• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ali Asllani

Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke

Ali Asllani, lindi më 28 nëntor të vitit 1882 në Vajzë të Vlorës nga prindërit Asllan Sylejmani dhe Hyije Memiraj. Ne vitin 1889 në moshën shtatë vjecare i vdes i ati dhe ngelet vetëm nën përkujdesjen e së ëmës. Tre vjet pas vdekjes së të atit i vdesë edhe e ëma. Ali Asllani mbetet nën përkujdesën e kushërinjve të babait, së pari nën përkujdesine Seit Muharremit nga fshati Vajzë dhe pas vdekje së këtij, ngelet nën kujdesin e Sulejman Kapos (Hoxhës) po ashtu nga fshati Vajzë. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin "Zosimea" në vitin 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Në vitin 1908 zevëndësoi për tre muaj nënprefektin e Delvinës dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit "Bashkimi". Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Por, nëpërmjet një demashi refuzon internimin në Halep. Si kompromis mes kërkesës (MPB e Turqisë) për internim dhe refuzimit të tij, internohet në Korfuz. Nga Korfuzi shkon dhe merr pjesë si delegat i "Bashkimit" në "Kongresin e Dibrës" si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës.

Në vitin 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Deri në 1912 punoi si nënprefekt në Akseqi, Ellgen dhe Boskër të Vilajetit të Konjës në Anadoll. Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Më pas punoi për disa kohë si nënprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit të Princ Vidit shkoi disa kohë në Itali e u kthye sërish ku administrata lokale e cakoti sekretar të përgjithshëm (10 nëntor, 1915 - 1 janar, 1917). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por, meqenëse kundërshtoi pushtimin, u pushua nga puna. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 - 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Më pas u caktua konsull në Triestë, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua "Zëvëndës i ngarkuar me punë" në Sofje e më pas, po aty, "sekretar i parë" dhe "i ngarkuar me punë". Në vitet 1930 - 1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emërua anëtar i Këshillit të Lartë në Tiranë. Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. U bë i njohur me poemën "Hanko - Halla" që u botua në vitin 1942. Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë. Pak vite para vdekjes mundën të botohen disa libra të tij dhe iu lidh një pension i vogël. Ndër librat e botuar në vitet 1960 - 66 përmendim:

* "Vidi - vidi pëllumbeshë" (1960),
* "Shqipëria kryesorja" (1961),
* "Vajzat dhe dallëndyshet" (1964),
* "Kur merr zjarr rrufeja" (1966) dhe pas vdekjes iu botua
* "Poezia shqipe" 1973.

Ali Asllani është gjithashtu dhe autori i këngës së njohur "Vlora, Vlora".

Pas viteve 90 iu botuan disa libra si:

* "Poezi të zgjedhura" në 1996,
* "Vidi, vidi pëllumbeshë" në 1999.

Ali Asllani vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.

Në vitin 1973 u botua përmbledhja me vjersha të zgjedhura të Ali Asllanit në kuadër të bibliotekës "Poezia shqipe". Më vonë në 1973 Razi Brahimi në " Poezia shqipe " shfrytëzon dhe boton për herë të parë të dhënat mbi ditëlindjen e Ali Asllanit të nxjerrura nga autobiografia që kishte lënë Ali Asllani vetë.
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Ali Asllani

Ali Asllani mes frymes poetike persiane dhe asaj perëndimore

1. Poeti i Dyanshëm

Ali Asllani, ky poet i dyanshëm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i lëvduar aq dhe i përçmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tillë njihet ky njeri sot në Shqipëri. Normalisht, siç na shkon përshtat ne shqiptarëve të jemi të ndarë në dy a më shumë grupe, edhe në këtë rast jemi kësisoj. Grupi i parë e vlerëson poetin lab me fjalët më të zgjedhura dhe e ngre atë në piedestalin e idealizimit duke e këqyrur atë me admirim nga poshtë. Të tjerët e hedhin atë në udhën e përçmimit ku mund ta shkelë me këmbë çdokush që e mendon të arsyeshme një gjë të tillë. Një figurë që rron e gjallë dhe e freskët në mendjet e atyre që e njohin, por që kalbet e ngordhur dhe erërëndë në mendjen e atyre që nuk e njohin. Për të argumentuar këtë shpresoj të mjaftojnë fjalët që do të citohen më poshtë. “Ky qenka një Naim i Labërisë e më tej!”1 Kështu mendoi Lefter Çipa kur lexoi për herë të parë poezitë e tij. Një vlerësim që nuk e merr çdokush. Të bëjnë të meditosh këto fjalë dhe të bëjnë të të vijë turp që e njeh kaq pak këtë gjeni të letrave shqipe. Ka shumë poetë Shqipëria por jo të gjithë janë njësoj. Ca janë mediokër, ca të mirë e ca të paharrueshëm. Duket se një nga të tretët është edhe Ali Asllani. Këtë e vërteton edhe përkthyesi i mirënjohur i Eseninit dhe poeti, Jorgo Bllaci kur thotë, “…vjershëtori… qëndron me dinjitet përkrah mjeshtërve të lirikës shqiptare, Naimit, Fishtës, Nolit, Mjedës, Lazgushit e Migjenit.”1 Ai nuk e lë me kaq, por shkon deri në idealizim kur pohon, “… këtë e them me plot gojën, është mjeshtri më i përsosur i poezisë shqipe.”3 Nga ana tjetër kemi dhe enciklopedistë injorantë e pompozë që nuk dinë të shkruajnë as gjuhën shqipe, që guxojnë e ngrenë pyetje retorike që përgjigjen e merituar e marrin në rrethin e ngushtë të njohurive të tyre. Ja çka thonë ata:

“N.q.s ky është një poet kaq i njohur, si ka mundësi … s’ja kam gjetur emrin në ndonjë enciklopedi, apo edhe në ndonjë tekst shkollor. Por mos harro faktin se sot e kësaj dite Ervin Hatibi, apo Mimoza Ahmeti studiohen në tekstet e gjimnazit. Ju na sillni këtu ca pseudo poetë, “patriota”, … e çuan Shqipërinë përpara këtu ku është sot. [sic]”4

Këtu duket akoma më qartë sa nxënës i mirë gjimnazi ka qenë autori i këtyre rreshtave sa që nuk e mban mend se Ali Asllani studiohet në gjimnaz! Por kjo s’mjafton, balta vazhdon të hidhet edhe mbi rilindësit pa pikë turpi.

“Njëkohësisht mos harro edhe “poetët e mëdhenj” të rilindjes, emrat e të cilëve s’kam përse të ti kujtoj unë, … i shkruanin aq me mall e zjarr, apo nostalgji për mëmëdheun, nga Amerika, turqia, egjipti, dhe … këtej pinin hashash me n’argjile, këtej shkruanin rreshta për mëmëdheun. Sa kanë vuajtur të shkretët. Se atëherë ju duheshe edhe vizë për të vajtur në Shqipëri, mos harro!!!!Ne kemi pasur plot figura të mykura, pseudo-figura, portrete diletantësh me prejardhje të dyshimtë. Ne mburremi me një amerikano-shqiptar, me gjysh shqiptar, … s’e di ku bie Shqipëria, dhe … etj, etj. Ky ishte një shembull!!!” Për të ardhur keq, por e vërtetë. [sic]”5

Megjithatë një përgjigje për këta injorant mendjemëdhenj dhe vet-zhvlerësues e gjejmë përsëri në fjalët e Jorgo Bllacit. Ai citon:

“Për fat të keq, kritika jonë tej mase e politizuare ka anashkaluar këtë vlerë të padiskutueshme të këtij vjershëtori…”6

Dhe kjo është e qartë sepse të gjithë e njohim censurën absurde që praktikohej në periudhën e kooperativave. Kjo mjafton edhe për t’ua mbyllur gojën atyre pseudo-intelektualëve të kombit tonë.

