• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ali Pashe Tepelena - Figure Kombetare

trestenik

Heavy Metall
Anëtar
Jan 25, 2011
Postime
735
Pikët
0
Mjeku anglez kishte dëgjuar shumë për bëmat e këqija të Ali Pashait, që nga ngjarjet e Kardhiqit e deri në ndëshkimet e rënda publike që zbatonte Pashai, por toni i përdorur në kujtimet e tij për Pashanë është tepër interesant. Mirësia e shfaqur nga një sundimtar tiran tregonte se mjalti që rridhte prej gojës së tij nuk ishte gjithmonë i hidhur

Aty nga ditët e fundit të vitit 1812 erdhi në Janinë mjeku anglez Henry Holland, mjek primar në spitalin qendror të Marinës Angleze në Ishullin e Maltës. Në atë kohë ai ishte 24 vjeç dhe kishte një shtat të gjatë e të derdhur. Ishte biri i një prej familjeve angleze më të dëgjuara të kohës. Ai kishte sjellë me vete letra rekomandimi për Ali Pashanë dhe për sekretarin e tij, Kolovo, i cili në fakt kryente detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Pashait. E vendosën si bujtës në shtëpinë e një greku që ishte një nga më pasanikët e qytetit. Në ato kohëra Kolovi ishte 54 vjeç dhe kishte një paraqitje imponuese, ku spikaste një dashamirësi karakteristike. Meqë zotëronte anglishten, frëngjishten dhe gjermanishten, I propozoi doktorit që të bëhej përkthyesi i tij. Të nesërmen e mbërritjes në Janinë, doktor Hollandi u shpu në pallat për një takim me Ali Pashën. Kur hyri në pallat, ai u ndodh ndërmjet ushtarëve shqiptarë të Pashait, të cilët me paraqitjen dhe ecjen e tyre të madhërishme silleshin lart e poshtë. Hollandit, ndërmjet karrocave të pashait që ndodheshin në atë cast në oborrin e pallatit, syri i zuri një pajton. Pajtoni ishte një karrocë e rëndë gjermane, që dukej sikur kishte përshkruar nja njëzet here rrugët e Evropës. Pasi ngjiti shkallët e gurta që i dolën përpara ai u gjend para një korridori të madh, dritaret e të cilit, të gjera dhe të larta, vështronin nga liqeni dhe nga malet e Janinës. Korridori ishte I mbushur plot e përplot me njerëz. Syri dallonte ushtarë shqiptarë, turq e marokenë. Midis tyre kishte oficerë turq, sekretarë grekë dhe izraelitë, korrierë tartarë, skllevër zezakë, tregtarë të shumtë si dhe banorë të ndryshëm që prisnin të parashtronin lutjet e kërkesat e tyre para Pashait. Kur në fund të korridorit u hap një perde e rëndë, Hollandi u gjend në një sallon të madh me një tavan të lartë. Salloni ishte i mbushur me shtylla të larta e të zbukuruara me gdhendje dhe kishte plot dritare të mëdha, të cilat vështronin nga liqeni. Muret e sallonit ishin të zbukuruara me yje të kuq e të kaltërt. Tavani i tij prej dërrase kishte një gdhendje në formë katërkëndëshi, në skajet e të cilit ishin gdhendur yje dhe mesi i tij kishte plot gdhendje karakteristike të lyera me ngjyrë të kuqe. Në muret e sallonit, ndërmjet shtyllave, vareshin shpata, dorezat e florinjta të të cilave, ishin të zbukuruara me gurë të çmuar. Dyshemeja ishte e shtruar me sixhade të bukura dhe të rënda. Salloni pothuajse në të katër anët rrethohej me mindere të gjerë, mbi të cilët ishin vendosur jastëkë të kuq, të zbukuruar me tantella të përgatitura me fije argjendi. Pranë zjarrit të druve, që digjeshin nën një tendë të qendisur me hijeshi, qëndronte i ulur Ali Pashai në një minder që ishte pak më I lartë se minderet që qarkonin sallonin madhështor të audiencave. Në kokë mbante një takie të lartë e të rrumbullaktë me ngjyrë të kaltër të errët, anët e të cilës ishin të zbukuruara me qëndisma të bëra me fije ari dhe argjendi. Mbi veshjen e tij të brendshme, që e kishte me vija të qëndisura me ar, mbante një xhubë të verdhë me reflekse të kuqe. Në brez kishte një kamë e një kobure, dorezat e të cilave ishin të zbukuruara me gurë të ndryshëm të çmuar. Edhe në gishtat e duarve kishte unaza me gurë brilantesh. Nargjileja afër tij ishte e zbukuruar me gurë brilantesh. Si përherë, ai kishte një qëndrim dinjitoz që shprehte mirësjellje. Fytyra e tij që shprehte sinqeritet ishte e qetë dhe tërheqëse, por brenda kësaj paraqitjeje, ashtu si e ka përshkruar dhe Bajroni “fshihej zjarri i një furre që digjej pa ndërprerje”. Hollandi e solli bisedën rreth Bajronit dhe Hobhousit, të cilët e kishin vizituar kohë më pare Pashanë. Gjatë kohës që bisedohej për këta, Pashai nuk shprehte ndonjë mërzi, por me sa dukej ai dëshironte të bisedonte më shumë për politikë. I pëlqente që biseda të zhvillohej për atë që francezët kishin bërë në Rusi dhe anglezët në Spanjë. Pas kësaj bisede u hap problemi i një anijeje të tij transporti, e cila ishte kapur nga një frigate angleze, e më pas e kishin çuar në Korfuz. Hollandi u përpoq të bënte një koment dhe të mos prekte kështu asnjërën palë. Ali Pasha e ndoqi bisedën me interes dhe pasi ia plasi një të qeshure të madhe vendosi të ndryshojë përmbajtjen e saj. E pyeti Hollandin nëse e kishin pritur mirë dhe pastaj I kërkoi që t’i bënte një vizitë mjekësore të kujdesshme, para se ai të largohej nga Janina. Ky takim zgjati gjysmë ore. Gjatë gjithë kësaj kohe shërbyesit e Aliut dhe të Kolovos me veshjet e tyre më të mira, katër shqiptarë të hijshëm dhe dy robër zezakë me mjekra të bardha, qëndruan vazhdimisht në këmbë në qëndrim ceremonial.

