• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

"Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Ato që do të shkruaj më poshtë, nuk janë as të reja, as të paditura. Ndokush do të thotë se po përsëris ç'ka kam thënë më parë në artikuj e në librin "Ta duam dhe ta ruajmë gjuhën tonë të bukur" (1998).

Gjuha shqipe po dëmtohet shumë rëndë dhe padrejtësisht, por puna është se, pavarësisht se çfarë themi ne gjuhetarët, kujdesi i shqiptarëve ndaj gjuhës shqipe ka rënë shumë.

Shikoni se cfare po ndodh me emrat e pervecem te huaj.
Jo vetem se nuk zbatohet parimi i drejtshkrimit te shqipes dhe po shkruhen siç dalin ne gjuhet e huaja (Berlusconi, Blair, Clinton, New York) po edhe me thyerje te renda te morfosintakses shqipe, duke mos i lakuar fare emrat e pervecem te huaj. Keshtu po thuhet ne shtyp e ne radiotelevizion: takimi me Blair (në vend të takimi me Blerin), vizita e Bush (në vend të vizita e Bushit), takimi me Geixh (në vend të takimi me Geixhin) etj. Per "inerci" kjo po behet si ortek edhe ne shkurtimet si p.sh. drejtori i KESH (në vend të i KESH-it), kryetari i SHISH (në vend të kryetari i SHISH-it).

Me e keqja eshte se njerezit qe paguhen per te drejtuar vendin, shkencen, arsimin, kulturen, artin sikur jane pajtuar me gjendjen e rende qe ka pllakosur praktiken shkrimore dhe gjuhen e shkruar te gazetave, revistave e pergjithesisht te mediave. Kur kalon neper udhet e sheshet e Tiranes e sheh se cfare eshte punuar ndaj gjuhes shqipe. Kush te doje e kur te doje shkruan emertime ne gjuhe te huaja, ku nuk mungojne jo vetem Las Vegas e Magic City, Al Music po edhe kushedi sa mbishkrime te shkruara kunder rregullave te drejtshkrimit.
Ne shume dyqane e restorante, te dera shkruhet anglisht " push " dhe jo shqip " shtyje ", " open " dhe jo shqip " hapur ", " cloused " dhe jo shqip " mbyllur" etj.

Vetem mbishkrime shqip e te shkruara drejt eshte e veshtire te gjesh. Ka ardhur koha qe dikush te pergjigjet, po edhe te paguaje per shkeljet kaq te renda e te padurueshme te normave te gjuhes letrare zyrtare.

Ka qene nje pervoje e mire qe ne cdo gazete dhe reviste, si dhe ne shtepite botuese pervec redaktoreve te kishte edhe korrektor letrar. Disa gazeta dhe shtepi botuese kane filluar ta zbatojne kete norme pune, gje qe natyrisht ka filluar te jape edhe frytet e veta dhe kjo eshte per t'u pershendetur. Puna eshte qe kjo praktike te behet kudo norme pune e te sigurohet nje lufte ballesore per ta njohur dhe zbatuar si duhet gjuhen shqipe te njesuar. Perndryshe, shteti duhet te veproje duke gjobitur rende per thyerjet e rregullave te gjuhes letrare kombetare, ashtu sic gjobitet cdo kundervajtje ne nje vend demokratik e te qyteteruar.

Kemi permendur pa ngurrim edhe instancat me te larta, kemi kritikuar me se nje here edhe Kuvendin e Shqiperise e deputetet e tij te nderuar, te cilet ne librin e rrogave nenshkruajne si njerez te Kuvendit, por kur flasin e shkruajne me shpesh ua ka enda te thone Parlamenti, kryeparlamentari, grup parlamentar. Ua ka qejfi te zgjidhen nga populli shqiptar si deputete te Kuvendit, por fushaten zgjedhore e pagezojne me fjale te huaja edhe te shkruajne e te flasin si t'u vije, mbare e mbrapsht, pa folur ketu per hapjen e portave katerciperisht ndaj fjaleve bombastike e te huaja, frazave te gjata kilometrike, qe shpesh jane si ato te Don Kishotit "arsyeja e mosarsyes, ma dobesoi aq fort arsyen".

