• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

[AL/RKS] Urat

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,049
Pikët
113
Vendndodhja
Ura e vjeter e tapizes tashme eshte shembur plotesisht. Ndërkohë deri në ndërtimin e urës së re, qarkullimi i gjithë mjeteve do të kryhet në këtë bypass te perkohshem. Ura e ndërtuar në vitin 1973 mbi lumin Tërkuz, në bazë të analizave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës renditej si ura e parë me rrezikshmëri të lartë në vend. Ajo mori një goditje tjetër me tërmetin e 26 nëntorit të 2019-tës. Ura më gjatësi 120 metra dhe brenda gjithë standardeve të sigurisë rrugore, do të ndërtohet brenda gjashtë muajve, pra në shtator të vitit 2021 Ura e Tapizës do të jetë gati. Ura e re pritet që të zgjerohet në krahasim me të vjetren, ajo do të jetë 120 metra e gjatë, me 3 hapësira drite nga 40 metra, me një gjerësi 13.2 metra, ku ka një karexhatë me dy korsi nga 3.75 metra. Pjesa e brezit të asfaltuar dhe trotuarit që do jetë 1.35 m për kalimin e këmbësorëve.

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,049
Pikët
113
Vendndodhja
Kryeministri Edi Rama ka publikuar punimet në Urën e Madhe të Kukësit, që është pjesë e Rrugës së Kombit. Rama shkruan se puna atje vijon pa ndërprerje në mënyrë që kësaj rrugë t’i shtohet ura moderne mbi lumin Drin. Ura e madhe e Kukësit do të ketë një gjatësi prej 310 metrash dhe struktura e saj mbajtëse kryesore do të jetë prej çeliku special. Ura e re e Kukësit do ketë dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme. Ura e Madhe e Kukësit do të bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit “Vijon pa ndërprerje puna për veprën e munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin. Ura do te jete e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do te jete një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m”, shkruan Rama. Ura e Madhe e Kukësit do të zëvendësojë urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite që mban ‘mbi supe’ me mijëra mjete përgjatë viteve. Më herët vetë kryeministri Rama ka thënë se kjo urë e vjetër do të qëndrojë si relike e kohës dhe nuk do të shërbejë më as si urë kalimi për rrugë dytësore.

 
Top