Gjërat që i interesonin më shumë Ali Pashait

Disa ditë pas këtij takimi u thirr Hollandi për t’i bërë vizitën mjekësore. Me ndërmjetësinë e Kolovosë, Pashai i kallëzoi mjekut simptomat e sëmundjes që po kalonte. Gjatë bisedës me të, ai shprehu dyshimin se mos barku i tij kishte mbledhur ujë. Sipas konstatimit të Hollandit, kjo ishte vetëm një parandjenjë e Pashait. Në çështjet profesionale goja e Hollandit ishte aq e heshtur sa nuk la gjë të shkruar për gjendjen shëndetësore të Ali Pashës. U mjaftua të thotë se nuk vuante nga asgjë serioze dhe shqetësimet që ai ndiente ishin pjesërisht pasoja të moshës dhe pjesërisht ato ishin edhe pasoja të mënyrës së jetesës së tij. Ali Pashai kur dëgjoi fjalët shpresëdhënëse të dala nga goja e një mjeku si Hollandi, shprehu një qëndrim plot mirësjellje. Ai në përgjithësi ushqente mosbesim tek fjalët e mjekëve, por kësaj here Hollandi ia fitoi zemrën e besimin. Pas vizitës mjekësore vazhdoi të flasë me të për politikë dhe pastaj e pyeti për jetëgjatësinë. Hollandi I tha se rrethet shkencore prej kohësh kishin hequr dorë nga kërkimi i eliksirit të zgjatjes së jetës. Më pas Aliu e solli bisedën edhe tek alkimia dhe i tha atij se ishte kurioz të dinte nëse ishte bërë ndonjë zbulim për prodhimin e arit. Hollandi i shpjegoi se kjo gjë ishte e pamundur dhe u përqëndrua në përpjekjet e shkencës për ta nxjerrë këtë lëndë nga minierat dhe nëpërmjet metodave të pastrimit, ta sillte atë në gjendje përdorimi. Biseda vazhdoi më tej mbi teleskopin, mbi armët, mbi fuqinë e shteteve të ndryshme, mbi ndërtimin e rrugëve dhe të urave si dhe mbi metodat që përdoreshin për zhvillimin e bujqësisë. Ali Pasha mbeti shumë i kënaqur nga takimi me Hollandin dhe kur ai u largua, i dhuroi një shpatë nga më të fismet, të përgatirur me çelik Damasku, më i çmuari i kohës dhe instistoi të takoheshin edhe herë të tjera.

