• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Aeroportet me te pazakonte ne bote

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Nese vendosni t’i vizitoni keto vende kujdes se ne cilin aeroport operoni

1.Princess Juliana International Airport, St. Maarten

Me siguri do i pershendesesh me dore pushuesit ne plazh derisaoperon ketu: aeroporti ne St. Maarten eshte i vendosur matane plazhit te bukur Caribbean Island’s Maho Beach, dhe para se ta prekni token ju do te kaloni permbi kokat e njerezve ne plazh.

Pasi te dilni nga aeroplani mund te beheni pishman pse nuk keni zgjedhur kete plazh per te kaluar pushimet.

2.Kansai International Airport, Japoni

Çfare beni nese nuk keni toke te mjaftueshme per te ndertuar nje aeroport? Per kete kerkoni ndihmen e japonezeve. Kansai International Airport ne Japoni eshte i ndertuar ne nje ishull artificial ne Osaka Bay, ne te cilin udhetaret mund te shkojne me veture, me tren apo me anije.Ky aeroport eshte aq i madh sa mund te shihet edhe nga hapesira.

3.Gisborne Airport, Zelande e Re

Gisborne Airport, ne North Island te Zelandes se Re, mund te jete i vetmi aeroport ne bote ku aeroplanet nganjehere duhet te ndalen dhe te presin derisa te kaloje treni.

4.Barra Airport, Skoci

Ishulli Barra ne Scotland’s Outer Hebrides eshte vendi i vetem ne bote qe perdor nje plazh si piste per fluturime te rregullta.

5.Hong Kong International Airport

Nje fushe e golfit me nente gropa qendron prane Terminalit te dyte te Aeroportit Nderkombetar te Hong Kongut, bashke me projektore per te luajtur golf gjate nates.Si mund teperqendrohen lojtaret e golfit ne prani te zhurmes se aeroplaneve? Vetem ata e dine.

6.Courchevel International Airport, France

I shtrire ne lartesi te alpeve franceze, qyteti turistik Courchevel renditet ne mesin e fushave per skijim me te sofistikuara dhe vjen bashke me aeroportin e vet.Ngritja nga aeroporti mund te t’i shkaterroje nervat: eshte prane linjave per skijim dhe kushtet klimatike ne alpe bejne kerdine.

7.Juneau International Airport, Alaska

Ka shume pak toke te rrafshet qe mund te gjendet rreth qytetit Juneau, qe eshte kryeqytet i shtetit te Alaskas. Bjeshket qe e rrethojne aeroportin e Juneau si dhe koha vazhdimisht e keqe e bejne fluturimin shume te veshtire. Duhet permendur se per te arritur ne kete qytet nuk mundesh ndryshe pervecse nga ajri.

8.Gibraltar Airport

Ne Gjibraltarin e vockel hapesira eshte shume e kerkuar – aq shume saqe pista e aeroportit kryqezohet me rrugen kryesore te Gjibraltarit, e cila duhet te mbyllet sa here qe nje aeroplan ateron apo ngritet nga pista.

9.Telluride Regional Airport, Colorado

Ne nje lartesi prej me shume se 9 mije kembe (mbi 2500 metra), Aeroporti rajonal ne Telluride eshte aeroporti me i larte komercial ne kontinent. Gjithashtu eshte i rrethuar nga malet dhe i ndertuar ne nje shkemb.

10.Copalis State Airport, Washington

Nese je duke ateruar ne Copalis State Airport ne bregun e Pacifikut ne Washington, mund te te falet nese nuk e di se ku eshte aeroporti. Ne fakt, eshte pak me shume se nje rrip i plazhit, qe gjithashtu ndodh te hapet per pushuesit.

Departamenti Shteteror i Transportit i keshillon pilotet te bejne nje fluturim permbi para se te operojne, ne menyre qe te kontrollojne per pengesa si ndonje gur, copeza apo ndonje kembesor.

11.Toncontin International Airport, Honduras

Aeroporti Nderkombetar i Toncontinit me nje piste te gjate mbi 2000 metra eshte aeroporti me pisten me te shkurte ne planet. Malet e aferta e bejne te rrezikshem, mund te behet e veshtire per aeroplane, sidomos ata te medhenj, te marrin mjaft shpejtesi per te kaluar mbi shkembinj nga nje piste aq e shkurter.

12.Denver International Airport

Aeroporti Nderkombetar ne Denver eshte i madh rreth 53 milje, eshte me i madhi ne Ameriken Veriore, por qendron lehte mbi toke.

Aeroporti shoqerohet me disa iniciativa te gjelbra, prej te cilave me e shquara eshte nje ferme masive solare, qe prodhon energji prej rreth 10 mije paneleve solare.

13.Tenzing-Hillary Airport, Nepal

Shumica e njerezve qe e vizitojne Mount Everestin e fillojne udhetimin e tyre ne Nepal prej ketij aeroporti, ne qytetin Lukla ne Himalaje. Lartesia rreth 3000 metra e bene njerin prej aeroporteve me te larta ne bote.

Vetem helikopteret dhe aeroplanet e vegjel mund ta perdorin aeroportin; pista e shkurter dhe gremina mbi 600 metra ne fund te saj e bejne shume te rrezikshem per dicka tjeter.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Aeroportet me te pazakonte ne bote

ore kam thene eshte me mire te rrish ne shtepi duke pare televizor sesa te maresh avjonin per te shkuar ne vende te tilla me aeroporte te rrezikshme.
 
Top