Kjo na kujton sa thoshte Faik Konica per analfabetet me diplome: "Po sot shoh nje turme te erret prej analfabetesh me diplome ne xhep, qe po i versulen shqipes dhe duan t' i vene thiken ne kurriz, qe ta gdhendin pas formes qe u pelqen atyre; se te gjoret kujtojne qe gjuha eshte nje cope dru pa shpirt. Nuk dine qe eshte jo vetem e gjalle, po dhe shume e holle, aq sa, po i shtremberove pakez nje nyje a nje dell, trupi i tere i tronditet, vuan dhe humb forcen bashke me bukurine"..
 
Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
15,148
Pikët
113
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

fatkeqesishte, ne kete rruge tani jane ndoshta edhe me mijera kandidat potenciale drejte titullit "analfabete me Diplome"...

Piff, si duket ne ditet e sotme me rendesi eshte fabrikimi i bachellorave, masterrave... sikur ne fabriken e çokollatave.

Ama vertete eshte mizerie, kur degjon surratin o surraten te barte titullin... ndonjerin nga keta qe ka perfunduar turbo, nderkohe kur i degjon fjalet qe thote... diçka nuk perputhet aty mes dyjave.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,528

Nuk mjafton cfar ti di,mjafton cfar ti verteton!
Me diplome,nga analfabetet.
PS: ka qene nje teme ku do jemi ne mbas 100 vjetesh?
Do jemi ketu ku te tjeret jane sot,dhe mbas 100 vjetesh te tjeret do jen 200 vjet perpara,pra si arrin dot kurre..........por perpiqemi!
lg
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

fatkeqesishte, ne kete rruge tani jane ndoshta edhe me mijera kandidat potenciale drejte titullit "analfabete me Diplome"...

Piff, si duket ne ditet e sotme me rendesi eshte fabrikimi i bachellorave, masterrave... sikur ne fabriken e çokollatave.

Ama vertete eshte mizerie, kur degjon surratin o surraten te barte titullin... ndonjerin nga keta qe ka perfunduar turbo, nderkohe kur i degjon fjalet qe thote... diçka nuk perputhet aty mes dyjave.
Mos merr studimet universitare si bazë, përhapjen e kancerit injorantesk të dëshmuar me diplomë universitare. Por merr popullin në tërësi, i cili dhe kur shkruan harron të vendosi një shenjë pikësimi, apo sikur të vendosi dhe dy pika mbi ''ë''. Nuk bëhet lufta për studentët e diplomuar dhe të mbetur nula. Lufta bëhet për ato që shfaqin këtë injoranc si një dije të pashoq. Që dalin me parrulla dhe reklama sikur të jen mazokista dhe jo si qytetar të cilët njohin etikën e gjuhës mëm. Kjo të vret më shumë, se injoranca e studentëve me diplom. Pasi ajo diplom të jep aftësi për diçka që si ke, po skarcohesh kollajë, por duhet kapur që në gjenez defekti, pasi ka mbaruar 9-të vjet dhe 3 të tjera që i thon 12 vjet, pa shkuar tek bachelor, master profesional, master shkencor, master i nivelit të dytë apo doktoratura. Këto janë maja e ajzbergut. Duhet të tronditemi nga themeli dhe jo nga kulla. Problemi ka ardhur si rrjedhoj e një mase injorante që nuk di shkrim dhe lexim, që i kanë marrë tetë vjeçaret dhe të mesmet pa e ditur sesi i kan auditorët. Kjo është keqardhja e Akademikëve dhe Albanologëve.
 
