• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Artan Gjyzel Hasani

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,992
Pikët
113
Vendndodhja
Të mbrohesh nga vetja



Të shkruarit letërsi nën një pseudonim nuk është një dukuri e re. Në epoka të ndryshme dhe për arsye të ndryshme shkrimtarët kanë përdorur fshehjen e identitetit. Zakonisht kur janë ndjerë të kërcënuar nga të tjerët dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme. Por interes mund të paraqesë fshehja e identitetit kur ky kërcënim vjen nga vetja. Mund të tingëllojë si lojë fjalësh, “të mbrosh veten tënde, nga vetja jote me një vete tjetër tënden”, por nuk është ashtu.

A është pseudonimi thjesht një emër tjetër? Edhe mundet. Kur ne shkruajmë diçka që mund ta shkruanim edhe me emrin tonë të vërtetë. Kur shkruajmë diçka qe del nga vetja jonë pa na e kërcënuar veten. Kur shkruajmë pa ndjerë nevojën e atij tjetrit brenda nesh të cilin e kemi pagëzuar edhe me një emër. Ka plot autorë që mbajnë pen name thjesht për arsye kozmetike.Mund të spekulojmë se gjatë procesit vetmitar të krijimit artistik, mes pasigurisë dhe frikës që rëndom i kaplon shkrimtarët, ndjehet nevoja për një dëshmitar dhe për një bashkëpunëtor në “krim”, të cilin e nxjerrim nga vetja, i vëmë një emër dhe i japim lirinë e domosdoshme të të shkruarit.

Pseudonimi bëhet shpesh vula identifikuese e autorit dhe nga alter ego shndërrohet në ego të autorit, për sytë e lexuesve. Autori njehsohet me pen name , nganjëherë më shumë se sa me emrin e vet të vërtetë. Një skizmë reale e unit. Ajo që në sociologji quhet personalitet i dyfishtë. Përvoja tregon që shkrimtarët e mirë janë njerëz me personalitet të dyzuar. Me apo pa pseudonim. Mes emrit real dhe pseudonimit artistik krijohet një raport si mes vetes dhe tjetrit. Një lidhje e tipit love-hate. Dhe e njëjta varësi. “Je ti apo Whisper ai që i shkruan këto vargje?” Këtë pyetje që ma bëjnë të tjerët pasi më kanë lexuar, ia bëj vetes sime kur jam duke shkruar. Nuk mund të kem një përgjigje të saktë për këtë. Këtu mbase na ndihmon, për hir të argumentit, marrëdhënia klasike e “kalit me kalorësin”, që Frojdi e përqas me raportin mes ndërgjegjes dhe nënndërgjegjes: kali jo gjithnjë i bindet kalorësit. E kjo gjë ndodh jo rrallë me pseudonimin dhe kur ndodh, ai nuk është më një pseudonim, por një njeri tjetër. Xhepeto i Karlo Kolodit dëshpërohej për fatkeqësitë që kokëfortësia i sillte krijesës së tij të drunjtë, dhe, nga ana tjetër, Pinoku vazhdimisht ndjente keqardhje për brengat që i shkaktonte krijuesit të vet… Të gjithë pa përjashtim jemi personazhe dhe jo rrallë edhe autorë të jetës sonë, apo të të tjerëve. Në këtë këndvështrim Whisper-i është jo vetëm pseudonimi im, por edhe personazhi im i parë dhe autori im i vetëm.

