• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Anbeta ?sulmohet? nga publiku në ?Amici?

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Anbeta Toromani, balerina shqiptare, cilësuar si një nga më të mirat profesioniste në “Amici”, të Maria De Filippi është sulmuar nga publiku në studio, gjatë shfaqjes së shkuar.


Ajo është cilësuar si antipatike. Fill pas debutimit të Stefano De Martino, Maria e ftoi balerinin ne gare t’i përgjigjej pyetjeve të publikut.Ai tregoi se ndihej i nënvlerësuar jo vetëm nga profesorët, por edhe nga asistentja Anbeta Toromani.Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe një nga zonjat e publikut, për të cilën Anbeta nuk është fare një tip simpatik.

Por, ndërhyrja e profesoreshës Alessandra Celentano ka qenë e menjëhershme. “Anbeta është një vajzë alegro, diellore dhe që të jep kënaqësi”- ka thene ajo. Ndërkohë që Maria de Filippi e ka vlerësuar atë për talentin e padiskutueshëm, por veçon karakterin e vështirë të saj.

Pas kësaj, ndërhyn Anbeta për të sqaruar pozicionin e saj: deklaron se është një person serioz e profesional në punë, por jashtë saj është normale si gjithë njerëzit e tjerë. Balerina del nga studioja menjëherë pa i dhënë mundësi publikut të përgjigjet./shekulli/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top