi nga femrat..
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

INFINITY© Ceshtja e menaxhimit te nje bisnesi varet nga lloi i bisnesit qe duhet menaxhuar, Sic thote edhe ajo fjala e urte, nje grua smund te beje punen e burrit, e nje burre smund te beje punen e gruas. ( gjithmone pa e banalizuar kete thenie ) Pra mendimi eshte se te dyja gjinite jane mese te afta per te mare persiper nje nisme te tille thjesht duhet te bejne zgjedhjen e duhur duke u bazuar tek njohurite qe kane , studimi, aftesite...etj

Smund te them se eshte nje kundershtare, per me teper nje aleate sepse femrat kane ide gjeniale!


Ps: KA me shume meshkuj bizesmene se femra per arsyen e thjeshte se kane me shume inisjative.
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Sic dihet femra eshte me dorë shtrenguar se mashkulli te paraja
sic dihet?!?!?! si ore u "dika"?
te blesh 300 pale kepuce krejt kot eshte te jeshe doreshtrenguar?
apo te blesh 200 kremera qe kur te behesh 50 vjec te dukesh si 49 e gjysem???

femrat shpenzojne shume me teper se meshkujt e ti thua qe jane doreshtrenguar.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

hahaha Admiral ja ke qellu lol
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,160
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

sic dihet?!?!?! si ore u "dika"?
te blesh 300 pale kepuce krejt kot eshte te jeshe doreshtrenguar?
apo te blesh 200 kremera qe kur te behesh 50 vjec te dukesh si 49 e gjysem???

femrat shpenzojne shume me teper se meshkujt e ti thua qe jane doreshtrenguar.
Se kisha fjalën per top modelet po flas në pergjesi, gjithsesi kjo përgjigje e jotja besoj se duhet hapur në temë në vete pa i prishur temën [email protected] !

Dhe sa për të shuar kureshtjen lexo këtë artikull http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/8596/Bukuria-meshkujt-shpenzojne-me-shume-se-femrat
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

INFINITY© femrat per mendimin tim jane pak te hallakatura.
Ne c'kuptim?

...ketu ne kete rang femrash futen ato qe jane te shkolluara sepse nuk mundet nje njeri dosido te hapi dhe te menaxhoje nje biznes.
Nuk diskutohet qe shkolla eshte shume e rendesishme ne pergatitjen e nje njeriu, megjithate sic e dime, shume nga milioneret apo bilioneret e botes nuk kane shkuar fare ne universitet ose thjesht e kane lene pergjysem. Te kesh nje biznes te suksesshem do te thote qe te kesh nje ide te vecante dhe ndryshe nga kundershtaret e tu ne ate fushe te biznesit. Duhet te studiosh klientelen tende dhe te vendosesh se kush do jete niche market-i yt. Duhet te krijosh nje business plan dhe te mendosh se ku do qe bisnesi jot te jete ne 3 vjet apo 5, 10, etj. Me e rendesishme akoma, duhet ta rrethosh veten (apo te punesosh) njerez qe jane ekspert ne fushen e tyre. Shkolla te jepe disa prej ketyre veglave qe mund t'i perdoresh ne hapjen apo avancimin e biznesit tend, por ka shume gjera te tjera qe i meson nga miq, kundershtar, kostumer, etc, dhe kjo vlen si per femrat, ashtu edhe per meshkujt.

Kurse per femrat nuk mund te them te njejten gje, truri i nje femre eshte shume produktiv neper te gjitha drejtimet dhe nqs nje femer deshiron ta veje trurin e saj ne funksionim te plote per gjera te dobishme atehere eshte shume e veshtire ta mundesh ate femer ne ate sfide.
Por problemi qendron se femra ne shumicen e rasteve e vene trunin ne pune per gjera te "padobishme" e vura ne thonjza sepse nuk eshte se jane shume te padobishme por nuk i hyjne shume ne pune.

Pres mendimin tend INFINITY©.
Si per shembull?!