Në librin e pashkruar të mendjes unë jam lexuesi i parë i Whisper. Ai është dëgjuesi im i parë në kuvendimet intime letrare. Ai më pyet e unë përgjigjem. Nga ana tjetër, Whisper kurrë nuk u përgjigjet pyetjeve të mia…

@Whisper është pseudonimi letrar i Artan Gjyzel Hasanit.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,992
Pikët
113
Vendndodhja
NE NJE DASHURI TE FORTE…

…hyn i magjepsur
jeton brenda saj i çmendur
dhe del nga ajo idiot…

pastaj gjërat bëhen më të thjeshta

fluturon si gjethja shesheve të gjëra
zbulon rrugë të mëdha me njerëz të vegjël
veçanërisht të padëmshëm për shëndetin
që ngjasojnë aq shumë me njëri tjetrin
me buzëqeshjet e stampuara në fytyrat e lëmuara
të përshëndesin nxehtësisht si reklamues frigoriferësh...

dhe janë aq të dashur, oh sa të dashur,
të mirë, të bindur e të urtë
në qiejt e tyre retë gjithnje mungojnë
në gjoks një zemër për përdorim të brendshëm
që s’punon me adrenalinë, por me sherbet…

qeshin pa shkak,
qajnë nga gëzimi
dhe nuk dashurojnë…

por nëse akoma mbetesh atje brenda
në dashuri pra, pa dalur kurrë
brenda mureve kumbues të saj
edhe ti do të gjesh njerëz si vetja
që në vend të zemrës kanë një granatë
në erë hedhin veten dhe tjetrin
shkrumb e hi natë e tyre më e gjatë
dhe të nesërmen i gjen përsëri atje
mes gërmadhash nën trarë të djegur
duke ndërtuar një çmenduri të re…

(nga “IMORALISTI”, 2020)

@Whisper
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,992
Pikët
113
Vendndodhja
LETRA

- sipas një ngjarjeje të jetuar në Epokën e Kolerës së Kuqe -

Ata ishin dy vëllezër.
Jetonin aq larg njëri tjetrit.
Ai mes telave të dukshëm e të padukshëm të Diktaturës.
Tjetri përtej oqeanit në një kontinent të largët.
Dy vëllezër.
I Këtushmi dhe I Pertejshmi.

I kishte ndarë lufta dhe ajo që pasoi.
I shkruanin letra njëri-tjetrit.
Letra që nuk arrinin kurrë.
Ato kalonin oqeanin lehtësisht, por si gjithnjë ngecnin në kufi.
Jo në atë kufirin e dukshëm me tela me gjëmba, por në atë tjetrin, të padukshmin, në zyrat e Çensurës ku kontrolloheshin jo vetëm rreshtat e fjalët e shkruara të letrave që vinin nga përtej telave, por edhe pjesët e bardha mes tyre ku mund të depërtonte një nënkuptim apo nëntekst.
Dhe në vendin e rrethuar me tela me gjemba asgjë nuk mund të depërtonte.

Një dite I Këtushmi mori një letër nga vëllai i përtej oqeanit. Ishte letra e parë.
Aty shkruhej:

“I dashur vëlla, e vetmja krijesë e dashur e imja në këtë botë, në letër kam futur një qime floku. Nëse kur ta hapësh do gjesh qimen brenda zarfit dmth që letra ime nuk ështe hapur dhe lexuar nga hafijet përgjuese të Çensurës dhe paskëtaj mund të vazhdojmë t’i shkruajmë njëri-tjetrit pa frikë se ndonjë rresht i letrave tona mund të të çoje ty në burgun e tyre.”

I Këtushmi e kish gjetur qimen e flokeve të të vellait në zarfin e sapomarrë.
Ishte lumturuar.
Sic dukej hafijet e Çensurës nuk i kontrollonin letrat që vinin nga përtej telave me gjemba.
Me nxitim i shkruajti letrën e përgjigjes vëllait:

“Vëlla i dashur, e gjeta qimen brenda zarfit. Mund të më shkruash pa frikë.”

Por I Përtejshmi nuk shkruajti më.
As të nesërmen.
As muajin tjetër.
As vitin tjetër.
Asnjëherë.

I Ketushmi u ndje i braktisur dhe i harruar nga tjetri.
Kështu kaluan vitet.
Shumë vite.
U plakën të dy.
Ai andej. Ky këndej.

