• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Arbereshet e Italise.

kreksi

Metropolis
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
2,515
Pikët
83
Vendndodhja
France.
Re: Arbereshet

Pjesa e trete dhe e fundit...

=KUJTIME NGA KALABRIA=1830 nga Charles Didier, perktheu kreksi 2013


Pas tetë ditësh mbrrijta në San Konstantino, fshati i parë i Bazilatës që lidhet në kufi me Kalabrinë. Edhe kjo është një koloni shqiptare të shpërndarë e gati se te harruar mbi fushat e gjëra të Pollinos, një vënd i shkretuar e i humbur ku nga kujtesa e vëndasve kishte kaluar vëtêm një udhëtar i huaj. Biente deborë me fluska të mëdhaja këtë 20 nëntor: qielli ihte i terruar natyra e plogshtë. Gjiothçka ishte zhvehur, e tëra ngjante si një natyr e vdekur e ajri aqë i ftohët sa që kisha nevojën të gjëja forcen e emigjinates sime që të bindësha me vetën time se unë isha në Italinë e nxehtë.
E fshija, jo pluhurin por deborën para se të shkelja pragun e një prifti grek, që më priti në shtëpi dhe tavolinën e tij: pa e ditur fare, kisha râ në mesin e njërit prej katër karemve të ritualit grek ku përjetova diciplina të rrepta. Në asnjë vënd tjetër kostumi shqiptar i fëmrave nuk e ka ruajtur atë kthjelltësinë primitive: duke iu falemenderua një mbylljes së terësishme ku asgjë italiane nuk ka hyrë brënda: nuk është një gjë e lehtë këtu të pershkruhet më pak rreshta sepse mungojnë termät.

Gjëja më e habitshme që kam parë ndonjëherë në botë është frizura e tyre ! Flokët e gjata e të zéshkta janë bishtake por më tepër ngjajnë sikur janë të dredhura në pelhur pambuku të bardhë që ato e quajnë bombaqella. E kalojnë për rreth qafe dhe e kthejnë pas kokës që ti japin një form të veçantë që nuk do dija ndryshe që ta krahasoja përpos ngjajshmërisë me maskë të eskrimes, që grat e vëndit e quajnë qesketa(kasketa). Vëtëm grat e martuara kanë të drejtë ti mbajnë këto "qesa", një lloj shtofi i qëndisur i bartur i ngritur me kapse të mëdhaja ku kokat e tyre janë te skulpturuara.Te gjitha fëmrat apo vajzat përkujdesën për qaforet si dhe vathët tëpër te mdhej.Fustani me ngjyrë të kuqe si flaka është i qëndisur prej gjashtë apo shtatë shoka të gjëraa me ngjyra të verdha ose të kalterta.
Mângët e fryëra e të lehta sikur fluturojnë mbi gjysmën e krihve dhe rrypat e verdhë krahërorve ose te quajtura vulgarida, janë të njëjtat si ato në San Demitrio, por më të mira.Shputat me tufa e kompletojnë kostumin.Ka në këtë tradit diçka si aziatike, do thoshim hindiane: mirëpo vashat e San Konsttantinit janë të mësuara. Më të parë këto figura te habitshme që hecin me hapa të ngadalshëm e ngjiten në malet me borë më zërin e kësaj gjuhës së fortë(apre agreste) si edhe natyra që kisha para syve, ku sapo më shihnin fëmijët e trembur lëshonin britma dhe iknin për tu fshehur në hijen e grumbullit të plehut që avullonte, do kisha besuar se isha dikund tjetër por jo në Itali.

Arbëreshët e varfër hedhur mbi këto naltësi nuk e kanë patur të ndar fatin si duhët. Prej më tepër se tre shekujve ata i bëjnë ball një natyre të shterrur por që duhet t'ia nxjerrin të gjitha të mirat prej saj.Gështënjat dhe aty këtu pak drithëra si dhe vreshtaria e dobët paguhet mundimi i gjithë vitit në këto toka.Pak më lartë se banorët e San Konstandinit, në Casalnuovo janë të vëndosur shqiptar tjerë, vëllëzrit e tyre mergimtar dhe të mjeruar. Edhe më të varfër se sa ata të Kalabrisë, kanë të përbashkët me ta kultin dhe gjuhën.
Banorë të vëndit më te ngritur e me një klim më të ftohët dhe të mbyllur gati se gjysmën e vitit në dëborë, këta banorë mirren me kultivimin e vërës dhe tëspecave djegês: bëjnë ndër tjera edhe një lloj speci peperoni që ta qon kollin.Shpresoja se do ti përmbledhi disa këngë kombtare por pa shpresa. Nëse i kritikojmi banorët e këtij vëndit për mos kujdesjen e rujtjes së kësaj kultures por edhe ata kritikojnë politiken që nuk i dolen zot në mjerimin e tyre.
Ka vëtëm se një klithje në këtë mbretni, mbajtja e zijes.Trishtimi është në të gjitha zëmrat, humbja e moralit lidh të gjithë krahët dhe në mesin e gjithë këtij mjerimit, qeveria vijonte hecjen çorre e fatale.

