• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Aleksander Pushkin.

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Aleksandër S. Pushkin

PUSHKINI - Njeri , poet e dramaturg.

Më 6 qershor 1799 , sipas kalendarit të ri, në Moskë, në familjen e Pushkinëve lindi një djalë , që ia vunë emrin Aleksandër.Ai nuk ishte më i madhi i fëmijëve , por u bë më i madhi i tërë Pushkinëve, para e pas tij, u bë më i madhi bir i Rusisë. Jo vetëm në rrethin familjar , por edhe në Liceun e Carskoje Selos u skicuan qartë tiparet e veçanta të karakterit të tij jo të zakonshëm.Ai kishte jo vetëm flokë të zezë kacurrela negroide, që me vështirësi i shplekste dhe i shtronte krëhëri, por kishte dhe një natyrë po aq të vështirë për tu shtruar nga krëhëri i jetës. Në familje ai i solli shqetësime të atit të tij me pikëpamje konservatore. Në lice u krijoi probleme mësuesve pedantë , duke mos respektuar rregullat skolastike. Në jetën e përditshme shoqërore , ai ishte sa i sinqertë dhe i dashur me shokët e ngushtë të penës dhe të qejfeve , po aq shpërthyes dhe i papërmbajtur ndaj çdo cënimi të personalitetit të vet dhe të të tjerëve. Pushkini u lidh me një miqësi të ngushtë me shtresën e intelektualëve përparimtarë dekabristë dhe, në të njëjtën kohë , u fut në një armiqësi të heshtur e të vazhdueshme me pushtetin dhe hierarkinë cariste. Që në fillim , ai kishte thithur aromën e letërsisë franceze . Nga ana tjetër , ndërgjegja e tij u ndikua thellë që në moshën adoleshente në sfondin e luftës patriotike të vitit 1812, kundër Napoleonit dhe të debateve të ashpra politike të kohës për emancipimin e jetës ruse. Dadoja e tij, që në fëmini, e mëkoi me aromën e gjuhës dhe të folklorit rus. Internimet e tij të mëvonshme në Besarabi, në Odesë , në Mikaillovsk, inkursionet në Kaukaz e njohën Pushkinin me panoramën natyrore dhe shoqërore ruse të kohës. Pjesëmarrja e tij në disa rrethe letrare ku zhvilloheshin debate të zjarrta për letërsinë dhe shoqërinë ruse , edukuan ndërgjegjen e tij të thellë qytetare. Karakteri i tij impulsiv dhe pasionant i dha tonin dhe ngjyrimin krijimtarisë letrare.

Pushkini , i lindur me një talent të rrallë, me një natyrë thellësisht lirike, me një shpirt të shqetësuar dhe me një karakter kërkues, që zhvillon individualitetin e vet në ballafaqim të vazhdueshëm dhe në përplasje me mentalitetin bashkëkohor, u shfaq jo vetëm si një krijues me interesa të gjera letrare , por edhe si një artist novator që çeli dhe themeloi një epokë të re në letërsinë ruse. Ngriti gjuhën letrare kombëtare në një shkallë të lartë përsosmërie, krijoi letërsinë klasike ruse, duke krijuar vepra madhore jo vetëm në poezi, por edhe në dramaturgji e në prozë.Ai u bë përfaqësuesi dhe personifikimi i denjë i kombit të vet, brenda dhe jashtë Rusisë. Ai mbetet për rusët më rusi nga të gjithë krijuesit kombëtarë , mburrja dhe krenaria e tyre. Ishte pikërisht Pushkini që me talentin e tij gjenial , finalizoi punën e disa brezave të krijuesve në fushën e poezisë , të prozës dhe të dramaturgjisë ruse. Pushkini skicoi me penelata të sigurta jo vetem tablo të së kaluarës historike, por shtroi edhe probleme të mëdha shqetësuese mbi fatin e individit dhe rolin e popullit në jetën politike të vendit , si dhe detyra të mëdha kombëtare, që i dilnin përpara Rusisë në atë shekull.