No Way

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
44
Pikët
0
Vendndodhja
Larg
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Teme shume interesante......Problemi qe ngre....shume i drejte......Jemi nje vend i tejngopur me universitete...po ne krahun tjeter eshte ngjallur analfabetizmi....absurde,apo jo?!!Gjithe sistemi yne arsimor eshte lekundur,e mbahet ne kembe me bastune....Ka humbur kultura e librit,vendin e tij e kane zene te tjera gjera....Eshte e trishtuar te shikosh femije qe ne vend te shkojne ne shkolle,punojne per te siguruar mbijetesen e familjeve.
Peisazh teper i zymte ne fakt......po zymtohet akoma me shume kur sheh njerez me copa kartonash ne xhep(diploma u thençin),qe nuk dine te komunikojne ne shqipe korrekte!

Trishtohem kur shoh dhe politikanet tane "te dashur" kur presin homologet e huaj ne vendin tone.....Per te treguar qe jane shume te ditur,nuk komunikojne ne shqip,por ne gjuhet e miqve.....dhe kete e bejne ne shtepine e tyre!!!!Kompleks inferioriteti qe te indinjon,mungese respekti ndaj gjuhes shqipe!!!

Pra peshku eshte qelbur nga koka!!
Po c'mund te behet?!!!
Shume gjera....shume.....qe nga tekstet shkollore falas per shkollat fillore,sepse ka shume familje qe nuk mund ti blejne!!
Te mos leshohen liçenca vend e pa vend per universitete private,se jane me tepri tashme!!!
Te kontrollohen diplomat qe leshohen,sepse i kane zhvleresuar totalisht!
Minimalja eshte njohja e mire e gjuhes amtare!

Respekti per gjuhen tone,eshte respekt per veten,per rrenjet....
E di qe ne ditet e sotme kjo tingellon si atdhetarizem e dale mode,po kjo nuk eshte e vertete!!

!Te gjithe ne duhet te kuptojme nje gje: DUHET TE RESPEKTOJME DHE DUAM VETEN,PASTAJ TE PRESIM TE NA DUAN E RESPEKTOJNE TE TJERET!
Pjese e vetes tone eshte GJUHA!
 
malick

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Epo e dime qe ne shqiperi blihen diplomat me para, ajo qe nuk blejne dot me para keta debilet, eshte truri dhe dijet e mesuara duke ndenjur mijra ore pa gjume, nejse le te shkojne te fshijne sumen me ato diploma, se nuk hyjne ne pune.
 
Jolene

Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,465
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Me vjen keq qe gjerat behen ne ate menyre ne shqiperi, cdo gje me miqesi e me lek.

Aryeja, sepse nuk jemi popull i trash cdo gje mund ta arrijme me mund edhe me studime.

Esht nje shprehje "**** esht si Visa* edhe ne shqiperi leku esht si **** zgjidh problemin kudo.
 
Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Me vjen keq qe gjerat behen ne ate menyre ne shqiperi, cdo gje me miqesi e me lek.
Aryeja, sepse nuk jemi popull i trash cdo gje mund ta arrijme me mund edhe me studime
Esht nje shprehje "**** esht si Visa* edhe ne shqiperi leku esht si **** zgjidh problemin kudo.
...babi im (inxhinier i sistemit te kaluar) kishte dy shoke ne klase te mesme. njeri, goni, ishte nje leshko njeri qe nuk i lidhte dot dy fjale, qe kur e ngrinte mesuesi ne klase per mesimin fliste brockulla...dhe mesuesi e rrihte perdite, kurse tjetri Timi, ishte qurravec, njeri qe kishte "njolle ne biografi", por qe perseri nuk
ja thoshte ne anje qoshe per mesimet. Ishte njeri i mire, thote babai, por per mesime...larg, i kishte frike!
Ne vitin 1996, Goni kishte mbaruar Juridikun, u punesua ne gjykate, dhe tani ka edhe pallat te ndertuar...dhe eshte Deputet pa leke, pa posuri...veetm me nje rroge te mjere deputeti, ....por me mercedes qe kushton 150 000 Euro! Timi, ka tre diplloma universiteti, juridik, inxhinieri, ekonomik...kurse babai im ngelet po me ate diplomen vjeter te regjimit. ne xhep..diplome koti me pak fjale se "eshte e regjimit dhe nuk pi uje" dhe keshtu nuk e do njeri se as ate as nje inxhinjer te zotin si babai im, qe ka qene novator, ka krijuar dhe punuar ne uzinen e auto-traktoreve!
Goni tani eshte deputet pasi erdhi nga gjykatae larte...kurse Timi eshte po aq i mjere dhe pa pasurim por e shoqa, Mejremja ka sherbetore ne shtepi se...nuk i ben duart pis te laje enet! Te dy jane njerez me influence te madhe...duhet disa dit ti takosh naj pese minuta se jan shum te zene me punet per popullin...
ohhhhh, me falni se dola nga tema! Ja po e filloj ketu:
Mesusja e nje kushuririt te Timit nga fshati ka krijuar nje liber kendimi...dhe ministria e arsimit ka porositur prinderit qe nese nuk blejne ate liber kendimi nuk u quhet (se nuk perputhen me kerkesat...) Them e ka krijuar, sepse e ka bere qe nxenesit te mesojne shume...pasi qe te mesojne ate qe duhet, me pare duhet ta perkthejne ne shqipen zyrtare, pastaj te rregullojne drejtshkrimin...pastaj ta kuptojne!
O Popull! Cfar kerkoni se nuk po e kuptoj? Me te vertete kerkoni te gjeni fundin e kesaj pune? Po ne kohen e regjimit komunist te prinderve tone kishte miliona zejtare, punetore te specializuar, bujqer...dhe disa te shkolluar, me te miret e klases dhe nuk kishte vende pune..., kurse sot kemi mijera universitete, asnje zanatci, anje artizan, anje institucion...dhe shume shume shume...uje ne gjithcka! Cfar kerkoni ju, te merren me problemet e rinise, hapjen e vendeve te punes per te rinjte, hapjen e shkollave profesionale, krijimin e nje struktiure shoqerore ku klienti te ndjehet zot, nje kulture ku puna te quhet nder, nje shoqeri qe ne vend te Gonit ne gjykaten e larte dhe gjithe gjykatat te marre gjyqtare nga jasht sikurse kane bere shume vende qe kerkojne zhvillim, dhe ku eshte kerkuar te zhduket korrupsioni? Po Goni e Timi nuk jetojne dot pa korrupsion, me se do ti ngasin mercedeset mijera eurosh, shtepite miliona euro, bisneset qe marin edhe kafshaten e fundit te prinderve tane...qe pensioni nuk i del per te paguar dritat...se jane te shkolluar ne regjimin komunist! Vend ku qefi me i madh eshte te marrin me goje tjetrin...ky jemi kthyer ne, ne nje vend thashethemexhi! Mos hajde ketu me thote mami...mos u kthe ketu, gjej pune atje ku je...si mendoni ju duhet te bej? Si mendoni ju? Te vi qe te kem ne krye Gonin dhe Timin? Po mire do thoni ju se te pakten i njeh prej babit...hahahaha, sa naive qe tregoheni! Ato licensojne universitetet pa anje vlere...sepse marrin ne xhep milionat e mafias qe pastron parate...dhe nxjerrin studente me diplome pa vlere!
 
E cfare rendesie ka!
Nje hajdut dje,nje pabuks nje plehre sot eshte i persekutuar.
Ka diplome ne xhep......sot.
Te fundit do ngelemi.
 
tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Nuk mendoni per nje moment qe problemi eshte me i thelle se nje diplome?
Nuk mendoni qe prinderit ne shqiperi kane aq shume probleme sa nuk arrijne dot ti fusin dot ne koke femijeve dashurine per librin dhe shkollen? Si doni ju qe ata te kene deshire te bejne studime dhe ti perfundojne ato duke lexuar nqs prinderit nuk jane ne asnje moment prane tyre?
Nga ana tjeter, po keta prinder jane kaq te deshiruar per nje femije "te diplomuar" sa jane gati, per te lare problemet e ndergjegjes mbi edukimin e tyre, ti blejne nje diplome.

