• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Agroni i Topit, apo Topi i Agronit?

E_PAKAPSHME

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 4, 2010
Postime
283
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Ikja e Agron Llakajt nga Top Channel ka bërë që faqet e gazetave të mbushen me intervista të aktorit. Mes të thënave ka dhe të pathëna, të cilat mbajnë zgjuar kuriozitetin e lexuesve.

A ka ikur vetë Agroni nga Top Channel, apo kjo ishte një ikje e "detyruar"
A është i vërtetë fakti që ka marrë shumë lek për këtë ikje? Ndoshta këtë të dyja palët e dinë, por kanë zgjedhur që të mos flasin...

Largimi i humoristit dhe moderatorit Agron Llakaj nga spektakli "Portokalli" ka bërë zhurmën e vet këto ditë në media e jo vetëm. Janë të shumë ata që mendojnë se Llakaj e preu në "besë" Top Channel duke u larguar befasisht në një televizion rival si Klan-i. Thashethemet që qarkullojnë janë nga më të shumtat, po askush nuk është i gatshëm të vërtetojë të kundërtën e të dyja anëve të medaljes.

Disa zëra pohojnë se Top Channel e ka hedhur në gjyq Agron Llakajn, për prishje të kontratës dhe fyerje të imazhit televiziv, dhe se në këtë gjyq, i cili thuhet se është zhvilluar të premten e kaluar, vetë Agroni ka humbur 50 mijë euro.

Nga ana tjetër, Goni vetë ka pohuar në intervistat e dhëna në media se ka ikur paqësisht nga televizioni, tek i cili krijoi dhe stabilizoi figurën e tij televizive, madje në atë televizion mori dhe medaljen e dhënë nga Presidenti i Republikës si, "Mjeshtër i madh".

Qarkullojnë zëra, gjithashtu, se vetë Llakajn e joshi një shumë e majme parash të ofruara nga Klani për të qenë pjesë e stafit televiziv, ku, përveç programit "Kush do të bëhet milioner", ai do të punojë paralelisht edhe për një program tjetër humori që mësohet se do të jetë i ngjashëm me "Portokallinë", pra do të jetë një lloj kabareje humori.

Një projekt të tillë, për të bërë një kabare humori e patën dhe djemtë e the SHBLSH kur u larguan nga "Portokallia", por që ky projekt nuk arriti asnjëherë të vihej në jetë. Shpresojmë që Goni ta bëjë reale Kabarene e Klan-it

Kjo do të thotë se 2011-ta do të jetë viti në Klan i humoristit Llakaj. Duke ditur "dashurinë" e madhe që ushqen televizioni Klan për kryeministrin e vendit, Sali Berisha nuk dimë a do Agroni fusë në kabare dhe këtë numër?

Të gjithë janë kuriozë tashmë të shohin variantin e imitimit të kryeministrit Sali Berisha në këtë televizion, imtim të cilin ai është vlerësuar për një mjeshtëri të lartë arritje. Këtë të diel, "Portokallia" ishte vetëm me Amin, dhe nuk kishte se si të mos binte në sy mungesa e Agronit.

Nuk ka ende një emër zëvendësues për të dhe për personin që do të qëndrojë në krah të Amarda Toskës sezonin tjetër. Data 17 janar do të shfaqë figurën e Agron Llakajt në Televizionin Klan, e kush e kishte menduar..., ndoshta në të tilla raste duhet përmendur ajo shprehja që shumë prej njerëzve që lëvrojnë në botën e medias e pohojnë "nuk martohemi me një televizionin, po me projektin".

Ndërkohë aktorë të "Portokallisë" të kontaktuar nga SH2 nuk arrijnë dot ta fshehin "mllefin" për largimin e befasishëm të Agron Llakajt. Nëse i pyet se për çfarë shume u largua përgjigja është : "Se mos e dinim ne se sa lekë merrte këtu...."

Vetë Agroni ka thënë që ka ikur nga Top Channel, pasi kishte nevojë për "rigjenerim". Shuma që ka marrë Agroni për të shtegtuar në një tjetër televizion nuk dihet. Thuhet që bëhet fjalë për shumë lekë...
E siç thotë populli: "Ku ka zë, nuk është pa gjë".
 

E_PAKAPSHME

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 4, 2010
Postime
283
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Agroni i Topit, apo Topi i Agronit?

se kush do e bej salen tek Portokallia se di,,!!!
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,593
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Agroni i Topit, apo Topi i Agronit?

Ky lajm ne dukje nje sensacion ne fushen TV-se, me ben te shkoj me larg, me sakte me ngacmoi idene se Njeriu zgjedh te beje ate qe ben me mire, dhe ku fiton me mire.
E kam ndjekur Portokalline (ndoshta shume te tjere jo, kjo ska rendesi) Me ka pelqyer ne fillim e me vone si nje risi`.Me vone gradualisht nuk me terhoqi me sidomos kohet e fundit.A.Llakaj, ka qene personi qe diti te harmonizoje, organizoje e veje ne skene prodhimet e stafit krijues Filip.C etj.Ka meritat e veta ne kete Show dhe madje shume te medha si Drejtor Artistik.
Por vjen nje dite dhe duhet te ikesh prej andej ku ke krijuar , ne fakt Agroni aty ka shtuar Famen, shkelqimin..Cdo gje venitet me kohe.A.LL e ka 'ndjere" ndoshta kete venitje graduale te Portokallise.Mendoj se ska asgje 'tradhetare' ne ikjen e tij.Me mire per te, nje e mire personale si ne planin profesional ashtu edhe financiar tek TV KLan.
 
Top