Kam kaluar shumë kohë nëpër Kalabri si edhe në Bazilikata, koloni tjera arbëreshe: edhe se më pak të mprehta sadopak kanë ruajtur disa prej tyre kultin grek dhe te gjitha idiomat si dhe pak a shumë kostumet e të parve.
Traditat gati se janë fshirë e këngët shqiptare janë harruar.
Disa muaj pasi që i kisha lëshuar Kalabrezët kam gjetur popullsi me prejardhje shqiptare në fushat e Pujës, nga toka e Otrantes e deri tek bregu i Bifernos dhe në kufi me Ambruzinë: mirëpo shumica e tyre janë të shkrira me fqinjët e tyre që sot është e pamujtun që ti dallojsh mes tyre.
Disa emra kanë mbetur në këtë fundosje të traditave të botës antike që t'u rikujtoje prejardhjen e tyre.
Ka edhe sot në Capitanata familje që mbajnë emrin Kastrioti edhese, sipas historianve, mendojnë ata se i fundit prej familjes së Gjergj Kastriotit ishte markiza i San Ange, i cili ishte vrarë në betejen e Pavisë, Ferdinand Kastrioti më 1535 nga dora e mbretit të Francës Fransua i I-rë.

Arbëreshët e provencës së Molisë janë më pak të prekur.Duke i lën kostumet dhe kultet e të parve të tyre e kanë ruajtur gjuhën e mbi te gjitha edhe karakterin e vjetër hakmarrës. Motoja e tyre si edhe e vëllëzërve Kalabrezë është se: gjaku lan gjakun: dhe mundëm të shtoja këtu disa drama te pergjakshme që ndodhen këtu pari. Por këta banor kanë ruajtur edhe disa strofa te këngve të vjetra kombtare.
Kam gjetur në Porta-Cannone, një fshat, disa qindra hapa largë Bifernos, baladen e Konstandinit të Vogël njashtu si e kisha dëgjuar gjashtë muaj më parë edhe në Santa-Sofia.
Kjo rastësi mes dy fshatrave pa kurrfarë komunikimi mes tyre, te ndarë nga njëri tjetri prej maleve të mrekullueshme, rrijnë largë rreth 150 kilometra mes tyre, dëshmohet pa kurrfarë dyshimi prejardhja e tyre. Arbëreshët janë te vëndosur edhe në mbretrinë e Dy Sicilive ku banojnë atje pedhjet e nëntë fshatra e qytete dhe formojnë një popullsi më shumë 60 000 shpirtra. Ata i kanë shërbyër vëndit duke banuar në ato vendet që ishin dikur të zbrazta.

Pra kjo është mbretria e Napolit ku natyra është aqë e ndryshueshme sa që nuk të dhuron aspak të mendoni në mrekullina.
te gjithë popujt e vjetër e modern kanê gjetur vend takim këtu:që prej Fenikês biblike e deri tek republikanët tri-ngjyrëshe.
Që te gjithë që kaluan këtu pari kanë lën gjurmët e tyre, si çdo shekull që ka monumentin e vetë.
Te gjitha qytetrimet që perfaqsoheshin janë perleshur mes tyre.Ka patur sulme nga te gjitha opinionet nga te gjitha besimet, nga te gjitha pasionet e ndryshme mes tyre.
Gjaku im vlonë nga padrejtësija kur i shoh disa popujt te pa shpirt të lidhur mes tyre ngriten kundër nënës së tyre që t'ia bëjnë varrin.

Unë kundërshtoj me te gjitha forcat e shpirtit tim ndaj kësaj vepre famkeqe: perkrahi nga gjithë deshira ime kryengritjen e Italisë dhe duke kërkuar paqë pasi që i kam parë vuajtjet, kërkoj pajtim nga e kaluara ku lavdia shkon drejtë në zemër dhe nxejnë mendjet, qe pra ne i permendëm të gjithat: shpres e siguri !

Nxjerrur nga Revue des Deux Mondes
Perktheu nga gjuha frenge për Rilindjen ilire shqiptare kreksi 2013

nga Charles Didier =1830
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
7,532
Pikët
113
Përgjigje e: Arbereshet

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=8BpE5PeyrFI[/ame]
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,465
Pikët
113
Përgjigje e: Arbereshet

Edita Tahiri viziton arbëreshët e Kalabrisë



Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka zhvilluar një vizitë tek arbëreshët e Italisë. Ajo në Kalabri, në qytetin Frasnitë, mori pjesë në aktivitetet kulturore të arbëreshëve, me ftesë të Eparkisë Arbëreshe të Kalabrisë dhe të Bibliotekës Panshqiptare “Antonio Belushi”.


Zëvendëskryeministrja Tahiri mori pjesë në Konferencën përgatitore për shënimin e 100- vjetorit të Eparkisë së Kuvendit të Ungrës, me ç’rast u shënua edhe tetëdhjetëvjetori i lindjes së veprimtarit të shquar arbëreshë Antonio Belushit, që u mbajt në Frasnitë të Kalabrisë.

Në këtë Konferencë, ku morën pjesë autoritete të larta politike dhe fetare arbëreshe të Kalabrisë dhe përfaqësues nga Shqipëria, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri mbajti një fjalë rasti, ku në emër të Qeverisë së Kosovës ka vlerësuar gjithë popullin arbëresh për angazhimet e tyre të pareshtura për ta ruajtur dhe kultivuar identitetin kombëtar shqiptar.

