• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Abdullah Tahiri

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,744
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan


Abdullah Tahiri dëshmorë i luftës në Kosovë

Abdullah Tahiri u lind më 2 shtator 1956 në Malishevë të Gjilanit. Abdullahu shkollimin fillor e ndoqi ne Malishevë, të mesmen e filloi në Gjilan dhe e përfundoi në Bujanoc kurse ate të lartë Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Fakultetin nuk e mbaroi sepse u përjashtua nga mësimi sepse ishte njëri ndër organizatorët e Demonstratave të Pranverës 1981.

Abdullahu është njëri prej organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981. Për datën e 11 marsit të vitit 1981, që shumëkush mendon se ka ndodh rastësisht nuk është e vërtet sepse për këtë ditë është biseduar edhe më parë nga Abdullahu,Muhamet Pepshi , Riza Demaj,Sylë Mujaj, Ibrahim Nikqi, Bajram Kosumi e të tjerë.

Veprimtarisë së Abdullahut armiqtë i kishin ra në gjurmë dhe atë më 15 gusht 1998 e kishin arrestuar dhe pastaj nga burgu i Gjilanit e transferuan në ate të Dubravës nga i cili u kthy kufomë.

Sot trupi i Abdullahut prehet i qetë, në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Abdullah Tahiri

Shume e bukur Busave.Dokumentar qe ja vlen ta shohesh.
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,468
Pikët
48
Përgjigje e: Abdullah Tahiri

Lavdi deshmoreve te UÇK-se
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,744
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Abdullah Tahiri

Lavdi , Llapi

Flm. Serafim
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,744
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Abdullah Tahiri

Kryetari i komunës, Qemajl Mustafa e ka cilësuar Adbullahun një militant që e mundi frikën. Publikisht dhe guximshëm e lëshoi kushtrimin se shqiptarëve, në kushte të okupimit nuk u duheshin partitë politike, përveç një të vetmes parti e që ishte bashkimi...

Abdullahu ishte një militant që e kishte mundur frikën
Në kuadër të aktiviteteve për përvjetorin e rënies së dëshmorit Abdullah Tahiri, u mbajt akademia përkushtuese për dëshmorin e kombit, gjeneral majorin Abdullah Tahiri, i cili shquhej për guxim dhe shpirt luftarak, duke dalë me uniformë dhe pushkë ushtarake edhe në kohën kur të tjerët frikësoheshin ta përmendin rrezistencën e armatosur, si mundësi për ta fituar lirinë.

Kryetari i komunës, Qemajl Mustafa e ka cilësuar Adbullahun një militant që e mundi frikën. Publikisht dhe guximshëm e lëshoi kushtrimin se shqiptarëve, në kushte të okupimit nuk u duheshin partitë politike, përveç një të vetmes parti e që ishte bashkimi i të gjitha forcave në një front të përbashkët – në frontin e bashkuar rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Frytet e investimit të dëshmorëve dhe të militantëve tanë për liri kemi filluar t’i shohim sot kur përkundër disa kufizimeve, mund të jetojmë lirshëm, mund të punojmë lirshëm dhe mund të krijojmë lirshëm. Por, duhet thënë gjithashtu me sinqeritet se Kosova ende nuk është shtet i pjekur, ende nuk është shoqëri demokratike çfarë ne e duam dhe ende nuk është konkurruese.

Megjithatë, një e arritur e madhe ka ndodhur – janë krijuar kushtet që para së gjithash ne, me ndihmën e miqve tanë, kudo në botë, ta kultivojmë, ta rrisim dhe ta vendosim në nivelin e shoqërive të përparuara në regjion, në Evropë dhe në botë.

Me gjithë të arriturat e konsiderueshme, nuk ka vend për t’u vetëkënaqur, por nuk ka arsye as për t’u dekurajuar, sepse shikuar nga e kaluara, ne kemi ikur larg përpara, e shikuar nga perspektiva dhe të arriturat e të tjerëve, ne jemi ende larg dhe kemi mjaftë rrugë për të bërë.

Të arriturat janë meritë e përbashkët e të gjithë neve pa dallim, por merita kryesore, patjetër iu takon përherë dëshmorëve të kombit. Rruga kah duhet të shkojmë dhe caku ku duhet të arrijmë përherë kanë qenë përcaktim dhe vizion e tashmë edhe testament i dëshmorëve të kombit, ka thënë mes tjerash kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa..

Ndërkaq, Ahmet Daku, kryetar i OVL tha se familja Tahiri duhet të jetë e lumtur sot që pati një atdhetar të madh si Dula, i cili në asnjë moment nuk ia pati frikën armikut, sepse nuk kishte hyrë në këtë rrugë me shpresë se do të kthehej i gjallë, por i bindur se fitorja ishte e sigurtë.

Ahmet Isufi, ish-komandant i ZOK-ut tha se Abdullahu ishte vënë në shërbim të vendit dhe lirisë së tij qysh si student, kur në vitin 1081 ndezi xixën e pare në mensën e studentëve, për të vazhduar deri te lufta e UÇK-së. Dula ishte pishtar i lirisë, ka thenë Isufi.

Deputeti Hydajet Hyseni, tha se Abdullah Tahiri nuk qe rastësisht i tillë, sepse ai vjen nga një taban me lisa të mëdhenj, që edhe kur rrëzohen lëshojnë filiza nga rrënjet e tyre. Ai u bë shembull i të burgosurit shqiptar, i cili e mundi burgun. Ia kishte lënë vajzës së tij emrin Republika, atëherë kur për këtë fjalë dënoheshe në Kosovë.

Basri Musmurati, i cili foli në emër të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e rikujtoi Abdullahun si nxënës kryengritës, i cili me vonë i pari shkoi në Shqipëri për të sjellë armë në Kosovë dhe ishte i pari që krijoi ushtarët e tij në Malishevë.

Në emër të familjes u falënderua i biri i dëshmorit, Ilir Tahiri, këshilltar komunal.
 

Dardania

Atraktive
Anëtar
Nov 18, 2012
Postime
19
Pikët
0
Përgjigje e: Abdullah Tahiri

Ilir Tahiri, i biri i Abdullah Tahirit.

Lavdi!
 
Top