Vizitat e tjera që bëri doktor Hollandi

Doktor Hollandi gjatë udhëtimi të tij vizitoi edhe Veli Pashën, një nga tre djemtë e Pashait. E gjeti të ulur mbi minder dhe në kokë mbante një çallmë të kaltërt, të mbështjellë anash me një rrip të bardhë prej linoje. Linjat e fytyrës i kishte të rregullta dhe një e qeshur karakteristike e tij të bënte për vete. Ai po i arrinte të dyzetat, ishte i claret dhe i tha Hollandit se mund të qëndronte sa të dëshironte, bile I propozoi të përdorte edhe karrocën e tij personale. Thuhej se Veliu ishte një burrë shteti më i mirë se vëllai i tij, Muhtari, por jo i aftë sa ai në çështje ushtarake. Thuhej gjithashtu se ai ishte i apasionuar edhe pas kulturës, dhe njëherë kishte ndryshuar edhe drejtimin e rrugës për të shkuar dhe për të parë antikitetet e Athinës. Thuhej se si i ati, në jetën seksuale ai nuk puthte pa kafshuar dhe nuk përkëdhelte pa gërricur. Thashethemet shkonin aq larg sa që edhe për atë që në Janinë njihej me nofkën zonja Katja pa vesh, thuhej se veshin ia kishte kafshuar Veliu në një çast dashurie. Mjeku personal i tij ishte Lluka Vajen, i cili me të hollat e Aliut kishte studiuar mjekësi në Vjenë e në Laipcig. Gjatë muajit shkurt, Hollandi shkoi në Prevezë dhe kur hyri në qytet e gjeti Pashanë në mes të një grumbulli ushtarësh shqiptarë. Kur e pa Aliu u gëzua shumë dhe e pyeti gjerë e gjatë se si kishte udhëtuar. Kur mësoi se Hollandi kishte dëshirë të shkonte në Gjirin e Artës për të vizituar antikitetet që ndodheshin aty, i dha si shoqërues dy nga ushtarët e tij më besnikë. Ishin djem shumë të hijshëm por kishin koncepte të çuditshme për dëfrimin.

Udhëtimet në Gjirokastër dhe Tepelenë

Pas dy ditë udhëtimi, Hollandi u takua rishtas me Pashanë në gërmadhat antike të Filipiadhës. Pashai plak ishte ulur mbi një jastëk të kuq prej kadifeje dhe kishte rënë në mendime të thella. Gjatë kthimit për në Prevezë, karrocën e Pashait e shoqëronte një grup ushtarësh shqiptarë, të gjithë të hijshëm dhe belholë. Në Janinë, Hollandi vizitoi edhe Muhtarin, djalin e madh të Pashait, tek i cili nuk gjeti asgjë interesante. Në vazhdim të udhëtimit të tij shkoi edhe në Gjirokastër ku pati rastin të takohet me djalin e vogël të Ali Pashës, Salinë. Saliu ishte një djalosh 12- vjeçar, por paraqitja e tij hijerëndë tregonte se ai ishte personi që komandonte në pallat. Ishte një djalosh inteligjent, flokëverdhë dhe me sy të kaltër që ngjasonin me ato të të atit, kur ishte i ri. Kama dhe pisqolla që mbante në brez ishin të vogla, dukeshin sikur ishin bërë posaçërisht për të. Mësonte shqip, greqisht dhe turqisht si dhe stërvitej fizikisht.
Hollandi vizitoi edhe Tepelenën, e cila iu duk tepër interesante. Komanda e Tepelenës i ishte besuar Isuf Arapit, vëllait dhe njeriut më të besuar të Pashait. Isufi ishte plakur shumë, i kishte arritur të nëntëdhjetat, por mosha nuk ia kishte pakësuar forcat dhe ashpërsinë. Anglezi e gjeti Isufin në një dhomë të vogël të rrethuar nga njerëzit më besnikë të gardës së tij. Ishte i veshur shumë bukur. Me kalimin e viteve, vijat e fytyrës së tij vazhdonin të shprehnin dhunë dhe seriozitet. Fytyra i ishte nxirrë edhe më tepër se ajo e një skllavi abisinas. Doktor Hollandit aty i vunë në dispozicion një apartament të veçantë. Edhe e ëma e Saliut, djalit të vogël të Pashait, e cila ishte një skllave gjeorgjiane, vazhdonte të trajtohej me dashamirësi nga Pashai. Ajo me 60 shërbëtorët e saj qëndronte në një apartament të veçantë të haremit të sarajeve.

Kthimi në Janinë dhe largimi

Hollandi, pasi u kthye në Janinë qëndroi edhe dy javë të tjera në këtë qytet dhe gjatë gjithë kësaj kohe pati takime të shpeshta me Ali Pashën. Gjatë këtyre bisedave, Pashai i ishte shprehur doktorit se kur Saliu, djali i tij më i vogël, të bëhej 16 vjeç, kishte vendosur ta dërgonte të udhëtonte. Fillimisht do ta shpinte një vit në Marok dhe pastaj në Angli, Francë, Rusi, Stamboll dhe së fundi Anadollin. I tha gjithashtu se kur i biri do të ndodhej në Angli, shpresonte se Hollandi do të ishte i gatshëm ta ndihmonte atë. Në takimin e fundit që zhvilluan, mirësjelljes dhe pritjes miqësore iu shtua dhe një ngrohtësi e veçantë. I prekur e mbylli bisedën me këto fjalë: “Shpresoj se nuk do të më harroni dhe do të vini të më vizitoni prapë. Shpresoj se herë pas here do të më dërgoni letrat tuaja që do t’i pres me kënaqësi”. Kurse doktor Hollandi ndarjen me Ali Pashanë e përshkruan kështu:“Kur u ndava me këtë njeri që vazhimisht më priti me mirësjellje e me ngrohtësi, nuk kishte sesi të mos dëshpërohesha. Kur më përcolli u ngrit nga minderi, eci në këmbë deri afër meje, pastaj më puthi në të dy faqet dhe më uroi një rrugë sa më të mbarë”. Mjeku anglez kishte dëgjuar shumë për bëmat e këqija të Ali Pashait, që nga ngjarjet e Kardhiqit e deri në ndëshkimet e rënda publike që zbatonte Pashai, por toni i përdorur në kujtimet e tij për Pashanë është tepër interesant. Mirësia e shfaqur nga një sundimtar tiran tregonte se mjalti që rridhte prej gojës së tij nuk ishte gjithmonë i hidhur. Hollandi, i cili arriti të bëhet mjek personal I mbretëreshës Viktoria, atë “bar mjekimi” që kishte përfituar nga biseda e ëmbël me Ali Pashanë, pati rast ta përdorë shpeshherë ndaj të sëmurëve të tij.(“Spektër)

