• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

AC/DC po përjeton një penges

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Koncerti i
AC/DC i caktuar të mbahet në Australi në maj të këtij viti, po përjeton një pengesë tjetër- autoritetet vendase kanë paralajmëruar se fansat e grupit mund të rrezikohen nga bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat gjenden në lokacionin ku do të mbahet koncerti.

Rokerët e kanë caktuar datën 22 maj për të mbajtur koncertin e tyre në Wels Airport, derisa më herët ata u përballën me protesta të aktivistëve për të drejtat e kafshëve, të cilët thonë se koncerti i tyre do t’i shqetësojë kolonitë e zogjve të rrallë që gjenden në vendin ku pritet të mbahet koncerti.

Nga ana tjetër, autoritet lokale kanë thënë të mërkurën se aeroporti ka qenë shënjestër e sulmeve me bomba gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu që autoritet thonë se ekziston rrezik i madh për fansat e shumtë që do të marrin pjesë në koncert.

Sidoqoftë, ata kanë vendosur të dërgojnë grupe të deminimit, të cilët do të shqyrtojnë nëse është e vërtetë kjo që thuhet, dhe pastaj do të merret vendimi përfundimtar.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top