• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Asus Eee teston kufijtë e kategorisë netbook

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kompjuteri bartës i Asus Eee ka definuar klasën e kompjuterëve të vegjël e të lehtë, por gjithsesi të fuqishëm e shumë të lirë të quajtur - netbook. Mirëpo pas disa dhjetëra modelesh, ata më të mirët nga kjo seri është vështirë se mund të përshkruhen si të tillë.
Asus Eee 1215N ka procesor dybërthamësh Atom të Intel me takt pune 1.8 GHz, 2 respektivisht 4 gigabajt memorie punuese, varësisht nga modeli, 250 gigabajt hapësirë disku, kartelë grafike Nvidia Ion 2 si dhe kartelë të integruar grafike GMA 3150 të Intel e ekran të diagonales 12.1-inç me rezolucion 1.366 x 768 piksela. Në të janë edhe tri porte USB si dhe daljet VGA e HDMI, me gjithë kamerën e integruar të uebit prej 0.3 megapikselash.

Krejt këto gjëra e bëjnë këtë pajisje të krahasueshme me, p.sh., Apple Macbook apo më të voglin Macbook Pro, e çmimi, ani pse nuk është aq i lirë si në modelet fillestare nga seria Eee, ai edhe më tutje mbetet i pranueshëm prej rreth pesëqind dollarësh amerikanë. Megjithatë, me këto para mund të mendoni për një laptop 15.6-inçësh, e se a mundet me specifika e çmim të tillë, ky model të quhet netbook, vlerësoni vet
 
Top