Mendoj se arsyeja qe femrat me perpara nuk ishin iniciatore ne hapjen e nje biznesi, ishte thjesht per faktin se femra nuk shikohej si nje lidere ne fushen e saj. Ka qene teper e rralle qe ne mbledhjet e kokave te kompanise te shikoje ndonje femer. Megjithate, tanime ka nje ndryshim te madh. Ka femra qe jane CEO, CFO, milionere, self-made bilionere, etj. Femrat nuk jane me te ndrojtura per te shfaqur aftesite e tyre dhe duke patur besim ne keto aftesi, ato preferojne te punojne per veten e tyre, ne vend qe te punojne me ore te tera per dike tjeter dhe ai te korri fitimi te tera ne saj te punes se saj. Megjithate, ky mendimi im mund te jete pak jo-real, sepse une po bazohem te mundesite qe nje femre i jepen ne Amerike dhe nuk e di se si eshte gjendja ne Shqiperi, ne shtetet e tjera te Evropes, Azise, e keshtu me radhe.
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Ps: KA me shume meshkuj bizesmene se femra per arsyen e thjeshte se kane me shume inisjative.
Ne fakt, po te shikosh ne kompani te ndryshme, zakonisht femrat shkelqejne ne punen e tyre dhe ka shume femra qe jane teper competitive. Pse nuk ju mungon iniciativa per arritur majat ne kompanine ku punojne, por ju mungoka per te hapur biznesin e tyre? Mos ndoshta ka dicka tjeter pertej iniciatives qe i "pengon" ato?
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Ne fakt, po te shikosh ne kompani te ndryshme, zakonisht femrat shkelqejne ne punen e tyre dhe ka shume femra qe jane teper competitive. Pse nuk ju mungon iniciativa per arritur majat ne kompanine ku punojne, por ju mungoka per te hapur biznesin e tyre? Mos ndoshta ka dicka tjeter pertej iniciatives qe i "pengon" ato?
Mirmengjes!

Edhe pse sjam totalisht i bindur per kete qe do te them mendoj se u duhet nje shtyse, Po te sjell nej shembull.
Bisnesin e familles sime e menaxhon ime moter edhe eshte mese e afte per ta bere kete, per me teper ka dhene me shume rezultate qe kur eshte ajo ne krye te ndermarjes. Por, Por, Na eshte dashur nje kohe e gjate per ta bindur qe ishte ne gjendje ta bente kete pune ( Pasi babai u semur e une isha larg ne Angli ) ndaj thashe qe u mungon inisjativa, thjesht u bazova tek ajo ckam perjetuar. Gjithsesi kjo sdo te thote se te gjitha duan nje shtyse. mbase shumica , mbase pakica, mbase te gjitha apo asnjera, se di mund te gabohem, por ajo cka une kam vene re tek cte thashe me siper e tek disa shoqe te miat u mungon "starti"
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Se kisha fjalën per top modelet po flas në pergjesi, gjithsesi kjo përgjigje e jotja besoj se duhet hapur në temë në vete pa i prishur temën [email protected] !

Dhe sa për të shuar kureshtjen lexo këtë artikull http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/8596/Bukuria-meshkujt-shpenzojne-me-shume-se-femrat
Kur nje mashkull diskuton se sa harxhon nje femer ne kepucet qe blen, thjesht tregon qe vuan nga miopia dhe asgje me shume. Zakonisht keta jane ata meshkujt qe e masin pasurine e tyre me sa bluza apo pantallona kane firmato. :) Mua si femer me vjen per te qeshur ne fakt dhe ne te njejten kohe me vjen keq per tipa te tille, kur per te krahasuar femren dhe mashkullin dhe se kush harxhon me teper, thjesht shiko sa harxhojne meshkujt ne nje makine. Ky i imi gjoja po tallej para ca ditesh se vdes per nje Audi A8. Tani te mendosh qe nje nga keto makinat ben te pakten $70,000, i bie qe une te blej 700 pale kepuce nga $100 pala (gje qe s'ben vaki se jam shume cheap per te harxhuar aq ne nje pale kepuce lol) qe te barazoj ate qe do te harxhoj ky thjesht me nje makine. T'i vije anes ai Audi-t dhe une 700 pale kepuceve. :D

Eshte mire qe meshkujt te fillojne te shohin pertej numrit te kepuceve te femrave se ju garantoj qe femrat ju kane lene teper mbrapa nga ajo ane. :)
 

WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
4,195
Pikët
113
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

O Infi shqiptar ishte ky qe u habit me nje femer qe mund te cante ne rrugen e biznesit ?
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Mirmengjes!