Po sikur te fillonin dhe ti mesonin qytetarizmin? Ti mesojne vleren e gjerave? Rrespektin per punen, per diturine, etj, etj,...?
 
Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Po perqendrohem tek "demi qe i behet gjuhes shqipe" Problemi i analfabeteve me diplome, shtrihet edhe me gjere, ky term "analfabet" ka pastaj tjeter "perkthim" = injorance, inkompetence, mungese profesionalizmi ne vendin e punes, post drejtues vecanerisht.
Pra, per tu kthyer tek 'demi konkret qe i behet gjuhes, fjales, perdorimit' te shqipes.
Vendosja e emrave dallues neper lokale etj, s`me duket ndonje gje e madhe e keqe.
Shqiptimi i emrave te huaj, te pervecem si psh emrat e personave, behet sipas gjuhes se folur ne kete rast, ndersa shkrimi i tyre medoemos duhet te jete ai origjinali.Nuk mund te shkruhet emri Blair ne Bler.Emrat nuk ndryshohen.
Sa per perdorim te fjaleve te huaja nga politikane, deputete etj etj...pa merak se ne fshatrat e thella kur shkojne "gjuajne ne shenje" me premtime, ...per tjerat njeriu i thjeshte as kap dot as fillin e as fundin e fjalimit ne shqip e jo ne gjuhe te huaj.
Mediat jane te "neveritshme" kur shkruajne ne gjuhe te huaj, titujt bombastike, reklamat televizive....etj etj
Sa i perket gjuhes se si shkruhet dhe sa kulture gjuhesore kane sot njerezit, me bie lehte ne sy, gabimi ortografik (jo teknik i momentit, sepse edhe ndodh) , shqiptimi i shtrembet i fjaleve, dhe me "acaruese" me duket perdorimi i fjaleve te "Medha" vend e pa vend dhe ndertimi i fjalive "te fryra".....
 
Nuk llogjikoi njeri prinderit sot.
Keto qe ke shkruar ti kan qene dhe para 38 vjetesh.
 
tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Nuk llogjikoi njeri prinderit sot.
Keto qe ke shkruar ti kan qene dhe para 38 vjetesh.
Perse nga i vjen edukata femijeve? Mos do te thuash ti qa ka nga ata qe duan te shkollohen dhe te tjere qe nuk duan qe ne lindje??

Se dyti, nqs ti nuk i llogjikove prinderit, une i llogjikoj sepse per mua aty eshte problemi!

Se treti, nuk e di nese 38 eshte nje shifer fatsjellese per ty por meqe e ke permendur po te pergjigjem qe: edhe para 38 vjetesh i njejti problem ka qene. Vetem se atehere prinderit u merrnin me femijet, kurse sot e kane mendjen me u marr me politike dhe me ia hedh fajin te tjereve per "hallet" e tyre...
 
tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Po perqendrohem tek "demi qe i behet gjuhes shqipe" Problemi i analfabeteve me diplome, shtrihet edhe me gjere, ky term "analfabet" ka pastaj tjeter "perkthim" = injorance, inkompetence, mungese profesionalizmi ne vendin e punes, post drejtues vecanerisht.
Pra, per tu kthyer tek 'demi konkret qe i behet gjuhes, fjales, perdorimit' te shqipes.
Vendosja e emrave dallues neper lokale etj, s`me duket ndonje gje e madhe e keqe.
Shqiptimi i emrave te huaj, te pervecem si psh emrat e personave, behet sipas gjuhes se folur ne kete rast, ndersa shkrimi i tyre medoemos duhet te jete ai origjinali.Nuk mund te shkruhet emri Blair ne Bler.Emrat nuk ndryshohen.
Sa per perdorim te fjaleve te huaja nga politikane, deputete etj etj...pa merak se ne fshatrat e thella kur shkojne "gjuajne ne shenje" me premtime, ...per tjerat njeriu i thjeshte as kap dot as fillin e as fundin e fjalimit ne shqip e jo ne gjuhe te huaj.
Mediat jane te "neveritshme" kur shkruajne ne gjuhe te huaj, titujt bombastike, reklamat televizive....etj etj
Sa i perket gjuhes se si shkruhet dhe sa kulture gjuhesore kane sot njerezit, me bie lehte ne sy, gabimi ortografik (jo teknik i momentit, sepse edhe ndodh) , shqiptimi i shtrembet i fjaleve, dhe me "acaruese" me duket perdorimi i fjaleve te "Medha" vend e pa vend dhe ndertimi i fjalive "te fryra".....