Ai dha një panoramë të gjerë artistike të jetës ruse , rikrijoi artistikisht figurën e njeriut bashkëkohor rus, ngriti në një nivel të paparë deri atëhere poezinë ruse, hodhi themelet e një proze realiste dhe e nxorri dramaturgjinë ruse në rrugën e dramaturgjisë europiane . Pushkini është një artist novator me një vizion modern për artin dhe letërsinë. Për të nuk ka kufinj të gurtë , subjektet e veprës mund të merren ngado dhe në çdo epokë. Për të, zhvillimi i artit dhe i letërsisë, në veçanti, duhet të mbështetet sa mbi trashëgiminë kombëtare , po aq edhe mbi idetë e arritjet më të përparuara të letërsisë botërore.Pushkini , sipas vlerësimit të kritikut të madh rus të mesit të shekullit XIX, V.Belinski , u bë "deti" që mblodhi "lumenjtë e vegjël e të mëdhenj" të poezisë ruse.

Një dëshmi tjetër e kësaj është krijimtaria e tij dramaturgjike , për të cilën , gati nuk është folur aspak tek ne dhe shumë pak në kritikën ruse të kohës së tij (me përjashtim të Belinskit) dhe më vonë. Dramaturgjia është një nga majat e arritjeve të talentit të Pushkinit , krahas poezisë dhe prozës, majë të cilën sa e pushtoi, vdekja e parakohshme e fatale nuk e la te ndriçojë me tërë intensitetin e gjenialitetit të vet krijues. Pushkini krijoi vetëm gjashtë tragjedi:
"Boris Gudunov" , "Kalorësi koprac", "Moxarti e Salieri", "Mysafiri i gurtë", "Gosti në kohë murtaje", "Rusallka".
Nga këto të gjashta vetëm dy prej tyre, "Boris Gudunov"dhe "Rusallka" mbajnë "pasaportë" ruse, kurse të tjerat e marrin përmbajtjen nga jeta europiane franceze, spanjolle, vjeneze. Pushkini, në dramaturgji , eci në gjurmët e Shekspirit të madh dhe arriti të krijojë vepra të tilla që, siç pohon Belinski , "...ato ("Moxarti e Salieri", "Kalorësi koprac", "Mysafiri i gurtë" ) janë kaq të mira sa, pa asnjë teprim , mund të thuash se janë të denja për gjeninë e vetë Shekspirit".

Në të njëjtën kohë, Pushkini, duke shkruar tragjedi 200 vjet pas Shekspirit, bën një hap novator në këtë gjini, hap që nuk u vlerësua nga kritika bashkëkohore. Në parathënien e përgatitur nga vetë Pushkini për botimin e "Boris Gudunov" shprehte synimin e vet për shndërrimin e skenës ruse. Por novatorizmi i tij e kalon këtë cak. Tragjeditë e tij, për nga ndërtimi kompozicional dhe intensiteti dramatik, nga vendi që ze monologu tragjik, analiza dhe zbërthimi dramatik që i bën botës së brendshme të personazhit dhe motiveve që e levizën atë , këto vepra dramatike janë pararendëse të dramës së Ibsenit dhe të Çehovit, në fillim të shekullit XX dhe pse jo, edhe tharmi i dramës ekzistencialiste moderne , ku "egocentrizmi tragjik" zë vendin kryesor.

Vazhdon, do sjell veprat, dramat dhe poezit në vazhdim...
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Meqe askush ska postuar asnje poezi te Pushkinit,atehere te postoj une disa,sepse eshte nje nder te preferuarit e mi.