Njësoj si dyanshmëria e pikëvështrimit të vjershëtorit edhe ai vetë është i dyanshëm në përzgjedhjen e elementëve jopopullorë të përfshirë në poezinë e tij duke na dhënë frymë perëndimore e lindore të cilat do të jenë të pandashme nga poezia e tij. Kjo shpreh qartë edhe faktin se poeti jonë ka qenë një erudit nga të paktët e Shqipërisë. Por si u njoh Asllani me dy kulturat?

2. Lidhja e Ali Asllanit me dy kulturat

Nga jetëshkrim i Ali Asllanit duket qartë lidhja e tij me kulturën orientale qysh në fëmijëri duke qenë bir i një familjeje me frymë orientale, dhe me një baba të brumosur me dije teologjike islame në universitetin e Stambollit. Më pas një prezantim më të gjerë me orientin, sidomos me letërsinë e tij ia mundësoi vazhdimi i shkollës së mesme Zosimea në Janinë. Vite më vonë ai pati një ndryshim drejtimi njëqind e tetëdhjetë gradë duke i kthyer sytë dhe interesat nga perëndimi, gjë që më pas solli adoptimin prej tij të kulturës dhe mënyrës së saj të jetesës. Poeti i mirënjohur Fatos Arapi shprehet:

“I plazmuar si ai me kulturën e madhe të Orientit – sidomos atë persiane – dhe pastaj i kredhur përgjithmonë në kulturën dhe mënyrën e jetesës europiane, verbi i tij poetik vibron nga buzëqeshja e lehtë e një ironie të mençme, i një urtësie filozofike që vjen nga kuptimi ekzistencial të jetës.”7

Kjo tregon se poeti nuk e ka përjashtuar plotësisht njërën nga kulturat duke ndjekur fanatikisht tjetrën, duke marrë prej të dyjave atë që i dukej e vlefshme për t’u marrë. Këtë lloj rafinimi kulturash ai e ka shfrytëzuar akoma edhe më mirë në fushën e letërsisë. Në këtë aspekt atij mund i bëhet analogji me Naimin e madh.

“Fillimet e tij letrare të kujtojnë fillimet e romantikut tonë të madh Naim Frashrit. I arsimuar në shkolla turke dhe i ndikuar prej letërsisë orientale, Ali Asllani filloi ë shkruaj turqisht dhe vjershat e para i botoi në gazetat turke të kohës”8

3. Çfarë mori poeti nga lindja dhe perëndimi

Por si shumë të tjerë edhe poeti lab e ka poezinë orientale, me konkretisht atë persiane një pikë referimi që e shfrytëzon për të përgatitur brumin e poezisë së tij. Këtë ia mundësoi fakti se,

“Ali Asllani … kishte pasë fatin të njohë për së afërmi jetën dh e kulturën oriantale.” “Tërë poezia e Ali Asllanit shquhet për figurshmëri fringëlluese, që fryn nëpër vargje si një puhizë që ndez flakën e mallit, në të cilën poeti vetëdigjet: “rroj për ty e vdes për vete!” Na kujton flakën e qiriut ku Naimim ynë shkrihet e përvëlohet që tu japë njerëzve dritë. (Fjalët e qiririt). Këtë ide iluministe e gjejmë edhe te Gëtja në vjershën “Malli lumtur” ku i këndon atij që “përmes zjarrit” digjet për vete për të nxjerrë në dritën e së vërtetës atë që është “ngujuar brenda territ” (Nga “Divani perëndimor lindor). Te këta tre poetë ndjehet ndikimi i urtësisë orientale, e në këtë rasti poezisë persiane.”9

Na del hapur pasuria e poezisë orientale që nga gjiri i së cilës kanë pirë poetë që kanë hedhur në letër kryevepra.
Ushqimi i preferuar dhe më frutdhënës i poetit nga poezia orientale ishte poeti persian Omar Khajami. Ai ka marrë nga Khajami frymën epikuriane dhe hedoniste. Ai e do jetën dhe është optimist i madh për të. Ai gjithashtu e do vashën dhe verën duke i barazuar ato me lumturinë kur thotë duke i dhënë të drejtë Omar Khajamit kur thotë:

Në gjumë dhe në varr s’ka lumturi;
Ngreh’-u! Sa rron , zbraz Kupa e puth Çupa; (Rubairat)

Nga të qenët e tij në një mendje me Khajamin për faktin, siç shprehet ai vetë në një nga poezitë e tij, “Po Omar Hajami\ Diti e na bindi” arrijmë në konkluzionin se:

“…vrehet një poet “bon viveur”, që do ta shijojë jetën deri në fund, don të shpikë kupën e gëzimit që mund t’i falë dashunija. Ka në këto vjersha diçka epikuriane, khajamjane e anakreontike.” Megjithatë “…në thelb, poeti mbetet origjinal në pasqyrimin e mendimeve e ndjenjave të veta. Këtu “poeti epikurian, djekësi i Omar Khajam-it e i Anakreont-it, fillon të mendojë të bëhet disi sentimental, ma i përmbajtun e ma i thellë në të gjykuemit e jetës në përgjithësi ….Pi e puth]

5. Ndikimet në gjuhë

Ali Asllani ka një shije të hollë për gjuhën. Megjithatë ai përdor turqizma dhe arabizma në poezitë humoristiko-satirike për të tipizuar personazhet. Në poezitë e dashurisë ai është një puritan. Në këto poezi hasen tepër rrallë huazime, si nga ato shekullore edhe nga ato më të fundit për përdorimin e të cilave ishte ngjallur një prirje në kohën e tij me që sytë e tyre ishin drejtuar nga perëndimi. Ai vazhdon rrugën e rilindësve në këtë drejtim, por edhe jep kontributin e tij në pasurimin e leksikut të shqipes.

Si në tërë poemën Hanko Halla në dy vargjet e mëposhtme shohim vendosjen e turqizmave dhe orientalizmave për të nxjerrë në pah karakterin e saj skeptik për kulturën e re që po adaptohej nga njerëzit në atë kohë.

Ja dhe mileti, nashti u bë popull,
Dhe nga sherr e tija, mendja na vjen rrotull.

Profesor Rexhep Qosja pohon se, “Vjershat e tij…kanë njëfarë arome orientale, të cilën ai e mbrrin me përdorimin e fjalëve turqishte apo arabishte[sic].”19

6. Përfundime

Gjella që pena e tij poetike na servir, e gatuar me brumë popullor e me erëza stilistiko-ideore të importuara më së shumti nga orienti dhe të përdorura më shije nga poeti duke lënë pak më pas ato të importuara nga oksidenti, por duke mos i harruar ato, është shumë e shijshme për lexuesin deri në atë pikë sa që kjo poezi përdorej nga një tjetër poet i madh i lirikës shqiptare, Lazgush Poradeci. Siç përdorte nëna shqiptare hashashin për fëmijët e pagjumë, ashtu edhe ai përdorte ëmbëlsinë e muzikalitetit dhe qartësinë e ideve për të rënë në gjumë, shoqëruar me zhurmën shushuritëse të dallgëve të detit në brigjet e Ujit të Ftohtë.

