• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Angelina i kërcënohet Brad

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Angelina Jolie është një femër e cila gjithmonë arrin atë që dëshiron! Ylli i filmit “Tomb Raider” thuhet se e ka kërcënuar me largim partnerin e saj Brad Pitt nëse ai nuk martohet me të deri në ditëlindjen e saj të 35-të, më 4 qershor.

“E kam dëgjuar Angien në telefonin e saj”, ka thënë një burim nga Venediku, Itali, ku Jolie është duke xhiruar filmin e saj të ri “The Tourist” me Johnny Depp.

“Dukej sikur Brad ishte në telefon me të. U befasova kur e pash Angie me një buzëqeshje të madhe duke thënë, ‘më mirë martohu me mua deri më 4 qershor, përndryshe do të të lë’”, ka thënë burimi. Muajin e kaluar dolën në pah disa spekulime sikur Jolie ishte ajo e cila i kishte propozuar martesë Pitt.
 
Top