Edhe pse sjam totalisht i bindur per kete qe do te them mendoj se u duhet nje shtyse, Po te sjell nej shembull.
Bisnesin e familles sime e menaxhon ime moter edhe eshte mese e afte per ta bere kete, per me teper ka dhene me shume rezultate qe kur eshte ajo ne krye te ndermarjes. Por, Por, Na eshte dashur nje kohe e gjate per ta bindur qe ishte ne gjendje ta bente kete pune ( Pasi babai u semur e une isha larg ne Angli ) ndaj thashe qe u mungon inisjativa, thjesht u bazova tek ajo ckam perjetuar. Gjithsesi kjo sdo te thote se te gjitha duan nje shtyse. mbase shumica , mbase pakica, mbase te gjitha apo asnjera, se di mund te gabohem, por ajo cka une kam vene re tek cte thashe me siper e tek disa shoqe te miat u mungon "starti"
Jo te gjitha femrat jane njelloj dhe jo te gjitha situatat jane njelloj dhe jam shume dakort me kete. Une nuk e di situaten e familjes tende, megjithate ndoshta motra jote ka pasur frike te marri ate iniciative pasi nuk donte te "luante" me leket e te vellait (nqs leket ishin te tuat). Edhe une do ndihesha me rehat nese do hapja nje biznes thjesht me aq leke sa kam se sa t'i marr vellait leke sepse biznesit nuk i dihet dhe duhet t'i marresh te gjitha parasysh. Po te jene vetem leket e mia ne loje, nuk do ndihem nen te njejtin presion. Megjithate jo te gjitha femrat jane ne ate pozite qe te kene nje leke menjane apo te jetojne ne nje vend ku mund te marrin leke hua apo ndihme nga organizata, keshtu qe ju duhet ta mendojne gjate para se te hedhin hapin e pare.

P.S. Miremengjes dhe Naten e mire! :D
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Jo te gjitha femrat jane njelloj dhe jo te gjitha situatat jane njelloj dhe jam shume dakort me kete. Une nuk e di situaten e familjes tende, megjithate ndoshta motra jote ka pasur frike te marri ate iniciative pasi nuk donte te "luante" me leket te te vellait (nqs leket ishin te tuat). Edhe une do ndihesha me rehat nese do hapja nje biznes thjesht me aq leke sa kam se sa t'i marr vellait leke sepse biznesit nuk i dihet dhe duhet t'i marresh te gjitha parasysh. Po te jene vetem leket e mia ne loje, nuk do ndihem nen te njejtin presion. Megjithate jo te gjitha femrat jane ne ate pozite qe kane nje leke menjane dhe nuk jetojne ne nje vend ku mund te marrin leke hua apo ndihme nga organizata, keshtu qe ju duhet ta mendojne gjate para se te hedhin hapin e pare.

P.S. Miremengjes dhe Naten e mire! :D
Mund te jete edhe kjo ( Ska pasur guximin te merte persiper Bisnesin e familjes ) edhe pse eshte edhe i saji :) ( sjane leket e mia, Leket e mia jane te gjithe familjes sime :D )

Naten e mire ! ``respect``
 

snowdrop

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 7, 2011
Postime
17
Pikët
0
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

"Bravo i qofte, qenka nisur per te dal cun e paska dale goc, lum nena dhe babai qe e ka..."

Si femer qe jam, mua te them te drejten nuk me erdhi mire sepse ai koment thjesht me tregoi qe meshkujt (ose me sakte ai mashkull ne kete rast) nuk mendojne se femrat jane te zonjat e vetes ne fushen e biznesit.

Pse mashkulli shihet si superior ne biznes? Cfare e ben ate me te zotin se nje femer?

Mashkulli ndihet superior ne biznes dhe tek leket per faktin sepse jane rritur me ate fryme qe duhet te mbajne (support) gruan me femijet. Edhe une si femer jam rritur me shprehjen 'behu e zonja vetes'....por ama nuk do konsideroja te njihesha me dike qe ka si karriere pune koti. Kurse mashkulli besoj qe s'ja ve aq shume rendesi cfare pune bejme ne femrat.

S'do me vinte as mire as keq shprehja e mikut tend, do isha indiferente dhe do ta merrja thjesht si kompliment.
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Mashkulli ndihet superior ne biznes dhe tek leket per faktin sepse jane rritur me ate fryme qe duhet te mbajne (support) gruan me femijet. Edhe une si femer jam rritur me shprehjen 'behu e zonja vetes'....por ama nuk do konsideroja te njihesha me dike qe ka si karriere pune koti. Kurse mashkulli besoj qe s'ja ve aq shume rendesi cfare pune bejme ne femrat.

S'do me vinte as mire as keq shprehja e mikut tend, do isha indiferente dhe do ta merrja thjesht si kompliment.
Ne fakt edhe pse e kam lexuar shpesh kete, mua nuk me rezulton dicka e tille, te pakten nga meshkujt qe njoh ne rrethin tim shoqeror apo profesional. Mendoj se varet nga niveli i mashkullit dhe cfare kerkon ai te gruaja e tij. Nqs kerkon thjesht bukuri te jashtme qe te zbukuroje kete kur te dalin apo thjesht nje mama per femijet e tij qe te mbaje shtepine ne rregull dhe femijet, atehere nuk mendoj se edukimi, pergatitja, apo karriera e femres do i interesonte shume. Megjithate nqs po kerkon nje femer me te cilen do te bisedoje rreth shume temave te tjera pervec telenovelave qe ishin sot ne TV dhe sa i bukur ishte pedikyri qe ka bere ajo, atehere ai mashkull shikon per nje femer qe ka dhe karrieren e saj.
 

snowdrop

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 7, 2011
Postime
17
Pikët
0
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Ti lejme meshkujt te flasin per veten e tyre per kete pike. Po e analizojme me kendvershtimin tone si femra.