Banago, Prill 2005 superalb.com
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Ali Asllani

Ali Asllani mes frymes poetike persiane dhe asaj perëndimore

1. Poeti i Dyanshëm

Ali Asllani, ky poet i dyanshëm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i lëvduar aq dhe i përçmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tillë njihet ky njeri sot në Shqipëri. Normalisht, siç na shkon përshtat ne shqiptarëve të jemi të ndarë në dy a më shumë grupe, edhe në këtë rast jemi kësisoj. Grupi i parë e vlerëson poetin lab me fjalët më të zgjedhura dhe e ngre atë në piedestalin e idealizimit duke e këqyrur atë me admirim nga poshtë. Të tjerët e hedhin atë në udhën e përçmimit ku mund ta shkelë me këmbë çdokush që e mendon të arsyeshme një gjë të tillë. Një figurë që rron e gjallë dhe e freskët në mendjet e atyre që e njohin, por që kalbet e ngordhur dhe erërëndë në mendjen e atyre që nuk e njohin. Për të argumentuar këtë shpresoj të mjaftojnë fjalët që do të citohen më poshtë. “Ky qenka një Naim i Labërisë e më tej!”1 Kështu mendoi Lefter Çipa kur lexoi për herë të parë poezitë e tij. Një vlerësim që nuk e merr çdokush. Të bëjnë të meditosh këto fjalë dhe të bëjnë të të vijë turp që e njeh kaq pak këtë gjeni të letrave shqipe. Ka shumë poetë Shqipëria por jo të gjithë janë njësoj. Ca janë mediokër, ca të mirë e ca të paharrueshëm. Duket se një nga të tretët është edhe Ali Asllani. Këtë e vërteton edhe përkthyesi i mirënjohur i Eseninit dhe poeti, Jorgo Bllaci kur thotë, “…vjershëtori… qëndron me dinjitet përkrah mjeshtërve të lirikës shqiptare, Naimit, Fishtës, Nolit, Mjedës, Lazgushit e Migjenit.”1 Ai nuk e lë me kaq, por shkon deri në idealizim kur pohon, “… këtë e them me plot gojën, është mjeshtri më i përsosur i poezisë shqipe.”3 Nga ana tjetër kemi dhe enciklopedistë injorantë e pompozë që nuk dinë të shkruajnë as gjuhën shqipe, që guxojnë e ngrenë pyetje retorike që përgjigjen e merituar e marrin në rrethin e ngushtë të njohurive të tyre. Ja çka thonë ata:

“N.q.s ky është një poet kaq i njohur, si ka mundësi … s’ja kam gjetur emrin në ndonjë enciklopedi, apo edhe në ndonjë tekst shkollor. Por mos harro faktin se sot e kësaj dite Ervin Hatibi, apo Mimoza Ahmeti studiohen në tekstet e gjimnazit. Ju na sillni këtu ca pseudo poetë, “patriota”, … e çuan Shqipërinë përpara këtu ku është sot.

Këtu duket akoma më qartë sa nxënës i mirë gjimnazi ka qenë autori i këtyre rreshtave sa që nuk e mban mend se Ali Asllani studiohet në gjimnaz! Por kjo s’mjafton, balta vazhdon të hidhet edhe mbi rilindësit pa pikë turpi.

“Njëkohësisht mos harro edhe “poetët e mëdhenj” të rilindjes, emrat e të cilëve s’kam përse të ti kujtoj unë, … i shkruanin aq me mall e zjarr, apo nostalgji për mëmëdheun, nga Amerika, turqia, egjipti, dhe … këtej pinin hashash me n’argjile, këtej shkruanin rreshta për mëmëdheun. Sa kanë vuajtur të shkretët. Se atëherë ju duheshe edhe vizë për të vajtur në Shqipëri, mos harro!!!!Ne kemi pasur plot figura të mykura, pseudo-figura, portrete diletantësh me prejardhje të dyshimtë. Ne mburremi me një amerikano-shqiptar, me gjysh shqiptar, … s’e di ku bie Shqipëria, dhe … etj, etj. Ky ishte një shembull!!!” Për të ardhur keq, por e vërtetë.”

Megjithatë një përgjigje për këta injorant mendjemëdhenj dhe vet-zhvlerësues e gjejmë përsëri në fjalët e Jorgo Bllacit. Ai citon:

“Për fat të keq, kritika jonë tej mase e politizuare ka anashkaluar këtë vlerë të padiskutueshme të këtij vjershëtori…”

Dhe kjo është e qartë sepse të gjithë e njohim censurën absurde që praktikohej në periudhën e kooperativave. Kjo mjafton edhe për t’ua mbyllur gojën atyre pseudo-intelektualëve të kombit tonë.

Njësoj si dyanshmëria e pikëvështrimit të vjershëtorit edhe ai vetë është i dyanshëm në përzgjedhjen e elementëve jopopullorë të përfshirë në poezinë e tij duke na dhënë frymë perëndimore e lindore të cilat do të jenë të pandashme nga poezia e tij. Kjo shpreh qartë edhe faktin se poeti jonë ka qenë një erudit nga të paktët e Shqipërisë. Por si u njoh Asllani me dy kulturat?

2. Lidhja e Ali Asllanit me dy kulturat

Nga jetëshkrim i Ali Asllanit duket qartë lidhja e tij me kulturën orientale qysh në fëmijëri duke qenë bir i një familjeje me frymë orientale, dhe me një baba të brumosur me dije teologjike islame në universitetin e Stambollit. Më pas një prezantim më të gjerë me orientin, sidomos me letërsinë e tij ia mundësoi vazhdimi i shkollës së mesme Zosimea në Janinë. Vite më vonë ai pati një ndryshim drejtimi njëqind e tetëdhjetë gradë duke i kthyer sytë dhe interesat nga perëndimi, gjë që më pas solli adoptimin prej tij të kulturës dhe mënyrës së saj të jetesës. Poeti i mirënjohur Fatos Arapi shprehet:

“I plazmuar si ai me kulturën e madhe të Orientit – sidomos atë persiane – dhe pastaj i kredhur përgjithmonë në kulturën dhe mënyrën e jetesës europiane, verbi i tij poetik vibron nga buzëqeshja e lehtë e një ironie të mençme, i një urtësie filozofike që vjen nga kuptimi ekzistencial të jetës.”

Kjo tregon se poeti nuk e ka përjashtuar plotësisht njërën nga kulturat duke ndjekur fanatikisht tjetrën, duke marrë prej të dyjave atë që i dukej e vlefshme për t’u marrë. Këtë lloj rafinimi kulturash ai e ka shfrytëzuar akoma edhe më mirë në fushën e letërsisë. Në këtë aspekt atij mund i bëhet analogji me Naimin e madh.

“Fillimet e tij letrare të kujtojnë fillimet e romantikut tonë të madh Naim Frashrit. I arsimuar në shkolla turke dhe i ndikuar prej letërsisë orientale, Ali Asllani filloi ë shkruaj turqisht dhe vjershat e para i botoi në gazetat turke të kohës”

3. Çfarë mori poeti nga lindja dhe perëndimi

Por si shumë të tjerë edhe poeti lab e ka poezinë orientale, me konkretisht atë persiane një pikë referimi që e shfrytëzon për të përgatitur brumin e poezisë së tij. Këtë ia mundësoi fakti se,

“Ali Asllani … kishte pasë fatin të njohë për së afërmi jetën dh e kulturën oriantale.” “Tërë poezia e Ali Asllanit shquhet për figurshmëri fringëlluese, që fryn nëpër vargje si një puhizë që ndez flakën e mallit, në të cilën poeti vetëdigjet: “rroj për ty e vdes për vete!” Na kujton flakën e qiriut ku Naimim ynë shkrihet e përvëlohet që tu japë njerëzve dritë. (Fjalët e qiririt). Këtë ide iluministe e gjejmë edhe te Gëtja në vjershën “Malli lumtur” ku i këndon atij që “përmes zjarrit” digjet për vete për të nxjerrë në dritën e së vërtetës atë që është “ngujuar brenda territ” (Nga “Divani perëndimor lindor). Te këta tre poetë ndjehet ndikimi i urtësisë orientale, e në këtë rasti poezisë persiane.”

