• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Akili

Përgjigje e: Akili

2RXrGaN.jpg



nuae5E8.jpg


Moment nga Iliada, Akili (me plis të bardhë), mural, Pompei Itali.

Kush ishte Akili? Personazh i miteve apo personazh i vërtetë/real?> https://www.forum-al.com/showpost.php?p=1416704&postcount=52
 
Last edited:
Përgjigje e: Akili

..sipas zgjedhimit natyral te se vertetes se greqise ne shqiperi mund te thuhet se shqiperia popullohej nga njerez te eger verior, perjashto racen e kaprojve te divjakes, dhe greket qe ngriten baza luftarake, te cilet vinin nga shume larg, u mesuan verioreve jugun, jogen apo jolk zemren pra parajsen! kurse zgjedhimi Zeutik e kundershton te verteten sepse nuk e sheh dot duke paraqitur njerez te cmendur qe luftojne per pushtet te cilet ndalen vetem kur shkaterrohen! pra komshij te nderkryer qe i konsideron shqiptaret si demone per shkak se nuk e njohin Zeusin si Zot sepse nuk kane ditur gje per te dhe bemat e tij!
..Akili ka qene biri i nje kurve shume te larte te Zeusi, linja trupore qe e benin te paprekshem ne beteje!
 
Përgjigje e: Akili

Edhe e ema Deti nuk e shpetoi dot H-Ak-Lajsin e terbuar qe kerkonte Ahmarrje sepse Hjeeksi ~Hek`tori vrau Patroklin.
 
Përgjigje e: Akili

The Ethical Structure of Homeric
Society
K. Yamamoto

Though the ethics of Homeric society has been analyzed before,
there has been no theory on the ethical structure of Homeric society analyzed from
the viewpoint of a society without state power. This study attempts to address this issue.
Six concepts, »oath«, »honor«, »guest«, »blood«, »food« and »revenge« have been extracted
from Homeric epics in comparison with the ethical structure of the Albanian Kanun.


Pra eshte e mundur qe h`AK ,AH-laresi d.m.th. ai qe lan gjakun dhe Hjek,-tor,-si hjeksi te jene kuptimi i vertete i dy emrave te personazheve kryesore te Iliades dhe jo aq i lehti.Kjo rrenja *ah~*ak~*eh~*ek eshte nje gjenerator i jashtezakonshem fjalesh dhe nje nga semantikat kryesore te saj eshte evidente ne shqip si ehj,ehjure `teh , dhe prese`Cabej e evidentoi por askush nga tanet nuk e coi me tej se pse t- eshte parashtese formante.
 
MNIA E AKILIT – GJAKMARRJA PELLAZGJIKE DHE GJAKMARRJA SHQIPTARE.
QELESHEBARDHËT QE GDHENDËN MBUROJËN E AKILIT

Termi “kòtos” i referohet një lloj zemërimi të veçantë, në një mënyrë të tillë, që grish krahasimin me konceptin sociologjik të gjakmarrjes. Por, gjakmarrja nuk është shqyrtuar në studimet Homerike; kemi krahasimin e Hammond-it (1985), të skenës së gjykimit në mburojën e Akilit me gjakmarrjen shqiptare, siç përshkruhet nga Hasluck (1954); dhe kemi studimin e vjetruar dhe të veçantë, Peine (1924) nga H. J. Treston. Por, nuk ka dalë së fundi, asnjë studim sistematik i kategorisë kulturore të gjakmarrjes siç prezantohet në epikën Homerike, i lindur prej vëzhgimeve tona mbi dhunën dhe agresionin në letërsinë e hershme greke. Është e rëndësishme që të vihet në dukje kjo mangësi, meqenëse, për shembull, në studimin e sagës e Norvegjisë së Lashtë, mekanizmat e gjakmarrjes janë njohur prej kohësh si subjekte thelbësore për analizën.

QELESHEBARDHËT QE GDHENDËN MBUROJËN E AKILIT
Në një afresk të një vile nga Pompei (75-100 e.s.), shfaqet Theti, e ëma e Aklilit, në punishten e Hefestit duke pritur farkëtimin e armëve të Akil Pelidit. Hefesti/Vullkani dhe një prej kovacëve mbanë mbi krye qeleshen e bardhë, veshjen tipike tradicionale që mbanë akoma edhe sot shqiptarët. Afresket e gjetur në Itali, ofrojnë një burim të sigurt për ngjyrën e bardhë të qeleshes antike. Kjo dëshmi hedh dritë mbi atë trashëgimi antike pellazge që ka mbetur e ruajtur me mijëra vjet te shqiptarët: qeleshja e bardhë.
THENIE PER SHQIPTARET

__________________________
Titulli: Fighting Words and Feuding Words: Anger and the Homeric Poems
Autori: Thomas R. Walsh
Botues: Lexington Books, 2005

Burimi i fotos: Fresco on plaster from Pompeii depicting Thetis at Hephaistos’ forge waiting to receive Achilles’ new weapons. ca. 75–100 CE. National Archaeological Museum, Naples, Italy

N0oBpXV.jpeg
 
Pse "MNIA " dhe jo Menia o Mand?