Ajo ka thënë se arbëreshët e Italisë janë pjesa më e fuqishme e kombit shqiptar sepse edhe pas pesë shekujve të jetës tuaj jashtë tokave shqiptare ju keni ruajtur gjuhën dhe gjakun shqiptar. “Ju u detyruat të largoheni nga tokat shqiptare, por asnjëherë nuk u larguat nga shqiptaria. Ne shqiptarët ju kemi pasur gjithnjë burim frymëzimi dhe fuqie në luftën tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të cilën e fituam me sukses pas një shekulli robërie. Tani jemi dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova. Tash kemi mundësi shumë më të mëdha t’i forcojmë lidhjet shpirtërore dhe kombëtare me vëllezërit dhe motrat tona arbëreshe”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka shprehur urimet më të përzemërta për ditëlindjen e tetëdhjetë të patriotit Antonio Belushit, duke e vlerësuar atë si lider kombëtar, shpirtëror, fetar dhe akademik, i cili tërë qenien e vet ia kushtoi çështjes kombëtare, në veçanti punoi për arbëreshët e Italisë dhe arvanitasit e Greqisë.

Gjatë kësaj konference zëvendëskryeministrja Tahiri ka zhvilluar një bisedë me kryepeshkopin e Kishës Bizantine Arbëreshe, Imzot Donato Oliverio, me ç’rast e ka vlerësuar rolin e kishës në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar të arbëreshëve si dhe ka marrë pjesë në liturgjinë e mbajtur në Kishën arbëreshe në Frasnitë.

Gjatë vizitës në Kalabri, zëvendëskryeministrja Tahiri është shoqëruar nga këshilltarët politikë Elona Cecelia dhe Gazmir Raci, shefi i protokollit Imer Reçica dhe sekretari i Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal, Besnik Osmani.
__________________________________________________
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=51166&Ctype=1
 

Damastion

V.I.P
Anëtar
Jan 31, 2014
Postime
2,207
Pikët
48
Përgjigje e: Arbereshet

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=pW0-5ufba7A[/ame]
 

Damastion

V.I.P
Anëtar
Jan 31, 2014
Postime
2,207
Pikët
48
Përgjigje e: Arbereshet

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=4HjnTkMNRMQ[/ame]
 

Damastion

V.I.P
Anëtar
Jan 31, 2014
Postime
2,207
Pikët
48
Përgjigje e: Arbereshet e Italise.

Do te ishte mire qe ne ket teme te japin kontribut forumistat qe jetojne ne Itali,cfar jan pershtyojet e tyre nga kontaktet e rastit me arbreshet.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
2,473
Pikët
83
Përgjigje e: Arbereshet e Italise.

Ky televizion eshte vazhdimisht ne gjuhe shqipe (megjithse aty ishte e perzier me italishte) apo eshte vetem nje rubrike.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,766
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Arbereshet e Italise.

Arbereshet e Italise kujtojne betejat e Skenderbeut kunder Turqve. Kjo tradite ruhet prej 600 vjetesh.




 
Last edited:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,209
Pikët
113
Përgjigje e: Arbereshet e Italise.

Une habitem si i kane ruajtur traditat....
[ame]https://www.youtube.com/watch?v=crf_2ZsdovM[/ame]
[ame]https://www.youtube.com/watch?v=q-yNNRFBdWI[/ame]
RESPEKT.
 

The.Mask

Anëtar
Anëtar
Aug 14, 2014
Postime
507
Pikët
18
Vendndodhja
Dibër
Përgjigje e: Arbereshet e Italise.

Arbereshet e Italise kujtojne betejat e Skenderbeut kunder Turqve. Kjo tradite ruhet prej 600 vjetesh.





Klikoni videon per ta shikuar
Keta jan shqiptare te vertet, neve si idiota, dhe te mbrapambetur qe jemi, as nje perkujtim nuk i bejme Gjergj Kastriotit ne datelindjen e vdekjese se tij.
 

Damastion

V.I.P
Anëtar
Jan 31, 2014
Postime
2,207
Pikët
48
Përgjigje e: Arbereshet e Italise.

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=p-4xxdeaz_Y[/ame]
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
51,209
Pikët
113
Përgjigje e: Arbereshet e Italise.

Mano.....

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=TDEDCjeUlAQ[/ame]

E Di qe je PRO MEJE....damageistion...

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=FXPR0bRtInM[/ame]

DAMAGE....

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=I5xE_71Fh_c[/ame]

une e kuptoj GJUHEN.
 

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,213
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
Përgjigje e: Arbereshet e Italise.

Film arbëresh:

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=EuG-AsrmTxk[/ame]
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,766
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Arbereshet e Italise.



Arbanon-Albanian famously song in memory of their lovely homelands in Morea.,(today peloponeso in greece)
Unbelievable survived 700 years song , singed by Thanassis Moraitis.
sings arvanit albanian - O e bukura More (Ω πανέμορφε Μωριά)

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=E-wNrgDDjpA[/ame]
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,477
Pikët
113
Përgjigje e: Arbereshet e Italise.



Arbanon-Albanian famously song in memory of their lovely homelands in Morea.,(today peloponeso in greece)
Unbelievable survived 700 years song , singed by Thanassis Moraitis.
sings arvanit albanian - O e bukura More (Ω πανέμορφε Μωριά)

https://www.youtube.com/watch?v=E-wNrgDDjpA
Moraitis kendon shume bukur dhe ka bere nje pune te mire ne ruajtjen e folklorit arvanitas. Por dhe kjo arvanitja kendon shume bukur:
[ame]https://www.youtube.com/watch?v=vEKHQwReyEE[/ame]
Lule Lule - Afroditi Manou
 

BARAT

tăl'ithu kyOO'mI
Anëtar
Nov 17, 2012
Postime
670
Pikët
28
Vendndodhja
Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
Përgjigje e: Arbereshet e Italise.

