• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Aplikime për Moderatorë!

Status
Temë e mbyllur.

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,586
Pikët
113
Vendndodhja
Jeni te ftuar te shkruani ne kete teme nese deshironi te beheni pjese e stafit te Forum-Al dhe te jepni kontributin tuaj ne kete komunitet virtual si Moderator.

Kriteriumi per Moderatoret:

  • Te jeni i/e moshes +18 vjec
  • Te jeni frekuentues te rregullt te forumit per nje periudhe +6 muajsh.
  • Te frekuentoni rregullisht nenforumin qe kerkoni te moderoni duke kontrubuar me artiktuj, shembuj, e opinionet tuaja
  • Te keni njohuri mbi lemine qe permbeledh nenforumi
  • Te jeni familjarizuar me Rregullat e Forumit
  • Te jeni serioze dhe respektoni ato rregulla
  • Te keni fituar respektin e anetareve tjere
  • Te jeni te afte te komunikoni me anetaret e thjeshte dhe te zgjidhni probleme potencjale
  • Te jeni kreativ, entuziast dhe te afte te punoni ne grup me anetaret tjere te stafit

Te gjitha aplikimet do te vezhgohen nga SMO dhe Administratoret, do te zgjidhen ato qe me se mirti plotesojne kriteriumet e siperpermendura. Per arsye subjektive procesimi i tyre mund te zgjase deri ne 2 jave, nuk eshte e nevojshme qe te aplikoni me shume se nje here. Ne momentin qe stafi ka marre nje vendin, do t’ju kontaktojme ne privat.

Cfare eshte puna e nje moderatori?

Me pak fjale obligimet e moderatorit jane:

-Gjallerimi i nenforumit qe u eshte ngarkuar. Kjo behet duke u perfshire neper diskutime, duke u pergjigjur postimeve(vecanerisht atyre qe askush nuk u pergjigjet), dhe duke ofruar ndihme.
-Monitorimi i nenforumit qe u eshte ngarkuar. Fshirja, levizja ose editimi i postimeve/temave abuzive, ofenduese, reklamuese, propaganduese, dhe atyre te vena ne vend te gabuar.
-Arbitrim te paanshem te nenforumit dhe miresjellje ndaj te gjithe anetareve.
-Kontakte private me anetaret.

Nuk kam ekperience si Moderator. Cfare ndihme ofroni?

Mese 90% e Moderatoreve te Forum-Al hapat e para i kane bere pa ndonje eksperience paraprake. Stafi i forumit ka nje seksjon privat ku Moderatoret e rinj familjarizjohen me funksjonet e moderimit, gjithashtu atyre u jepet akses ne nje nenforum te vecante privat per eksperimentime. Vetem pasi Moderatoret kane kaluar disa jave ne keto faza, atyre u jepet akses Moderimi ne nenforumin perkates.

Cfare te shkruaj ne aplikim?

-Cilin nenforum keni deshire te moderoni.
-Me pak fjale na pershkruani pse ju pelqen te moderoni nenforumin ne fjale dhe cili eshte vizioni juaj per te.
-Mund te shkruani edhe informacjone shtese si ato personale

Ku ta bej aplikimin?

Aktualisht nuk kemi ne dispozicjon ndonje formular te vecante aplikimi. Mund te shkruani aplikimin ne kete teme ose te kontaktoni njerin nga Super Moderatoret me mesazh privat.

Cilat nenforume kane nevoje per Moderatore?

Zakonisht cdo nenforum moderohet nga dy ose tre Moderatore. Te gjitha ato nenforume qe ne kolonen e emrit te Moderatoreve kane nje ose asnje emer, jane te hapur per Moderatore te rinj. Me poshte po rradhis nenforumet qe aktualisht kane nevoje per Moderatore:

Prezantoni Veten në Forum
Bashkëpatriotët e mi në botë
Grupmoshat e Anëtarëve
Albumi Fotografik

Votime dhe Sondazhe

Çështja Kombëtare
Historia e Shqipërisë
Gjuha Shqipe
Elita Kombëtare

Muzika Shqiptare
Letërsia Shqiptare
Folklori Shqiptar
Kinematografia dhe Televizioni
Tema Shoqërore
Kuzhina Shqiptare dhe e huaj