Nje nga pjeset me te bukura te Iliades eshte pershkrimi qe Homeri i ben perkrenares dhe mburojes qe Hefaesti punoi per Akilin.
Hefesti eshte ne fakt i (p)-a-pashmi ose po ta shkruaj si helenet i pa-pajshti d.m.th. i shemtuari.

Ndersa Akili po behej gati ti sulej Agamemnonit,Athina i thote:


-Ἀτρεί̈δη σὺ δὲ παῦε τεὸν μένος..
Atreid, ti mbaje de tënë mënin.
____________

παῦε- urdh. e foljes mbaj ,(m)-baje),(vini re fundoren -ε ): δὲ si tek geget de : τεὸν - tenden ;μένος - menine,merine;
________________

Per ata qe nuk e dine: Helenishtja e vjeter eshte nje degezim i asaj gjuhe te vjeter nga ka dale edhe shqipja por shqipja (ketu flas per dialektet dhe jo standartin) nuk u ndryshua aq shume.
 
Përgjigje e: Akili

Une emrin Aspetus, e lidh me kuptimin pa-shpetim, sepse sipas legjendes, kur Akilit ju kerkua te zgjidhte midis dy fateve te tij, ai zgjodhi te vdiste me nder dhe shkurt mbi te rojturit gjate dhe turpshem. Pra fati i tij ishte i percaktuar : a-speto-s= pashpet-im, nga folja shpetoj.

Jeni ngutur një çik në vendimin e marrë.
Termi "shpëtim" nuk është i çëndrueshëm. Për më keq, "shpëtim" është keqpërdorim apo gabim i trashë në shqiptimin e fjalës "pshtim". Që në variantin toskë do të thoshte kursim.

P'shtimi
është logjizëm empirik, i praktikave të lashta kulturore kanonore e doketore të kursimit :: 1. Të qengjit më të mirë për shtim. 2. Të farës më të mirë; etj, për ta shtuar të mirën - e jo të keqen.​
Ky praksis, dhe kjo shenjtëri e pshtimit, ( e jo sakrificës, a flijimit ) të më të mirës për shtim; pra, shptimin tonë të vetëm - ka lindur degën më të artë e më të bukur të llojit njerzor: Spartanët.

Analizo parashtesën "a" si afirmativ të nocionit bazë.
Në këtë aspekt, nga { a+spetus }, më parë na del gjeneza e arketipit të shpëtimtar-it, me të cilin 2-eone më vonë - jo ratësisht - u blatua figura qendrore e krishtenizmit. ( Ideja e shpetimtarit të kombit\njerzimit mund të ketë qenë e lidhur edhe me Akilin ).

Sidoqoftë trajtimi i nofkes së Akilit si "shpëtues" i formes afirmative\garantuese, has në thumb te etimologjia e fjalës. Shpëtim < P:shtim!

Krejtë padashje, kemi mihur disa shtresa të realitetit për të adresuar një cipë të hollë të tij, dhe kam frikën që s'do mund te ndiqet secila komponentë në secilën shtresë korresponduese në mënyrë të drejtë.

© b.b. Troy III p.a.e.​
 
AQILHET

O vashë! këndo mëninë
E Aqileht Kordhëtarit,
Që në shumë të këqija
Ahajinjt' i shtu e shkreta
Dhe shumë shpirtëra trime
i dërgoi në atë jetë
Të burravet, edhe trupat
Ngrënie ua bëri qenet
Edhe gjithë shpesërisë
U mbarua thëni e Hyjit...