ARBERORET E ELADHES

Për këtë veper, Akademia e Shkencave e Shqipërisë i ka dhënë Antonio Belushit, më 15 maj 1995, në Tiranë, titulin e nderit “Doctor honoris causa” me motivacIon:
“Për ndihmesën e veçantë që ka sjellë me mbledhjen, sistemimin dhe botimin e etnologjisë dhe folklorit të arbëreshëve të Italisë dhe arbërorëve të Greqisë”.

________

Titulli: Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhes / Ricerche e Studi tra gli Arberori dell’Ellade
Autori: ANTONIO BELLUSCI
- Tekste dhe Dokumente në të folmet arbërore-arvanite me përkthimin në gjuhën italiane-Hyrje nga/introduzione di Gjovalin Shkurtaj (Tirana) e Aristidhi Kollja (Atene).
Botues: Shtëpi botuese/Casa editrice “Shoqata kulturore Gjergj Kastrioti”, Frascineto 1994, pp. 500

 

kreksi

Metropolis
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
2,515
Pikët
83
Vendndodhja
France.
Përgjigje e: Arbereshet

Ch. Didier =Souvenirs de Calabre= les Albanais en Italie= 1830
=Kujtime nga Kalabria me Arbëreshët e Italisë=1830


Kam lën Coriglianon dhe kullat e saj feudale në një mëngjes të bukur vjeshte me keqardhje, ujësjellsin antik trikatshe dhe pyjet me fryte portokalli, tani jam nnisur në një rrugëtim tjetër për tek kolonitë Arbëreshe të San Dhemitrit, në perëndim të këtij qyteti..
I kuptojmi historinë dhe traditat e një populli sipas arkitektures e traditave te tija, dhe kullat e Kalabrisë në çdo hap udhëtarit i tregojnë plaçkitjet, një vésë i mbrapshtë që prej kohësh.

Mbreti i Napolit dikur kishte ngritur një rrjetë banditësh me qëllim që ti perballej pushtuesve francezë në shekullin XV-të mirëpo më vonë kur kthehët në fron përseri, u mundua ta theje instrumentin të cilin ai vetë e kishte çpikur, mirëpo në pa aftësi, nga njerêzit e tij nuk ka ditur se si ta shkuli që nga rrënja këtë smundje, ai kishte ndërmarrur masa tepër te lehta ndaj plaçkittësve dhe duhët të themi se, prej disa vitësh bandat janë më te rralla edhe se prona ende nuk mund te mbrohët nga plaçkitësit kështu që pa siguri të mjaftueshme as agrikultura e as tregtija nuk mund te perparojnë.

Pasi e kalova San Mauron, duken fushat e thara e pa drunjë ku gjelbrimi perfundonte atje rrënxë një kodre të thatë e të zhveshur.
Nga largë shihnja mbi dheun argjilor një fshatar hypur mbi një gomar, ishte i pari njëri qe takoja në këtë rrethinë, ishte ditë e dile dhe fushat ishin të zbrazta.
Më pa dhe më priti.Mbante kapelen tradicinale prej kashtës, një stil i këndshëm që vërtetë i jep popullit të Kalabrisë një fizionomi të bukur dhe shpirtërore.
Asnjëherë fshatari kalabrez nuk shkonte as në fusha pa armët e tija. Pra, shoqruesi im i ri ishte besnik, mbante një sepatë që i varej në rripin e i tij të gjerë prej lëkure.Unë isha mësuar gjatë udhëtimeve te hecja gjithmonë këmbë,dhe posa zbriti në tokë, më bertiti me zë të lartë dhe më detytoi të hypja mbi gomar, si shenjë mikptritje dhe krenarie për mikun, perndryshe një refuzim nga ana ime do mirrej si një fyerje dhe një shenjë e përbuzjes.
Ishte një Arbëresh nga San Demetrio, dhe kur ai u bind se unë nuk kisha asnjë qëllim tjetër përveç se për të marrë njohuri mbi bashkatdhetarët e tij, ai filloi të më tregonte pastaj për veprat e etërve të tij dhe te madhin Scander Beg, duke folur me një përbuzje të thellë për fqinjët e tyre italianë, të cilët, nuk i pëlqenin, thoshte ai, sepse nuk kanë luftuar kundër turkut".

Hecnim rrugës duke biseduar dhe mbrrinëm në San Demetrio një fshatë jo aq i pastër, ndërtuar në një pozitë të këndshme, që dikur ishte një vendë i shkretuem por natyra kishte filluar te lulzonte sikur se donte ta mbulote mjerimin e njerëzve me gjelbrim.
Zbrita në derën e burrit më te njohur të kësaj komune, i kisha disa letra për t'ia dorzua, dhe sipas rregullave të vëndit, gjeta konak në shtëpin e tij me gjithë konforin dhe mikpritjen kalabreze.
Ishte një burrë i shkolluar i cili kishte marrur përsipër magjistraturen e mbretnisë pranë qeverisë në Napoli por për shkak te ndrysshimeve të sistemit dhe ndeshkimeve të vitit 1821 kthehët në fshatin e tij për t'i dhânë shembull virtyteve te tija familjeve te nevojshme që ishin shpeshëherë viktim e fatkeqësive në popull.
Policia e percell dhe e para gjë që kam bërë, u prezentova para gjyqit, një lloj administrate e vezhgimeve te dyshimta.
Më dukej se ishte nën influencën e rregullorës së re në favor të te huajve dhe për herë te parë paseporta ime u shikua pa asnjë pytje.
Udhëtari i fundit në këto vise ishte një anglez, e mbajnë mend viziten e tij si një ndodhi e madhe, sigurishtë do më kujtojnë edhe mua.
San Demetrio është qendra e rrethit të që e rrethekojnë nja gjashtë fshatra me Arbëreshë. San Giorgio është më i madhi kurse Vacarizzo është vëndi i njohur dhe i kërkuar për shijen e fëmrave të veshura me rroba te vjetra.

