• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Adelina: Kurrë nuk do të hy në politikë

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Adelina Ismaili është rikthyer përkohësisht në Prishtinë, por po përpiqet të bëjë jetë të qetë, larg mediave dhe syrit të publikut.


Në planin profesional, ajo tashmë ka promovuar albumit e saj të ri “Feniks” në një diskotekë në Zvicër. Ndërsa këngëtarja ka mohuar se ka ambiciet politike si dhe spekulimet se ajo tashmë është martuar.

Në fakt, në fillim kam qenë më e koncentruar në Zvicër, atje kam filluar prej zeros, atje kam nisur t’i mbroj veprat e mia, të drejtat e mia. Por, momentalisht, jam duke jetuar në Francë, ku po bëj diçka… po punoj për albumin që do të editohet në Francë e në Zvicër”.

Qyshkur u barta atje, vendosa të punoj me emra të njohur të muzikës. Atje po përpiqem të jem si gjithnjë ndryshe, por gjithmonë duke tentuar të promovoj kulturën, muzikën dhe gjuhën time. Megjithëkëtë, në këtë album të ri do të ketë këngë edhe në gjuhën angleze e franceze. Tash për tash kaq. Për më shumë detaje nuk mund të flas, sepse as vetë s’i kam të gjitha gjërat e qarta”, ka theksuar Adelina për gazetën shqiptare “Shekulli’.

Ndërsa lidhur me martesën e saj dhe politikën, Adelina ka sqaruar se ato janë vetëm thashetheme. “Martesa është akti më i bukur në jetën e një femre, dhe si mundet dikush të mendojë se unë do të martohem fshehtas. Kur është fjala për martesën time, në momentin që do të martohem do ta marrë vesh krejt bota. Ndërsa nuk kam kurrfarë ambiciesh për politikë, prandaj, politikanët s’kanë nevojë as të gëzohen e as të hidhërohen, sepse unë nuk do të jem kurrë në politikë”, ka thënë këngëtarja.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top