Thënie për shqiptarët
_________
Titulli: Vepra: Dituritë për mësonjëtoret të para. Gjithësia. Mësime. Katër stinët. Iliadhë e Omorit. Letërkëmbimi. Volumi 6, Vepra, Naim Frashëri
Autori: Naim Frashëri
Botues: Rilindja, 1986


69BBCFDC-A639-4311-9B89-335C87ABDF6D.jpeg
 
A-SPETUS (A-SHPEJTI) EMRI I AKILIT NE EPIR
SIPAS PLUTARKUT:
PIRRO NEOPTOLEMI, STËRNIPI I HYLLIT, NDERONTE NË EPIR KATRAGJYSHIN E TIJ AKILIN, SI HYJNI. EMRI I AKILIT NË GJUHËN E VENDIT, ISHTE ASPETUS

Sipas historianëve, i pari mbret që sundoi te tesprotët dhe molosët pas Përmbytjes së madhe, ishte Fatoni, njëri prej atyre që erdhën në Epir me Pelasgun. Ka të tjerë që rrëfejnë se Dheukallioni dhe Pirra, pasi themeluan adhurimin e Jupiterit në Dodonë u vendosën aty,mes molosëve. Në kohët e mëpasshme, Neoptolemi, i biri i Akilit, vendosi një ngulmim duke i bërë për vete ato vise dhe duke lënë trashëgimi mbretërish, të cilët u quajtën Pirrikë, meqenëse ai ishte quajtur Pirro kur ishte një djalosh; dhe, nga bijtë e tij të ligjshëm, këtë emër e mbajti gjithashtu edhe ai që i lindi nga Lanasa, bija e Kleodeusit që ish i biri i Hyllit. Prej tij, Akili, duke mbajtur emrin Aspetus në gjuhën e vendit, u nderua si hyjni në Epir.
Thënie për shqiptarët
Foto: Aleksandri nderon varrin e Akilit
_______________
Titulli: Plutarch's Lives
Autori: Plutarch; përkthim nga Arthur Hugh Clough
Botues: John D. Morris & Company, Philadelphia, 1860

43110B97-8BA7-4084-A75C-8EDC9010BCE1.jpeg
 
A keni burime te jo-politizuara, asnjanese per me i vertetu gjithe keto sende qe i shenoni?
 
AKILI DHE VERGJINA TRIME

Akili mban në duar Penthesilean e vrarë, mbretëreshën e Amazonave të cilat luftonin krah Dardaneve të Trojës. Ajo ishte një vergjinë trakase,një luftëtare virgjëreshë, me bukuri të rrallë dhe dhunti luftarake akoma më të rrallë. Akili admironte mënyrat mizore dhe gjakatare luftarake të Penthesileas, duke e parë në distancë, se si bënte kërdinë mes ushtrisë së Akejve.

Ajo luftonte e jetonte vetëm për të vrarë Akilin e për të larë gjakun e Hektorit, të cilin e kish dashuruar me zjarr të largët, sipas versioneve mesjetare. Akili, e vrau vetë Penthesilean edhe pse u dashurua si i marrë kur e pa, teksa i hoqi përkrenaren. Thersitesi, afër tij, i shkuli sytë me shpatë asaj, por kjo e tërboi Akilin, i cili e theri Thersitesin aty për aty. Penthesilea kufomë vazhdonte të mbillte vdekje mes Akejve. Diomedi, fis e gjak i Thersitesit, rrëmben trupin e së bukurës Penthesile, e lidh pas koçisë se tij, e tërheq zvarrë mbi gurë dhe e flak në lumë. Akili pasi e rimerr, i bën një varrim të denjë.

Legjendat shkojnë më tej, për këtë dashuri tragjike, për këtë dashuri të lindur në gjak e vdekje - në luftë. Thuhet se Akili bëri dashuri me trupin e vdekur të Penthesileas. Më tej akoma, thuhet edhe se Akilit i lindi një djalë nga Penthesilea e vdekur. E diku tjetër thuhet madje se ishte ajo që e vrau Akilin,por Zeusi e ktheu në jetë sërish vetëtimthi dhe ky i mori jetën vergjinës trime. Sidoqoftë, legjenda e tyre është një gërshetim i ngushtë mes vdekjes dhe erosit, ku skena kulmuese është momenti kur Akili sheh syt si yje të Syylles, vergjinës Pantysyllya...U dashurua përjetë me ata sy të pajetë.

Kjo skenë gjendet edhe në Apoloninë e Ilirisë, në trajtën e mozaikut që shihni këtu.
Thënie për shqiptarët


“Dhoma e Akilit”, Apoloni
The so-called mosaic of the Achilles room, Apollonia


IKTK



84E850A1-70F5-4314-8AD2-B4302578A39D.jpeg
 
BALIU, KALI I AKILIT, KISHTE EMËR ILIR. KUR BËHET FJALË PËR KUAJ, ILIRËT NUK JANË KURRË SHUMË LARG.
DARDANËT, ALEATËT E TROJANËVE DHE FQINJËT E TYRE, ISHIN PA DYSHIM ILIRË.

