• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

ABC-ja e vitaminave

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Gjatë tërë kohës jemi të ballafaquar me informacione mbi vitaminat, por sa prej neve e dimë me të vërtetë se çfarë janë ato që i fusim brenda në trup?
Vitaminat janë një grup lëndësh kimike për të cilat trupi jonë ka mjaft nevojë, megjithëse në masë të vogël. Detyra e tyre primare nuk është që të veprojnë vet, por të ndihmojë lëndët tjera kimike të kryejnë punën e tyre.

Keqkuptimi i rolit të vitaminave është i zakonshëm, por sipas profesionistëve kjo mund të çojë në keqpërdorim. Ekspertët janë të shqetësuar për megadozat të cilat janë të pranishme në farmaci. Megadozat të disa vitaminave janë edhe helmuese.

Çka janë vitaminat?

Mendojeni një makinë që ka nevojë për 1.000 rrathë për të funksionuar. Një vitaminë mund të jetë një lidhje për të ndihmuar punën e gjithë makinës.

Shkencëtarët i kanë identifikuar dhe iu kanë numra vitaminave për shkak se emrat e tyre të vërtetë janë zakonisht të gjatë dhe të komplikuar. Për shembull, vitamina B12 është cianokobalamin. Kur disa vitamina fillojnë me të njëjtën shkronjë, kjo do të thotë se ata janë të lidhur me njëri tjetrin.

Dr. James Shoemaker, profesor në Shkollën Universitare të Mjekësisë në St. Louis, thotë se vitaminat janë pjesë e grupit të lëndëve ushqyese për të cilat trupi ka nevojë. Prandaj duhet t’i marrim vitaminat tona çdo ditë.



Trupi i njeriut prodhon vetëm një vitaminë, atë D, dhe këtë e arrin me ndihmën e rrezeve të diellit. Trupi tregon mungesën e vitaminave me anë të urisë dhe ngadalëson metabolizmin, proceset kimike që zhvillohen në trup.

Prandaj, Asociacioni Mjekësor Amerikan rekomandon vitamina shtesë në kohën kur dikush është në dietë dhe me konsum të ulët të kalorive. Vitaminat ndihmojnë punën e metabolizmit.

Grupet e vitaminave

Duhet të dini se ekzistojnë dy lloje të vitaminave: të tretshme në ujë: nga ky grup, trupi përdor atë për të cilën ka nevojë dhe nxjerrë pjesën tjetër përmes veshkave. Në përgjithësi trup nuk i ruan vitaminat e tretshme në ujë. Prandaj kemi nevojë t’i marrim ato përmes dietave ditore.

Të tretshme në yndyra: këto vitamina kanë nevojë për mjedis yndyror për të kryer punën e tyre, prandaj ruhen në qelizat dhjamore. Shumë prej këtyre vitaminave mund të jenë helmuese. Vitaminat e ruajtura bashkë me vitaminat të cilat i merrni si megadozë mund të akumulohen në nivele helmuese.

Ngaqë trupi përdor vitamina në sasi të vogla, shumë mjek rekomandojnë që të hani mirë ushqim ose të konsumoni multivitamina të prodhuara nga prodhues të njohur. Vitaminat nuk kalojnë nëpër të njëjtat analiza sikurse të barërat. Barërat para se të dalin ne treg duhet të kalojnë në shumë teste. Shumë institucione shëndetësore përkrahin idenë që një i rritur duhet të marrë një multivitaminë në ditë. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të përdoret pas një diete të shëndetshme.

Shumë njerëz përdorin vitaminat si barna, dhe kështu zakonisht përfundojë në megadozë. Për shembull, njerëzit marrin sasi të tepërta të vitaminës C për të shëruar ose për të shuar ftohjen, edhe pse shkencërisht nuk është e vërtetuar se kjo funksionon.

Mjekët mund të rekomandojnë megadoza vetëm në rastet të mbikëqyrura nga vet ata, të cilët mund të jenë duke trajtuar mungesën e vitaminave.

Për shembull, disa vjet më parë njerëzit përdornin doza të mëdha të vitaminës E si antioksidues. Më vonë studiuesit zbuluan se sasitë e tepërta shkaktojnë probleme me zemrën dhe rritje të rasteve të kancerit, veçanërisht të duhanpirësve dhe atyre që vuajnë nga diabeti.
 
Top