http://www.bota.al/2016/01/ali-pashe-tepelena-nje-takim-i-kendshem-nje-bisede-e-embel/
 
busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,508
Pikët
83
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Trestenik , urime per temen , shkrim shum interesant...
 
Atdhetari

Atdhetari
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
67
Pikët
0
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

I prekur e mbylli bisedën me këto fjalë: “Shpresoj se nuk do të më harroni dhe do të vini të më vizitoni prapë. Shpresoj se herë pas here do të më dërgoni letrat tuaja që do t’i pres me kënaqësi”. Kurse doktor Hollandi ndarjen me Ali Pashanë e përshkruan kështu:“Kur u ndava me këtë njeri që vazhimisht më priti me mirësjellje e me ngrohtësi, nuk kishte sesi të mos dëshpërohesha. Kur më përcolli u ngrit nga minderi, eci në këmbë deri afër meje, pastaj më puthi në të dy faqet dhe më uroi një rrugë sa më të mbarë”. Mjeku anglez kishte dëgjuar shumë për bëmat e këqija të Ali Pashait, që nga ngjarjet e Kardhiqit e deri në ndëshkimet e rënda publike që zbatonte Pashai, por toni i përdorur në kujtimet e tij për Pashanë është tepër interesant. Mirësia e shfaqur nga një sundimtar tiran tregonte se mjalti që rridhte prej gojës së tij nuk ishte gjithmonë i hidhur. Hollandi, i cili arriti të bëhet mjek personal I mbretëreshës Viktoria, atë “bar mjekimi” që kishte përfituar nga biseda e ëmbël me Ali Pashanë, pati rast ta përdorë shpeshherë ndaj të sëmurëve të tij.
Interesant !
Ja po shtoj edhe une pak ne lidhje me temen :)

Sa i përket personalitetit historik të Ali Pashës, historia akoma nuk e ka thënë të vertetën. Të gjitha ato që janë thënë e shkruar për të janë gjysmë të vërteta e gjysmëspekulime, të përshtatura sipas interesave konjukturale të kohës. Si ta shpjegojmë faktin që të gjithë heronjtë e mëdhenj të kryengritjes greke (Marko Boçari, Odise Andruco, Karaiskaqi, Xhavela, etj) në fund u gjendën në krah të Aliut? Pse aziatikët e zi fanariot që tashmë e kishin futur në dorë qeverinë e sapoformuar greke e dogjën në tërësi arkivin e Marko Boçarit? Pse shumicën e heronjve të luftës greke i likuiduan tradhëtisht vetë ata që pretendojnë se e “çliruan” Greqinë? Ka dhe shumë pyetje të tjera që kërkojnë pergjigje. E sa për Ali Pashën do të shtoja vetëm këto shkrime e burime të lëna, të gjitha nga të krishterë:

-Bajroni e quajti Aliun “Pirro ri”;

-Hygoi(kampioni i letërsisë franceze):”Aliu ishte i vetmi kollos që shekulli ynë mundi t’i kundërvë Napoleonit”;

-Uilliam Miler (historian anglez): “Luani i Janinës është rruga që të qon drejt kryengritjes greke”;

Protosingjeli (i Patrikanës Ikumenike nga Atanagora): “...Per Ali Pashën krijova bindjen se shumica shkruanë ndoshta të shtyrë nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe mendimi që kishin ndaj tij”;

-Jani Vilara i kohës i kushton një poezi:

“Më njohu Faethondi, më kish rritur Pirro
Aliu i parë më mban, tepeleniot hero
Padron i plotëfuqishëm i nëve të Epirit
Dhe gjeneral i pakrahasueshëm me shpatë në dorë
Vigjilent gjithmonë dhe i patrembur ndaj armikut të tij.
Në Janinë oushon Luan burrërori
Bir i Athinasë, edukuar nga Ari”.