Komuniteti mysliman (duhet ti perkisni ketij komuniteti)
Komuniteti orthodhoks (duhet ti perkisni ketij komuniteti)
Komuniteti katolik (duhet ti perkisni ketij komuniteti)
Komuniteti protestant (duhet ti perkisni ketij komuniteti)
Toleranca fetare
Agnosticizëm dhe Ateizëm

Shkenca dhe Jeta
Ekonomi & Biznes
Forumi i Studentëve Shqiptarë

Emigracioni
Pyetni Psikologun
Mjeku per ju
Mentori akademik
Kerkesa dhe Oferta

Humori Shqiptar
Lojra dhe Rebuse
Lojra në kompjuter

Si e vleresoni ju si staf seriozitetin e nje anetari ne forum?

Nese jeni nje antar qe e vizitoni dite per dite forumin, jepni mendime ne forume te ndryshme duke respektuar bashkebiseduesit dhe etiken e te shprehurit me kulture, nuk merrni pjese ne forume qe nuk moderohen (si ai i padoganes apo ideali i partise), sillni materiale me vlera edukuese ne forum nga burime te ndryshme, hapni tema me interes dhe ne forumin e duhur, nuk keni patur asnjehere kontradikta me stafin apo shkelje rregullash forumi.

Domethene, une qe shkruaj tek forumi i padoganes nuk mund te behem moderator?

Per aq kohe sa merrni pjese tek forumet qe nuk moderohen, forume jo-serioze ku marrin pjese anetare problematike, ju nuk mund te beheni moderatore ne forum. Mos e merrni mundimin qe te aplikoni per tu bere moderator.

Ama, nese i respektoni rregullat me siperm dhe nuk deshironi qe te merrni me pjese me ne ato forume jo-serioze, ju mund te aplikoni per moderatore. Qe nga momenti qe beheni moderatore, ju nuk duhet te merrni me pjese ne ato forume jo-serioze. Nese e shkelni kete rregull, do te humbni statusin e moderatorit dhe te drejten per te qene moderator ne te ardhmen.

Cfare do te ndryshoje ne pranine time ne forum kur behem moderator?

Do te thote se do te kesh me shume pergjegjesi dhe do te duhet te harxhosh me shume kohe me problemet e forumeve qe ti moderon. Do te thote se do te duhet qe te perforcosh rregullat e forumit ne forumet qe moderon sa here qe ato shkelen, do te thote se duhet te mirembash ato forume qe moderon duke hapur tema me interes dhe duke sjelle materiale te shumellojshme, do te thote se duhet te behesh ti shembull me sjelljen dhe mendimin tend ne nje teme se si anetaret e tjere duhet te sillen. Do te thote te komunikosh ne menyre te vazhdueshme me koleget e tjere te stafit te forumit, Mod, Smod, Admin sa here qe ke pyetje, paqartesi apo nevoje per ndihme.

Cfare do fitoj duke u bere moderator?

Nuk do te fitosh as para dhe as emer te mire se u bere moderator. Do fitosh vetem respektin e qindra antareve te respektuar te ketij forumi qe do tu jene mirenjohes per punen dhe perkushtimin tuaj. Ata do te gjejne sa here qe vizitojne forumet qe ju moderoni dicka te re per te lexuar e mesuar, dhe do te kene mundesi qe te shprehin mendimin e tyre per tu lexuar nga te tjeret.

Ju nuk do te jeni thjeshte nje anetar i thjeshte i ketij forumi, ju do te jeni nje prej atyre qe e bejne te mundur ekzistencen e komunitetit me te madh te shqiptareve nga gjithe bota ne Internet.

Kam deshire por nuk jam i afte nga ana teknike?

Shumica e antareve te stafit te forumit nuk kane qene te afte per te qene moderatore teknikisht, por kane mundur qe te fitojne shume eksperience ne kete drejtim shume shpejt dhe shume kollaj. Ne ju ofrojme te gjithe kandidateve tane per moderatore trajnim dhe ndihme konkrete per cdo pyetje apo paqartesi. Keshtu qe mos ngurroni te aplikoni per aq kohe sa te pakten merrni pjese ne forum dhe plotesoni kriteret e tjera te tij.
 