Shalli i zi


Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nje angushti

I ri kur kam qene,plot vrull,guximtar
Nje greke te bukur e desha me zjarr

Dhe puthjet e saja nuk kishin mbarim
Por ishte i shkruar i zi fati im

Nje nate po pinja me miq ne gosti
Kur portes trokiti nje i lig jahudi

-cifuti me tha


I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra troditur te vij skllavi im

Dhe dolem.Vraponim mbi kuajt veri
Meshira me flinte ketu mu ne gji

Dhe porsa e pashe,oh,prakun e saj
Mu erren syte,mu mbushen me vaj

Dalldisur shoh vajzen qe mua sme ndjen
Ne krah e pushtonte plot afsh nje armen

Prape syte mu erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot se mbaroi

Kufomen e shtypa me kembe.Pastaj
Vajtova mbi vajzen,mbi gjoksin e saj

Kujtoj si po dridhej,si lutej ngadale
Me vdiq dhe kjo greke,me shkoi dhe ky mall

Dhe shallin ia hoqa,siu desh ai me
Celikun e thikes e fshiva me te

Dhe skllavi,kur nata gjithe gjurmet i humb
Kufomat e tyre i hodhi ne Danub

Qe ahere nuk puth me sy te bukur me,jo
Dhe nete gezimesh qe ahere nuk i njoh

...Veshtroj si i cmendur une shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nje angushti.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Te huajes

Ne gjuhe per ty te pakuptuar
Te fundit vargje te kushtoj
Por kete cast te mjergulluar
Vemendjen tende deshiroj
Gjersa i teri te venitem
Gjersa te digjem larg nga ty
Ti do te jesh nje yll i ndritur
Qe do te kem gjithmone nder sy
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se cte thosh ajo.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Pushkin

* * *
Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por sjemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.

Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete

Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.



* * *
Sa ju kam dashur!Ndoshta dashuria
Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim..
Po une sdua qe prej dhimbjeve te mia
Te ngryseni serish ne deshperim

I heshtu e pa shprese u pervelova
Me ndrojtje e xhelozi dhe mall per ju...
Po kaq me dliresi ju dashurova
Sa,ah,ju dashte tjeter kush keshtu!



* * *
Une ju kam dashur:ndoshta dashuria
Ne shpirtin tim akoma nuk u shua
Por sdua qe tju kap ju merzia;
Tju pikelloj tani,jo,kurre sdua.

Ju desha heshtur fare dhe pa shprese
Munduar nga zilia,sjua thashe....
Ju desha aq sinqerisht e aq me bese
Sa dhente zoti nje tjeter kaq ju dashte.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Pushkin

* * *
Mos u ngrys prej deshperimit,
Nese jeta te genjen
Hesht ne diten e mundimit
Rishmez dite e gazit vjen

Zemra me te ardhem rron
Nga e sotshmja shqetesohet
Kur gjithcka papritur shkon
Per te shkuaren mallohet.

Dhe zemra rrek e ngazelluar
Sepse per te u ngjallen sot
Hyjni,e vjershe e frymezuar
Dhe jete e dashuri e lot.


Lulja

Lulen e vyshkur dhe pa ere
Ne mes nje libri e veshtroj
Dhe shpirtin tim prape kete here
Nje varg me endrra ce zgjoi

Kur lulezoi?Cpranvere thua?


Lamtumira

Fytyren tende t fundmen here
Guxoj me mend ta ledhatoj
Guxoj te zgjoj ne zemr e cjerre
Me ndrojtje endrrat qe mu shtere
Dhe dashurine te kujtoj

Vrapojne vitet pa ndalur
Ndryshojme ne,ndryshon cdo gje
Ti per poetin je shuar
Me terrin e varrit je mbuluar
Dhe shoku yt per ty srron me

Pranoje,pra,nga zemr e tretur
Nje pershendetje plot renkim
Si nusja ime e ve mbetur
Si shok qe shokun puth i heshtur
Perpara nisjes n internim.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

I ngrita vetes sime një monument të rrallë
Dhe bar s’ka për të zënë ai shtegu i tij,
Më lart ngrihet se shtyll’ alaksandrine,
Krenar, i papërkulur rri.

S’do vdes i tëri unë, do rrojë shpirti im
Me lirën, që nuk njeh se ç’është kalbëzimi,
Do lavdërohem unë në shekuj, amëshim
Me poetin e fundit t’njerëzimit.

Rusinë e paanë do mbushë zëri im
Dhe emrin tim çdo gjuhë do shënojë,
Krenari skllav, tunguz’i egër, miku fin,
Kallmik’i stepës do shqiptojnë.