-Mitropoliti Palikarpi i kushton Aliut poemen:

“Prijës fisnik qe banon në pallatet e Pirros
Ia ngre moralin papritmas Aleksandrit të ri,
Që ndoqi gjurmët e Admantit të paluftueshëm
Dhe përsëri kërkon dhe me të gjitha nderimet
E lashta bëhesh i lavdishëm
Ali Pasha që do të dërrmosh ushtri të mëdha mjaft besnike.
As ti as ndonjë i vdekshëm s’erdhët për të dëgjuar
Ata që për Aleksandrin krijuan një mrekulli!”

Për Ali Pashën dhe për Mehmed Aliun e Egjyptit ka per t’u folur dhe shkruar akoma shumë. Sapo janë hapur arkivat.
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Ali Pasha eshte figure historike,por eshte e veshtire te kuptohet pozitivisht.
Po ti heqesh meriten e indipendences nga perandoria Turke,nuk ngelet asgje.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,579
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Sero, Nese gjerat nuk do venin ashtu si shkuan(domethen me koken e prere te Ali Pashes) Shqiperia ndoshta do t'a kishte fituar shume me heret pavarsine e saj.
Alipasha ishte strateg politikan. Ai krijoi nje shtet brenda shtetit, bile me te forte dhe me autoritar se vete Turqia e sulltanit. Aliu krijoj nje shtet funksional ku lulezoi tregtia. Duke e pare me syrin e politikes se kohes, Ali Pasha ishte nje revolucionar i veret politik. Mentaliteti i tij politik i kaloi me diference te madhe kufijte e politikes anadollake te Stambollit.

Ali Pasha eshte nje vlere e vertet kombetare.
 
Qe Ali Pashai ishte njeri i "zoti"per kohen e tije nuk diskutohet,po ashtu qe pushtetin e hariti me ane te krimive e dredhive edhe kjo nuk diskutohet.Mund te justifikohet se ishte koha o periudha e tille..pushteti hariej me ane te krimit,e mbahej me ane te krimit.
Eshte e vertete qe figura e tije sherbeu si shembull per panevaresine e Greqise e mbase edhe te Shqiperise,por sherbeu kur i pren koken.U be shembull,e u be revolicjonar se i pren koken.

Eshte e vertete qe qeverisi mire pashallekun e tije,vuri qetesine e ndertoi shume,me ane te autoritetit e dhunes.Gjithmone nen urdherat,e lejen qe i jipte Sulltani.Qe Turqia qe luftoi Ali Pashen,nuk qe Ali Pasha qe luftoi Turqine.Indipendencen e kerkoi kur ishte i detyruar.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,579
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Sero, ndoshta nuk eshte shume etike t'a shprehim, por politika e ka krimin nje vegel ne duart e saj. Politika perdor krimin ashtu si eksploratori perdor shpaten per te hapur rrugen ne zemer te xhungles. Eshte naivitet te mendosh qe politiken pa kete arme ne dor. Politika pa krimin do ishte si ushtari bashibozuk pa armen.

Edhe Aliu sigurisht duke e pare me syrin e epokes ku ka mbreteruar, nuk kishte si mund te mos e perdorte kete instrument(krimin). Kriminaliteti shteteror edhe sot eshte arma me rezultative e te ashtuquajturave demokraci. Kush mund te numeroj krimet qe ka bere shteti amerikan. Sa e sa udheheqes shtetesh jane trembur dhe jane vene nen presion nga CIA Amerikane, per t'i vene ne sherbim te interesave te shtetit amerikan. Sa e sa te tjere jane vrare ne forme aksidentesh, apo jane zhdukur pa lene gjurme. Sa e sa grushte shteti, apo kryengritje te ashtuquajtura popullore jane organizuar ne interes te ShBA-ve jashte cdo etike te politikes se paster. Kur keto gjera ndodhin sot dhe duartrokiten e shihen si shembuj demokracie, ateher si mund te gjykosh dhe te mbash qendrim patetik ndaj nje politike te ndjekur ne fundin e shekullit te XVIII dhe ne fillim te shekullit te XIX.

Nuk mund te shihen figurat historike nen driten e zhvillimeve te sotme shoqerore. Eshte njesoj sikur te qortosh romaket, qe pse perdornin shpata dhe nuk perdornin pushke. Keshtu qe edhe Ali pashen nuk mund t'a qortosh per munges demokracie, kur ne ate kohe nuk ekzistonte asnje shtet demokratik. Apo per pushtet te dhuneshem, ne nje kohe kur masakrat dhe genocidet ishin vegla me e fruteshme per te mbajtur ne kembe perandorit. Ali Pasha jetonte ne ate periudh kohe. Dhe dobia e kesaj figure eshte pikerisht se ai arriti te kapercente e te shihte jashte kufijve kufizuese mendore te kesaj epoke. Menyra e qeverisjes se se tij dhe liria ekonomike ishin te krahasueshme me shtete te tilla si Franca e Napolon Bonopartit, apo mbreteria Britanike. Eshte vendi ketu te kujtojme lindjen e qendrave tregetare si Voskopoja qe e ka zanafillen pikerisht ne ate periudh kohe.

