• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Armina jeta mes ekranit dhe filozofise

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
558
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Nje bukuri e krahasueshme me ate mesdhetare. Eshte vetem 18 vjec dhe pervec kesaj ka zgjedhur si dege studimi, Filozofine.


Konsiderohet si nje nga vajzat me te bukura te ekranit dhe asaj te konkurseve, ushtrohet vazhdimisht per nje trup te bukur dhe mendje te bukur. Por te jesh e tille nuk eshte e thjeshte. Natyra te fal bukurine, ndersa ti ke per detyre ta mbash ate.

Me nje nene koreografe, e perkushtuar ne ecurine e saj, Mimoza thote se kjo eshte nje pjese e asaj qe te dyja nene e bije kerkojne. “Te jesh e bukur dhe me kembet ne toke jane dy gjera qe vlejne per t’u vleresuar. Dhe njeriu del i fituar nga kjo gje”, shprehet Mimoza. E qete, me plane te medha ne koke, ajo po provon shume sfida. Setet fotografike per te jane gjeja e thjeshte dhe pasionante. Aparati fotografik nuk i ngjall emocione, e lirshme dhe spontane, ajo provokon* shume.

Ardi Asllani eshte njeriu qe i ri shume afer, qe i sugjeron stilin dhe menyren e prezantimit. “Eshte bukuri televizive, mbush ekranin. Kjo eshte gjeja e pare qe kam vene re tek ajo. Destinacioni i pare eshte ekrani. Ka te gjitha format e nje mesdhetareje te vertete”, shprehet Ardi. Pjesemarrese ne Miss World 2009 ne Afriken e Jugut, Armina erdhi me nje cmim “The best Look”, e 22-ta midis 112 konkurenteve nga e gjithe bota dhe e 9-ta me e votuara ne internet.

Me nje adoleshence te tejkaluar, me shoqerine e saj qe nuk i mungon, e pavarur ne zgjedhjet e saj, per te marre nga jeta me te miren, ajo konsiderohet edhe vajza e mbare e prinderve te saj. Per Arminen ne fund ruajme edhe nje sekret. Pak kohe ne dite ajo ia kushton ndjekjes se lajmeve. Nuk i intereson politika, por ai qe tani ajo po shikon ne ekranin e Top Channel eshte i ati, Arben Mevlani. Nje start i mire per nje “yll” te sigurt./tch/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top