• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Apple gjeneron 20 miliardë dollarë të hyra

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Gjatë ditës së djeshme, Apple ka organizuar një ngjarje publike kryesisht për t’i prezantuar të arriturat dhe rezultatet financiare që kjo kompani i ka arritur në çerekun e fundit të këtij viti.
Dhe sigurisht, siç edhe është pritur Apple ka shënuar rekord në të hyra, duke arritur të gjenerojë rreth 20.34 miliardë dollarë, dhe një profit neto të çerekut të fundit, i cili arrin në 4.31 miliardë dollarë.

Këto shifra gjithsesi janë më të lartat që Apple ka arritur në ndonjë çerek, edhe gjatë viteve të kaluara.

Ndër shifrat e publikuara nga Apple, vihet në dukje se kompania ka shitur një numër masiv të telefonave iPhone, e cila kësaj radhe ka shkuar në 14.1 milion njësi, dhe këto shifra janë për 91 për qind më të larta, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Apple gjithashtu ka shitur 3,89 milion kompjuter Mac, ose 27 për qind më shumë se në vitin e kaluar, ndërsa kompania gjithashtu ka shitur edhe 4.19 milion tablet iPad, pajisje të cilat e kanë ndihmuar kompaninë të arrij shifra rekord sa i përket të hyrave.
 
Top