Tani, po te mundohesh te germosh, cdo figure do t'i gjesh te meta. Te gjitha figurat historike njerez kane qene. Njerz me pasione dhe te meta. Po te vihemi te kerkojme ato pak te meta qe kane patur ateher nuk do shkruanim historin e njerzimit, por historin e qenezimit. Sepse ne me kete menyre konceptimi te gjerave, nuk do t'a meritonim te quheshim njerez, por qene.

Historia nuk ve ne pah te metat e nje figure, por dobin dhe te rejat qe ajo sjell ne ekujlibrat historik.
Ali pasha eshte nga te pakta figura shqiptare qe ka qene faktor historik ne kohen e vet krahas figurave te tilla si Napolon Bonoparti. Ka qene udheheqesi historik shqiptar me i sukseshem pas Skenderbeut ne arenen nderkombtare. Me pak fjale ka qene fator historik ne ate kohe.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
11,109
Pikët
113
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Duhet te behet dallimi midis, Azgjesimeve te kokave te caktuara, dicka qe ndodh ne cdo sistem politike dhe ne te gjith kohet pa perjashtim, dhe masakrimi i popullsise mbar.

Ali Pash Tepelena ishte i zoti. Historia ka lene gjurmet e verteta, duam ta besojm neve apo jo. Ne te njejten kohe ishte edhe Tiran. Sepse populli jote nuk mund te masakrohet ashtu sic beri aji ne disa raste.

Megjithate, cilido arsyeja e vertet qe shtyu Aliun te luftonte Turqit, dhe gradualisht fitimin e Pavarsise nga Perandoria Osmane do te ngelet gjithmone nje arritje madheshtore per popullin tone!

Une di vetem keto gjera per Ali Pash Tepelenen

1-Masakroj Kardhiqiotet, ne befase, dhe i preu ne bese.

2-Krijoj "shtetin" e pare Shqiptare!

3-Ushtria e tij shkoj deri ne Egjypt. Dhe se Kontigjenti shqiptare ishte ai qe Krijoj ose ndihmoje 'ndertimin' e Egjiptit modern, ushtarakisht, politikisht!

Perfundimisht me kete sasi te paket njohurie qe kam per Personalitatin e tij, kam arritur te krijoj nje fare simpatie per figuren e tij. Kryesisht bazuar ne Pikat 2 dhe 3!
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

O Maqellarjot mos i ngateroni gjerat,se i hubtet edhe kuptimi i kohes dhe i personazhit per çka po flasim.Cfare shteti shqiptar ?.
Kuptimi i fjales shtet ne kohen e ne mendjen e Ali Pashes nuk ishte i mundur,sepse rajoni perbehej nga fshatra,fise,vilajete,etj etj...Te krijosh nje vilajet edhe autonom nuk do te thot qe krijove nje shtet...Aliu krijoi pushtet jo shtet,mbizoteronte nuk zoteronte nje teritor qe perbehej nga raca e popullesi te ndryshme.
Megjithate revolucionari Ali;u dorezua,me mashtrim;Se sulltani i fali jeten dhe i kishte premtuar nje vilajet andej nga Egjipti....me duket.
Mbase andej mund edhe te krijonte nje shtet shqiptar,se ne ballkan nuk i kishte shkuar ndermend.
Qe ishte nje figur e kohes,eshte e vertete.Por ta nxjerresh,revolucjonar,atdhetar,o patriot....nuk ka kuptim.
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Sero, ndoshta nuk eshte shume etike t'a shprehim, por politika e ka krimin nje vegel ne duart e saj. Politika perdor krimin ashtu si eksploratori perdor shpaten per te hapur rrugen ne zemer te xhungles. Eshte naivitet te mendosh qe politiken pa kete arme ne dor. Politika pa krimin do ishte si ushtari bashibozuk pa armen.

Edhe Aliu sigurisht duke e pare me syrin e epokes ku ka mbreteruar, nuk kishte si mund te mos e perdorte kete instrument(krimin). Kriminaliteti shteteror edhe sot eshte arma me rezultative e te ashtuquajturave demokraci. Kush mund te numeroj krimet qe ka bere shteti amerikan. Sa e sa udheheqes shtetesh jane trembur dhe jane vene nen presion nga CIA Amerikane, per t'i vene ne sherbim te interesave te shtetit amerikan. Sa e sa te tjere jane vrare ne forme aksidentesh, apo jane zhdukur pa lene gjurme. Sa e sa grushte shteti, apo kryengritje te ashtuquajtura popullore jane organizuar ne interes te ShBA-ve jashte cdo etike te politikes se paster. Kur keto gjera ndodhin sot dhe duartrokiten e shihen si shembuj demokracie, ateher si mund te gjykosh dhe te mbash qendrim patetik ndaj nje politike te ndjekur ne fundin e shekullit te XVIII dhe ne fillim te shekullit te XIX.