Ka përplotë miniera në kodra mirëpo askush ende nuk është i interesuar ti shfrytzoje.
Ekzistenca e ktyre kolonive shqiptare është një fenomen historik tepër i rëndsishëm, por gati se i panjohur.
Duket se shqiptarët e parë erdhen në Itali aty rreth dhjet vite pas rënjës së Konstantinopojës, kjo ngjarje ia ndrroj pamjen Europës dhe n'tjetren an, ndrroj një perandori shekullore që i kishte râ ngjyra në këtë rast, i kishte sjellur vdekjen një Shteti të ri e të kalitur që fuqia e një njeriut të vetëm e kishte themeluar; Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skenderbeu, iu ishte dorzua peng sulltan Muratit nga i ati i tij, i ushqyër por jo i irrituar në serajet e sulltanit, doli nga duart e fëmrave si shqiponja nën qerdhen e pëllumbave dhe shpalosi në vitin 1443 flamurin e pavarsisë dhe revansh ndaj pushtuesit të vendit të tij. I lindur sundimtar i Shqipërisë, i ftoj në luftë fiset e famshme dhe në krye të Mirditëve nisi luftën që vijoi 23 vite me rradh kundër forcave të perandorisë osmane.
Ishte shkëndia e mbrojtjes së krishterimit, princave të Europës ua dergoi thirrjen, mirëpo ishin te shtangur nga frika, vetun mbrojti Europën nga Azia.Rradhitët në mesin e figurave te shquara historike të shekullit XV-të. Alfonsi i Arragonës sundonte në Napoli, kapiten dhe politikan i shquar, shihte rrezikun e ramjes së Bizantit, shihte në kolosin e ri një armik të duhur e të natyrshëm, ishte i vetmi që i pergjigjet thirrjes së Skenderbeut !
I kishte derguar në vitin 1454 ndihma nën komanden e Rajmon Ortafa, mirëpo pas vdekjës së Alfonsit, ndryshoj situta.
Ferdinandi, djali i tij kishte nevojën që ti perballoje me forcat e tija Zhanin, duken e Anzhuinve, një kundershtar i fuqishëm si dhe kundër dukes së Tarantës.

I rrethuar në Barletë nga Picinino, për llogarin e Anzhuinve, i kishte ikur kurona Ferdinandit, derisa në horizont si një pelhur e bardh shfaqet Skenderbeu, mirënjohës i palodhshëm, duke perfituar nga paqa që kishte nenshkruar me sulltann Mehmetin, duhej patjetër ti shkonte në ndihmë Ferdinandit, birit te mikut te tij te madh Alfaonsit të Arragones.
E liron Ferdinandin nga kthetrat e princit te Tarantës, mori Tranin dhe pershkoi te gjitha fushat e Pujës në krye të 800 kalorësve te tij duke i shkaktuar dame te mëdha princit të Tarantës.Princi i Tarantes i rrethuar në kështjellen e tij, i shkruan letër Skenderbeut më këto fjalë: Nuk edi se ç'të keqe të kam bërë ty që te vini të më sulmuni në tokat e mia ? Ti mos ndoshta mendon se ke punë këtu me turqit e tu të dobët, por mashtrohësh. Ne i konsiderojmi shqiptarët tuaj si dele, dhe ne skuqemi para armiqve aqë dobët. Nuk keni pas aftËsi ta mbroni kulmin tuaj ti ke ardhur ta pushtojsh tonin. Ti këtu do ta gjejsh varrin !

Përgjigjia e Skenderbeut ishte e bukur dhe energjike: Ankohët tek princi i Tarantes mos rrespektin ndaj familjës Aragoneze, dhe se mirënjohja ndaj tij për te ishte një detyr e shenjtë, dhe i mbetej atij ti dali në ndihmë birit të një mberti qe i ksihte ndihmuar.
"Ti nuk je më i keq se truku, i a kthenë Skenderbeu, aqë sa flitet se ti nuk ke as kurrfarë feje !
Sa iu përketë shqiptarve, ti nuk i njehë ata: ne rrjedhim prej prej Epirotve, që kishin nxjerrur Pirron dikur armiq te Romakve, dhe Maqedonve te cilët nxorrën Aleksandrin, pushtues të Indisë.
E ti më flet për Taranten e tû, rac e neveritshme që janë të mirë vetem me nxan peshqi; Nëse do ta gjëj këtu varrin, Perendi që i njehë mendimet e mia, le të më gjykoje"

