• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Adoleshenca; Mënyrat e trajtimit të problemeve të saj brenda familjes

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Diferenca e brezave vetvetiu sjell edhe diferencën e ideve por nuk është kjo ajo që na ndan. Ajo që na ndryshon është siptoma e fajit, që njihet si produkt i brezit të ri. Adoleshenca është mosha më e prirur për të krijuar idetë e gabimeve, fajeve dhe deformimeve të së tashmes. Është niveli i prirur për të krijuar idenë e ndryshimit dhe për të pranuar sfidën. Adoleshenca nuk ka frikë për të pranuar se po gabon gjatë ndryshimit të vetes dhe të procesit.

Asnjë shoqëri nuk mund të realizojë instiktivisht përcjelljet dhe kapërcimet, qoftë këta edhe të papritura. Kjo për të frenuar paksa sfidat dhe ndikimet masive të rasteve regresuese. Por në të gjitha këta dukuri shfaqjeje, shoqëria duhet të kujdeset për të mos penalizuar dhe lënë mënjanë, por përkundrazi për të shërruar dhe trajtuar si sëmundje dhe pjesë të edukimit të vet. Natyrisht që këtë mund dhe duhet ta realizojë familja dhe shkolla.

Shumica e psikologëve janë të një mendjeje se adoleshenca fillon në kohën e pubertetit. Për meshkujt, puberteti arrihet afërsisht në moshën 13 vjeç; për femrat kjo rreth moshës 11 vjeç. Por psikologët nuk bien dakort për kohën kur mbaron adoleshenca dhe kur fillon mosha e rritur, por kjo kohë është zakonisht diku mes moshës 18 dhe 21 vjeç. Adoleshenca është në kuptimin e vërtetë të fjalës një tranzicion prej varësisë te pavarsia dhe përfundon kur individi arrin statusin e të rriturit.

Nëse në botë ka diçka më të vështirë se të jesh adoleshent, është të jesh prind adoleshenti. Kjo ndodh për vetë faktin se fjala “Adoleshencë” është e barabartë me “Vështirësi”. Themi kështu sepse gjatë kësaj moshe ndodhin transformimet kryesore në organizmin dhe gjendjen e brendshme të fëmijës. Këta transformime mund ti përmbledhim në Biologjike dhe Shpirtërorë. Kjo moshë shoqërohet me ndryshime të lehta shpirtërore. Fëmija tashmë fillon ti besoj më shumë vetvetes dhe kërkon që fjala e tij të mos neglizhohet si nga familjarët e tij ashtu edhe nga rrethi shoqëror. Një tjetër nuancë e kësaj moshe është tendenca e fëmijës për tu mbyllur në vetvete. Në këtë periudhë adoleshenti mundohet që problemeve që has tju gjej vetë zgjidhje. Për të e vetmja gjë që mund të jetë e drejtë, është mendimi dhe zgjidhja që ai afron. Brenda tij fillon të mos ekzistojë më rehatia e brendshme siç ndodhte më parë kur për çdo problem zgjidhja i vinte nga të rriturit. Me problemet që has në këtë mënyrë, fëmija fillon të ketë ndryshime edhe në oreks dhe në orarin e gjumit. Hallet e shumta të cilave në të shumtën e rasteve nuk arrin dot tju jap drejtimin e duhur, ndikojnë në çdo aspekt të jetës së tyre. Megjithëse të gjithë adoleshentët përjetojnë probleme, disa prej tyre vuajnë nga një stres ekstrem dhe kanë probleme të rënda. Një problem serioz, i cili po rritet dukshëm është vetvrasja që kryhet në këtë moshë. Çdo vit mbi 5000 adoleshentë kryejnë vetvrasje. Shumë të tjerë ë kryejnë diçka të tillë sepse ndihen të depresuar dhe të padobishëm. Abuzimi me drogat është një tjetër problem i rrezikshëm në adoleshencë. Edhe pse alkooli dhe marijuana janë drogat më të përdorura, kokaina dhe drogat e tjera po përdoren gjithashtu.

