• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Arrin në 48 numri i rasteve të konfirmuara të gripit a h1n1 në shqipëri

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë konfirmoi edhe 11 raste të tjera të prekura me virusin e gripit A H1N1, ose siç njihet ndryshe gripi i derrit, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 48.


Sipas të dhënave nga ky dikaster, nuk ka raste të rënda të gripit, ndërsa pjesa më e madhe e mostrave janë marrë nga spitali infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Por, pavarësisht rasteve të konfirmuara për këtë sezon me virusin A H1N1, autoritetet shëndetësore konsiderojnë situatën të qetë.


Ata apelojnë për popullatën të respektojë këshillat për t’u mbrojtur nga virozat, duke theksuar se nuk ka arsye për panik. Ndërkohë, nga ana tjetër, mjekët apelojnë për vaksinimin ndaj gripit dhe virozave stinore, sidomos për grupet në më rrisk si të moshuarit, gratë shtatëzëna, personat me sëmundje kronike, personat të cilët kanë qënë më parë të sëmurë, etj.


Sistemi shëndetësor ndodhet në gatishmëri për kapjen në kohë dhe trajtimin e efikas të çdo rasti të mundshëm dhe tashmë janë marrë masat e para duke filluar që nga qendrat shëndetësore.


MSH konfirmoi rastet e parë të prekura me virusin A H1N1 për këtë sezon rreth 1 javë më parë.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,528
Pikët
113
Përgjigje e: Arrin në 48 numri i rasteve të konfirmuara të gripit a h1n1 në shqipëri

Nuk eshte kohe per panik.
Mos perdorni absolutisht cfar ju keshillojne mjeket per vaksinimin,nuk ju mbron.
Virus H1N1-kaq .
 
Top