• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Angela Martini, shqiptarja që do shkojë në Miss Univers

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Angela Martini, vajza që lindi në Shkodër u rrit në Zvicër dhe që aktualisht jeton në New York, është shpallur “Miss Universe Albania”, për vitin 2010.


Shqiptarja që ka kapur majat e modës në New York nën kujdesin e fotografit të famshëm Fadil Berisha, rikthehet në Shqipëri për të rrëmbyer këtë trofe të rëndësishëm.

Angela do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e bukurisë “Miss Universe” i cili organizohet nga multi miliarderi Donald Trump, në Las Vegas.

Në këto foto të “Bluetooth” Angela vjen nën shoqërinë e Fadil Berishës, njeriut që ideoi dhe organizoi këtë spektakël, por që gjithashtu ka qenë një ndihmë shumë e madhe për Angelën në SHBA, si dhe me stilistin e njohur shqiptar Joni Peçi, i cili ishte dhe producenti i këtij konkursi. (Bluetooth)



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top