• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Angazhojnë majmunë për ta ruajtur rendin

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Autoritetet indiane kanë angazhuar majmunë lemurë për tu kujdesur për rendin dhe paqen gjatë mbajtjes së garave sportive Commonwealth Games në New Delhi. Në këtë qytet majmunë më të vegjël shëtitën lirisht nëpër rrugët e qytetit dhe shpesh shkaktojnë trazira, ndërsa majmunët lemurë janë të njohur se ruajnë rendin në territorin e tyre, kështu që indianët vendosën t’i angazhojnë ata.
Lemurët janë në detyrë nëpër qytet prej të mërkurës. Shumica e tyre është vendosur në kompleksin e pishinave të cilin majmunët e vegjël kohët e fundit shpesh e vizitonin.

Në listën e vendeve që bandat e majmunëve u pëlqejnë ta vizitojnë janë edhe stacionet policore, ndërtesa e gjykatës dhe shumë spitale. Derisa turistët janë të mahnitur me praninë e majmunëve, banorët lokalë ballafaqohen seriozisht me këtë problem, ndërsa për këtë çështje do t’i ndihmojnë edhe lemurët.
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
7,134
Pikët
113
Përgjigje e: Angazhojnë majmunë për ta ruajtur rendin

Kjo nuk eshte e drejt , se shton numrin e te papuneve :-D
 
Top