• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Artur Rembo. Poeti Rebel.

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
15,086
Pikët
113
Artur Rembo, i konsideruar si mishërimi i poetittë mallkuar, lindi në Sharlevill, më 1854 në një familje tipike borgjeze (ku nuk e ndjeu ngrohtësinë e babait, që e kishte lënë familjen prej shumë kohësh, as dashurinë e nënës, të akullt dhe tirane). I edukuar në familje dhe në shkolle sipas skemave tradicionale, shkëlqeu për zhvillimin e jashtëzakonshëm intelektual, duke krijuar vargje qysh në moshën dhjetë vjeçare ; kur ishte 16 vjeç ai i refuzon, papritmas, të gjitha skemat me të cilat ishte edukuar, u arratis disa herë nga shtëpia, filloi vagabondazhin e tij: përjetoi eksperienca të gjithfarëllojshme, përfshirë këtu edhe alkoolin, drogën dhe burgun.
Njihet me Verlenin ne Paris dhe kishin nje miqesi te bukur bashke deri ne Gjermani ku i Verleni i dha fund miqesise se tyre duke vrare veten.
Rembo braktis poezinë (pasi kishte asgjësuar sa kishte pasur nga gjithë sa kishte shkruar) dhe i jepet një jete të mbushur me aventura të ndryshme. Kjo jetë e sheh fillimisht mësues në Londër më 1874, doker në portin e Marsejës më 1875, mercenar në Indinë holandeze dhe dezertor më 1876, pjesëtar të një trupe cirku më 1877, mjeshtër në Qipro më 1878. Së fundi, më 1880 stabilizohet si tregtar në Abisini. Gjatë kësaj periudhe, poeti tjetër, Vërleni, duke menduar se Rembo ka vdekur, publikon vëllimin e tij "Ndriçimet", më 1886. Më 1891, Rembo rikthehet në Francë për t'iu nënshtruar kurimeve mjekësore për një tumor në gju, për shkak të të cilit edhe vdiq disa vjet më vonë.
Shpiku kështu poezinë e ndjenjës, duke kthyer në poezi atë që mund të quhet gjendja psikologjike nga e cila lindin ato, pa asnjë ndërhyrje të jashtme. Mendimit origjinal i korrespondonte një gjuhë dhe një ritëm i njëjtë që mvishte gjithçka : profume, tinguj dhe ngjyra. Rembo u gjend kësisoj në skajin më ekstrem të të gjitha rrymave letrare dhe poetike, skaj ku as simbolistët dhe as surrealistët mundën ta ndiqnin. Rembo nuk pati dishepuj dhe as imitues, pikërisht për këtë është konsideruar atëherë ashtu si edhe sot si pikënisja e çdo lloj rryme poetike.

Rembo prishi cdo rregull te poezise qe ishte aq tradicionale dhe asnje si kish thyer.
"Une duhet te kem nje ferr per zemerimin tim, nje ferr per krenarine time dhe nje ferr perkedheljesh. Nje koncert ferresh"
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
15,086
Pikët
113
Ndjenje
Në mbrëmjet blu të verës, unë shtegun do gjej,
Cimbisur nga gruri, unë hapat mbi bar do vë:
Ëndërrues, freskinë nën këmbë do ndjej.
Kokëzhveshur erën të ma lajë do lë.

Unë nuk do flas, e asgjë më s’do mendoj:
Por dashuria det në shpirt më ngrihet mua.
Dhe larg, fare larg si një cigan do shkoj.
Pranë Natyrës, – i lumtur si me një grua
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
15,086
Pikët
113
@Anemone gjeta kete frengjisht
Par le soirs bleus d’ete, j’irai dans les sentiers,
Picote par les bles, fouler l’herbe menue:
Reveur, j’en sentirai la fraicheur a mes pieds.
Je laisserai levent baigner ma tete nue.

Je ne parlerai pas, je ne penserai rien:
Mais l’amour infini me montera dans l’ame.
Et j’irai loin, bien loin, comme un bohemien.
Par la Nature, – heureux comme avec une femme.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
15,086
Pikët
113
Ofelia
I
Në ujin e qetë dhe të zi, ku yjet flenë,

si një zambak i madh pluskon Ofelia e bardhë,

pluskon ngadalë, shtrirë velave të gjata …

– Nga pyjet e largëta dëgjohen britma gjuetarësh.

Ka më shumë se një mijë vjet që Ofelia e trishtuar

kalon, fantazmën e bardhë, në lumin e gjatë, të zi.

Ka më shumë se një mijë vjet që çmenduria e saj e ëmbël

murmurit një romancë në flladin e mbrëmjes.



Era puth gjinjtë e saj dhe hap kurorë

velat e mëdha të tundura butë nga ujërat;

shelgjet fëshfërijnë e qajnë në shpinën e saj,

në ballin e gjerë ëndërrues, përkulen kallamat.



Zambakët e ujit e prekin, i psherëtijnë përreth;

ajo zgjon nganjëherë, në gjumin e një vërrie,

një fole nga e cila arratiset një dridhje e lehtë krahësh:

– një këngë misterioze zbret nga yjet e arte.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
15,086
Pikët
113
II



O e zbehta Ofeli , e bukura si bora!

Ti vdiqe vajzë e re, nga një lumë i rrëmbyer!

– Erërat që nxitojnë nga malet e Norvegjisë

të folën për lirinë e hidhur;



dhe një fryrje, tronditëse flokët e tu të dendur,

në shpirtin ëndërrues mbante fëshfëritje të çuditshme;

zemra jote dëgjonte këngën e Natyrës

në rënkimet e gjetheve, në psherëtimat e netëve;



ulurima e deteve në tërbim, si një gulçimë e madhe,

këpuste gjinjtë e tu të papjekur, tepër të ëmbël dhe njerëzorë;

dhe një mëngjes prilli, një kalorës i zbehtë i zbehtë,

një budalla i mjerë, ulet i heshtur në gjunjë!



Qielli! E dashur! Liria! Ç’ëndër, e çmendura ime e mjerë!

Ti u shkrive në të si bora në diell:

vizionet e tua të mëdha të mbysin fjalën

– dhe Pafundësia e tmerrshme humbi shikimin tënd blu!
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
15,086
Pikët
113
III



– Dhe poeti thotë eja që në rrezet e yjeve

të kërkosh lulet që këpusje gjatë natës;

ta shohësh mbi ujë, të shtrirë midis velave të gjata, Ofelinë e bardhë të valëzojë si një zambak i madh.



Përktheu: Faslli Haliti
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
15,086
Pikët
113
FYTYRA JOTE

fytyra jote…

në hije…

bëhet diell …

që zhytet në mua

… fytyra jote …

sjell pranverë

…sjell shporta me fruta të mira …

…për t’u ngrënë

sjell dhe… buzëqeshje fëmijësh



…fytyra jote…

…është një kalë i bardhë në plazh ..

një qiell i bruztë…

fytyra jote…

..është deri atje ku zgjaten gishtat e mi…

deri ku lind një ledhatim,

…një puthje e lehtë

si flokë bore ..

fytyra jote…

është e bukur për t’u parë,

shprehje që nuk di t’i them,

fytyra jote. ..

është buzëqeshje ngjitëse ..

mbi buzën e dizenjuar nga një Zot…

… që e dinte

se sa do të doja unë ty
 
Top