Problemet Kryesore:

• Adoleshenca sjell tronditjen e lidhjes prind-fëmijë

Ashtu siç e theksuam edhe më sipër, adoleshenca shënon moshën e kërkesës për pavarsi të fëmijës. Këtu fillon edhe problemi i nënvlerësimit të vlerës së prindit. Mosmarrëveshja me problemin, trajtimi i tij sikur të mos ketë ndodhur, fshehja për hirë të frikës, shkaktojnë problem social të braktisjes së fshehtë. Në këtë mënyrë adoleshenti bëhet i ftohtë, indiferent dhe agresiv kur i kujton detyra dhe angazhime të tjera që nuk kanë të bëjnë me dëshirën e tij.

• Kërkesat rinore në planin emocional, intelektual dhe tendenca për afirmim

Fëmijët e kësaj moshe, përsa i përket anës emocionale, ndiejnë një ndryshim rrënjësor. Në të shumtën e rasteve fillojnë të vihen re seriozisht ndjenjat përkundrejt sekseve të ndryshme. Fëmija tashmë fillon, ose më saktë kërkon që mendimi i tij të dëgjohet dhe të merret parasysh. Ai kërkon që të afirmohet sa më mirë në çdo problem që mund të ndodh në familje apo në mjedisin që e rrethon.

• Ndjenja e të rriturit, kërkesa për tu dukur i tillë dhe dëshira për të përdorur inteligjencën.

Në të shumtën e rasteve prindërit nuk marrin kurrësesi parasysh mendimin e fëmijës së tyre për ata që ndodhin brenda familjes. Kjo i shtyn akoma më shumë fëmijët që të mundohen për tu dukur më të rritur dhe të bindin prindërit e tyre se janë në gjendje të përballen me jetën. Ata përpiqen me çdo mënyrë që tu tregojnë të rriturve që fjala e tyre është me e drejta dhe se ata janë rritur.

• Shkëputja shipirtërore nga familja:

Ky është një nga faktorët më negativ që shoqëron moshën e adoleshencës. Fëmijët e kësaj moshe në të shumtën e rasteve nuk arrijnë dot të gjejnë mbështetjen e duhur familjare ose të paktën ushqehen me një mendim të tillë. Kjo sjell që ata ti largohen familjes dhe të mbështeten më shumë në mendimet e veta dhe në shoqëri. Adoleshenti kërkon udhë “të shkurtra” për tu rritur, ose për të treguar veten të madh:

“- 6 vjeç : Babai di çdo gjë…

- 10 vjeç : Babai di shumë gjëra

- 14 vjeç : Babai nuk di edhe aq shumë

- 17 vjeç : Babai nuk di asgjë

- 30 vjeç : Sikur ta pyesja babanë s`do bëja keq

- 40 vjeç : Babai di shumë gjëra

- 50 vjeç : Babai di çdo gjë

- 60 vjeç : Ah ta kisha babanë e ta pyesja…

Në momentin kur fëmija çdogjë e merr nga prindi, atëherë ky i fundit është i pazëvendësueshëm për të. Me kalimin e kohës kur ai i afrohet moshës 10 vjeçare dhe fillon të hapet dhe përballet më ambientin e jashtëm, atëherë nis edhe faza kur fillon të vë re ndonjë gabim tek prindi. Në këtë moment rëndësia e prindit për të fillon të bie. Në moshën 14 vjeçare kur është edhe hyrja e plotë në adoleshencë, fëmija tashmë ndihet ndryshe, apo siç thotë populli “Për të ç'fluturon hahet”. Mosha kulminante e adoleshencës dhe që përbën edhe atë më të rëndësishmen për vendimarrjen në formimin e plotë të mendimit për tu përgatitur për jetën, është kur fëmija arrin 17 vjeç. Në këtë moshë ai duket sikur nuk e ndien aspak më nevojën e prindit për vetë faktin se edhe përplajset më të mëdha prind-fëmijë ndodhin në këtë moshë.

