• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ami dhe Ermali ‘marketing’ me fotot e dasmës

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, kurorëzuan këtë fundjavë dashurinë e tyre disa vjeçare me martesë. Një dasmë larg tradicionales, dhe natyrisht shumë më e veçantë nga të tjerat që kemi parë deri m
ë tani.

Kemi mundur të mësojmë shumë pak detaje nga dasma e çiftit duke qenë se të dy kanë qenë shumë diskret në dhënien e informacioneve.

Kështu në dasmë kënduan vëllezërit korçar dhe këngëtarja Artjola Toska. Veshjet e tyre ishin shumë speciale, dhe janë pjesë e koleksionit të ri, ende të pazbuluar.

Natyrisht ka patur dhe shumë të ftuar VIP, duke filluar nga aktorët e spektaklit “Portokalli”, për të kaluar tek aktorët e “Apartamentit 2XL”, e deri tek këngëtarë e artistë të njohur të skenës, të cilët çifti ka mundur t’i bëj miq gjatë rrugëtimit në botën e medias.

Duke qenë se prej kohësh bashkëjetojnë nuk i duhet të kujdesen për arredimin e strehëzës së re të dashurisë. Muajin e mjaltit siç kemi mësuar në javët paraardhëse do ta kalojnë në Arbua, Karaibe.


Fotot e dasmës, i janë shitur një mediaje, pasi sikundër bëjnë edhe yjet e tjerë në botë, Ami dhe Ermali dëshirojnë ta përdorin pak edhe për marketing dasmën e tyre.

Ndonëse në fillim thanë që fotot do t’i shpërndanin në disa media (me kushtin që të zgjidheshin prej tyre), nga komunikimi që patëm me nusen, zbuluam se Ami do ketë ndryshuar mendim./balkanweb/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top