• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Adelina mungon tek mbrëmjen e Pagarushës

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Adelina Ismajli e ka deklaruar gjithmonë se Nexhmije Pagarusha është idhulli i saj.


I ka të panumërta takimet me të, por fatkeqësisht këtë herë impenjimet muzikore në Evropë ia kanë mohuar mundësinë për të qenë prezente në mbrëmjen ‘Gala’ në nder të mbretëreshës së skenës kosovare, Nexhmije Pagarushës.

Mërzitjen që ndjente për shkak të këtij fakti, këngëtarja e ka shprehur edhe në faqen e saj të fansave të facebook.com.

Në mbrëmjen ‘Gala’ në nder të bilbilit kosovar, kanë qenë prezentë edhe mjaft emra të njohur të muzikës kosovare si: Alma Bektashi, Adelina Thaçi, Vesa Luma etj. Pak ditë përpara se të mbahej kjo mbrëmje, Presidenti i Republikës së pavarur të Kosovës, e ka dekoruar këngëtaren Pagarusha me titullin “Artiste e Merituar”.

Duke qenë se Adelina nuk mund të ishte prezente në këtë mbrëmje, ne po sjellim për ju sot një foto të saj dhe këngëtares së madhe të shkrepur disa javë më parë, në një koncert ku kanë qenë të dyja të ftuara speciale.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top