• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Apple përgatitet për iPad dhe iPhone 5?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Nëse ajo që thuhet del të jetë e vërtetë, Apple do të shfaqet me raundin e ardhshëm të produkteve si iPad dhe iPhone 5, ndërsa këto të fundit tashmë “e kanë pushtuar botën”.
Këtë herë, thuhet se Apple do të lëshojë në treg një version më të vogël të iPad, me diametër prej 7 inç, ndërsa thuhet se pas këtij produkti, në radhë është edhe iPhone 5.

Informacioni vjen nga disa burime "shumë të besueshme" që gjithashtu zbuluan disa informata të sakta lidhur me iPad, në shtatorin e vitit të kaluar.



Siç thuhet, Apple mund të jetë duke u përgatitur për versionin e ri të iPad me 7 inç, i cili do të prezantohet në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2011.

Burimet e iLounge gjithashtu thonë se Apple mund të jetë duke e bërë gati edhe modelin e ri, iPhone 5 për fillim të vitit të ardhshëm, dhe ky nxitim vjen si pasojë e problemeve që ka hasur iPhone 4 me pranimin e thirrjeve.
 
Top