Mosha 30 vjeçare përbën edhe përballjen e plotë të individit me jetën. Në këtë moshë një pjesë e mire e njerëzve ka arritur të bëhet prind dhe fillon të ndiej dhe kuptoj akoma më mirë rolin e prindit ndaj fëmijës. Këtu lind edhe pyetja e individit “Sikur ta pyesja babanë s'do të bëja keq”. Me kalimin e kohës kur tashmë individi ka krijuar familjen e tij ndien akoma më shumë rëndësinë e konsulencës që prindi i ka ofruar më parë.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Adoleshenca; Mënyrat e trajtimit të problemeve të saj brenda familjes

Ç'kërkojnë adoleshentët dhe mënyrat e sjelljes së prindit?!


1. Adoleshentët zhvillojnë një fjalor të tyre dhe kanë rregullat dhe kodet e tyre të sjelljes.

Adoleshenca është mosha kur personi tregon sjellje të ndryshme në familje dhe në shoqëri. Adoleshenti, në përgjithësi nuk përdor asnjëherë fjalorin që përdor jashtë. Në ambientet shoqërore ai duket se është i detyruar të përdor fyerjet e imponuara nga mjedisi. “Shokët do të tallen me mua, nëse unë nuk shaj si ata, ose ata do të më quajnë fëmijë mamaje, etj…” mendon një fëmijë i kësaj moshe. Pikërisht në këtë moment ndihet edhe ndërhyrja e prindërve. Prindi duhet ta trajtojë fëmijën e tij si të rritur duke ia bërë të ditur se është akoma i vogël. Ai duhet ta përfshijë djalin ose vajzën në zgjidhjen e çështjeve familjare ose të vetë fëmijës dhe në momentin që adoleshenti gjykon gabim, atij i duhet që me mënyrat më të mira dhe më të pranueshme nga i riu ose e reja ta bind për zgjidhjen jo të duhur që ai/ajo mund të ketë menduar.

2. Shumica synon pavarësinë nga të rriturit.

Ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, mosha e adoleshencës ndien nevojën për të qenë e pavarur. Arma më e mirë e prindit në këtë moment është qetësia dhe durimi. Nëse pranohen kështu siç janë, atëherë ata do të bëhen më bashkëpunues, miqësorë dhe entuziastë.

Atyre u nevojitet një vend ku të vlerësohen dhe të pranohen ashtu siç janë. Në të kundërt, bëhen më pak të sigurt në veten e tyre, tregojnë rebelim dhe janë grindavecë.

Prindi është i detyruar të vlerësojë fëmijën e tij në moshën e adoleshencës, sepse nga ana tjetër ata nxitojnë të fyhen, irritohen, të nxjerrin probleme etj. Adoleshentit duhet ti harmonizohet të zotëruarit e lirisë me ndjenjën e përgjegjësisë. Mos-shndërrimi në dramë i çdo gjëje nga prindi dhe shmangia e rreptësisë dhe sentimentalizmit të tepruar është një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillim normal të kësaj moshe.

Prindit i duhet kurrësesi që të mos lejojë që vendin e tij ta mbushë dikush tjetër në rrugë, duke patur parasysh se brezi i ri është gjithmonë në prirje nga e reja.

Ndihmojeni të mposhtë pazotësinë!

Një problem shumë esencial tek adoleshentët, është pesimizmi. Adoleshenti ngaqë kërkon që çdo problemi ti jap vetë zgjidhje dhe në të shumtën e rasteve nuk ia arrin dot një gjëje të tillë bie në pesimizëm. Në momentet kur nuk arrin dot atë që kërkon, krenaria e moshës nuk e lejon që të aplikojë për ndihmën e të rriturve. Këtu prindit i duhet që ti gjendet pranë fëmijës së tij, ti japë siguri dhe ti ushqejë besimin në vetvete.

- Në këtë gjendje prindit i duhet:

• Jepi adoleshentit shumë siguri, që të ushqejë besimin në vetvete.
• Theksoni anët e tij pozitive.
• Inkurajimi i hobeve.
• Ndaje përgjegjësinë me fëmijën
• K ontroll i i vazhdueshëm
• Lufta kundër stresit
• Pajisja me shpresë

Ndryshimi “Pavarësi-Autonomi”

Pavarësisë JO!
Autonomisë PO !