Skenderbeu e mundi Picininon dhe kuntribuoi në fitoren perfundimtare të Trojës, që ua siguroi përseri kurtoren mbretrore Aragonve.
Qe atëherë Skenderbeu mori nën mbikqyrjen e tij San Pietro in Calantina, një qytet të vogël te fushave te Pujes, u bë kolonia e parë shqiptare nê mbretnin e Napolit.
Më vonë iu dhura edhe Trani dhe disa fshatra rreth malit Gargano. Skenderbeu vdes në vitin 1468 e i biri i tij Gjin Kastrioti nuk kishte fuqi te luftonte kundër sulltanit, pastaj brënda një kohe e tërë Shqipria pushtohet nga tuqit. Sulltani hakmirret pamëshirshëm duke i detyruar shqiptarët ose të dorzohën ose të largohën nga vëndi dhe që nga kjo periudh njihet emigrimi i madh në Itali. Poashtu edhe Gjin Kastrioti gjeti strehim në Napoli ku me vete mori edhe një numër të madh në shërbim te tij. Nën ëmrin e regjimnetit mbretnor maqedonas, ai e formon një trup të ushtarve që vijoi deri vonë në revolucionin e fundit në Italië.
Kurse për te tjerët, që ishte numri shumë i madh, preferuan mergimin se sa sundimin, në tokat e reja të Kalabrisë dhe pa pervojën fare te agrikulturës, siç ishte ky popull lutëtarë, preferuan të zënin vendë rreth malit Gargano që mbeti për ta si një simbol kombtar. Prania e këtyre te huajve të pamvarun filloj ti shqetësoje edhe qeveritarët e vëndas: sjelljet e tyre të pa pëlqyëra irritonte fqinjët e tyre dhe mali Gargano mbetej për ta siç kishte mbetur më vonë për Morët e Spanjës. Filluan ti ndanin, ua ndajten disa copa toke të punueshme kështu që u shperndajten gjithkahë nëpër mbretrin e Napolit.

Gati se çdo ditë arrinin tjerë, "Keni mëshirë ndaj tyre, iu shkruante Papa Pali II-të Filipit të Burgonjës, e mëshirueshme është kjo gjëndja e tyre duke i parë këta te mjerë pa bukë, pa atdhe, kalojnë Adriatikun mbi barka të kalbura për te kerkuar në brigjet e Italisë strehim kundër barbarisë së te pafeve". Tre shekuj më vonë Pargjinotët, iu shitën nga kupiditeti anglez një barbari edhe më i terbuar se sulltan Mehmeti, endëshin te përlotur këtyre te njëjtave brigje duke lypur bregë më bregë strehim në dhe te huaj. Historia nuk ka asgjë më patetike se sa këto katastofa kombëtare.Këta emigrant te rinjë më në fund iu perkulen kësaj targjedie duke u mësuar të kalonin një jetë tjetër.

Ata që dikur mbanin shpaten e hekurit tani mbanin dorzen e pendes dhe lavronin tokën, këta që kishin zbarkuar në brigjet e Adriatikut e shihnin qiellin e kaltërt në horizont ato malet e Shqipërisë, ku më atje kurrë nuk do shpalosen tendat fitimtare kur pushonin pas një beteje te ndritur nga rrezet e diellit në atdheun e tyre.
Kështu pra tani largë atdhut me lotë në sy persdhendesin me shikimin e tyre malet e larta te atdheut në pritje te një fitores dhe trishtueshëm te perkulur mbi këtë karrocë te cilen aqë shumë e ksihin urrejtur, ata këndonin baladat e tyre popullore, i vetmi monument i fitores së dikurshme, i vetmi trashegim i te parve te tyre.
Grekët e Kalabrisë, kështu i quajnë këta italo-shqiptarë, kanë një vlersim të keq tek fqinjët e tyre, që nuk e meritojnë: te vëndosur prej vitësh në punë si një gjë te nevojshme, zënin vendë në shpatijet e maleve te shkreta ata i kanë kthyer këto pyje në ara pjellore sollen jetën që dikur mbretnonte vdekja. Te izoluar nga gjëndja e tyre perkah kulti i tyre, traditat e tyre ata kanë ruajtur në mesin e italianve një ekzistencë të dallueshme. Katër shekuj nuk arritën të fshinin mbrresat kombtare.

Gjuhën e tyre, e ruajten te pa prekur: por që ka rrëshqitur aty këtu ndonjë fjalë italishte sipas nevojave.Për një ekzistencë te re duhën fjalë te reja por që janë në marrdhenje te mira me vendasit etyre atje në Shqipëri. Nuk e flasin gjuhën kalabreze vetëm se kur është e nevojshme me fqinjët e tyre italianë, mes tyre asnjëherë. Traditat e tyre, forca më shumë se sa koha i ka ndryshuar.Qeveria është mudnuar ti çkombtarizoje prej masave te hekurit kalo mbi këtë popullsi malore. Këta njerëz duhej ti lëni kostumet e tyre popullore, edeh se sot hecin te armatosur, se sipas dekretit të vitit 1821, denohej me vdekje kush mbante armë, ose vetëm se ruante në shtëpi. Kanë deshirë te grumbullohën në sheshet publike dhe të këndojnë nën ndiçimin e hënës këngë te vjetra te atdheut të tyre: por një ligj i ri denonte çdo tubim më shumë se pesë veta dhe mbyllnin sheshin si një teater te ndaluar.
Poull i lumtur e shpirtnor, e dojnë vallen dhe festat: por mjerimi i ka ndaluar festat dhe policia si një kulshedër me njëmij koka , duke krijuar parti e mbjellur perqarje duke humbur besimin me luhatje. Në mesin te gjitha këtyre mjerimeve gjatë sa viteve e pasigurie italo-shqiptarët ruajten një bazë bujarie, diçka të kapshëm e te pavarun që më pelqen tek ta.Mikpritjen e marrin si të natyrshme me një thjeshtësi homerike.
"Ju shihni vetëm hijen tonë, më thoshte një shqiptar plakush me flokët e tij të bardha e me fjalët në gjuhën kalabreze: "në kohën e rinis sime ti do te kishe gjetur ende Shqipërinë mbi malet e Kalabrisë. Njerësit do të kishin pritur në festa e në tingullin e gitare do të ksihim dhan pje, mirëpo sot mëzi që jemi ata ? E shihni, kanë frikë te gjithë prej teje, te marrin për një spiun, më thoshte dhe lëkundte kokën me atë gjykimin e një shpirti energjik që Kalabria më dhuroi shumë shembuj tjerë.
Sa i përketë kultit, ata ndjekin ritët greke mirëpo duke e njohur autoritetet e ligjeve të Romës që i urrejnë dhe i njohin me emrat si "la perfida".Mirëpo duhej të kapercehej përmes këtyre pikave: te jesh apo te mos jeshë: to be or not to be !

