• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

AKG GHS-1 për lojëra

Dard1

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 16, 2011
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Peje

Kompania amerikane Harman ka paraqitur kufje të reja të cilat pritet të tërheqin vëmendjen e ‘lojtarëve’ që ju pëlqejnë zërat e mirë.

Dëgjueset AKG GHS-1 i takojnë markës AKG Acoustics dhe kanë Red Dot 2010 për dizajn, ndërsa ofrojnë edhe karakteristika kualitative.

Mikrofoni i integruar gjashtëmilimetërsh dukshëm eliminon zërin në prapavijë derisa të gjithë kontrolluesit e zërit dhe ndërprerësi i mikrofonit ndodhen në vetë kabllon.

Dëgjueset e dizajnuara në mënyrë komode kanë mekanizmin AKG 3-D Axis2 për t’u palosur, deri sa sfungjerët e vegjël për veshë kanë edhe funksionin e eliminimit pasiv të zërit nga jashtë.

Veçoritë teknike përfshijnë frekuencën 18 Hz – 24 kHz, impedancën hyrëse prej 32 Omësh, ndjeshmërinë hyrëse 115dBSPL/V dhe sinjalin maksimal hyrës prej 35 mW.

Pesha e kufjeve është 170 gramë, ndërsa kushtojnë 79.95 dollarë. /Telegrafi/
 
Top