Dhe populli në zemër përherë do më ketë,
Se liria ime ndjenja fisnike veç i zgjoi,
Lirisë i këndoi në shekullin më t’egër,
Mëshirë për të shtypurit kërkoi.

Ti bindiu, o muzë, veç urdhërit të zotit,
Duroi ofendimet, kurorë mos kërko,
Prano indiferent lavdi e shpifje t’kotë,
Me budallenjtë mos diskuto.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Poetit
(sonetë)

Poet, mos çmo aq shumë ti dashurin’ e bujshme
Se zhurma entuziaste zgjat vetëm një çast,
Dëgjoje ti i qetë, mos u lëkund aspak
Nga gjyq’i budallait, e qeshura e turmës.

Ti mbret je, rro i vetëm. Ti udhën tënde ndiq
Ku mendja jot’e lirë të çon edhe guximi,
Përsosi ato fryta, që t’i dhuron mendimi
Dhe grada mos kërko për to, as ofiq.

Ato i ke me vete. Ti, veç mund t’i gjykosh
Më rreptë se kushdo di vetë ti t’i çmosh.
A je vet’i kënaqur ti, artist qibar?

Ashtu? Por, ato turma lëre le t’i shajë,
Le ta pështyjë zjarrin tënd, altarë,
Fronin e patundshëm si foshnjë gjynaqar.

Pushkin
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Pushkini per Anen



Une nuk dua qe me qortime

Te ta prish paqen ne ate varr,

Ty qe Stuhin e jetes sime

Kurr ish e re ma ndeze zjarr

Ti ndeze zjarrin tim te ri

Me prushin e kuq te xhelozis

............................................

Por shkoj kjo dite e vrerit tim

O hije e tmershme bej pushim
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Loti

Dje per nje kupeze me ver
Me nje husar qendrova
I heshtur e me shpirtin vrer
Ne rruge veshtrova.

Perse ne rruge-ai me thote,-
Shikon e nuk ben ze?
Ti s'ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te!

E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita:
"Husar e shtrenjta me ka ikur!"
Se thelli psheretita.

Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit sec me ra
"Per vasha qan ti foshnje kot?
Mblidh veten!"- trimi tha.

Husar, ti brenge s'pe ne jete,
Nga une pra mesoje:
Mjafton nje pikez lot medet
Qe kupen ta helmoje.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.

N'andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.

Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjell' e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.

C'i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.

Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashuri.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Kujtoj ate cast te mrekullueshem
perpara meje u shfaqe ti
si nje vegim i vetvetishem
e bukur fort si nje peri

Me pikellim e brenge ne zemer
ku zgjeja pike qetesi
..........................................
te shihja prape moj bukuri
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Beni si te beni po pertoj ta perkthej.


The Cart Of Life

Tho’ it is hard – the earthly load,
The Cart is easy in its move,
The reckless couch-time, on road,
Will not get of his bench above.

In early morn we take our places;
We glad to break our empty head,
And leaving leisure for the races,
We cry, “Go on, you idler, damned!”

At noon, our bravery’s diminished;
We have been tossed and more afraid
Of slopes, steep, and ravines, peevish,
And cry, “Be easier, you, brat!”

The cart rolls in the former fashion,
By evening, we have used to it,
Wait for night lodgings, doze, patient, –
And Time tends horses to full speed.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
12,887
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Thon qe Pushkini ishte shakaxhi i madh....

Nje here po voziste me nje barke te vogel neper arteriet ujore te Shen peterburgut(Leningradi i dikurshem) duke admiruar natyren dhe ate qytet madheshtor. Mirpo per fatin e tij te keq varka e tij kishte nje vrime ne mes dhe nisi te fuste uje. Me gjithe perpjekjet e Pushkinit per te mbyllur vrimen ajo nuk u mbyll dhe keshtu varka u mbyt. Keshtu qe Pushkini ra ne uje.
Disa metra me tutje ne nje varke tjeter pak me te madhe ishin 7 (shtate) vajza. Ato sic duket kishin ndjekur perpjekjet e deshperuara te Pushkinit per te shpetuar varken dhe po qeshnin me te. Pushkini i shikon dhe u afrohet me not. Kur mberrin prane tyre u thot....