Na del hapur pasuria e poezisë orientale që nga gjiri i së cilës kanë pirë poetë që kanë hedhur në letër kryevepra.
Ushqimi i preferuar dhe më frutdhënës i poetit nga poezia orientale ishte poeti persian Omar Khajami. Ai ka marrë nga Khajami frymën epikuriane dhe hedoniste. Ai e do jetën dhe është optimist i madh për të. Ai gjithashtu e do vashën dhe verën duke i barazuar ato me lumturinë kur thotë duke i dhënë të drejtë Omar Khajamit kur thotë:

Në gjumë dhe në varr s’ka lumturi;
Ngreh’-u! Sa rron , zbraz Kupa e puth Çupa; (Rubairat)

Nga të qenët e tij në një mendje me Khajamin për faktin, siç shprehet ai vetë në një nga poezitë e tij, “Po Omar Hajami\ Diti e na bindi” arrijmë në konkluzionin se:

“…vrehet një poet “bon viveur”, që do ta shijojë jetën deri në fund, don të shpikë kupën e gëzimit që mund t’i falë dashunija. Ka në këto vjersha diçka epikuriane, khajamjane e anakreontike.” Megjithatë “…në thelb, poeti mbetet origjinal në pasqyrimin e mendimeve e ndjenjave të veta. Këtu “poeti epikurian, ndjekësi i Omar Khajam-it e i Anakreont-it, fillon të mendojë të bëhet disi sentimental, më i përmbajtur e më i thellë në të gjykuarin e jetës në përgjithësi ….Pi e puth..."

4. Ndikimet në gjuhë

Ali Asllani ka një shije të hollë për gjuhën. Megjithatë ai përdor turqizma dhe arabizma në poezitë humoristiko-satirike për të tipizuar personazhet. Në poezitë e dashurisë ai është një puritan. Në këto poezi hasen tepër rrallë huazime, si nga ato shekullore edhe nga ato më të fundit për përdorimin e të cilave ishte ngjallur një prirje në kohën e tij me që sytë e tyre ishin drejtuar nga perëndimi. Ai vazhdon rrugën e rilindësve në këtë drejtim, por edhe jep kontributin e tij në pasurimin e leksikut të shqipes.

Si në tërë poemën Hanko Halla në dy vargjet e mëposhtme shohim vendosjen e turqizmave dhe orientalizmave për të nxjerrë në pah karakterin e saj skeptik për kulturën e re që po adaptohej nga njerëzit në atë kohë.

Ja dhe mileti, nashti u bë popull,
Dhe nga sherr e tija, mendja na vjen rrotull.

Profesor Rexhep Qosja pohon se, “Vjershat e tij…kanë njëfarë arome orientale, të cilën ai e mbrrin me përdorimin e fjalëve turqishte apo arabishte[sic].”

5. Përfundime

Gjella që pena e tij poetike na servir, e gatuar me brumë popullor e me erëza stilistiko-ideore të importuara më së shumti nga orienti dhe të përdorura më shije nga poeti duke lënë pak më pas ato të importuara nga oksidenti, por duke mos i harruar ato, është shumë e shijshme për lexuesin deri në atë pikë sa që kjo poezi përdorej nga një tjetër poet i madh i lirikës shqiptare, Lazgush Poradeci. Siç përdorte nëna shqiptare hashashin për fëmijët e pagjumë, ashtu edhe ai përdorte ëmbëlsinë e muzikalitetit dhe qartësinë e ideve për të rënë në gjumë, shoqëruar me zhurmën shushuritëse të dallgëve të detit në brigjet e Ujit të Ftohtë.

Banago, Prill 2005 superalb.com
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Ali Asllani

https://www.youtube.com/watch?v=w2Ta0TIc2Tk

HAKERRIM

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, poshtëë ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bëj” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!

Shkruar nga autori Ali Asllani në vitin 1942.
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Vlora, Vlora!

Jam vlonjat e jam vlonjat,
e kam shkabën mëm' e atë,
shkaba trime dykrenore
fron' e saj e ka në Vlorë!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!

Vlora trime shqipëtare
si rob jetën s'e do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!

Jam vlonjat e jam burrë,
s'duron burri zgjedhë kurrë,
jam vlonjat e si vlonjat
di bëj luftë me të shtat'!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, t'u lumtë dora!

Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hir a me pahirë
doemos do rroj i lirë!
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Hanko Halla

(Fragment)

Nuse e kesaj kohe tjeter zanat s'paska
A do marre kalemin qe te beje laraska
A do zere te shkruaj ose do degjoje
Nje kuti te vogel qe na flet me goje.
Nje kuti te vogel qe mos qofte te jete
Eshte nje freng i marre, cirret bertet!
Me nje biz' ne dore ben sikur punon
Kemben permbi kembe nusja e degjon
Dhe cudi moj moter si e qysh duron!
Duket nga nje here zeri e lendon
Frengu rri i qete ose do bertase
Nusja e humbet dhe i vete pas
Frengu e ngre zerin edhe sekellin
Nusja e le perin edhe vershellin
Ai flet me vete flet e flet percart
Nusja s'eshte ne vehte benet me e zjarte!

Halla do nje nuse, nuse goja plot
Si nje zall te bardhe si nje zall te forte
Me shami ne krye ane e mbane qendisur
Dhe me floke te gjate prapa arratisur
Dhe me floke te gjata deri mu ne mes
Mu si nate janari sa te thelle te zes
Me shami te holle balle e faqe hedhur
sa t'i duket syri ne qepalla kredhur
Me flori ne gushe hapur mu si prush
Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.

Rralle e tek te duket, rralle e tek te flase
Nje thelleze e bukur mbyllur ne kafaz
Mbyllur ne kafaz nje thelleze e bukur
Mu ne mes te reve hena ne te dukur
Mu ne mes te reve si hene e si yll
Ose si nje xhinde fshehur ne nje pyll.
halla do nje nuse si edhe i biri
Rrenjet prej argjendi degat prej floriri
Me te folur halla, nusja te hape syte
"Lepe" fjale e pare, "Peqe" fjale e dyte
edhe asgje tjeter, vetem lepe e peqe
Pasi zemra halles qenka si nje qelqe
Po u thye, vajti, e ska me ngjite, qepe
Zogu i plagosur di te kap me sqepe!
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Cke moj zemer qe renkon

Njeher' varet trikollari, heren tjeter kryq i thyer...
Paska rar' hallva prej qielli e ja nis nje dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele per te ber' nje stan te ri!

Shitet vendi per para, me para e per para
Benet burri telendi, dy para nje maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zerit te atdheut hund e tyre shtate sqepe!

Duke blere e shitur ere, dikush benet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
Milioneri yn' i ri
Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!

E perhera me dy faqe, qe te haj'e qe te bluaj,
Ne nje kohe mbi dy frona, ne nje çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, ne nje xhep e dy flamure
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te benim ze
Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te perze;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kenga ndryshe
E ç'kerkon ne gji te gjembit te kendoj' nje dallandyshe?

Mirpo vendi paskish zemer, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e degjon thelle, di te vesh, edhe te zhvesh
Tani eja e t'ja themi asaj kenge qe ja thone:
Koka ben e koka vuan, ç'ke moj zemer qe renkon?!
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Nje veshtrim i arratisur

Nje veshtrim i arratisur
Nga qepallat e qendisur
Ku eshte shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zez te tu
Vjen me thote ashtu-keshtu!

Me thot' jo edhe me ndez
Me thot' po edhe me vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat' me or' nuk matet!
E un' mbetem duke lutur
Lutem yjeve te keputur.

Dhe un' lus e kerkoj ty,
Ate vetull, ate sy!
Se ne syrin tend te zi
N'ate sy te zi, mazi
Shenj' e buzes sime duket
Si nje prush ne re kur muget!
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Ç'do të thotë patriot?