J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Pershendetje Mandi

Mendoj te hedh kantidaturen per tek nenforumi fetar ku mendoj qe do te duhej edhe nje nenforum Agnosticizem dhe Ateisem , per ti dhen te drejten edhe atyre qe nuk besojn ne fe por besojn ne Zot , si edhe atyre qe nuk besojn fare.

Mendoj qe do moderoja sic duhet, pasi i plotesoj te gjitha kushtet qe keni vendosur me lart.

Me rrespekte te vecanta per ju
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Eurostar1, u bë! U shtua nënforumi dhe tu dha mundësia për të moderuar atë nënforum. Duke parë dëshirën dhe sugjerimin, e hodha hapin t'ua jap këtë mundësi.

Kalofsh mirë!
 
J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Eurostar1, u bë! U shtua nënforumi dhe tu dha mundësia për të moderuar atë nënforum. Duke parë dëshirën dhe sugjerimin, e hodha hapin t'ua jap këtë mundësi.

Kalofsh mirë!
Faleminderit , do jap maksimumin tim qe te ken nje nenforum te kendshem.
Pershendetje
 
busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,753
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

ju pershendes te gjithve , po e baj kerkesen per moderator tek nenforumi i muzikes ( qe nuk me ka ra në sy ) muzika botrore ... ku do ta kishim mundesin qe ti regullomi ( kuptohet se bashku me Madness ) temat e muzikes botrore , ne menyr qe mos te perzihen , me tema te muzikes Shqiptare ...
ju faliminderoj per vendimin qe do ta merni , pa mar parasysh cilin..
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

ju pershendes te gjithve , po e baj kerkesen per moderator tek nenforumi i muzikes ( qe nuk me ka ra në sy ) muzika botrore ... ku do ta kishim mundesin qe ti regullomi ( kuptohet se bashku me Madness ) temat e muzikes botrore , ne menyr qe mos te perzihen , me tema te muzikes Shqiptare ...
ju faliminderoj per vendimin qe do ta merni , pa mar parasysh cilin..
Busavata, e riformatova nga e para forumin e Muzikës. E kisha lënë pas dore duke parë se nuk kishte kërkes dhe interes, duke parë që jan ofruar dashamirës të muzikës do jem akoma dhe më shumë në dispozicion.

P.s Madness jam! :)

Suksese në statusin e ri.
 
busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,753
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Busavata, e riformatova nga e para forumin e Muzikës. E kisha lënë pas dore duke parë se nuk kishte kërkes dhe interes, duke parë që jan ofruar dashamirës të muzikës do jem akoma dhe më shumë në dispozicion.

P.s Madness jam! :)

Suksese në statusin e ri.
LP , faliminderit Ty edhe te gjith atyre qe ma dhan perkrahjen ... se edhe une do te mundohem qe sa ma teper ta pasuroj kete nenforum me tema te muzikes , si edhe ne mënyren ma te drejtë ti gjykoj postimet...-shok-
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Ju lutem, kjo është një temë që askush nuk ndikohet nga "PRO apo KUNDËR", këtu vendoset nga stafi. Shkrimet fshihen për arsye etike, pasi po të shkruajm të gjithë nuk do marrim vesh se çfarë kërkojm.

Nëse doni të bëni kërkesa mirë, nëse jo shkrimet do të fshihen.
 
Noe

V.I.P
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
8,224
Pikët
113
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Pershendetje

Kam deshire me u bo drejtor i forumit {super moderator} Shumica e anetareve i njoh ktu dhe me njohin .. Te jeni te bindur do jem me gjykim objektiv i drejte dhe i paanshem ne tematika te ndryshme . Shpresoj qe ju te me beni drejtor duke e marre ne konsiderate kerkesen time pasi me pelqen kjo faqe simpatike dhe te jap pak kontributin tim ne varesi te kohes te lire ne dispozicion. Flm per interesimin
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Pershendetje

