• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Amerikanët me ‘qendër spiune’ për mbikëqyrje të internetit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Qendra për siguri dhe mbikëqyrje të internetit do të duhej të përfundojë deri më 2013. Ajo do të jetë një prej projekteve më të mëdha ushtarake kohëve të fundit. Sipërfaqja e kësaj qendre do të jetë rreth 90.000 metra katrorë.
Në Utah të Shteteve të Bashkuara po ndërtohet Qendra për siguri dhe mbikëqyrje të internetit me vlerë prej 1.5 miliardë dollarësh, raportojnë mediet amerikane.



Në ndërtesën e Qendrës të cilën e quajnë edhe si “qendër spiune” do të duhej të punësoheshin në mes të pesë e dhjetë mijë njerëz. Qendra do të duhej të përfundonte në tetor të 2013-ës. Utah është zgjedhur në mes të 37 lokacioneve për qendrën e re e cila do të jetë projekti më i madh ushtarak të SHBA-ve kohëve të fundit.

Ndërkohë, Robert Gates, ministër amerikan i mbrojtjes ka thënë ditë më parë se në llogari të Pentagonit do të kursejë 78 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Do të duhej të zvogëlohej edhe numri i këmbësorisë ushtarake dhe marinsave. Krejt kjo është pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit Barack Obama që të kursehet në buxhetin tepër të madh të ushtrisë i cili është më i madh se 500 miliardë dollarë dhe kështu të zvogëlojë deficitin kombëtar.
 
Top