Ç'do të thotë patriot
sot për sot në Shqipëri?
Një tuf' ah e një tuf lotë,
një njeri i pa njeri!

Jo, jo! Burri i bën ball'
do buçit si val' mbi zall,

Sa më zi edhe më zi
sido qoftë pun' e tij,
copë-cop' i bënet buza
po aspak s'i falet shpuza.

Sikurse një gur stërrall,
në gji zjarrin e ka ngjall,
qoft në lum' e qoft' në det
zjarr' i tija nuk humbet!
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Zonja Lu

Nje dite dola per shetitje,
Afer udhes ne varreza
Pashe nje zonje me shume habitje
Veshur krejt me rrob' te bardhe
Duke i bere veri nje varri,
Qe ti besh veri nje varri
Eshte pune e nje te marri.
Iu afrova.. nje flori
Mrekulli nje bukuri...
Dore e saja vente vinte
Ben veri e ben veri!

E un' teper i cuditur
I them zonjes te me fale
Dhe si gjysem ngushellimi
Peshperita dy- tre fjale
Dhe iu luta te me thoshte
I kujt eshte ky varr i ri
Varr i fresket e i njome
E perse i ben veri?
Zonja kuqet e sterkuqet
Ben te thote e nuk me thote
Nuk me thote asnje pergjigje
Lutja ime vajti kot.

Rrobe e bardhe qe kish veshur
Me tregoi se mbante zi
Sado heshti buze e kuqe
Foli syri saj i zi!
Lem te lutem.. dhe vazhdoi
Perseri e perseri...
Dore e saj s'kish te lodhur
Ben veri e ben veri...

Nuk me ikej nga meraku
Po kur shoh se aty afer
Po ma ben me dore nje grua
Ajo ish nje plake e varfer
E me thote eja e di une
Te rrefej se c'jane ata,
Ate varr e ate grua
Ne me jep disa para!

Edhe une more zoteri
Me keto parate e tua
Shkoj e blej nje nuske nga prifti
Te me zgjatet jeta mua,
Pse ne vendin ton' te dashur
Me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet
Rrofte magji e prifterinjve!

Tash ajo qe pyesni ju
Eshte zonje e nje poeti
Edhe quhet zonja Lu.
Varri eshte i te shoqit
Ish poet i madh i vendit
Qe peshohej kenge e tija
Me derheme te argjendit!
Burre e grua mish e thua
çift i embel, çift me shije
çift o çift qe ska te dyte
si dy kokerra qershije.

Nje dite burri u semur
Dy plevite ne nje vend
Nje semundje shume e rende
Zonja Lu u prish nga mend
Dhe i thote burrit te saj
Nese mbyllen syte e tu
Une veten do ta vras
Dhe bej be qe ate cast
Me ke prane e me ke pas
Ti ma bere shtratin tim
Kryefron te dashurise
Dhe une varrin tend do ta bej
Shtratin tim te nuserise.

Jo, te lutem-i thote burri
Shume te lutem mos e bej
Mire athere, une do mbetem
Gjithe jeten nje e ve
Jo, te lutem, Luja ime
Mos e bej dhe kete be
Si pra une te duroj
Ne me zente kjo rrebe?
Pra te pakten do te mbyllem
Dhe do rreshkem disa vjet
Jo, te lutem Luja ime,
Eshte e shkurter jete e shkrete.
Vetem prit e ki durim
Sa te thahet varri im.

Tash poeti ra e fjeti
Ra e fjet' per mote jete
Gjeme e madhe qe e gjeti
Zonja Lu therret bertet
Me oi e me oi
Per ate qe benej fli
Nje minute e dy vili!
Ç'me gjet mua,çme gjet mua
Ulurin e zeza grua
U plagos, u shkaterrua
U Plagos e u gjakos
Me bicakun e fildishte
Fije fije beri floket
Cope cope i beri mishte.

Pas dy diteve vjen nje djale
Nje djalosh nje bukurosh
E i thote zonjes Lu
Ti shendoshe e une shendoshe
Ti e une nje cift i embel
Çift i bukur,çift me shije
Çift, o çift qe ska te dyte
Si dy kokerra qershije.

Mirpo zonja eshte besnike
Ka dhene fjalen ka bere be
Sa te thahet varri burrit
Doemos do rrije e ve
Meqe varri eshte ifresket
Eshte i njome e eshte i ri
Qe te thahet shpejt e shpejt
Zonja Lu i ben veri!
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Do t'i shtrydh të dy sytë

Un' jam un', saksi e vjetër!
Lule gjirit që stolisa shkoi stolisi një gji tjetër
Un' e nisa e stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa
dhe me këngë ylyveri buz' e gushë ja qëndisa

Nëpër vapëz i dhash' hijem nëpër hije er' e shije
i dhash' shije poezie, gjith' fuqit' e një magjie
gjith ato, që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije
ar' e diellit me tallaze, ar' e hënës fije-fije
dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije...

Po u bë ajo që s'bënej, si, pra, zemra do duroj',
syri lotin ta qëndis, loti syrin ta harroj?
Si, pra, zëmra do durojë un'saksia tash të vuaj
edhe këngë e gjirit tim të këndoj' në gji të huaj?

Un' e nisa i stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa,
dhe me këngë ylyveri buz' e gushë ja qëndisa
buz' e gushë ja qëndisa, e ormisa mu në zëmër
plasi hëna ziliqare që shikonte me sy vëngër!

Më së fundi i dhash' lotin, kryepajën time pajë
i dhash' lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj'
i dhash' vjershën time valë, dy herë valë tri her' zjarr
që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr'
këng' e marr' e mallit tim, që tani e paskëtaj
do t'i shtrydh të dy sytë nëpër gjurma të asaj!
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Vetem jeta s’mund te matet

Dhe ajo qe m’u duk mua e perhershme shkoj e vate
Vate jeta ime vate, me la vetem nje kujtim
S’di, i ziu, c’eshte kujtimi: Vetem shkrep si vetetime
e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris’ sate

Thone lindi me kemishe, per ate qe paske fate’
meqe une te dua ty, paskam lindur me kemishe
s’di, i mjeri c’eshte kemisha, vetem ish ashtu si ish
midis mishit dhe kemishes futej dor’ e zoteris’ sate

Thone paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
s’di, i ziu, c’eshte hyrija, por hyrirat me te mira
s’mund te ken’, t’u befsha une, ate zjarr te zemres sate

Paska vende gji-ergjend e pallate me shtate kate
ku ka defe, ku ka qefe, ku ka çupa me kaçupa
s’di, dhe s’di, se c’eshte kaçupi, me pelqen me teper kupa
kur ma mbush e kur ma jep, ajo dore pa mekate

Dy te tretat e nje kohe, te nje shekulli qe vate
vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
s’di, i ziu, se ku vane, vetem jeta s’mund te matet
vec me ditet qe kalova, ne prani te zoteris’ sate.
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Dëshpërim dhe shpresë

Edhe sot e këtë orë,
edhe sot ajo stuhi,
ajo flamë-madhe dorë
do na bëjë tym e hi!

Komb i varfër, komb i gjorë
si një zok i pafole,
një pëllumb i bardhë borë,
ngeli keq në një rrëke!

Që nga korça gjer te Shkodra
fat'i vendit errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra
fryn e çfryn një errësirë.

Komb i varfër, komb i mjerë,
i pamëm'e pa atë,
shpresa jotë këtë herë
si një fletë në deg'të thatë.

Komb i varfër, kombi i mjerë,
derëzi e punëzi,
edhe sot si kurdoherë,
një njeri i panjeri!

Jo, se, ja edhe hëna mbrëmë,
dukej kredhur në një rrobë,
edhe nxinte si një mëmë
që ka mbetur qyqe korbë!

Mirpo sonte bukuri,
buzë e saja burim gazi,
edhe nga gjiri i saj zbrazi
vargje, vargje, drit flori!