Dikur telat me gjemba u rrëzuan.
U takuan pas shumë viteve heshtje.
Ai e priti në aeroport Të Përtejshmin.
E njohën njeri- tjetrin nga thinjat dhe nga malli që kishin në sy. U puthën.
U përqafuan.

“Vëlla, si nuk më shkruajte më? Kaq e kaq vjet e kam pritur me padurim letrën tënde. Të shkruajta që e gjeta qimen në zarf.”

I Përtejshmi kishte bërë një frymëmarrje të thellë dhe e kishte shikuar në sy.

“Unë në të vërtetë nuk kisha futur qime brenda zarfit…Ndaj nuk të shkrova më…”

(nga libri "RUTINA PERFEKTE", 2019)

@Whisper
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,992
Pikët
113
Vendndodhja
LUFTA E TRETE BOTERORE...

...tashmë ka filluar.

Mes Globalistëve pa Atdhe dhe Patriotëve.
Mes Njerëzve pa Familje dhe Njerëzve që e duan Familjen.
Mes Njerëzve pa din e iman dhe Njerëzve që njohin Zotin dhe Nderin.
Mes Urryesve dhe Dashuronjësve.
Mes Injorantëve dhe Të Diturve.
Mes Idiotëve dhe Të Zgjuarve.
Mes Trushplarëve dhe Mendjendriturve.
Mes Llumit dhe Vlerës.
Mes Teneqeve të zhurmshme dhe Arit të heshtur.
Mes Amorales dhe Morales.
Mes Histerikëve dhe Racionalëve.
Mes Skllevërve të Axhendave Monstruoze dhe Njerëzve të Bukur e të Lirë.
Hienat kundër Sorkadhes.
Deep State i Establishment kundër Shtetit Legjitim.

Të parët të armatosur me urrejtje, covid, censurë, BLM, Antifa, marksizëm, Fake News, zjarr, hekur dhe miliarda dollarë.

Të dytët veç me Dashurinë për Jetën, Nderin, Të Vërtetën, Ligjin, Biblën a Kuranin, Budën a Konfucin, dhe me besimin te E Mira.

Kurrë më parë Liria e Fjalës dhe e Mendimit nuk është vrarë si sot.

Mediat kriminale dhe Taborret e tyre sociale po çensurojne jo vetëm njeriun e zakonshëm, por edhe mendjet më të ndritura të Shkencês, Kulturës, Historisë dhe Humanizmit.
Çensurohen mijëra mjekë, dijetarë, shkencëtarë, gazetarë, politikanë, shkrimtarë, filozofë.
“Krimi” i tyre: E Vërteta!
Po flaken nga puna mjekë, gazetarë, ekspertë, pedagogë, juristë që mendojnë ndryshe nga Njerëzit e dhunshëm të Axhendave.
Në asnjë diktaturë jakobine, bolshevike, fashiste, naziste apo juntë ushtarake nuk janë arritur të tilla nivele kriminale të kontrollit të Mendimit.
Autoçensura e amerikanit të sotëm është më e frikshme se heshtja e shqiptarit të djeshëm.
Antishteti po e mposht shtetin.
Epoka e Antikrishtit me Che Guevarën në gjoks dhe Djallin në mendje.

Policia e Mendimit e George Orwell në funksionim të plotë.
Dhe si në çdo luftë botërore historinë do ta shkruajnë fitimtarët.
Dhe si në çdo luftë botërore betejat e para i fiton E Keqja.

Deri në momentin kur e mbarsur nga Dashuria jonë Sorkadhja do të lindë Luanin.

Dhe atë ditë ata njerëz që do t’u ketë mbetur sadopak cipë do të skuqen nga turpi.
Nga të dy palët.
Dhe do të digjen në të njëjtin Ferr Moral.
Ata të tyret që gënjyen.
Edhe këta tanët që heshtën.

@Whisper
 
Top