• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ajete (citate) nga Kur'ani Famelarte

Str4nger

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Anëtar
Aug 23, 2019
Postime
575
Pikët
93
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Selamun Alejkum

Paqja, Meshira dhe Bereqeti i Zotit qofte mbi ju

Ketu do t'postojme ajete apo citate te Kur'anit te cilat jane ne forme te keshillave, porosive e te ngjajshme. Ju lutem, per debate apo komente besoj qe ka tema tjera, apo edhe mund te hape dikush nese do, por jo ketu, ju flm ^_^

Meqe dashuria e nenes eshte mbi t'gjitha dashurite tjera, dhe Zoti ne Kur'an ne shume vende ku e ka permendur namazin, eshte shoqeruar namazi me respektin ndaj prinderve ne vecanti, fillojme me kete ajet:

Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël! (El-Isra.)

O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë. (Kur'an 49-12)
 

Str4nger

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Anëtar
Aug 23, 2019
Postime
575
Pikët
93
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet. (En-Nisa, ajeti 36)


"O ju që besuat! Tregohuni përkrahës të drejtësisë, dëshmoni vetëm për Zotin, qoftë edhe kundër vetvetes, prindërve apo të afërmve tuaj! Pavarësisht nëse pala tjetër janë të pasur apo të varfër, Zoti mundet të tregojë kujdes për ta. Mos ndiqni dëshirat tuaja personale dhe mos iu shmangni të vërtetës! Nëse dredhoni apo tërhiqeni, Zoti është i mirënjohur me atë që veproni." (En-Nisa, ajeti 135)

"O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre dhe ju shndërruam në popuj e fise, në mënyrë që të njiheni me njëri-tjetrin. Më fisniku ndër ju tek Allahu është ai që është më i devotshëm. Zoti është i Gjithëditur, i Mirëinformuar." (El Huxhuratë, ajeti 13 )

“Dhe, kur të flisni, bëhuni të drejtë, qoftë edhe kundër të afërmve tuaj..." ((En’am: 152)

“Allahu urdhëron drejtësi dhe mirësi, ndihmë dhe respekt ndaj të afërmve dhe ndalon amoralitetin, neverinë dhe gjithçka që është krim dhe urrejtje. Ai ju këshillon në mënyrë që të merrni mësim.” (Nahl: 90)
 

Str4nger

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Anëtar
Aug 23, 2019
Postime
575
Pikët
93
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
“O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga mesi juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, e atij le t’i diktojë ai që merr borxhin, le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lërë mangët asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh, është i paaftë mendërisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për shkak se, nëse njëra prej tyre gabon, t’ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë tek Allahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosndryshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëhershme (dora-doras), që e praktikoni midis jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojeni. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mos respekt juaji (ndaj dispozitave të Allahut). Kini frikë Allahun, sepse Allahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), Allahu është i gjithëdijshëm për çdo send”. (El Bekare, 282)



Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish. Kush bën një vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas gjynahut që ka bërë dhe nuk do t’i bëhet kurrfarë padrejtësie. (El-Enam, 160. )



Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit”! (Lukman, 19.)



All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni. (En-Nisa, ajeti 58)

 

Str4nger

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Anëtar
Aug 23, 2019
Postime
575
Pikët
93
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
"All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë." (Mumtehine, ajeti 8)

”Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i vishni, e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin)." (En-Nahl, 14)

”Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erëra) bartin re të mëdha përsipër, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe në të lëshojmë ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjitha frytet. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që të kujtoni (fuqinë e Zotit)”. (Araf, 57)

"Ai që krijoi krijesat si dhe qiejt pa asnjë shtyllë, është Ai që ka krijuar bjeshkët me përforcime, vetëm e vetëm që të mos e dëmtojnë njeriun: ”Dhe Ai është, i Cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj…”. (Rad:3)

“E kur njeriun e godet dëmi, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.” (Junus, 12.)

“Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.” (Fussilet, 51.)

“E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar! Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!” (El-Fexhr, 15-16.)

“Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.” (El-Isra’, 11.)

“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.” (En-Nexhm, 39)

“Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.” (El-Me’arixh, 19-21)

 

Str4nger

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Anëtar
Aug 23, 2019
Postime
575
Pikët
93
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të merrni mësim. (Nur, 27)

“Kush vret një njeri (pa të drejtë) pa mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, konsiderohet si t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit…” (Maide, 32)

“ Nëse ata ( armiku ) shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe ti ano nga ajo dhe mbështetu tek Allahu, sepse, vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka “. ( Kuran 8 – 61 )

“ … Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk hyjnë në luftë kundër jush dhe ju ofrojnë paqe, atëherë për ju Allahu nuk lë shteg që të luftoni kundër tyre “.
( Kuran 4 – 90 ).