Nuk mund te shihen figurat historike nen driten e zhvillimeve te sotme shoqerore. Eshte njesoj sikur te qortosh romaket, qe pse perdornin shpata dhe nuk perdornin pushke. Keshtu qe edhe Ali pashen nuk mund t'a qortosh per munges demokracie, kur ne ate kohe nuk ekzistonte asnje shtet demokratik. Apo per pushtet te dhuneshem, ne nje kohe kur masakrat dhe genocidet ishin vegla me e fruteshme per te mbajtur ne kembe perandorit. Ali Pasha jetonte ne ate periudh kohe. Dhe dobia e kesaj figure eshte pikerisht se ai arriti te kapercente e te shihte jashte kufijve kufizuese mendore te kesaj epoke. Menyra e qeverisjes se se tij dhe liria ekonomike ishin te krahasueshme me shtete te tilla si Franca e Napolon Bonopartit, apo mbreteria Britanike. Eshte vendi ketu te kujtojme lindjen e qendrave tregetare si Voskopoja qe e ka zanafillen pikerisht ne ate periudh kohe.

Tani, po te mundohesh te germosh, cdo figure do t'i gjesh te meta. Te gjitha figurat historike njerez kane qene. Njerz me pasione dhe te meta. Po te vihemi te kerkojme ato pak te meta qe kane patur ateher nuk do shkruanim historin e njerzimit, por historin e qenezimit. Sepse ne me kete menyre konceptimi te gjerave, nuk do t'a meritonim te quheshim njerez, por qene.

Historia nuk ve ne pah te metat e nje figure, por dobin dhe te rejat qe ajo sjell ne ekujlibrat historik.
Ali pasha eshte nga te pakta figura shqiptare qe ka qene faktor historik ne kohen e vet krahas figurave te tilla si Napolon Bonoparti. Ka qene udheheqesi historik shqiptar me i sukseshem pas Skenderbeut ne arenen nderkombtare. Me pak fjale ka qene fator historik ne ate kohe.
Eshte e vertete,te gjithe udheheqesit ne histori pak a shume kane bere krime,kjo nuk diskutohet.Nuk diskutohet as koha e Aliut qe e kerkonte "krimin".
Por personazhet historik vleresohen mbi moralin o qellimin qe i japin krimit.I vetmi qellim o moral i krimit te Ali Pashes ishte ai personal...
Nje figure e sukseshme nuk do te thote qe eshte dhe figure pozitive.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
11,109
Pikët
113
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

O Maqellarjot mos i ngateroni gjerat,se i hubtet edhe kuptimi i kohes dhe i personazhit per çka po flasim.Cfare shteti shqiptar ?.
Kuptimi i fjales shtet ne kohen e ne mendjen e Ali Pashes nuk ishte i mundur,sepse rajoni perbehej nga fshatra,fise,vilajete,etj etj...Te krijosh nje vilajet edhe autonom nuk do te thot qe krijove nje shtet...Aliu krijoi pushtet jo shtet,mbizoteronte nuk zoteronte nje teritor qe perbehej nga raca e popullesi te ndryshme.
Megjithate revolucionari Ali;u dorezua,me mashtrim;Se sulltani i fali jeten dhe i kishte premtuar nje vilajet andej nga Egjipti....me duket.
Mbase andej mund edhe te krijonte nje shtet shqiptar,se ne ballkan nuk i kishte shkuar ndermend.
Qe ishte nje figur e kohes,eshte e vertete.Por ta nxjerresh,revolucjonar,atdhetar,o patriot....nuk ka kuptim.

Serafim...

Nuk thash se krijoj Shtet te mirefillt Shqiptare. Prandaj e futa ne Thonjeza. Megjithate ai arriti te fitonte "pavaresine" e pashallekut te tije, qe shkonte deri ne Janine. Kjo ka qene me sa di une periudha e vetme dhe e fundit qe Janina ishte e perfshire brenda Trojeve shqiptare. Ne fakt ne Janine shumica e banoreve ne ate kohe ishin shqipfoles. Edhe nje fakt tjeter eshte se sado gjakatar ishte Aliu, Cifutet qe banonin ne Janine preferonin ate shume me perpara Grekeve!

Ceshte e verteta cilido qe arsyeja e vertet qe shtyu ate ti kunderviheshte Nje perandorie te tere, dicka qe vetem Skenderbeu beri ne te njejtat permasa, do te mbetet si nje akt "atdhetar" vetvetiu. Se sa i vetedijshem ka qene Alipasha per Identitetin Kombetar dhe ndjenjat Atdhetare te tije te verteta besoj se do te ngelen gjithmone spekullime.

P.S sic shkruajta me pare, nuk kam shume informacion rreth Personalitetit te tije, natyrisht jame i kufizuar ne ate qe mund te them. Personalisht "krenohem" me te sepse jo vetem qe luftoj Turqit me vrere por ia solli ne "maj te hundes" nje perandorie te tere. Ne nje kohe qe armiqet e "betuar" te Osmaneve Greket dhe Serbet, benin krushqi dhe i lepinim me nder...servilave te Sulltanit.