Ah mi goc ta dish ti se ne cfare gjendje psikollgjike jam kur vij me pushime ne shqiperi...! Terbohem me menyren e te shkruarit neper gazeta (sic thua ti me fjale te medha qe i vendosin vend e pa vend dhe pa piken e kuptimit) , ne televizor gjuha shqipe bastardohet me fjale te huaja dhe nje intonacion te foluri qe mbi te gjitha nuk eshte shqipetare..Gabimet drejtshkrimore jane me tonelata..

Keta cherrat e vegjel qe diplomohen sot (me para apo me menyra te tjera) ne shqiperi kane nje arrogance te tille qe, kur mundohesh te debatosh me ta, te shikojne me nje mosperfillje dhe nje vetekenaqesi, a thua ti se vetem Zoti mundet ti mesoje ndonje gje tjeter ne jete..lol

Si perfundim, cfare mun te besh? Une per vete bera zgjidhjen te hikja nga shqiperia ashtu si dhe nje pjese e mire e brezit tim. Nqs do te ishim kaq patriote dhe te perkushtuar pas vendit tone aty do te kishim ngordhur dhe do te kishim te drejte te flisnim.

Tani e mbyll dhe i them vetes qe nuk jam gje tjeter pervecse nje egoist i vogel qe sheh punet e veta..
 
Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Nuk mendoni per nje moment qe problemi eshte me i thelle se nje diplome? ...Nga ana tjeter, po keta prinder jane kaq te deshiruar per nje femije "te diplomuar" sa jane gati, per te lare problemet e ndergjegjes mbi edukimin e tyre, ti blejne nje diplome.

Po sikur te fillonin dhe ti mesonin qytetarizmin? Ti mesojne vleren e gjerave? Rrespektin per punen, per diturine, etj, etj,...?
Me pjesen e pare jam dakord, pr me te dyten nuk mendoj qe eshte shume e rendesishme. Pse e thua kete, deri ne vitet 90 qe i bie te jete brezi i prinderve tane (70-80 ne shkolle te mesme), ka qene brezi me i edukuar ne europe. Pse qenja nje diplome kaq e rendesishme kur nuk vlen per gje...pse? Nuk eshte nje edukim per tornitor, elektricist, murator...ku e di une...me i rendesishem?
Ajo qe eshte e rendesishme eshte sa qeveria ka ne plan te pare brezin e ri qe ta punesoi...te mos vrapoi pas bisnesit e bisnesmeneve qe tu nxije jeten deri sa tu "vjedhe" nga xhepi pese aspra, por te kete lighe te ashpera per punonjesit civile...te shkojne ne burg e te mos punojne kurre ne punerat shteterore nese kapen me nje gje te vogel! Kjo do te frenonte kurrupsionin, jo ato vjedhin sa vjedhin, bejne vila e mercedese...pastaj kur i del boja fare (edhe pse nuk kane patur ndonjehere), i "heqin" nga puna...per te marre nje pozite me te mire... O zot, dhe ne endemi shkollave te botes...kur nuk kemi vend ne vendlindjen tone...ku do shkojne nen kembeet e ketyre tiraneve?
Shkolla e larte nuk eshte mjeti me te cilin edukohen brezat...breszi edukohet nga shkolla...e cila eshte nje katrahure, nga familja, qe po te mos kete frike se nuk ploteson as nevojat minimale do merret edhe me edukimin e femijes...por kur prinderit femija i kerkon nje fustan, xhup, pantallona dhe keto i thone qe nuk kemi...patjeter ajo/ai do te shkoje ta gjej diku tjeter...dhe pastaj ne kemi goje e renkojme per "virgjerine" qe ne fakt ja ka marre ketij brezi politika...]
Pastaj me "shkolle te larte" jane edhe ato neper gazeta dhe televisione (o zot sa e tmerrshme kur i degjon me ate shtremberimin e zerit...o zot...), por flasin sikur jane ne skenen e teatrit...po te mos permendim faktin qe jane kalamaj dhe japin lajmet... Po si ti besoj une nje moshatoari/je time kur ne akoma nuk e njohim boten...jemi ne procesin e njohjes akoma...dhe duhet ti besoj lajmeve "tragjikomike" te tyre ne television?
What the heck!
 
Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Shqiptimi i emrave te huaj, te pervecem si psh emrat e personave, behet sipas gjuhes se folur ne kete rast, ndersa shkrimi i tyre medoemos duhet te jete ai origjinali.Nuk mund te shkruhet emri Blair ne Bler.Emrat nuk ndryshohen....
Po kujt po ja thua kete? Kujt? O zot...nuk kupton qe nuk degjon njeri? Nuk kupton qe nuk ka arsimim sot? E bejne mesuesit e...kur dje e bente Institut i studimit per gjuhen...

Meri said:
njerezit...me bie lehte ne sy, gabimi ortografik (jo teknik i momentit, sepse edhe ndodh) , shqiptimi i shtrembet i fjaleve, dhe me "acaruese" me duket perdorimi i fjaleve te "Medha" vend e pa vend dhe ndertimi i fjalive "te fryra"...
...televisioni eshte nje dizaster e vertete...eshte turp kur degjon teatrazim pa nevoje...pa le pastaj qe bejne si qen kunder kundershtarit politik, se politika e mban gjalle vendin (me korrupsion), dhe si lakenj me bisht ne b**** (shale) per ato te cilet i mbrojne...lakenj! Ato qe vuajne jane rinia e gjere...te rinjte qe vine verdalle ne vorbullen e politikes...qe premton e premton...se ashtu jane mesuar nga fshatrat nga kane ardhur...dhe mendojjne qe edhe brezi i ri eshte i po atij edukimi qe jane ato vete....politikane thote...HAJVANE i shkon me mire!
 
tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Me pjesen e pare jam dakord, pr me te dyten nuk mendoj qe eshte shume e rendesishme. Pse e thua kete, deri ne vitet 90 qe i bie te jete brezi i prinderve tane (70-80 ne shkolle te mesme), ka qene brezi me i edukuar ne europe. Pse qenja nje diplome kaq e rendesishme kur nuk vlen per gje...pse? Nuk eshte nje edukim per tornitor, elektricist, murator...ku e di une...me i rendesishem?
Ajo qe eshte e rendesishme eshte sa qeveria ka ne plan te pare brezin e ri qe ta punesoi...te mos vrapoi pas bisnesit e bisnesmeneve qe tu nxije jeten deri sa tu "vjedhe" nga xhepi pese aspra, por te kete lighe te ashpera per punonjesit civile...te shkojne ne burg e te mos punojne kurre ne punerat shteterore nese kapen me nje gje te vogel! Kjo do te frenonte kurrupsionin, jo ato vjedhin sa vjedhin, bejne vila e mercedese...pastaj kur i del boja fare (edhe pse nuk kane patur ndonjehere), i "heqin" nga puna...per te marre nje pozite me te mire... O zot, dhe ne endemi shkollave te botes...kur nuk kemi vend ne vendlindjen tone...ku do shkojne nen kembeet e ketyre tiraneve?
Shkolla e larte nuk eshte mjeti me te cilin edukohen brezat...breszi edukohet nga shkolla...e cila eshte nje katrahure, nga familja, qe po te mos kete frike se nuk ploteson as nevojat minimale do merret edhe me edukimin e femijes...por kur prinderit femija i kerkon nje fustan, xhup, pantallona dhe keto i thone qe nuk kemi...patjeter ajo/ai do te shkoje ta gjej diku tjeter...dhe pastaj ne kemi goje e renkojme per "virgjerine" qe ne fakt ja ka marre ketij brezi politika...]
Pastaj me "shkolle te larte" jane edhe ato neper gazeta dhe televisione (o zot sa e tmerrshme kur i degjon me ate shtremberimin e zerit...o zot...), por flasin sikur jane ne skenen e teatrit...po te mos permendim faktin qe jane kalamaj dhe japin lajmet... Po si ti besoj une nje moshatoari/je time kur ne akoma nuk e njohim boten...jemi ne procesin e njohjes akoma...dhe duhet ti besoj lajmeve "tragjikomike" te tyre ne television?
What the heck!
Ne fakt edhe per pjesen e dyte je dakort me mua:)

