• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Adobe Flash vjen në iPhone 4?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Një haker amerikan ka arritur ta bëjë atë që Steve Jobs ka refuzuar vazhdimisht. Ai e ka futur Flash-in në shfletuesin e telefonit më të ri të Apple, iPhone 4.
Jobs, së bashku me gjithë ekipin Apple natyrisht, kishte kundërshtuar idenë e vendosjes së Adobe Flash - versionit për telefona mobil, në platformën e iPhone.

Në vend të kësaj, Apple ka mbështetur një alternativë të re të njohur si HTML5. Në ndërkohë, zhvilluesit e uebfaqeve shumë shpejt janë zhvendosur në këtë format të ri.

Megjithatë, të gjithë poseduesit e iPhone, të cilët thjeshtë nuk mund ta përballojnë faktin se përmbajtja e tyre të preferuar në Flash të mos punojë në telefonin e tyre, mund ta instalojnë Adobe Flash në iPhone-in e tyre.

Kështu, njëri prej hakerëve të pasionuar pas iPhone ka arritur disi për të marrë paketën e softuerit për Flash dhe ta fus atë në modelin e fundit të Apple, iPhone 4.

Për më tepër, njeriu i cili për të parën herë ka arritur të fus Flashin në iPhone, thotë se ai do të punojë gjithashtu edhe në iPhone 3GS ose iPad.
 
Top