Ne te njejten kohe denoj rend masakren e tij ndaj Kardhiqjoteve. Ishte nje akt barbar dhe makaber,poshtersi e Vertet!
 
busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,508
Pikët
83
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

http://www.spreadia.com/Ali-pasa_Sabanagic/35221819/VLL.QETAJ_-_ALI_PASHA_PE_HAP_TEFTERIN

Ali Pasha o pe hap tefterin
shum takomesh e kom askerin ...

...e hap tefteri o pasha pe kqyr
e kom askrin shyqyr bukur t'mir..

... n'takom t'kater o e kom Gilanin
per vaton gjith jeten e japin
kur te vin o kta djemt e ri
bash si era o kur vjen me shi...

p.s. nese e di dikush komplet tekstin e ksaj kange , iu kisha lut qe ta postoj .
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,971
Pikët
0
Ali Pashë Tepelena - figurë kombëtare

Ali Pashën e ka vlerësuar populli dhe këtë nuk e ndryshon dot ndonjë tifoz i Bushatlliut apo i Janullatosit.

Sa këngë i janë kushtuar Ali Pashës, nuk i janë kushtuar asnjë figure tjetër historike, dhe me një shtrirje gjeografike që nga Kosova e në Çamëri.

Populli ka 200 vjet që i këndon Ali Pashës, dhe s'ka qenë i detyruar për ta bërë këtë.

.
 
busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,508
Pikët
83
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Ali Pashë Tepelena - figurë kombëtare

Ali Pashën e ka vlerësuar populli dhe këtë nuk e ndryshon dot ndonjë tifoz i Bushatlliut apo i Janullatosit.

Sa këngë i janë kushtuar Ali Pashës, nuk i janë kushtuar asnjë figure tjetër historike, dhe me një shtrirje gjeografike që nga Kosova e në Çamëri.

Populli ka 200 vjet që i këndon Ali Pashës, dhe s'ka qenë i detyruar për këtë.

.
me nje fjale , e kan rujtun historin e Ali Pashes , neper mes te kangeve te cilat jan kendue neper oda te burrave...
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,971
Pikët
0
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Busavata, ti kuptoje si të duash, unë e thashë atë që thashë.

S'ka asnjë figurë tjetër historike që t'i jetë kënduar aq shumë sa Ali Pashës.

Tifozët e Janullaqit dihet që nuk i këndojnë.

Ti Busavata ç'mendim ke? Po pate mendim të keq, po të bëj tifoz të Janullaqit. Po pate mendim të mirë, do të përshëndes me një këngë të Ali Pashës, një këngë që e kam dëgjuar së fundmi. :d
.
 
busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,508
Pikët
83
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Busavata, ti kuptoje si të duash, unë e thashë atë që thashë.

S'ka asnjë figurë tjetër historike që t'i jetë kënduar aq shumë sa Ali Pashës.

Tifozët e Janullaqit dihet që nuk i këndojnë.

Ti Busavata ç'mendim ke për Ali Pashën? Po pate mendim të keq, po të bëj tifoz të Janullaqit. Po pate mendim të mirë, do të përshëndes me një këngë të Ali Pashës, një këngë që e kam dëgjuar së fundmi. :d
BATO te pershendes , une postova pak minuta para teje , edhe e kerkova tekstin e kanges , se e kam ndegjue shum here neper dasme , me pelqen kanga...
une Ali Pashen e llogariti si heroj kombetar ..pra kam mendim te mire...

p.s. nese e di tekstin e kanges te lutem postoje .
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,971
Pikët
0
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Atë këngën që kërkove ti pak më lart nuk e kam, por po e gjeta ndonjë ditë, do ta sjell.

Kam nja dy këngë për Ali Pashën që do t'i postoj tani te folklori.

[FONT=Georgia, serif]
[/FONT]
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

BATO te pershendes , une postova pak minuta para teje , edhe e kerkova tekstin e kanges , se e kam ndegjue shum here neper dasme , me pelqen kanga...
une Ali Pashen e llogariti si heroj kombetar ..pra kam mendim te mire...

p.s. nese e di tekstin e kanges te lutem postoje .
Prandaj te duket Zogu hero i keq,se mer si shembull Ali Pashen per herojt kombetar...hahaa..
Mir e ke;figur kombetare me heroike nuk ka.Luftoi gjithe jeten Turqin per panevaresin e shtetit shqiptar.
 
BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,971
Pikët
0
Përgjigje e: Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare

Sero, ALi Pashës i duhej t'u shërbente turqve për të arritur planet që kishte.

Edhe Skënderbeu u shërbeu turqve, por vlerësohet për atë që i luftoi më vonë.

Mos dëgjo ç'thotë Janullaqi!

(Na u qepën moderatorët e Janullaqit, andej e këndej :d)
 
Top