Zefiri është babi i dy kuajve të Akilit, Ksant-os dhe Baliu-t (emër ilir, sipas v. Krahe, Die sprache der Illyr., I, p. 115), të cilët i lindi harpia Ποδάργη/Podargi. Edhe një pelë e Eretteo-s, e lindur nga Borea dhe nga harpia sithonase (d.m.th. trakase!), quhej Ποδάργη/Podargi (v. PWRE., s.u., coll. 140 s.). Dhe kur bëhet fjalë për kuaj, ilirët nuk janë kurrë shumë larg.
Dardanët, aleatët e trojanëve dhe fqinjët e tyre, ishin pa dyshim ilirë (v. PWER., s.u. Dardanii, Dardania, Dardanos con rinvii; inoltre Krahe, Personennamen, pp. 140, 142, 153 s.). Dardani, eponimi i tyre, ishte paraardhësi i gjithë degës mbretërore trojane.
Thënie për shqiptarët
________
Titulli: “Gli elementi Illirici nella mitologia Greca”, Archivio glottologico italiano, Volume 53
Autori: Giuliano Bonfante
Redaktori: Graziadio Isaia Ascoli, Carlo Salvioni
Botues: Casa Editrice Felice Le Monnier, 1968

1596136647182.png
 
PERËNDIA NEREU, I ATI I THETIT, NËNËS SË AKILIT, ISHTE NJË EMËR ILIR. EMRI I TIJ ËSHTË ILIR: RRJEDH NGA * NĒR- (MË VONË * NĀR-), EMRI ILIR I "UJIT".
GJIGANDËT DHE TITANËT, MBANË DUKSHËM EMRA JOGREKË

Dy hyjni të huaja, me origjinë ballkanike, Ορφεύς/Orfeus dhe Ζαγρεύς/Zagreus, kanë gjithashtu emra me -εύς / -eus. Nëse kalojmë te emrat e hyjnive, gjejmë Νηρεύς/Nereus-in, babanë e Νηρηϊδες/Nereideve, perëndinë e detit, i lidhur ngushtë me Akilin dhe Thesalinë për shkak të vajzës së tij Thetis, Θέτις. Emri i tij është ilir: rrjedh nga * nēr- (më vonë * nār-), emri ilir i "ujit", i cili shfaqet në emrat e lumenjve Nάρων/Naron në Dalmaci (sot Narenta) dhe Nar në Umbria (sot Nera me ‘e’!), pastaj në emrat e vendeve Νήρητον/Nereton në Salento (ogi Nardò!), mali Νήριτον/Neriton i Itakës, qyteti Nerate ose Nerente, i Ilirisë (Krahe, Geogr. namen, f. 93). Θέτις/Thetis nuk është një emër i përbërë.

Qeniet gjigante dhe rebele, të natyrës gjysmëhyjnore, Gjigandët dhe Titanët, mbanë dukshëm emra jogrekë. Që më parë Kretschmer-i pa se fitorja e perëndive të Olimpit mbi Titanët, Τιτάνες, përfaqëson luftën e grekëve me një popull të huaj të vjetër: ai lidh temën e Τίτανες/Titanëve me Τίτώ/Tito, burrin e " Eως /Eos-it", "Drita e agimit" (Glotta, 14 [1925], pp. 309 s.).
Thënie për shqiptarët
__________
Titulli: “Gli elementi Illirici nella mitologia Greca”, Archivio glottologico italiano, Volume 53
Autori: Giuliano Bonfante
Redaktori: Graziadio Isaia Ascoli, Carlo Salvioni
Botues: Casa Editrice Felice Le Monnier, 1968

1599531577641.png
 
MËNIA (Μῆνιν) E AKIL PELEUT...
SPROVA E KONICËS DHE VËMENDJA E KADARESË.
(μῆνιν ἄειδε θεὰ Πηληϊάδεω Ἀχιλῆος)

Fjala e parë e Iliadës, Ilias-it (lexo: Yllas) që lidhet me luftën epike të Ilionit, njohur si Trojë, është “Mëni”. Kjo fjalë është boshti qendror i kësaj vepre është mëria e Akilit, e cila nuk është zemërim as “tërbim” e as “zemërim”, por është një fjalë thuajse biblike: “mëni”. Kjo fuqi e errët merr kuptim ndër shekuj te shpërthimi gjakmarrës i shqiptarëve, ku mërinë e sheshon veç ah’ (hak) i shpaguar. Kadare e risjell këtë fjalë përsëri në vëmendje duke iu referuar një studimi të Konicës lidhur me përkthimin dhe shembullit të tij të marrë nga vargu i parë i librit të parë të Iliadës. Fjala e parë... Mëni:

"Prej shumë kohësh, s’më është hequr nga mendja një sprovë letrare. Ajo është shkruar në frëngjisht, prej gati një shekulli, nga Faik Konica, shkrimtar shqiptar, mik i Guillaume Apollinaire-it. Vepra ka rreth njëqind faqe dhe trajton probleme të përkthimit. Titulli i saj është: Gjuhët natyrale dhe gjuhët artificiale. Dhe, midis të tjerash, këtu ai analizon vargun e parë të Iliadës. Ai pohon se, në shumicën e gjuhëve, përkthimi i vargut të parë të këngës së parë të poemës së Homerit është i gabuar.