Një problem shumë i rëndësishëm sot për mbarë brezin e ri është pavarësia e tepërt që ata gjejnë si në familje ashtu edhe në ambientet shkollore. Në të shumtën e rasteve prindi harron detyrën që ka dhe mësuesi neglizhon punën e tij. Shpesh herë prindi i lejon pavarësi të plotë fëmijës së tij dhe në të shumtën e rasteve kërkon që të vendosë marrëdhënie shoqërore me të. “Duke e trajtuar atë si shokë, prindi harron shenjtërinë e të qenurit “nënë” ose “baba”. Prindi duhet ti shpjegojë me mënyrat më të duhura se marrëdhënia prind-fëmijë qëndron shumë më lart se ajo e një shoku me një shok. Marrëdhënia “prind-fëmijë” është e barabartë me “shok-shok + shenjtërinë e të qenurit nënë ose baba”. Në këtë mënyrë prindi e bind fëmijën e tij që të mos pranojë edhe pavarësinë e plotë që ai mund të kërkojë. Adoleshenti duke qenë autonom në këtë marrëdhënie, ndien edhe përgjëgjesinë që ka ndaj prindit dhe familjes në çdo hap që hedh. Në marrëdhëniet që prindit i duhet të ketë me fëmijën e kësaj moshe, i duhet që të mos kërkojë gjithmonë arsye në veprimet e tij, pasi kjo mund ta zhgënjejë në çdo çast. Prindi mund të sillet rreptë vetëm aty ku e shikon të aryeshme se nuk ka rrugë tjetër. Shkolla e parë e fëmijëve që e kanë shpirtin të shkëlqyer si pasqyrë e që regjistron shpejt si aparatet fotografike janë shtëpitë e veta, kurrëse edukatorët e parrë janë nënat. Përgatitja e nënave si edukatore dhe jo konsumimi i tyre majtas djathtas, është baza më e rëndësishme për ekzistencën dhe vazhdimësinë e një kombi.

Adoleshenti në familje

Kuptohet që vështirësitë më të mëdha me një fëmijë adoleshent i has familja e tij. Të prirur gjithmonë për tju gjendur pranë, prindërit në shumë raste gabojnë dhe në shumë të tjerë arrijnë atë që synojnë për të ndihmuar fëmijën e tyre.

Janë disa gjëra që në pamje të parë mund të duken të parëndësishme, mirëpo ato kanë një rëndësi të veçantë në përkujdesin që u kushton fëmijëve si p.sh. sigurimi për ta dhe mbulimi i tyre gjatë natës nuk do të thotë se ti mundohesh që ti ruash ata nga të ftohtët, por në këtë mënyrë ti bën që ata të ndihen më të sigurtë me prezencën tënde. Kur fëmija hyn në periudhën e adoleshencës, ai ka nevojë për prindin më shumë se kurrë. Prandaj edhe prindi duhet të largohet nga kritikat dhe fajësimet. Së pari duhet ti tregojë atij për kujtimet dhe adoleshencën e vet duke u munduar në këtë mënyrë që të thyej perden e hekurt që ekziston aktualisht ndërmjet prindërve në përgjithësi dhe fëmijëve të tyre adoleshentë. Ka shumë prindër që nuk u qëndrojnë afër fëmijëve për problemet e ndryshme personale që ata kanë. Prindi duhet të kuptojë se shoqëria e tij ndaj fëmijës e largon atë nga shoqëria e keqe dhe nga veprimet e papëqyeshme të bashkëmoshatarëve të tij.

Le të marrim p.sh. rastet e adoleshentëve që përdorin drogë apo duhan. Në vazhdojmë të mendojmë dhe të themi se që nuk kemi ose kemi shumë pak përdorues të tillë, duke menduar se kemi krijuar kushte mbrojtëse për veten dhe pjesën tjetër. Në fakt kemi rritur rriskun për përhapje masive, pasi kemi lejuar ndjeshmërinë përdoruese dhe përhapëse, duke mos diur në këtë mënyrë përfundimin dhe mënyrën për ta luftuar. Këta adoleshentë pasi kalojnë momentin e parë e parë të indiferencës së prindit, fillojnë të mendojnë për një situatë normale jashtë të tjerëve, ose brenda një rrethi të ngushtë. Adoleshenti mbyllet në kafazin e tij psikologjik dhe fajëson gjithë botën për atë që do të bëjë.

