• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Anonimos me ‘?Ritëm Shqip’

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Kohëve të fundit, në televizionet tona kemi parë të transmetohet një video klip i quajtur ”Ritëm Shqip” nën interpretimin e dy anëtarëve të grupit ”Albastars Records”, Anonimos dhe Plumi.


Realizimi i këngës është bërë në studion e tyre, kurse instrumentali është i punuar nga një reper i Belgjikës, Teem-Y. Video-klipi i tyre është xhiruar dhe përpunuar nga produksioni MenMedia nga Gjilani. Si shumica e reperëve të tjerë, edhe kjo këngë është shkruar nga vetë Anonimos.

‘Qëllimi i kësaj kënge u kon që me tregu se ritmi shqip nuk vdes dhe me tregu thelbin e hip hopit shqip”, tha Anonimos për Express Rozë. Temat e këngëve të këtij grupi lidhen kryesisht me jetën, por kënga ”Ritëm Shqip” ka një vijë melodike zbavitëse dhe argëtuese. Ata nuk kanë hezituar që t’i shpalosin projektet dhe risitë për të gjithë adhuruesit e tyre.

Albastars tash për tash jena duke punuar rreth dy albumeve, njoni nga Anonimos i quajtur ‘’lajme t’ kqija’’ e tjetri nga Neggos dhe Freedom”. Ata gjithashtu thanë për Rozë se kanë në plan realizimin e spoteve të disa këngëve që hyjnë në kuadër të albumeve të tyre.

Ende janë djem të rinj dhe kanë shumë vullnet e seriozitet në rrugën drejt suksesit dhe për të gjitha të arriturat e tyre, ata i janë falënderues Zotit për talentin dhe publikut për përkrahjen./express/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top