• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Adoleshentet abuzues ndaj kontraceptiveve!

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Farmacistët pohojnë se adoleshentët, por edhe të rriturit, marrin pa kriter postinorin.
Mundohen të shpëtojnë veten nga ndonjë shtatzëni e paplanifikuar dhe, aq më tepër, nga abortet apo fëmijë që lindin pa asnjë planifikim. Kjo do t'u kushtonte shumë, ndaj dhe shpëtimin e gjejnë gjithmonë te kontraceptivët e emergjencës.

Tashmë, fytyrat e tyre janë bërë shumë të njohur nga farmacistët, pasi "shpëtimtari" nga ndonjë përgjegjësi e mundshme është bërë kërkesa më se e zakonshme për ta.

Farmacistët pohojnë për gazetën se, fatkeqësisht po abuzohet gjithnjë e më shumë me këtë kontraceptiv, pasi të interesuarit e marrin më shpesh se sa duhet.

Madje, ato pohojnë se klientë të rregullt janë bërë edhe adoleshente, mosha e të cilave fillon që 14 vjeç. Ndërsa drejtoresha e maternitetit "Koço Gliozheni", Rubena Moisiu, theksoi se evitimi i një fëmije në befotrof është një veprim më i pranueshëm se të përdorësh masa mbrojtëse, por, sipas saj, kontraceptivi i emergjencës duhet të jepet me recetë.

Janë adoleshente dhe veprimet e pakontrolluara mundohen t'i rikuperojnë të paktën duke mos sjellë në jetë një fëmijë të paplanifikuar apo në trupin e tyre të bëjnë ndonjë ndërhyrje për abort.


Shpëtimin e kërkojnë gjithmonë te kontraceptivi i emergjencës, pa u preokupuar se sa herë duhet të përdorin atë, por thjesht mjaftohen se do të shpëtojnë nga e keqja që mund t'u vijë dhe nuk janë vetëm adoleshentët që abuzojnë me këtë kontraceptiv. Në fakt, Rubena Moisiu këto vendime i cilëson disi më të drejta se sa të vijnë në jetë fëmijë të paplanifikuar dhe që mund të sjellin një dramë njerëzore më të madhe, por ajo thekson se e rëndësishme është që kontraceptivi i emergjencës të jepet me recetë dhe i kontrolluar.


"Nuk mundet që adoleshentët pas çdo mbrëmjeje, pub-i, feste, etj., t'i fusin një kontraceptiv emergjence, si të ishte karamele. Kuptohet, kjo nuk është aspak e këshillueshme as për të rriturit, pasi një kontraceptiv i tillë duhet të merret mesatarisht 2-3 herë në muaj dhe jo më shumë",- pohon Rubena Moisiu, duke shtuar se është për t'u vlerësuar fakti që tashmë ekzistojnë masa mbrojtëse të tilla, por nuk duhet të abuzohet me to.

Ndërkohë, ajo thekson se në vendin tonë duhet të rritet akoma më shumë niveli i informacionit në lidhej me përdorimin e kontraceptivëve për dobitë dhe efektet negative të veçanta që sjellin ato. Ndërsa farmacistët pohojnë se të interesuarit e kërkojnë me çdo kusht kontraceptivin e emergjencës, si të vetmin shpëtimtar që do t'i nxjerrë nga situata e vështirë, në të cilën ndodhen.


Zoraqi: Planifikim familjar për parandalimin e sëmundjeve gjenetike

Parandalimi i sëmundjeve gjenetike është pjesë e pandarë e planifikimit familjar, ndaj dhe përdorimi i kontraceptivëve në raste të tilla është veprimi më i drejtë. Kështu u shpreh për gazetën shefi i Qendrës së Diagnostikës Molekulare dhe Gjenetike, Grigor Zoraqi, i cili theksoi se për këto çështje kërkohen programe dhe strategji të posaçme.

"Mendoj se duhet një kuadër ligjor, ku të përfshijë edhe kushtet që të sigurohet që të lindin fëmijë të shëndetshëm, jo vetëm për popullatën e grave në tërësi, por edhe kur nënat kanë një moshë të madhe dhe risqet për të lindur fëmijë me probleme rriten", - pohon Zoraqi, duke shtuar se në këtë kuadër programet kombëtare të parandalimit të sëmundjeve gjenetike duhet të ligjërohen sa më shpejt, mbasi jemi vonë. Sipas tij, në veçanti analiza e një serie sëmundjesh gjenetike në grupin e nënave me moshë në risk, duhet të ofrohej gratis nga shëndetësia publike.

Përdoruesit

Farmacistët: Ja kush kërkon shpëtim për shtatzëni

"Ju lutem më jepni një kontraceptiv emergjence. Kam nevojë, më duhet patjetër...." Ky është refreni që dëgjojnë çdo natë farmacistët e farmacive të natës, të cilët theksojnë se në orët e vona të natës kontraceptivët janë shumë të kërkuar.