“Prandaj, mos e shtyp jetimin.” [Kur’an, kaptina Ed-Duhâ, 9]


"Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t'ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës".
(En Nisa, 6)

“Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët. E kush hakmerret për padrejtësitë që i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi. Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejtë dhe kundër atyre që pa farë arsyeje bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm. Kush bën durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm). (Shura; 40-43)
 

Str4nger

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Anëtar
Aug 23, 2019
Postime
575
Pikët
93
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
“Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. (Rrahman 5)”


“As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditen po secili noton në një galaktikë. (Ja Sin 40)”


“Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. (Enbija 33)”


“Ai e bëri Diellin shndritës, e Hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton. (Junus 5)”


“Dhe në ta Hënën e bëri dritë, Diellin e bëri ndriçues. (Nuh 16)”


 

Str4nger

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Anëtar
Aug 23, 2019
Postime
575
Pikët
93
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
"...nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri. (Llukman, ajeti 34)

 

Ajana87

V.I.P
Anëtar
Nov 26, 2013
Postime
7,759
Pikët
113
  • "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë të kërkojmë". [Fatiha, 5]

  • "Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe drejtësi". [Ma'ide, 2]
 

Ajana87

V.I.P
Anëtar
Nov 26, 2013
Postime
7,759
Pikët
113
@Str4nger .. Selam A
Nese 3 dinë.
Sureja El Kehf për çka konkretisht e shërben për ta lexuar.
Une me pare lexoja vetrm. Jason, por kam dëgjuar se është mirë të lexohet edhe el Kehf.
Ps e kam lexuar por psh nuk mund ta mbaroj psh para se me thotë ezani I xhuma, sespe lexoj edhe jasina për ata që skam me ne Jetë,
Ka gjë nëse e mbaron psh gjatë ditës.
 

Str4nger

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Anëtar
Aug 23, 2019
Postime
575
Pikët
93
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
@Str4nger .. Selam A
Nese 3 dinë.
Sureja El Kehf për çka konkretisht e shërben për ta lexuar.
Une me pare lexoja vetrm. Jason, por kam dëgjuar se është mirë të lexohet edhe el Kehf.
Ps e kam lexuar por psh nuk mund ta mbaroj psh para se me thotë ezani I xhuma, sespe lexoj edhe jasina për ata që skam me ne Jetë,
Ka gjë nëse e mbaron psh gjatë ditës.
We Alejkum Selam

Kaptina Kehf eshte sunnet te lexohet. Koha e leximit te saj fillon prej pas perendimit te diellit ne diten e enjte, deri ne perendimin e diellit ne diten e xhuma. Eshte nje kaptine e cila tregon 4 histori. Historine e banoreve te shpelles, pronarit te dy kopshteve, historine e Musaut a.s. dhe Hidrit dhe historine e Dhulkarnejnit a.s. Per leximin dhe vleren ka shume hadithe, per ta respektuar temen do ta ceki vetem nje:

“Kush e lexon suren Kehf natën e xhuma, i bëhet dritë (në një distancë) prej tij deri në Qabe”. (Transmeton Darimiu )
 

Str4nger

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Anëtar
Aug 23, 2019
Postime
575
Pikët
93
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit. (El-Enam, 141)

Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë. (El-Enam, 160)

“…Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë.” [Zumer, 10]

“E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” [Inshirah, 5-6]


 

Ajana87

V.I.P
Anëtar
Nov 26, 2013
Postime
7,759
Pikët
113
@Str4nger Flm shume për shpjegimin, sepse me iku nga mendja te u falënderoj, kshu në Shqipë vlla... 😔
Zoti te shperbleftë...


Dhe po e sjell këtë që lexova diku dhe mu duk e bukur..

Kur’ani fillon me bismilahi rrahmani rrahim, mesi i Kur’anit është fjala veljetelettaf, është vetëm një fjalë, që do të thotë silluni me butësi, ndërsa fjala e fundit e Kur’anit është nas, minel xhinneti ve nnas. Nas do të thotë njerëz. Nëse e analizoni Kur’anin në bazë të këtyre tri fjalëve atëherë e tërë filozofia e Kur’anit është, “Me emrin e Allahut xh.sh. Mëshhiruesit, Mëshirëbërësit, silluni me butësi ndaj njerëzve”.
 
Top