- Mua nje gje me habit. Varka ime kishte nje vrime dhe u mbyt, kurse varka juaj ka 7(shtate) vrima dhe pluskon akoma...!
 

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
459
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Përgjigje e: Aleksandër S. Pushkin

(fragment poetik)


Une ju kam dashur!
Ndoshta dashuria
Ne shpirtin tim akoma nuk u shua,
Por s'dua qe t'ju kape merzia,
T'ju pikelloj tani jo kurre s'dua.

Ju desha heshtur fare dhe pa shprese,
I munduar nga zilia s'jua thashe,
Ju desha aq sinqerisht dhe me bese,
SA DHENTE ZOTI NJE TJETER KAQ JU DASHTE!


PUSHKIN
 

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
459
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Përgjigje e: Aleksandër S. Pushkin

...

Xhelozinë time, ma fal mua ngaherë,
Dashurinë e vrundullt, zemrën kaq të marrë?
Më je besnike - Por thuam, përse vallë,
Sa herë ti mund, bën dyshimi të më brejë?
Sa adhuronjës qetësinë ta vjedhin, thomë,
Përse tërheqse para tyre don të jesh?
Përse të tjerëve shpres' u dhuron gjithmonë,
Kur i sheh magjishëm, kur qan, apo kur qesh?
Ma ke vrarë zemrën, ma çorodite ti:
Ndonse beson dashurin' time shpres'humbur,
Nuk sheh aspak sa vetmuar, sa i turbullt,
Ndihem mes turrmës që përreth teje rri
Dhe larg të gjithëve pastaj veten brej i heshtur.
S'm' jep një shikim, asgjë çfarë pres shpirtdjegur,
As dhe një fjalë. Dhe kur bëj sikur iki, ah! -
I yti sy, përlutshëm s'më ndjek pas.
Në ndodhtë një mbrëmje, që një vajz' e bukur shumë,
Flet dykuptimshëm, t'më afrohet ka dëshirë -
Ti s'do t'ia dish, ti qesh dhe ofshaj unë,
Se qortimi yt, s'e ka brenda dashurinë.
Thuam, përse rivali im i përjetshëm,
Sa herë që unë me ty në sallë jam vetëm,
Sheh djallëzisht, të përshëndet, të flet,
Ç'e ke atë!? Thuam, a ka të drejt'
Xheloz të ndihet, të zbehet në fytyrë?
Përse, pastaj, me dorën tënde ti,
E veshur hollë, kur s'kishe nënën në shtëpi,
Ia hape derën, e le natën të hyjë!?
Por ti më do ... Sa herë vetëm je me mua,
Je aq e ëmbël! Çdo puthje vjen e zjarrtë
Mbi të miat buzë. Në brishtësitë e tua
Unë shpirtin tënd e ndjej, e shoh aq qartë.
Por ti më do, të kuptoj unë, sigurisht,
Veç, e dashur, mos u tall kur unë ndjej dhimbje!
Ti s'ia njeh aspak fuqinë dashuris' sime,
As sa thellë dhimbja shkon, ti s'mund ta dish.

Pushkin

përkthimi tsr
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
33,155
Pikët
113
Përgjigje e: Aleksandër S. Pushkin

LIRIA

........................................

O sundimtar i vetëshpallur,
Urrej pushtetin tënd të egër,
Me një gëzim të papërmbajtur
Shoh vdekjen tënde brez pas brezi.
Mbi ballin tënd lexoj të shkruar
mallkimin e popujve damkosur,
Ti tmerr i botës , qofsh mallkuar,
Sfidon ti zotin e përsosur.

...............................

Vangjush Ziko e paska përkthyer.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
13,129
Pikët
113
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Karroca e Jetes

Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocjeri, koha vete
S'qendron gjekund per te pushuar

N'agim me gaz ne udhetojme
Dhe koken s'pyesim se e leme
Pertesen, dhelet i percmojme
Bertasim:"Hey..jepi c'i..."