"Kontraceptivi i emergjencës (postinori) në përgjithësi kërkohet nga vajzat që nuk janë të martuara. Nëse kanë frikë se kanë mbetur shtatzënë vijnë sa më shpejt për të tërhequr kontraceptivin që i shpëton nga një shtatzëni e padëshirueshme",- pohojnë farmacistët, duke shtuar se ky kontraceptiv i shpëton nëse e marrin brenda 72 orëve nga koha kur kanë realizuar kontaktin.

Ajo që vihet re gjithnjë e më shumë, është fakti se pranë kësaj farmacie, kliente janë bërë edhe adoleshentë, të cilët kërkojnë shpëtim për ato që kanë bërë në orët e vona të natës.

"Po më vijnë edhe 17-18-vjeçarë që kërkojnë kontraceptivë dhe ndoshta edhe me të vegjël. Sigurisht që nuk më vjen mirë që ka klientë në moshë kaq të vogël, por fundja pozitiv është fakti që ata kërkojnë masa mbrojtëse",- pohon farmacistja. Ndërsa gratë e martuara, sipas saj, nuk janë të interesuara për kontraceptivin e emergjencës, por për kontraceptivë mujorë, pasi planifikimi i tyre duket se nuk është spontan.

USAID, program për kontraceptivët

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) në Shqipëri, ka angazhuar programin "Komunikimi për Ndryshim e Sjelljes në Planifikimin Familjar", ose i njohur ndryshe si "C-Change FP in Albania", për të ndryshuar sjelljet që pengojnë përdorimin e kontraceptivëve.

Këtë pohon Arian Boci, koordinator i këtij programi, sipas të cilit, me anë të këtij programi kërkohet të rritet përdorimi i kontraceptivëve bashkëkohorë dhe të ulet përdorimi i metodave tradicionale, në mbështetje të një mënyre jetese më të lumtur dhe më të shëndetshme për shqiptarët.

Sipas tij, deri më tani po punohet me studentet që jetojnë në konviktet e Qytetit Studenti në Tirane dhe në Vlore, ku janë trajnuar rreth 180 të rinj mbi teknikat e edukimit bashkëmoshatar në lidhje me planifikimin familjar.

Gjithashtu, po punohet me 48 farmacistë në qytetin e Tiranës, për të rritur njohuritë e tyre në lidhje me përdorimin e metodave bashkëkohore kontraceptive, si dhe për të rritur aftësitë e tyre ndërpersonale në lidhje me klientët.

Programi përfshin një fushatë në mjetet e informimit publik, të mbështetur nga aktivitete me studentët, farmacistët dhe gazetarët. Programi koordinon, gjithashtu, aktivitetet e tij me aktivitetet në fushën e shëndetit të familjes, të zbatuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe partnerët e tij.
 

Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Përgjigje e: Adoleshentet abuzues ndaj kontraceptiveve!

...Farmacistët pohojnë se adoleshentët, por edhe të rriturit, marrin pa kriter postinorin...
Flm per kete teme Beaute!
E para kontraceptivet dhe sidomos ato qe kane hyre ne shqiperi, ne vazhden e te gijtha ilaceve qe sjellin ne shqiperi, jane mjetet me vrastare te rinise, sidomos tek femrat qe shoqerohet ne masen me te madhe me sterilizimin.
Une personalisht kam nje shoqe e cila e ka perdorur kete tmerrin kontraceptiv dhe tani qe eshte martuar...nuk ben dot femije!
Si ajo njof edhe disa te tjera...dhe me vjen shum keq!
Abuzimi seksual, edukimi pa kriter ne shkolla, pamundesia e prinderve per te edukuar sidomos vajzat, shnderrimi i rinise shqiptare nga "klishete e jetes" ne karriket e larta te pub-eve, beri qe te lulezojne tregetaret (grosistet) e ilaceve. Shqiperia eshte i vetmi shtet ne bote ku ilacet merren pa recete, ne vend te doktorrit ilacin ta jep farmacisti. Dihet ne gijthe boten qe farmacisti eshte "shites kimist", por jo, bisnesi i kalon masat e koherences shoqerore ne shqiperine tone, dhe pasojat i vuan brezi i ri! Sigurisht kjo ka ardhur sepse shqiperia qe me humbjen e fese se saj autoktone pas pushtimit turk te shekullit te 17 (pas vdekjes se Gjergj Kastriotit), humbi edhe te vetmen burim ideologjik rreth te cilit kombet mblidhen - fene, e cila luan rolin e saj ne edukimin e brezave. Bibla eshte absolutisht e prere per "naten e pare", por edhe tradita shqiptare e marteses dhe nderja e carcafit te nates se pare ne telin para shtepise e ka zanafillen nga bibla. Bota ka ndryshuar shume, por disa etika njerzore te shoqerise nuk ndryshojne, sepse per mijera vjet shoqeria njihet te kete ecur dhe evoluar vetem mbi keto baza...
Kjo ne radhe te pare eshte fatkeqesi e popullit shqiptar qe trashegon nje qeveri 20 vjecare te paafte dhe gjakatare per popullin...kur perdite shan regjimin komunist qe ne 20 vjet ndryshoi shqiperine(..qe eshte fakt edhe pse ne nuk e duam), sepse per ato "pese aspra" cdo deputet e shet shpirtin e tij jo vetem tek djalli por edhe tek makarai...
 
Top