• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ardit Gjebrea: Gati për në Oslo

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Kompozitori është angazhuar seriozisht për prezantimin e këtij viti. Regjistrim, miksimin në studiot e Evropës, masterizmin në Nju Jork dhe një perfomancë e veçantë. Violina e Olen Çezarit dhe tri këngëtare amerikane shoqërojnë Juliana Pashën më 25 maj në Festivalin Evropian, Eurovizion 2010
Dy muaj përpara pjesëmarrjes në “Eurovizion 2010″, duket se punët janë vënë në vijë nga konkurrentët shqiptarë, Juliana Pasha dhe kompozitori Ardit Gjebrea.

Janë emrat që përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e 55-të të Festivalit Evropian të Këngës. Këtë vit, festivali mbahet në Oslo të Norvegjisë në tri net, më 25, 26 dhe 27 maj.

Një ditë pas finales së Festivalit të 48-të të Këngës në Radio-Televizion, ku u vlerësua me kupën e festivalit, në një intervistë për “Shekullin” këngëtarja Pasha pohoi se e priste një punë e madhe përpara. “Vërtet kam dhënë maksimumin këtu në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, por atje do të duhet një punë e jashtëzakonshme sepse bëhet fjalë për të përfaqësuar Shqipërinë”, u shpreh ajo dhe i referohej prezantimit në Eurovizion.

Dhe ashtu ndodhi. Ende pa vënë këmbë në “skenën e madhe”, Pasha dhe Gjebrea kanë udhëtuar nëpër Evropë dhe jashtë saj, nëpër studiot evropiane të regjistrimit, miksimit, masterizimit, e postproduksionit të videoklipeve.
Gjithçka pritet të shihet më 25 maj kur kënga të dëgjohet në gjysmëfinale.
Regjistrimi është bërë në studion “Cabin Studio”, që ushtron një aktivitet 20-vjeçar në Londër. Miksimi i është lënë studios italiane “Softworks”, kurse masterizimi është bërë nga “Sterling Sound”, Nju Jork.

Gjebrea tregon se është ruajtur i njëjti version i këngës, nuk ka ripunime. Më 25 maj në skenën e Eurovizionit do të dëgjohet e njëjta këngë, veçse në versionin anglisht. Me titull “It’s all about you”.
Nga përvoja e viteve të mëparshme është vënë re që veç interpretimit “live”, performanca është një tjetër aspekt me rëndësi dhe që vlerësohet. Por autori i këngës ka zgjedhur thjeshtësinë, pa performancë koreografike.

Gjebrea shpjegoi se do të evidentohen më tepër vlerat e këngës. Edhe pse pa koreografi, Pasha nuk do të jetë e vetme në skenë. Ajo do të shoqërohet nga tri këngëtare (kori) amerikane dhe nga violinisti shqiptar Olen Çezari, i ftuar në dhjetor 2010 në jurinë e festivalit nw RTSH.
Zërat shoqërues të këngës “Nuk mundem pa ty”, janë: Joy Garrison, Glenys Vargas dhe Desiree Kedjour. Në aktivitetin e çdo dite, ato janë të tria këngëtare të muzikës jazz. Kënga “Nuk mundem pa ty” tashmë e ka edhe videoklipin, e realizuar nga regjisori Pali Kuke. Postproduksioni i saj është realizuar në Los Anxhelos.
Të jepet përshtypja e një angazhimi serioz për prezantimin e Shqipërisë në Festivalin e këtij viti. Pritet vetëm prezantimi mw 25 maj.
“Nuk mundem pa ty”, me muzikë të Gjebresë, tekst të Gjebresë dhe të Pirro Çakos u vlerësua me çmimin e parë në Festivalin e 48-të të Këngës në Radio-Televizion, nga një juri që këtë vit i vlerësoi këngët mbi krijimin muzikor, jo për interpretimin. Kënga e Pashës, një shpërthim plot ritëm pwr dashurinw, mori duartrokitje entuziaste të publikut në të gjitha netët. Ishte hera e parë që këngëtarja vlerësohej me çmim të parë në Festivalin e Dhjetorit.

Në vitin 2007, është vlerësuar me çmim të tretë me këngën “Një qiell i ri”. Një vit më vonë merr çmimin e dytë me këngën e krijuar nga Shpwtim Saraçi “Një jetë”, e kënduar në duet me Luiz Ejllin.
Për herë të parë, Shqipëria mori pjesë në Eurovizion në vitin 2004, me këngën “Imazhi yt” të Edmond Zhulalit, tekst të Agim Doçit. Kënga arriti të kualifikohej në 7 këngët më të mira tw Festivalit. Një vit më vonë, Shqipëria përfaqësohet me Ledina Çelon me këngën “Nesër Shkoj”, kompozuar nga Adrian Hila, tekst të Pandi Laços.

Kënga nuk pati sukses.
Viti 2006 vijon me Luiz Ejllin dhe këngën “Zjarr e ftohtë” të Klodian Qafokut.
Në vitin 2007, Frederik Ndoci shkon në festivalin Evropian të Këngës me “Balada e gurit”, me dyshen Hila-Laço. Një vit më vonë Olta Boka përfaqësoi të njëjtët autorë (Adrian Hila dhe Pandi Laço, me këngën “Zemrën e lamë peng”. Vitin e kaluar ishte Kejsi Tola që e prezantoi Shqipërinë në Moskë me muzikë të Edmond Zhulalit dhe Agim Doçit.
Më 25 maj, do të jetë “Nuk mundem pa ty” (It’s all about you), me muzikë të Ardit Gjebresë dhe teskt të Gjebresë dhe Çakos, që do të përfaqësojë Shqipërinë për të shtatën herë në Festivalin Evropian të Këngës, “Oslo 2010″./Shekulli/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top