Priftërit e tyre kanë te drejten te martohën, dhe u knaqa nga ky spektakel kur e pash një burrê i veshur me sutane, i rrethuar me gruan dhe pesë fëmijt e tyre.Një tjetër mi tregonte tek lutjet e perendive romanet e Volterit dhe Helijsa e Re, që ai i ksihte paguar me peshën a arit, sepse nga Alpet e veriut e deri në Sirakuz, ligji hyjnor e njerëzor i denon barazi me anatemi. Me një fjalë, kleriku shqiptar është aq protestant sa ai Gjenevës apo i Edinburgut.
Është një ekleziatik i rrespektueshëm i arsimuar e aspak fanatik. Pas kafes, që është një ceremoni universale dhe e shenjtë gjithandej në Orient si dhe mbrretnin e Napolit, ai më njohtoi për një punim që pergatiste për historin e Shqiptarve, që i kam borgj për te dhënat mjaftë interesante nga ai. Në mesin e librave ng te cilat ai ushqehej dhe me dëshirë te madhe ma huazoj një libër ku aty gjeta një shkrim tepër të rrallë nga Angelo Masci, italo-shqiptar gjithashtu, një letrar i talentuar, i cili kishte vdekur në Napoli para ca vitësh.Ai sjellte ngjajshmëri te habitshme në mes shqiptarve e gjermanve, ku edhe Taciti i kishte shkruar traditat gjermane priomitive. Kanë mes tyre dashurin për armet dhe lirinë, një pasion i pa arritur tek popujt ende te pa prekur nga lumi i ngadalsuare paqësor por i neveritshëm nga pipamjet e qytetrimit tonë europianë.
Mbi pika tjera, dallohen krejtësishtë. Grat, për shembull, objekttivishtë e rrespektuar e prekshme, nga një kult aqë i pastërt tek gjermanët, luan tek shqiptarët një rol më pak, fëmra është këtu vetëm se si shkalal e shtëpisë, sherbtore.Skllavëria shteppiake nuk është më në ligj por në tradita, dhe është komplete.Xhelozija, si dhe sjelljet, ripertrijnë këtë skllavëri sepse mbi artikullin e besnikërisë bashkëshortore thuhen veset e burrave te dyshimta e hakmarrse.Fêmrat janê tepër injorante, ato te klasës së ultë punojnë në fusha, tjerat mirren me hallet e tyre dhe këshillohën pranë fëmijve te tyre duke i ushqyër: mirëpo dritat e tyre maternele ende nuk kanë ardhur deri tek ndalimi i vegzës. Kryezoti më shtyri në dijeni rreth traditave te ndryshme Arbëreshe. Formalitetet rreth percjelljes së fundit në parajse janë si te një populli gjysëm të egër që gjithashtu mbahen atje në malet e Shqiperisë.

Prindërit dhe miqët tubohën në shtëpin e te vdekurit: te ndjerin e veshin me më të mirat rroba dhe e bartin në kish të ulur dhe ftyrën e shpluar. Të gjithë te pranishmit e percjellin duke lëshuar gjâmë e qarje: grat e burrat i shkulin flokët, rrahin gjoksin me grushta sa kanë takat: nxjerrin një zë të errët për nderë të te vdekurit: dhe e gjitha perfund me një drek te hareshme.
Qe pra këto ishin rregullat e percjelljes në parajse e qe tani se si janë traditat për martesën. Ditën e caktuar për kremtim, nusja e mbyll me kujdes deren. Dhëndrri paraqitet i armatosur, fillon të nxjerri, nën dritaren e nuses, zëra që i kushtohën këngëve martesore, me fjalët e lutjet që t'ia hapi nusja e tij derën, mirëpo nusja kurrësesi nuk e hap: pastaj prindërit e saj pergjigjën në vendë te saj, sepse rreptsishtë i ndalohet asaj thyerja e qetsisë deri në mbrëmje. Mundohet koti i fejuari i saj ti flasi për dhurata e stolisje floriri te çmuara: dera mbett e mbyllur !
Më në fund ai lëshohej, nga lutjet fillon me kërcnimet, e shtyn dhe e then deren, e kap për dore nusen dhe e terhjek drejt e në kish.

