• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Aqshf risjell në kinema filmat e anagnostit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Filmi dokumentar i regjisorit Dhimitër Anagnostit "Motive nga dita e dielë", realizuar në vitin 1970, është filmi i parë që nis nesër shfaqjen e filmave në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit (AQSHF), në kuadër të "Muajit të Anagnostit".


Dokumentari trajtohet në formën e një poeme për të përditshmen, gjallërinë, zhurmat, njerëzit dhe peizazhet në rrethinat dhe në qëndër të Tiranës. "Motive nga dita e dielë" u shfaq, por më vonë u ndalua nga regjimi komunist për shkak të frymës disi të veçantë, që sillte për kohën.

Paraditen e nesërme, ora 12:00, në kinemanë e AQSHF-së do të shfaqet ky dokumentar 20' me regji të Anagnostit, skenarin gjithashtu të tij dhe të K. Gjonaj.

Ndërsa pas këtij dokumentari do të shfaqet filmi "Plagë të vjetra", realizuar në vitin 1969 nga Anagnosti, me një kast aktorësh të njohur si Roza Anagnosti, Rikard Ljarja, Ndrek Luca, Naim Frasheri, Violeta Manushi, Sander Prosi, Tonin Ujka, Agim Shuke, Ndrekë Shkjezi, Reshat Arbana, etj.

Ky film i bën homazh shumë aktorëve të skenës shqiptare, që interpretojnë në këtë film, por që janë ndarë nga jeta.

Regjisori Anagnosti dhe autorë të tjerë të filmave të tij, do të jenë të pranishëm gjatë çdo projeksioni, duke zhvilluar biseda me studentë të Akademive të Filmit, kineastë dhe spektatorë të tjerë.

AQSHF e ka shpallur muajin janar si "Muaji i Anagnostit", në kuadër të 75-vjetorit të tij i lindjes, të cilin regjisori i shumë filmave e feston në 23 janar.

Në program do të jenë çdo të mërkurë filma artistikë dhe dokumentarë si "Përjetësi", "Lulëkuqe mbi mure", "Duel i heshtur", "Përrallë nga e kaluara", etj.

Të mërkurën e fundit të janarit, do të shfaqet edhe një projeksion me xhirime arkivale nga momentet e punës së regjisorit Anagnosti
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Aqshf risjell në kinema filmat e anagnostit

i kam disa videokaseta filmash te Ketij regjisori, por s`ka shume batuta per t`i mesu permendesh... :(

trajtova nje vlere te tyre... me "kompetence dhe kulture" :p
 
Top