Perse do te thuash ti? Sepse ajo qe une kam shprehur me pak fjale (qytetarizmi) nuk eshte ceshtje diturie apo diplome por menyre te sjelluri dhe te edukuari. Behet fjale per sjelljen tone ne shoqeri: menyra si flasim, respekti ndaj vlerave te ndryshme, punes (cfaredo qofte ajo), etj, etj,..

Pas kesaj qe thashe, natyrisht qe nuk mund te them qe nuk jam dakort me ato qe thua ti:)
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,528
Pikët
113
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Perse nga i vjen edukata femijeve? Mos do te thuash ti qa ka nga ata qe duan te shkollohen dhe te tjere qe nuk duan qe ne lindje??

Se dyti, nqs ti nuk i llogjikove prinderit, une i llogjikoj sepse per mua aty eshte problemi!

Se treti, nuk e di nese 38 eshte nje shifer fatsjellese per ty por meqe e ke permendur po te pergjigjem qe: edhe para 38 vjetesh i njejti problem ka qene. Vetem se atehere prinderit u merrnin me femijet, kurse sot e kane mendjen me u marr me politike dhe me ia hedh fajin te tjereve per "hallet" e tyre...
Prinderit e mi nuk i llogjikoj KURRE.
Kaq.
Sepse: mos mashtro,mos vidh,mos u bej hajdut,dhe te ecte mbare...me thane.
Ma kurse restin.
Por une eci me kohen,ata kete nuk e parashikonin...
Tschja-
.
 
dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Problemi me i madh, mendoj une, nuk jan analfabetet me dipllome por majmunerizmi qe ka pllakosur shoqerin shqiptare. Kur nje popull kalon kohen duke kopjuar, keq, oksidentin, gjuhet dhe ritet e tij, ateher si te mos i duket ketij populli nje analfabet majmun si nje antar i akademis se shkencave.

Nje shembull, dikur plazhi i Durresit ishte i ndare ne: Hekurudha, Apollonia, Ilira etj. Sot, kur nga pastertia e rregulli cdo gje eshte larg plazhit te dikurshem, ndahet ne Kalifornia, Florida etj.
Te kesh sot nje apartament ne plazh te vjen zorr te tregosh lagjen.

Dhe majmuneria shqiptare nuk ka te sosur ne cdo gje. Me e keqeja eshte se eshte 'trendy' te jesh majmun.
 
Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
51,291
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: "Analfabetët me Diplomë" dhe dëmi i gjuhës shqipe..

Se kuptova c'te keqe kane emrat e perzgjedhur te restoranteve, hoteleve etj etj ...K'to biznese prv jane. Pothuaj ndodhin kudo , dhe mire eshte te orientojne edhe te huajt ne 1 fare menyre -Internacionale-.

Ps...Nuk jam dakort qe keqtrajtimi i perdorimit te gjuhes Shqipe, te lejohet ne zyrat/instuticionet Shteterore.
 
Top