Por ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten, kemi frike
C'do proshke e grope e papritur
Therrasim: "Me ngadale, or mik!"

Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme strehen tone
Dhe koha kuajt nget pareshtur

Perkthime te perkryera...
Kush tjeter veç Vangjushit e ka perkthyer Pushkinin ?
 

Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,556
Pikët
38
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

Aleksander Pushkin*


Ançari


Atje ku fushat jane shkretetire,

Atje ku token vapa pervelon,

Si karakoll i tmerrshem rri ançari;

I vetem ky ne bote lulezon.



Stepat e perveluara e pollen

Nje dite zemerimi plot me gjak,

Dhe deget e zhuritura, te thara

Dhe rrenjet ja vaditne me farmak.



Pikon farmaku tej-per-tej levezhges,

Ky shkrin ne diell diten e bekuar,

Dhe mbremanet pastaj ky ngrin e behet

M'u si nje dyll' i trashe, i kulluar.



Nuk fluturon as zogu tek ancari.

As tigri nuk vete. Me furi

Mbi drun' e vdekjes hidhet vetem era,

Dhe tutje shkon me vdekjen m'u ne gji.



Dhe kur e arratisur nonje re

Te pergjumshmen gjethe ja vadit,

Kullon nga deget shiu i farmakosur,

Edhe mi reren derdhen qe zhurit.



Po i dha urdher njeriu njeriut

Dhe e dergoi tek ancari i helmuar,

U ngrit me nate skllavi edhe vajti,

Dhe shpejt u kthye me farmak ne duar.



Pruri dyllin e vdekjes dhe nje dege

Plot me gjethe te fishkura edhe

Neper faqet dhe mbi ballin e zbehte

I kullonte djers' e ftohte rreke.



Pruri helmin dhe ju prene fuqite,

Gjer e gjate ne kasollet u shtri,

Pa dha shpirtin skllav'i mjere mbi kashte

Mu ne kembet e te zot zemer-zi.



Sulltan e mbreter me ate farmak

Ngjyen pastaj shigjetat dhe me to

Perhapen zi e vdekje neper fqinjet

Pertej kufijve t'huaja, kudo.


-----




Poezia "Ançari" eshte perkthyer e shqiperuar nga i madhi Lame Kodra..


e solla kte poezi per sorkadhen meqe e ka bashkqytetar ose nga nahija e saje.. Poetin Lame Kodra e meqe dhe ajo ja thot Poezive..








Ançari.. .nje lloj peme qe rritet diku ne Azi po se ku konkretisht nuk e di..e qe dylli i saj qenka teper helmatises..

..
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,689
Pikët
113
Përgjigje e: Aleksander Pushkin.

KENGETORI

A e degjuat valle neper pyll
Djaloshin kengetor te dashuruar?
Dhe fushes se braktisur, te shkretuar,
Kur driten shojti dhe i fundit yll,
Ju fyellin degjuat?

A e takuat valle neper terr
Djaloshin kengetor te dashuruar?
Dhe lotet me buzeqeshjen te trazua.
Veshtrimin e tij te mbushur helm e vrer,
Ju valle e kuptuat?

A pershperitet valle per ate,
Djaloshin kengetor te dashururar?
Kur pate ata syt' e tij te shuar
Dhe kur degjuat pyllit ate ze,
Ju valle'u ngasheruat?
* * *

Kush valle ju ndali ju, o vale,
Vrapimn' e forte kush jua preu,
Ne kete pellg te qete valle
Rrekene rrebele kush e ktheu?

Dhe mua kush mi daraviti
Gezimet, shpresat dhembjet, kush
Vall' shpirtin qe me djeg si prush
Me qetesi keshtu ma mbyti?

Shperthe o uje, eres priji,
Digen mortore shkaterro!
Ku je stuhi, simbol lirije?
Shperthe mbi ujrat, i cliro!
LETRA E DJEGUR


Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi.....
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t'i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr' e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak' e etur, cdo flete digje ti...
U ndezen.... flakeruan.....i heshtur tym' i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s'dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen....O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te cdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt' o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi.....
 
Top