Kam deshire me u bo drejtor i forumit {super moderator} Shumica e anetareve i njoh ktu dhe me njohin .. Te jeni te bindur do jem me gjykim objektiv i drejte dhe i paanshem ne tematika te ndryshme . Shpresoj qe ju te me beni drejtor duke e marre ne konsiderate kerkesen time pasi me pelqen kjo faqe simpatike dhe te jap pak kontributin tim ne varesi te kohes te lire ne dispozicion. Flm per interesimin
Çdo gjë është me faza. Aktualisht janë pezulluar dhe shtimet e moderatorëve, pasi jemi bërë si shumë. Do të rishikohet më vonë kërkesat për mod. Ndërsa për supermoderator, nuk ka nevojë për të bërë kërkes, e vendosim ne si admina brenda moderatorëve se kë do të bëjm supermoderator.
 
Noe

V.I.P
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
8,224
Pikët
113
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Çdo gjë është me faza. Aktualisht janë pezulluar dhe shtimet e moderatorëve, pasi jemi bërë si shumë. Do të rishikohet më vonë kërkesat për mod. Ndërsa për supermoderator, nuk ka nevojë për të bërë kërkes, e vendosim ne si admina brenda moderatorëve se kë do të bëjm supermoderator.
Dikush ne qeverine tuaj me beri nje oferte si moderator kur me dergoi ftesen per te ardhur ne faqen tuaj . Si politikani premton dhe e dredh
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Dikush ktu me beri nje oferte si moderator kur me dergoi ftesen per te ardhur ne faqen tuaj . Si politikani premton dhe e dredh
Nëse dikush të ka bërë këtë ofert ka gabuar. Jo ti, po kushdo që e lexon këtë postim, ta rimendoj dhe njëherë.

Nëse dikush vjen me iden, se pa shkelur mirë në forum do ti ofrohet statusi moderator, më mirë ta mendoj si mundësi pa krye, që do të thot se nuk do të marri moderator se regjistrohet. Kushdo është i lirë të veproj si të dojë, dëshiron të vazhdoj në këtë forum, si me mod si pa mod, atëherë zgjedhja mbetet e juaja. Mua më takon si ADMIN të ripërsëris, kush vjen me iden se forum i ri, dhe marrim status moderatorë menjëherë, më mirë mos të vazhdoj të rrij në forum.

Forumi, si me një si me shumë, do të vazhdoj të eci ashtu siç ka ecur deri tani.

P.s Më vjen keq që e merrni me lehtësi, por askush nuk do të marrë access vetëm me iden se u regjistrua në forum. Statusi mod fitohet, duke kontribuar dhe ndihmuar, jo duke u regjistruar.

Gjithë të mirat.
 
Ky eshte kapitalizmi shoku . Cdo gje me interes , me jep dicka te bej dicka duke ta shperblyer . Sa per mua nuk ndryshon gje as me pak aq me shume .. Rrofsh per pergjigjen negative , jeta vazhdon ...
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Noellag said:
Ky eshte kapitalizmi shoku . Cdo gje me interes , me jep dicka te bej dicka duke ta shperblyer . Sa per mua nuk ndryshon gje as me pak aq me shume .. Rrofsh per pergjigjen negative , jeta vazhdon ...
Kapitalizmin e ke mësuar mbrapsh. Në momentin që nuk je taksapagues dhe futesh në diçka e cila është falas, duhet të pranosh kushtet e përcaktuara. Kur bëhet fjala kërkes - tregu, flasim ndryshe. Paguan merr shërbimin, po në momentin që unë të ofroj një ambient falas, kontributi i vetëm yti është postimi, i cili nuk më shton asgjë. Po duke parë se kam hapur një komunitet dhe dua të bashkojë bashkëpatriotët e mi kudo që ndodhen, kjo nuk do të thot se po bëj kapitalistin grosist, i cili përfiton.

Gjithë të mirat.
 
