• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Antennagate: Apple largon nga puna drejtorin e iPhone?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Mark Papermaster, zëvendës president i inxhinjerëve për pajisjet iPhone dhe iPod, është duke e braktisur kompaninë Apple, thuhet sipas gazetës amerikane The New York Times.
Zëdhënësi i kompanisë Apple, Steve Dowling, e ka konfirmuar lajmin për largimin e njërit prej njerëzve kryesor për iPhone, ndërsa ka thënë se ai do të zëvendësohet për një kohë nga Bob Mansfield, zëvendës president i njësisë së Macintosh.

Mirëpo, Dowling nuk e ka dhënë asnjë sqarim lidhur me arsyet e largimit të Papermaster, ndërsa nuk i ka pohuar as dyshimet se largimi i tij ka të bëjë me problemet me të cilat është ballafaquar iPhone 4.

Dyshohet se Apple e ka larguar Papermaster nga kompania, pasi që drejtori ekzekutiv Steve Jobs, problemet me iPhone i ka quajtur si “Antennagate”, duke qenë i detyruar ta pranojë se ky telefon ka dal në treg me disa probleme në pranimin e thirrjeve.
 
Top