Nuk e di se gjysh e si,
nuk e di se qysh nga se,
po nashti një shpresë e re,
shtin e shkrep në sytë e mi.

Do na zhduket errësira,
do të zhduket ajo dorë
nesër vjen me shumë të mira
shkaba jonë dykrenare.

Nën hijen e asaj
pranvera asht përhera,
që nga fundi gjer në maj
rreth e rrotull ylyvera.

An'embanë bukuri,
komb i lirë, tokë e lir
shqipëtar e Shqipëri
sa të lumtur, sa të mirë!
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

KOKA BEN E KOKA VUAN,

Njeher' varet trikollari, heren tjetër kryq i thyer...
Paska rar' hallva prej qielli e ja nis një dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele për te ber' një stan të ri!

Shitet vendi për para, me para e për para
Benet burri telendi, dy para një maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zerit te atdheut hund e tyre shtatë sqepe!

Duke blere e shitur ere, dikush benet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
Milioneri yn' i ri
Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!

E perhera me dy faqe, qe te haj'e qe te bluaj,
Ne një kohe mbi dy frona, ne një çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, ne një xhep e dy flamure
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te benim ze
Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te perze;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kënga ndryshe
E ç'kërkon ne gji te gjembit te kendoj' një dallandyshe?

Mirpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e degjon thelle, di te vesh, edhe te zhvesh
Tani eja e t'ja themi asaj këngë qe ja thonë:
Koka bën e koka vuan, ç'ke moj zemër qe renkon?!
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Ali Asllani, Një poezi e panjohur për vdekjen e Ismail Qemalit

Ishte 24 janari i vitit 1919. Në Hotel “Brufani” të Perugias (Itali), ku ndodhej i ftuar nga Qeveria italiane, me qëllim për të arritur “një marrëveshje me gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe delegatët e Amerikës”(1), për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes, që do zhvillohej në Paris, vdiq Ismail Qemal Vlora, protagonisti i Pavarësisë dhe kryetari i Qeverisë së parë shqiptare. Vdekja e papritur e tij, në një nga momentet më delikate që po kalonte Shqipëria, në prag të punimeve të Konferencës, u prit me mjaft hidhërim, si në Shqipëri ashtu edhe në mbarë diasporën. Kudo, nga jugu në veri, për të vajtuar humbjen e madhe të birit të tij, populli do thurte vargje lapidar:
...Erdhi lajmi i zi për Vlorën
ullinjtë ulën kurorën
Shqipëria e la këngën
se një plag’ ju hap në zëmër.
Shushica vrapin e ndali,
thonë vdiq ‘Smail Qemali.
Flamurin e mbuloi zia,
vajton për të zotnë e tija... (2)
Më 8 shkurt 1919, sipas amanetit të lënë, trupi pa jetë i Ismail Qemalit, i shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, u dërgua me tren në Brindisi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë.
Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, u zhvillua ceremonia e varrimit. E gjithë popullsia e Vlorës ishte mbledhur në Skelë. Në orën 10 paradite trupi pa jetë i Ismail Qemalit, nga ndërtesa e Komandës së “Base Navale” u vendos mbi shtratin e topit. Që aty korteu i madh u nis drejt qytetit. “Qyteti at ditë kish ra në pushim. Një heshtje e madhe mbretnonte gjith kah. Dukei se ish dit’e përzieshme: e tregonin dyqanet e mbylluna të tregut, letrat e përmortëshme të ngjituna ndër dyer të dyqaneve e të mureve, letrat me rreth të zi e me fjalët: “Zië kombëtare për të madhin patriot Ismail Qemal”, e tregonin të gjith fytyrat e vrëjtura të popullit. Nëpër dyer e dritare të shtëpiave kishin dalë gra e vajza e të gjitha përmendshin êmnin e Ismail Beut, të gjitha kujtoshin Plakun e Shqipniës. Po, të gjitha e kujtoshin me nderim pse, disa nder to, edhe e kishin njohtun: dinin kohën e fëminiës që kish kalue në këtê qytet, kishin pa fytyren e’tij bujare, kishin dëgjue veprat e’tija të shênjta e kishin marrë pjesë edhe në gëzimin e math të ditës së lumnueshme 28 vjeshtë e III të motit 1912, t’asaj dite historike që i dha Kombit shqiptar mvehtësiën e’tij e që e pshtoi prej kthetravet lakmuese t’armiqvet fqinj. Përpara tregut të math u-ndalue vargu e trupi i të ndyerit, ku u mbajtën dy fjalë të përmortëshme e të mallngjyeshme, njêna prej Prof.Jani Mingës e tjetra prej z.Qazim Kokoshit e ku ju bâ ndrimi i fundshëm prej ushtriës me marshin mbretnuer e me ushtarë që mbajtën armët për nderë.
Mbas kësaj ceremonie arkën e shpunë në Kaninë të përcjellun prej trumbës t’ushtarve të Kaloriës, prej të parëve të fesë, prej parësiës e prej një pjesës së madhe të popullit të Vlonës. Në Kaninë u-banë të lutunat e zakonshme e pastaj trupi i shênjtë i të ndyerit plak u-varrue pranë varrit të Ferid Pashës, për me bâ pushimin e përjetëshëm në jetë të pasosun, tue lanë të pavdekshëm e t’ameshueshëm në zêmër të shqiptarit e në historië të përlindjes êmnin, kujtimin e veprat...»(3).
***
I pranishëm në këtë ceremoni mortore ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, patrioti dhe poeti i madh vlonjat, Ali Asllani. Pikërisht këtë ditë, siç shënon edhe vetë, ai shkroi poezinë “Ismail Qemali”, të cilën ua dhuroi në dorëshkrim djemve të tij. Gjithashtu, përveç kësaj poezie, Ali Asllani shkroi edhe “Varrimi i Ismail Qemalit”(4), në të cilën poeti shpreh gjendjen tepër të tensionuar që ishte krijuar në Vlorë, për shkak të pushtimit italian. Komanda ushtarake italiane kishte marrë të gjitha masat që ceremonia e varrimit të mos kthehej në manifestim popullor kundër pushtuesit. Për këtë qëllim ata nuk donin të lejonin në asnjë mënyrë përdorimin e flamurit shqiptar, gjë që poeti vlonjat e shpreh fuqishëm në vargjet e tij:
...Kur mbi arqe ku ish Plaku
u duk ngjyr’e një bajraku...
ish bajraku Italisë!
Gjëmoj zër’i djalërisë!

Na u duk se Plaku vetë
nëpër heshtje diç na pyet,
sikur pyeti më përpara
“Ku ësht’flamuri që vara?” (5)

Në sajë të protestave të popullit të Vlorës, njëkohësisht për të shmangur pasojat që do sillte një qëndrim i tillë, komanda italiane lejoi që arkivoli, ku prehej trupi i Ismail Qemalit, të mbulohej me flamurin shqiptar:
...Vlora bëri si e deshi,
me bajrak të saj’e veshi,
veshi Plakun me bajrak
me bajrakun ngjyrë gjak!
Me një shkab’të zez’në mes,
dhe i vdekuri që s’vdes
mori udhën për në Vlorë... (6)
Adhurimi dhe respekti që Ali Asllani kishte për Heroin e Pavarësisë dalin qartë, jo vetëm në vargjet që ai shkroi për të, por edhe në ato pak kujtime që mundi të botoj në raste përvjetorësh të Pavarësisë. Në vargjet e poezisë “Ismail Qemali”, në këto pak rreshta, poeti i madh, me forcën e penës së tij përshkruan gjithë historinë e Plakut të Vlorës, apo “Plakut të pavdekshëm”, siç e quante ai; jetën e tij; vështirësitë që ai ndeshi në Shpalljen e Pavarësisë; rolin që ai lujajti në të; patriotizmin; sakrificat; dashurinë që kishte populli për të; e deri tek dëmi që i solli kombit vdekja e papritur e tij, duke e mbyllur me vargjet që sintetizojnë krejtësisht jetën dhe veprën e Ismail Qemalit:
...Plaku i vërtetë ish Profit dhe mbet Profit
Dhe qëndron ashtu si ishë
Do mbaj emrin si e kishë
Emr’i tija i vërtetë
është Nëntor njëzet e tetë...
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Katër faqet e dorëshkrimeve të zverdhura