Ky varg është si vijon: “Këndo, o hyjneshë, zemërimin e Akilit, djalit të Peleut”. Sipas Faik Konicës, përveç emrit të Akilit, gjithçka tjetër është e gabuar. “Këndo” është përdorur në vend të “Na fol” ose “Na trego”, të cilat në traditën e grekëve të lashtësisë vendoseshin në fillim të vargut; për sa i përket kuptimit të fjalës “hyjneshë”, ajo përkon më shumë me “zanat e mira” ose “të këqija” se sa me atë që përmend apo i referohet teksti origjinal. Gabimi më i madh qëndron te përdorimi i fjalës “zemërim” i Akilit, sepse zemërimi nënkupton një gjendje shpërthyese, një rrëmbim që nuk zgjat.

Në të vërtetë, brenda Akilit jeton “mëria”, një mëri që shkon deri në obsedim. Përveç kësaj, Faik Konica përmend fjalën greke “menin”, nga e cila ka lindur në latinisht fjala “mani”, shqip “mëri”. Fjala “mëri” do t'i përshtatej më mirë në këtë rast.
Gjithashtu ai hedh poshtë shprehjen “djalit të Peleut”, sepse kjo do të thotë jo vetëm të trajtosh lidhjet e largëta si lidhje farefisnore të afërta, por edhe të mos njohësh mentalitetin e Greqisë së lashtë.

Akili i përket një grupi dhe përkthimi i saktë do të ishte “të klanit të Peleut”. Duke vepruar kështu, Faik Konica na provon se fjalët e para të letërsisë perëndimore janë të mbushura me përafrime. Me pak fjalë, ky varg, i përkthyer saktë, do të ishte: “Zanë, tregona për mërinë e Akilit, nga fisi i Peleut". Shkurt, përkthimi nxjerr si rrjedhim gabimin dhe interpreti ngre si hipotezë sakrilegjin".
Thënie për shqiptarët
_______________
Titulli: Katër përkthyesit
Autori: Ismail Kadare
Botues: Onufri, 2004

1609699949376.png
 
“DEETI”, PELLAZGJIK
MITI PELLAZGJIK I DEETI-T: TETI, E ËMA E AKILIT

Miti i “Deeti”-t, detit, në greqisht Teti/Theti. “Deeti”, ishte e bija e tokës dhe e qiellit, dhe motra e bashkëshortja e Oqeanit, e cila ishte edhe e shoqja e Gedeos, të atit të Akilit. Ky mit simbolizon, se toka dhe qielli, shiheshin nga pellazgët, për mënyrë të thëni, si laboratori i madh kimik i Natyrës. “Deeti”, uji i tretur në avull, niset nga deti, dendësohet në re e në shi, bie mbi male, pyje e të tjera (që do të thotë Peleo, ose Pilia, Pyll) ushqen njerëzit dhe kthehet mes rrjedha lumenjsh në det. Ja pra, se si “Deiti” është motra dhe nusja e Oqeanit.
Thënie për shqiptarët
_________________
Titulli: “Monumento biblico della storia critica dei Pelasgi, dichiarato per mezzo della lingua schipta”, Il Poligrafo, Volume 1
Autori: Emmanuele Bidera
Botues: Stab. tip. dell'Armonia, 1856

1635787739804.png
 
STUDIMI I UNIVERSITETIT TË OKSFORDIT:
AKILI DHE PELLAZGËT, TE HOMERI, JANË JOGREKË

Qartësisht, pra, paraqitja më mbizotëruese e pellazgëve te Homeri, është se ata janë jogrekë [...] dhe, Akili i lutet Zeusit duke iu drejtuar atij si Dodonas dhe pellazgjik.


__________
Titulli: Herodotus and His World
Redaktorë: Peter Derow, Robert Parker, Wykeham Professor of Ancient History at Oxford University and Fellow Robert Parker
Botues: Oxford University Press, 2003

1650229112379.png
 
Kush jam un qe te marr pa numur ?
Un jam qe te jap leka leka...evro, 400 evro ne muaj, por thuaj qe je grekos, elenas, ose elenaqis.
 
Back
Top