• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

ASUS bën gati Eee Tablet, para muajit tetor?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Drejtori i kompanisë ASUS, Jerry Shen të premten e ka konfirmuar se kompania e tij është duke e zhvilluar versionin e EeePad për Android.
Pajisja pritet të jetë e gatshme gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm, dhe e njëjta do të ofrohet për një çmim më të lirë se iPad i Apple. Çmimi i përfolur është 399 dollarë.

Ekzekutivët e kësaj kompanie e kanë mohuar se modeli i ri i Eee Pad është i planifikuar si zëvendësim për modelin paraprak që bazohet në Windows. Sipas Shen, edhe modeli i Windows do të jetë në treg, mirëpo me një çmim më të shtrenjtë se ai me Android.



Shen gjithashtu ka thënë se kompania po bën gati edhe modelin Eee Tablet, i cili do të vijë në treg me një çmim më të ulët, se sa që është pritur. Thuhet se tableti i ASUS do të kushtojë rreth 300 dollarë, dhe sipas deklaratave të zyrtarëve të kompanisë pajisja do të dal në treg gjatë muajit tetor
 
Top