• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Alketa me këngë të vjedhur te “Dancing with the stars?

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Të gjithë ata që ndjekin spektaklin “Dancing with the stars” kanë në memorien e tyre këngën hapëse të spektaklit të kënduar nga mederatorja e tij, Alketa Vejsiu me titull “Yjet vallëzojnë”.


e anë të kësaj performance hyrëse, që ngjan si kolonë zanore e spektaklit, Alketa na kujton, se gjatë karrierës së saj, ndër të tjera ka bërë edhe këngëtaren. Deri këtu gjithçka në rregull. Por pak ditë më parë, revista on-line Albaniac ka publikuar dy video, ku tregohet qartë se kënga e Alketës është kopje e këngës së Fergi-t, të grupit “Black Eved Peas”, me titull “Be Italian”.

Madje tek Albaniac, në fillim bëhet ironi, duke thënë se Fergi ka vjedhur këngën e Alketës, por më pas tregon se kjo këngë ka dalë një vit më parë, madje ka qenë kolonë zanore e filmit “Nine”, ku kanë luajtur aktorë të mëdhenj, si Sofia Loren dhe Penelop Cruz. Filmi ka qenë kandidat për shumë çmime dhe është pëlqyer shumë, kështu që kolona zanore e tij, padyshim që është një motiv shumë i njohur.

Ndërkohë, Alketa nuk ka ndryshuar asnjë notë në këngën që këndon, por në ndryshim nga Fergi, nuk thotë “Be Italian” (ji Italian) por “Yjet vallëzojnë”. Mbase duke qenë thjesht një këngë hapëse e spektaklit, nuk ka ndonjë problem të jetë e kopjuar, pasi nuk konkuron gjëkundi, por e vërteta është se asnjëherë nuk është treguar se nga është marrë kjo këngë, aq sa të gjithë kemi menduar se është një krijim i mirëfilltë. Deri pak ditë më parë.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Alketa me këngë të vjedhur te “Dancing with the stars?

krejt po vjedhin le te vjedhe edhe kjo:d
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Alketa me këngë të vjedhur te “Dancing with the stars?

Nuk e ka vjedhur por e ka marrur pa pyet...

Keshtu duket me bute. hehe
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Alketa me këngë të vjedhur te “Dancing with the stars?

se ka vjedh edhe se ka mar pa pyet... por ata jan ngutur edhe e kan ba kangen e saj , para kohe ... ja kan vjedh idenë... hajnat ..
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Alketa me këngë të vjedhur te “Dancing with the stars?

Kur ka kenduar Alketa ata as qe kane ditur se cka eshte muzika...-fershellen-
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Alketa me këngë të vjedhur te “Dancing with the stars?

se ka vjedh edhe se ka mar pa pyet... por ata jan ngutur edhe e kan ba kangen e saj , para kohe ... ja kan vjedh idenë... hajnat ..
E ka vjedh pa pyetur.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Alketa me këngë të vjedhur te “Dancing with the stars?

Kur ka kenduar Alketa ata as qe kane ditur se cka eshte muzika...-fershellen-
korrekt , kan mendu se muzika del nga fabrika :D
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Alketa me këngë të vjedhur te “Dancing with the stars?

Ja fut kot;Ku e di Alketa se nga del muzika,lene pastaj se çfar eshte fabrika.
ndoshta nuk e di se qka asht muzika , po fabriken e di , se ka pas takime te ndryshme te fabrika :D
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Alketa me këngë të vjedhur te “Dancing with the stars?

ndoshta nuk e di se qka asht muzika , po fabriken e di , se ka pas takime te ndryshme te fabrika :D
Takimet tek fabrika nuk i bote nga muzika.
 
Top