• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Amerikanët, telefonin mobil e përdorin më shumë për internet dhe lojëra

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përdorimi i funksioneve tjera në telefon mobil, jashtë atyre bazike si thirrja me zë ose SMS-të, është duke u rritur në mënyre drastike nga amerikanët.
Konsumatorët amerikan telefonat e tyre mobil sot po i përdorin edhe si kamerë, foto-aparat, emaila, lojëra dhe qasje në internet, thuhet në raportin e realizuar nga Pew Research Center, “Internet & American Life Project”.

“Për shumicën e përdoruesve, telefonat mobil janë shndërruar në një pajisje shumë funksionale, të cilët i përdorin telefonat e tyre për dërgimin e SMS-ve, lojëra, apo për shpërndarjen e fotografive në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë, telefonat mobil janë krijuar si një pajisje multi-mediale, e cila është esenciale për punë dhe për argëtim,” ka thënë Aaron Smith, specialist i hulumtimeve dhe autor i raportit, “Mobile Access 2010”.

Krahasuar me një vit më parë, Pew tha se pronarët e telefonave mobil në të shumtën e rasteve përdorin telefonat e tyre mobil për:

Fotografi: 76 për qind e tyre tani e bëjnë këtë, nga 66 për qind në prill 2009
Dërgimin ose pranimin e mesazheve me tekst: 72 për qind kundrejt 65 për qind
Qasje në Internet: 38 për qind kundrejt 25 për qind
Lojëra: 34 për qind kundrejt 27 për qind
Dërgimin ose pranimin e e-mailave: 34 për qind kundrejt 25 për qind
Video incizime: 34 për qind kundrejt 19 për qind
Muzikë: 33 për qind kundrejt 21 për qind
Mesazhe të çastit (IM): 30 për qind kundrejt 20 për qind
Më shumë se gjysma - 55 për qind - e përdoruesve të telefonit mobil qasen në internet nga telefoni i tyre, në baza ditore
 
Top