Noe

V.I.P
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
8,224
Pikët
113
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Edhe vetë kam qeshur, se menjëherë më shkojë mendja tek ai perversi 60 vjeçar që nuk la minorene pa bërë sop për njëçik cybersex :p

Kapitalizmin e ke mësuar mbrapsh. Në momentin që nuk je taksapagues dhe futesh në diçka e cila është falas, duhet të pranosh kushtet e përcaktuara. Kur bëhet fjala kërkes - tregu, flasim ndryshe. Paguan merr shërbimin, po në momentin që unë të ofroj një ambient falas, kontributi i vetëm yti është postimi, i cili nuk më shton asgjë. Po duke parë se kam hapur një komunitet dhe dua të bashkojë bashkëpatriotët e mi kudo që ndodhen, kjo nuk do të thot se po bëj kapitalistin grosist, i cili përfiton.

Gjithë të mirat.
Ti thua qe nuk shtoj mod ne fillim sa regjistrohen po ne te vertete jane shtuar mod e rinj me postimet qe kam dhe une tani duke rene ne paradoks me mendimin tend.

Kapitalizmi eshte interes jo vetem ekonomik , kuptoje dhe ne konceptin virtual . Tani s'kam nevoje as per mod as per drejtor duke pare argumentimin jo bindes . Por kur me ftoni ketu mos me thoni se hajde te bej mod .
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Ti thua qe nuk shtoj mod ne fillim sa regjistrohen po ne te vertete jane shtuar mod e rinj me postimet qe kam dhe une tani duke rene ne paradoks me mendimin tend.

Kapitalizmi eshte interes jo vetem ekonomik , kuptoje dhe ne konceptin virtual . Tani s'kam nevoje as per mod as per drejtor duke pare argumentimin jo bindes . Por kur me ftoni ketu mos me thoni se hajde te bej mod .
Noellag, po kërkon diçka të pakuptimt. Spami nuk të ka ardhur nga unë si administrator që do të bëj mod. Atë kërkoja dhe njëherë atij personit që të ka ftuar dhe shikoje, do e përfitosh mod apo jo. Nëse do të thuash për Busavata apo EuroStar1, forumi kishte nevojë për ato dy moderator. Njëri ka njohuri nga muzika dhe po investon kohën e tij duke sjellë përkthime dhe punë personale. Ndërsa tjetri plotësoj forumin e fesë, të cilin askush nuk e merrte në dorëzim dhe i solli gjallëri, duke sjellë tema të punuara nga ai. Ndoshta e shikon ti si diçka paradoksale. Forumi jep moderator kur e shikon të nevojshme se duhet shtuar dikush, në momentin që forumi s'ka nevojë për moderator unë smund të krijoj luksin e dëshirave të 1100 vetave që ndodhen në forum, pasi i bie më shumë moderator sesa user.

Sa për kapitalizmin, rilexoje dhe njëherë definicionin.

Sistem ekonomiko-shoqëror, në të cilin mjetet e prodhimit janë pronë private e klasës së kapitalistëve, që shfrytëzojnë egërsisht punëtorët me mëditje dhe pasurohen duke përvetësuar mbivlerën; formacioni i fundit ekonomiko-shoqëror me klasa antagoniste, që zëvendësohet nga rendi socialist nëpërmjet revolucionit dhe diktaturës së proletariatit.
 
SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Pezullohen për momentin kërkesat për moderatorë. Do të rihapet kjo temë, kur stafi ta shikojë të nevojshme shtimin e moderatorëve.

Ju faleminderit për interesimin.
 
EuRo

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2011
Postime
5
Pikët
0
Kerkese Per Moderator Ne Forumin ""MUZIKA""

Jam i denjë për të moderuar kete forum !!!! Ju lutem më ktheni përgjigje!!
 
Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,686
Pikët
113
Përgjigje e: Aplikime për Moderatorë!

Pershendetje,

Momentalisht shtimet per moderator jane nderprere. Kete teme do e rihapim me vone kur ta shohim te arsyeshme.

Kalofshi mire!
 
EDI.RAMA

ILIRIDA
Anëtar
Aug 28, 2011
Postime
40
Pikët
0
Vendndodhja
TETOVA
jam i gatshem per super moderator nese me jepet rast

jam i gatshem per super moderator de kuntribuj per ni forum te atmosferes
dua mema kthe pergjigie plotesoj kushtet per super moderator
 
Status
Temë e mbyllur.
Top