.Prindërit e nuses e mbajnë për dore, si virgjëreshë nusja mbante pelhuren e bardh mbi kokë, vetëm vejushkat martohën me kokën e shpluar.Kumbarajt apo Komparinjt e martesës kalonin pa ndërprë ku pastaj kurora e burrit kalon mbi burrin, e gruas mbi gruan dhe anasjelltas se, te dy mbanin një kuror prej lulesh te bardha e të pavdekshme, te thara. Prifti pastaj e mori një gotë vërë dhe zhyti sterrpiksët, ia dha goten bashkëshortve që e shijuan, me siguri ky gjest të lente të kuptonim se, ata hynin në një lidhje bashkjetese. Kumaria edhe ata e ndajtën gotën me vërë, gjithnjë duke lexuar liturgji greke dhe oficiali i veshur me rroba te arta filloi të shënjtoje, së pari djathtas, pastaj majtas përshkonte një rreth të madh mistik percjellur me një hecje të habitshme nga te gjithë te pranishmit një nga një.Qifti më në fund u gjunjëzua dhe mori bekimin.Nusja shkoj dhe gjeti miqët e familjes te pragi i derës së shtepisë së re. I uruan mirseardhje duke kënduar të gjithë së bashku një refren të një kënge shqipe, qé pra kuptimi i saj:
"Mirsevjen ô'j nusja e Ré, tani jéni nën kulmin e burrit si vëra e krypa mbi tavolinën e festimit, je si lindja e Diellit që ndriçonë mjedis rrezeve të tij"

Pas dasmes u ktheva në katedrale, ishte e errësuar dhe përplotë me besimtar, fëmra e mëshkuaj te moshave te ndryshme dhe aty pata rastin ta studioja kostumin e fëmrave.Është italianizua shumë nga forma mirëpo për kah ngjyrat e thekura me shije te kalabrezeve poashtu edhe te shqiptareve, nga kjo an, nuk ka marrur asnjë ndryshim. Ajo që fëmrat shqiptare kanë ruajtur nga nënat e tyre është flameumi, një pelhur e qêndisur me të kaltërt ngjyrê qielli e të verdha me fundin e gjelbërt qëndisur prej fijeve të arit. Ato e quajnë vulgarida, sipas emrit të një zogu që ka poashtu formen si këto shamia. Është shumë i pashëm dhe se te gjitha femrat janë të mbushta, kjo pelhuar iu shkon bukur që ti pelqejsh ato.Gra e burra ashtu te gjunjëzuar n'damas, këndonin në greqishte njëherë veçmas pastaj së bashku jepnin benedikimin e mbrëmjës. Kjo ceremoni rustike nuk di se ç'kishte më thjeshtë por diçka antike që më preku zemrën: qëndroja në këmbë ashtu mbështetur me shpinë për një shtylle dhe i veshtroja për një kohë te gjatë në heshtje.Kostumet pitoreske të fëmrave shëndritnin me kontrastet e errësirës së tempullit kur, një rreze drite e diellit që perendonte hyri nga dera e madhe dhe ra mbi ftyrën e një vashe të bukur shqiptare e gjynjëzuar në altar.

Ajo kokë aqë e bukur si një skulptur mermeri, vetëm ajo shkelqente e shkëputej si një pamje hyjnore që mbretnonte mbi errësirën e sanktuerit. Zëra nga te gjitha moshat u dëgjuan të përziëra me të njëjtin mendim:
Kështu edhe dikur po e njëjta gjuhë dëgjohej nën tendat e Agamemnonit në festat e lashta në tempullin e Jupiterit e tani këndohët nga vashat e Kalabrisë në një kish të varfun për glorifikimin e birit të një zdrukthtarit.

Perktheu nga gjuha frenge kreksi 2013

Nxjerrur nga "Revue du monde" 1830
Para ndërhyrjes së trupave shqiptare në Italinë jugore, Princi i Tarentes (Tarantos) i nënvlerësonte ato dhe strategun legjendar, por Princi i Matit dhe mbreti i Shqiptarëve i ka dhënë atij përgjigjen e duhur, si fillim me shkrim dhe më pas në terren.



Letërkëmbimi në vijim :



Princi i Tarentes, Jean – Antoine Orsini (Giovanni Antonio) :



« Çfarë të kam bërë që vjen dhe më sulmon në tokat e mia ? Ti kujton se do të përballesh me turqit e tu të dobët ; kij kujdes. Ne i krahasojmë Shqiptarët e tu me delet, dhe ne ndihemi të besdisur ndaj armiqve kaq të neveritshëm. Në pamundësi të mbrosh çatinë tënde, ti vjen të pushtosh çatinë tonë. Ti do të gjesh këtu vetëm varrin tënd. »



Sovrani i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti :



« Ti nuk je më pak Turk sesa Turqit vetë, megjithëse thonë për ty se nuk i përket asnjë feje. Sa për Shqiptarët e mi, ti nuk i njeh ata ; Ne jemi trashëgimtarë të Epiriotëve, që u dhanë për armik Romakëve, Pirron, dhe të Maqedonasve, që i dhanë Indisë si fitimtar Aleksandrin. Dhe për çfarë po më flet, ti, për Tarentinët e tu, racë nevrike që është e aftë vetëm për të peshkuar. Në rast se gjej varrin tim këtu, Perëndia, e cila është në dijeni për mendimet e mia, do të më gjykojë. »



Si përfundim, lideri shqiptar, guximtar dhe fuqiplotë, rrugës për në Napoli, fiton betejën e Tranit, përshkon fushat e Pouille-s (Puglia-s) me kalorësit e tij, shpartallon ushtrinë e Princit të Tarentes dhe kontribuon në fitoren vendimtare të Troïa-s, e cila u siguroi kurorën mbretërore Aragonëve, pra Ferdinandit të I-rë.





* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin e informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/la-gazette/gjergj-kastrioti-princit-te-tarentes-ja-kush-jane-shqiptaret-e-mi/







Publikuar në :



Tirana Observer :




Koha Jonë :


Ky trimi boton dy vite pas kreksi kete perkthim dhe lavdohet se ai ka ghetyr burimin i pari...lol !
Mua s me duhen lavdatat ai i madhi nalt ne qiell e njeh sgpirtin e kreksit. .
 
Top