Ali Asllani u lind në Vajzë të Vlorës, më 20 nëntor 1882. Prindërit e tij, Asllan dhe Hyjrie, vdiqën të rinj, duke e lënë ende të vogël. Pasi mbaroi filloren, në “Muradie” të Vlorës, u vendos në Janinë, ku studioi në shkollën e njohur “Zosimea”. Studimet e larta i kreu në Stamboll, ku pasi ndoqi një vit për mjekësi, u regjistrua në Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative, të cilin e përfundoi më 1906.
Ali Asllani u aktivizua që i ri në lëvizjen patriotike kombëtare, duke qenë një nga anëtarët e shquar të Klubit “Bashkimi”, të Janinës. Për bashkëpunimin me Ismail Qemalin ai filloi të¨persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej. Mundi t’i shpëtojë internimit duke kaluar në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës (1909), si përfaqësues i Klubit “Bashkimi”. Më 1910, pas rënies së kabinetit që e kish internuar, u kthye sërish në Stamboll. Pas Shpalljes së Pavarsisë, Ismail Qemali i besoi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, detyrë që e mbajti deri më 22 janar 1914, ditën e dorëheqjes së Ismail Qemalit nga Qeveria e Vlorës. Edhe pas largimit të Ismail Qemalit nga Shqipëria ai mbajti lidhje dhe korrespondencë të rregullt me të, së bashku me patriotë të tjerë vlonjatë, si Ibrahim Abdullahu, Hasan Sharra, Abaz Mezini, Alem Mehmeti, Osman Haxhiu, Qazim Kokoshi, etj. Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por meqënëse kundërshtoi pushtimin u pushua nga puna. Nga dhjetori i vitit 1918 deri më nëntor 1920 ishte Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921-1922 ishte Kryekëshilltar i Qeverisë dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Për një kohë të gjatë u emërua Konsull në Trieste, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua «Zëvëndës i ngarkuar me punë» në Sofje, më vonë, po aty, u emërua «Sekretar i Parë» dhe «i ngarkuar me punë». Në vitet 1930-1932 ishte Ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri është Kryetar i Bashkisë së Vlorës, deri në prag të pushtimit fashist, më 1939. Pas pushtimit u emërua antar i Këshillit të Lartë por, shumë shpejt pas këtij emërimi, u largua nga jeta politike dhe u vendos në vendlindje. Pas «çlirimit» është ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Edhe pse nuk u dënua, siç u bë me shumë miq e familjarë të tij, jeta e poetit dhe patriotit të madh, pas “çlirimit” të vendit, është shumë e vështirë.
Miqësinë me familjen e Ismail Qemalit e ruajti gjithë jetën. Që në Stamboll kishte zënë miqësi me të gjithë djemtë e tij, sidomos me Qamil Vlorën, i cili vdiq në burgjet komuniste, më 1950, në moshën 55-vjeçare. Esma Vlora (Hurshiti), gruaja e djalit të Qamil Vlorës, Ismailit, e kujton me shumë respekt “plakun” Ali Asllani. “Sa herë që na takonte, -kujton ajo, -duke qenë se ne ishim akoma të rinjë, na drejtohej, për të na dhënë kurajo, me shprehjen “Amore felicita”. Ali Asllani, përveç miqësisë me Ismail Qemalin, kishte pasur miqësi me djemtë e tij dhe veçanërisht me Qamil Vlorën dhe për këtë i vinte shumë keq që im shoq, djali i djalit të Ismail Qemalit dhe familja e tij të vuante në Shqipëri deri për bukën e gojës...». Sigurisht, për Ali Asllanin, të cilit “..i shkonin lotë ... sa herë-herë që kujtonte Vlorën dhe ata burra të shquar të saj si Ismail Qemalin, Ibrahim Abdullahun, Osman Haxhiun, Qazim Kokoshin, Hamza Isain, Abaz Mezinin, Jani Mingën, Tol Arapin, Halim Xhelon, Abdul Kuçin, Ahmet Lepenicën...”(7) ishte e rëndë tek shihte, jo vetëm familjen e tij, por edhe shumë patriotë të tjerë, që kishin luftuar bashkë me të, që kishin dhënë gjithshka për kombin, të persekutoheshin dhe familjet e tyre të vuanin për bukën e gojës. Ndaj nga shpirti i tij “që përbrenda kishte dallgët e një dhimbje të madhe”(8) do buronin fuqishëm vargjet:
Jepi dorën, jepi dorën
këtij djali që i ati,
na dha gjith’ato që pati,
na dha jetën, na dha Vlorën! (9)
Pak vite para vdekjes, (më në fund!!!) iu lidh një pension i vogël!!! Vdiq në Tiranë, më 20 dhjetor 1966.

* * *
Krijimtaria e Ali Asllanit nis që në moshë të re, gjatë periudhës kur studionte në Janinë. Vazhdoi të shkruaj edhe në Stamboll ku, vjershat e tij, i gjejmë në periodik të ndryshëm si: «Dituria», «Përfytyrimi i shkencës dhe edukatës», etj. Nga vjershat e para të thurura prej tij kanë qenë «Fshati im» dhe «Kroi»(10).Gjatë viteve 1914-1920 shkruajti mjaft poezi por shumica e tyre mbeti pabotuar. Më 1920 shkroi «Vlora-Vlora», e cila lindi në zjarrin e Luftës së Vlorës dhe u kthye në një këngë-himn, shoqëruar me muzikën e mjeshtrit Thoma Nasi. Gjatë viteve ’30 botoi mjaft poezi në shtypin e kohës, por «ajo që e bëri të njohur dhe e solli përfundimisht poetin në letërsinë shqipe, është vepra e tij madhore, poema “Hanko Halla”»(11). Shkruar më 1929 në Sofje, kjo poemë ishte botuar pjesë-pjesë, fillimisht në «Kosova» të Kostancës(1932) e më vonë në «Shkëndija» (1942). Po më 1942 poeti e publikoi të plotë në një botim të veçantë, së bashku me vjershat e gjata «Dasma shqiptare» dhe «Vajza shqiptare». Para vdekjes mundi të botoj pak libra: «Vidi-vidi pëllumbeshë» (1960), «Shqipëria kryesorja» (1961), «Vajzat dhe dallëndyshet» (1964), “Kur merr zjarr rrufeja» (1966). Pas vdekjes iu botuan: «Poezia shqipe»(1973), «Poezi të zgjedhura» (1996) dhe “Vidi, vidi pëllumbeshë”(1999), etj. Përveç aktivitetit të tij politiko-atdhetar, sidhe krijimtarisë letrare, Ali Asllani do mbetet i njohur për qytetin e Vlorës edhe për ndërtimin e

Referenca:
(1) Letër e Ismail Qemalit dërguar Partisë Politike të shqiptarëve të Amerikës (Madrid, 17 nëntor 1918).
(2) Bardhosh Gaçe: “Flamuri dhe Ismail Qemali në këngë e rrëfime popullore”, Tiranë 1997, f.243.
(3) “Varrimi i Ismail Qemal Vlonës”, “Kuvendi”, Roma (Italia), 10 mars 1919, f.4.
(4) “Ali Asslani - Poezi të zgjedhura”, përgatitur nga Jorgo Bllaci, Tiranë 1996, f.24.
(5) Po aty...
(6) Po aty...
(7) Bardhosh Gaçe: “Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare”, Tiranë 1997, f.100.
(8) Po aty...
(9) “Vidi vidi pëllumbeshë», Tiranë, 1960, f.80.
(10) Bardhosh Gaçe: «Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare”, Tiranë 1997, f.5.
(11) Po aty, f.33.
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

ISMAIL QEMALI
(Vjershë e pa botuar, shkruarë e kënduar ditën që erdhi Ismail Qemali në Vlorë i vdekur)

Mbyllur det’ edhe stere
Kush do pyes? ... edhe përse?
E kush pyet për Shqipërinë,
Rreth me male një shketinë
E pa zë dhe e pa zotë
Vetëm vlente për një botë
Që të bënej ndonjë ditë,
Një thërime një kafshitë
Për atë e për këtë,
Vleft’e saja hë për hë,
Dele dajos........

