• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Alketës i është dobësuar intuita

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
558
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Alketa Vejsiu, prezantuesja e njohur shqiptare, është dalluar gjithmonë për shijen e hollë në zgjedhjen e veshjeve të saj.


Por, mesa duket kohët e fundit, Alketës i është dobësuar intuita. Gjë që e ka dëshmuar nga spektakli në spektakël. Një Alketë të rritur në moshë, e sforcuar për të qenë më e pjekur sesa është, pamë në programin “Më shumë dashuri”.

Në fakt, për vetë formatin që ai kishte, rritja në moshë e Alketës ishte, le të themi, e pranueshme. Por, 26-vjeçarja Vejsiu duket se i zhgënjeu sërish fansat e saj për sa i përket stilit të veshjeve të saj në spektaklin që sapo ka nisur.

Asnjë gjë ndryshe nga programet e viteve ’90, e për më tepër një veshje aspak moderne. Urojmë që vërejtjen tonë miqësore Alketa ta ketë parasysh, në 10 puntatat e radhës së spektaklit.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top