Ai mashkull qe ta tha ate shprehje "bravo i qofte.." jane nga ato tipa qe e shohin nje femer te sukseshme me admirim sepse ai vete s'ja arrin dot asajt.

Pikerisht ka meshkuj qe kerkojne partnere te sukseshme, por ka edhe nga ato qe kerkojne grua per shtepi. Kurse ne femrat ne pergjithesi te madhe nuk kerkojme burre qe do te rrij ne shtepi te rrise femijet.
 

INFINITY

Looks DO Kill
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
158
Pikët
0
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Ti lejme meshkujt te flasin per veten e tyre per kete pike. Po e analizojme me kendvershtimin tone si femra.
E bera ate koment sepse me duket se dhe ti per meshkujt po flisje, apo jo?! :)

Ai mashkull qe ta tha ate shprehje "bravo i qofte.." jane nga ato tipa qe e shohin nje femer te sukseshme me admirim sepse ai vete s'ja arrin dot asajt.
Nuk doja qe kjo gje te kthehej ne personale ne fakt sepse e di shume mire me cfare kuptimi e tha personi dhe me te qeshur ne fakt ja thashe qe sapo me dha nje ide per nje hapje teme ne forum. lol

Gjithsesi, dua qe kjo teme te trajtohet ne rang me te gjere, pasi nje koment i tille nuk eshte hera e pare qe e degjoj apo e lexoj.

Pikerisht ka meshkuj qe kerkojne partnere te sukseshme, por ka edhe nga ato qe kerkojne grua per shtepi. Kurse ne femrat ne pergjithesi te madhe nuk kerkojme burre qe do te rrij ne shtepi te rrise femijet.
Ndoshta ne femrat nuk kerkojme nje burre te tille, megjithate jetes nuk i dihet, prandaj dhe jam nje avokate teper e madhe e faktit qe nje femer duhet te jete e pergatitur per gjithcka qe mund t'i ndodh ne jete. Sidomos ne kete ekonomi qe jemi tani, ka shume meshkuj qe kane qene president kompanish dhe kane perfunduar te papune dhe jane kthyer ne MR. MOM. Une psh nuk do ta shikoja kurre me sy te keq nje mashkull qe per nje arsye apo tjeter vendos qe te rrije ne shtepi e te rrise femijet. Ne fund te fundit dhe ai prind eshte.

Kjo ne fakt me kujton nje kenge te Lonestar: :D

 

snowdrop

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 7, 2011
Postime
17
Pikët
0
Përgjigje e: A shihet femra si kundershtare e denje e mashkullit ne fushen e biznesit

Awww sa mire per Mr. Mom femijet po ja shtojne jeten. Gjynah s'ka arritur akoma artin e atij shikimi qe na kane pas bere mamate "provoje njehere po ta mbajti" haha

Ok te kuptova ku do te shkosh me temen, s'ka mbarim ai muhabet.
Femrat kane me teper preokupime ne jeten shoqerore sesa meshkujt qe ia fusin nje mendje te lehte dhe shohin hesapin e tyre (selfish). Kjo tipar ne to i ka bere qe te hecin me perpara sesa femrat ne biznes, apo profesion. Sigurisht qe cdo femer mund te arrij te njejten gje si nje mashkull, por nga natyra jone e quajme kohen larg familjes, femijve si sakrifice kurse mashkulli eshte me ndryshe, se mbajne mendjen ke '"bobo s'fola ne tel me prinderit, me fare-fisin ne Shqiperi, pse lendon ky person cfare duhet ti them apo bej qe te ndihen mire".

Une s'kam degjuar meshkuj te thone "paraja s'eshte cdo gje, koha e shpendezuar me familjen eshte me e rendesishme"!! Me teper femrat kane kete preokupim. Ka qene nje kohe ku profesioni ka qene me i rendesishem per mua, por prap se prapti mungesen familjare e ndjeja shume shumeee. Te pysesh vellane tim pse si bie atij dreq telefoni te pakten te degjoj zerin....."dje fola me ty, skam ndonje te re tjeter sot" thote! -pff-

C'do gje varet ne cfare rendesie i vendos ti si individ profesionit! And how selfish you will be to get there.
 
Top