Vendimi për të dhënë ndihmë disa herë është kompleks dhe i vështirë për tu marrë. Disa herë ne ndihmojmë dhe presim të shpërblehemi. Disa herë dhënia e ndihmës përbën profesionin tonë. Disa herë japim ndihmë vetëm për të qenë të sjellshëm. Të ndihmosh dikë shpesh quhet sjellje parasociale dhe kur i ndihmojmë të tjerët pa interes, kjo quhet sjellje altruiste. Ajo që prindi i afron fëmijës kuptohet që është ndihma më e sinqertë dhe e dëshiruar, për vetë faktin se nuk mund të mendohet keqdashësi e nënës apo babait kundrejt asaj që ata kanë sjellë në jetë.

Çështja nuk është të shpëtohet foleja familjare nga zjarri me më pak dëme. E rëndësishme është të mos futen në familje elementë me rrezik zjarri. Duhet të kihet parasysh se fëmija jo gjithmonë e kupton atë që prindi i ofron. Shpesh mërzitet duke e quajtur atë të pakuptimtë. Por që kjo ndihmë duhet të jetë respektive si nga prindi ashtu edhe nga fëmija. Fryma me të cilën duhet të ushqehet fëmija që i vogël është përgjegjësia që ai duhet të ketë si ndaj vetës së tij ashtu edhe ndaj familjes, vendit etj. “Ç'injorant janë prindërit që e harrojnë shpirtin e fëmijës, e ç'i pafat fëmija që shkon viktimë e një miopie të tillë.

Prindi duhet të dijë se çfarë ndodh me fëmijën e tij. I gjithë informacioni nuk mund të fitohet në mënyrë të menjëhershme. Me adoleshentin duhet të flitet çdo ditë, dhe nëse nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë do të jetë tepër e vështirë të krijohen marrëdhëniet e dëshiruara. Bisedat e përditshme duhet të jenë të rregullta dhe spontane. Ndoshta do të ishte më me vend që për të arritur tek bisedat të hartohej një skedulë e shkurtër. Sa më shumë kohë ti kushtosh fëmijës aq më shumë do të jetë i prirur për të folur e për tu hapur për problemet që has. Nëse synohet disiplina, fëmija në këtë moment tërhiqet nga prindi. Për këtë gjë duhet që prindi ti shmanget sa më shumë tipit disiplinues. Ai duhet të jetë sa më i hapur, sa më kurioz dhe sa më i interesuar për jetën e fëmijës së tij.
Adoleshenca është koha në të cilën formohet identiteti, dhe për këtë shkak adoleshentët duan të dinë se cilët janë, si do të jenë në të ardhmen, cilat janë vlerat dhe dobësitë e tyre.

Sa më shumë rritet fëmija aq më shumë ndërlikohet edukimi i tij. Tani problemet që ai ka kanë ngarkesë mendore dhe shpirtërore gjithnjë e më të madhe. Gjashtë shtatë vjet pas hyrjes në shkollë vijnë paraadoleshenca dhe adoleshenca. Një moshë shumë potente. E quajnë lindje të dytë. Nënës i takon vazhdimisht të merret me djalin apo vajzën e kësaj moshe. E ndjek në të gjitha, që nga përgatitja në mësime e deri në problemet që nxjerr pjekuria seksuale, deri te higjena seksuale, sidomos për vajzat, për të cilat nënat preokupohen me të drejtë.

Gjatë kësaj moshe fillojnë ndërlikime nga më të ndryshmet në sjelljen e adoleshentit. Ai tashmë nis të urrejë pse nuk e kanë ndaluar, por edhe pse përpiqen ta ndalojnë. Ai kurrë nuk ndihet i barabartë. Shprehja që “Ti nuk je si ai” ose “Ti nuk e meriton këtë gjë” shkatërrojnë plotësisht përpjekjet që prindi mund të ketë bërë deri në atë moment.!
 
Top