Kur nji ditë,
Vjen e çfaqet një Profitë;
Ish njI plak i bardhë borë,
Nji bajrak me zok në dorë;
Çan tokë e çan detë
Si i çan rrufeja retë;
Edhe zbriti mu atje
Ku i than nga se për se
Po atje në atë vëndë,
Dy të prishurit na mëndë,
Jo që nuk i than “miserdhe”
Po i than dhe “shko nga erdhe!”

Plaku gjorë e plaku mjerë,
Ku do vejë e ku do bjerë,
Nëpër erë e nëpër shira
Nëpër gropa me shëllira?

Iku ditë e iku natë
I mungon dhe buk’ e thatë;
Edhe buka i mungonte,
Vëtan zêmra i valonte.

Si ish baltë, këmba kridhej,
Si ish plakë, trupi dridhej,
Andej ruhej nga armiku,
Këtej ruhej nga i ligu.

Mirpo plaku bëri krahë;
Kaloj male, kaloj brigje,
Kaloj pellgje të pa vahë,
Kaloj pyje të pa shtigje
Syr’ i tija një yll shihte
Dita yllin po e fshihte.

Plaku iku, iku, iku
Pas ca dite një mëngjes,
Kur dëgjon një zë kikiku,
Një qytet i gjithë u ndes.

Ish një vend, një vend i lirë
Që në gjuhën më të mirë
Që në gjuhën e Asllanit,
I thon vëndi i jataganit;

I thon Vlon’ e i thon Vlorë
Ku Shqiponja dy krenorë,
Gjeti gjithë ata që deshi,
Djem baroti, djem arbreshi,
Me besë burri armatosur,
Trimëri që s’ka të sosur,

E kush ishte ai plakë?
E kush ishte ajo flakë?
Si një yll që është këputur
Në një arqe brenda futur,

Na harriti.... Kuje sotë
Nuk na erdhi si e deshëm,
Po në dhe se fusëm dotë
Pra në zêmra do t’a ngjeshim.
Dhe aty do rroj sa malet
Shpirti tija nuk do falet
Nuk do falet po si Dielli,
Ku bashkohen det e qielli,
Atje shuhet ashtu duhet,
Qarko botës zë e muhet;

Mirpo dielli dhe atëherë,
Shkrep dhe shtie mbi të tjerë;
Dielli mbet gjithnjë Diell,
Kurdoherë me kokë në qiellë,

Edhe Plaku këtë ditë,
Si njeri mbaroi jetë
Mir po Plaku i vërtetë
Ish Profit dhe mbet Profit;
Dhe qëndron ashtu si ishë;
Do mbaj emrin si e kishë;
Emr’i tija i vërtetë;
Esht Nëntor njëzet’ e tetë.
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Vajza shqiptare

I
Kush të ka dërguar, hëna apo djelli?
Pa më thuaj, të lutem, sa pate ka qjelli?
Nëpër ato pate, madhëri e artë,
Ka të tilla shtate, si të zotris’ sate?

Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur,
Apo sjell melhemin zemrës së goditur?
Në je ndonjë valë, kush ësht’ ai mall,
Që të ndez e derdhe e utrin’ mbi zall?

Në je ndonjë çupë, do të mbaj mbi sup,
Do të ngjesh në zemër, do të pi me kup’!
Në je ndonjë lule, e ku do keç mbirë,
Si mundet e bënet lulja kaq e mirë?

Në se je sorkadhe, lumthi kush ka çapa,
Lum ai q’i vete zotris’ sate prapa!
Kush të paska rritur, kush të ka selitur?
Trupi i yt i bukur si flori i situr!

Në je ndonjë xhinde, xhinde e arratisur,
Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
Ku është ai pyll, ku është ai mur
ku ti vete fute dhe qëllon me gur?

II
Kush të ka dërguar, Hëna apo Djelli?
Pa më thuaj, të lutem, sa yje ka qjelli?
Ka të tilla pyje nëpër ata yje?
Ka të tilla xhinde nëpër ata pyje?

Qofshi të ërgjënda, ka të tilla xhinde?
Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde?
Desha që ta dija ku është ylli yt,
Desha që ta dija ku ësht’ pylli yt!

Në je ndonjë dritëz, dritëz perëndie,
Lum kush të ka afër, kurse nata bie;
Në je ndonjë hije, hije hyjënore,
Kthema zemrën time, zemrën që ma more!

Në je ndonjë erë, një veri në ver’,
Nga se po të digjet trupi ylyver?
Në je ndonjë ëndërr, shum’ të lutem shum’,
Në të dasht’ qejfi të të shoh në gjum’!

Në je xhevahire, nga se ku je dukur?
Nga se xhevahiri rri në kuti futur?
Në je ndonjë flutur, kush të ka qëndisur?
Kush është ajo dorë, që të ka stolisur?

Pa le ta dëgjojmë një herë e dy herë,
fol, moj dallëndyshe, që këndon mbi derë!
Fol moj dallëndyshe, se sa më vjen mirë,
Mos je ndonjë vajzë nga një vend i lirë?

- Un’ jam një arbreshe, rroj këtu në rrëza,
Një gjak e një gjuhë kemi me thëllza;
Pullumb e sorkadhe jemi farë e fis,
Kemi dhe shqiponjën gjyshen e shtëpisë!

Çdo të mira kemi, djelli si ar
Derdhet përmbi neve nga çdo vënd më par’,
Lul’ e vëndit tënë katër stinat çel
Edhe erë e bukur na deh e na vel!

A e more vesh kush më ka qëndisur?
Është dritë e djellit që më ka stolisur,
Është drtië e djellit, është dritë e hënës,
Më shum’ nga të gjithë është sisë e nënës!
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ali Asllani

Balte shqiptare

Te dua balte shqiptare
Te dua egersisht
deshperimisht
si ujku pyllin
si val valen
si balta balten
se gjer mbi gjunje
jam brenda teje
se lere kan ktu
dhe baba
dhe gjyshi
te dua balte shqiptare
se gjer mbi bel
e permbi bel
jam brenda teje
e sdal dot se sdua
se ti me lidh
me mban me mjalt
e me pelim
po te vdes
ne dhe te huaj
shork mergimtari
te ma beni varrin
ku do bie se pari
po nje grusht
nga toka jone
balte nga balta e saj
te ma mirni e te ma sillni
drejt e ne zemer te shkrete
se kjo balte e vendit tone
mallet do te mi shuaje
te mos me duket
aq i rende moj
oh ky dhe i huaj
e te vini te mi thoni
asaj nenes sime
zi mos mbaj
zi mos qaj
as edhe nje therrime
se me i lumtur jam i vdekur
sesa i merguar
mot pas moti arratie
zemer copetuar
 
daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Ali Asllani

Hakerrim

Që nga Korça gjer ne Shkoder mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,

Top