• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Atentati ndaj luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendi, goditje e rëndë ndaj lirisë së Kosovës

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Vrasje makabre në Pejë: Vritet Qerim Kelmendi dhe i digjet trupi



Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, dyshohet se u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes. Qerimi kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së. Kelmendi ishte kritikues i ish-presidentit Ibrahim Rugova

“Emri i Ibrahim Rugovës ështē shendrruar ne Lavatriçe të udb-ashve, titistve, rankoviqistve, rugovistve, pastaj, të qyqarve, dezertorve dhe sabotatorve te luftēs! Ketē farē te keqe e ka mbjellur, kultivuar, rritur dhe korrur UDB dhe KOS! Janë shumë… !”, kishte shkruar Qerimi në Facebook.

Ndërkohë përmes një komunikate për media, policia ka thënë se fillimisht ishte njoftuar për një veturë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


‘Atentati ndaj luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendi, goditje e rëndë ndaj lirisë së Kosovës’
27 shkurt 09:58

Veprimtari Bardhyl Mahmuti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se atentati ndaj luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendi është goditje e rëndë ndaj lirisë së Kosovës.
“Të shpresojmë që ky rast të ndriçohet sa më shpejt dhe kriminelet të marrin dënimin e merituar! Lavdi veprës së Qerim Kelmendit!”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.


Sipas policisë, me datën 27.02.2020 rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë.
“Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin. Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


Presidenti Thaçi: Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, tronditëse
27 shkurt 12:03

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vrasjes se ish-luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Ai ka thënë se vrasja tinëzare e Kelmendit është tronditëse për të dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.


Thaçi i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta zbardhin sa më shpejtë këtë rast.
“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


Haradinaj: Me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi
27 shkurt 11:08

Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, u ka shprehur ngushëllime familjes Kelmendi dhe bashkëluftëtarëve të Qerim Kelmendit.


“Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushllimet e sinqerta. I bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


OVLUÇK-ja reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit: Kur vriten luftëtarët në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria
27 shkurt 10:48

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Përmes një komunikate, OVLUÇK-ja ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbulojnë sa më shpejt krimin e bërë dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.


“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagon ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi. Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në komunikatë.
Tutje, në këtë komunikatë thuhet se kur vriten luftëtarët e lirisë në mënyrë makabre, vitet liria.
“Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria. Ngushëllime familjes dhe shokëve të tij”, thuhet në komunikatën e OVLUÇK-së.


I vrari sot në Pejë është Qerim Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendit, anëtar i ish Lëvizjes Popullore të Kosovës.
/Epoka e re/
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


Për vrasjen e vëllait reagon Ibrahim Kelmendi, ja kë e akuzon ai
27 shkurt 10:15

Veprimtari, vëllai i Qerim Kelmendit i cili u vra mbrëmë në mesnatë, Ibrahim Kelmendi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar disa fjalë për këtë vrasje.
“Ngushëllime bashkëshortes, vajzës, motrave, vëllezërve, bashkëveprimtarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe të gjithëve që i ka pikëlluar vrasja babare, që u bë ndaj vëllait Qerim – i pari ushtar UÇK-së i cili qe plaguar në aksion gueril në vitin 1996! Dorë e zgjatur vrastare e Serbisë, mallkimi dhe turpi ju mbulofshin!”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi.



Në foto: Heronjtë Ilir Konushevci, Adrian Krasniqi, dhe tashme edhe i lavdishmi Qerim Kelmendi.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,465
Pikët
113
Ja çfarë kishte thënë Qerim KelmendiI për vrasjen e Ilir Konushevcit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 09:54

Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së, është personi që u gjet i vrarë sot në orët e para të mëngjesit, pas mesnatës.
Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për rastin teksa dyshohet se pasi që është vrarë, trupi i Kelmendit është djegur në veturë, teksa është gjetur i karbonizuar.
Kelmendi në të kaluarën kishte folur edhe për disa vrasje të ish-figurave eminente të luftës, që ndërlidheshin edhe me politikën.
Përmes një postimi në Facebook, më herët Kelmendi kishte folur edhe për vrasjen e Ilir Konushevcit.
Madje, hedhte akuza të ashpra ndaj shtetit shqiptar, në 2016-tën, teksa thoshte se dosja e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës është e blinduar në arkivat e Shqipërisë.
Kjo, sipas Kelmendit ishte bërë me urdhër të Fatos Nanos.
Ky është rrëfimi i plotë, dhe pa ndërhyrje në 2016-tën nga Qerim Kelmendi:
DOSJA e vrasjes se Ilir Konushevcit dhe dr. Hazir males eshte e mbliduar ne arkivat e Shtetit shqiptare, me urdher te Faos Nanos !
Gjitha veprimet dhe gjitha mendimet qe i themi jane shume te vogla, krahasuar me ate qfare kemi arritur si UÇK, sepse kemi arritur ta debojme pushtuesin serb, dhe kjo merit i atribohet vetem UÇk, paqka se kemi patur edhe ndihmen ajrore te NATO-s, pa te cilen nuk do ishim çliruar edhe 3 Dekada. Normal se ka raste enigmatik dhe tragjike qe kane ndodhur ne ate lufte te veshtire, dhe njeri nder rastet e pa ndriçara, qe eshte blombuar dhe blinduar ne Dosjet e Shtetit shqiptare, pa dyshim eshte rasti i bashkluftetarit tone,Ilir Konushevcit. Diten tragjike kur jane vrare ne prit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Mala, per fatin e mire, qe te kemi shpres se kjo tragjedi te zbardhet, ate dit eshte vrare edhe njeri nga ata qe ish pjese e prites, pra eshte vrare edhe krimineli Agim Demiri, qe eshte vellau i Besim demirit, qe po ashtu ka qene ne prit, dhe qe eshte vrare me pastaj nga Fatmir Haklaj.
Por problemi eshte diku tjeter, se ne ate ngjarje tragjike, ne ate udhtim, qe behej per te derguar armatim ne Kufi, se bashku ne makin me Ilir Konushevcin dhe Hazir Malen ka qene edhe nje shoqrues i SHIK-ut, qe eshte pergjgjedhur nga Xhavit haliti, per te bere percjelljen e Kamjonit me armatim. Ne ate rrugtim per barjen e armatimit kane qene edhe dy Shofera te kamjonit, dhe qe gjithe e dim se ata Shofera kane ngasur-drejtuar Kamjonin e UÇK, dhe emrat e dy shoferave, te caktuar nga xhavit haliti, i dine mire Xhavit Haliti. Eshte shume interesant, se pas asaj tragjedie, ku nuk na hidheron fakti pse kane shpetuar 3 veta qe ishin se bashku me Ilirin e hazirin, por gjithmon jemi befasuar dhe indenjuar, se si ka mundesi qe nje shorues i SHIK-ut, qe ishte edhe vet ne vijen e zjarrit, pra si ka mundesi qe nje punojes i shtetit te mos ndaloje tek Stacioni i pare i policis dhe te mos kerkoje ndihmen e tyre, ose te rrefehet para tyre, ose edhe me larg po shkojm, si eshte e mundur qe nje shorues i SHIK-ut, ne momentin e pare qe ka arrit ne tirane, nuk ka shkue me dhane deshmi per ngjarjen tragjike, dhe per çudi, as dy te tjeret qe ishin ne Kamjonin me arm, edhe ata nuk kane shkuar kurre te rrefehen ne prokurori apo para policis shqiptare, dhe edhe me keq, edhe policia shqiptare dhe Gjyqtaret shqiptare, edhe pse e din se ka ndodhur kurre, asnjehere nuk i kane thirrur keta pjestar, qe ishin pjese e UÇK, dhe edhe me keq, kurre prokurori dhe Gjyqesia shqiptare e Shiperise nuk i ka te ditur emrat e ketyre tre vetave, qe ishin se bashku me Ilirin e Hazirin. Ka plot qe frigohen dhe eshte per tu friguar dhe nuk kane kurajo te rrefejne emrat e ketyre tre personazheve real, qe nuk jane personazhe te filmit, por e kane pare me syt e vet maskaren dhe vrasjet dhe ne duhet te dim se si kne arritur ata te shpetojne, ne duhet ta kuptojme se si u jane rrembyer mbi 1000 arm nga ata qe u`a kishin zene pusin dhe duhet te kuptojme se sa zemer gjere paskan qene kriminelet qe vrane Ilirin e Hazirin, dhe per çudin e gjitha çudirave , Kanjonin e shkarkuar me armatim, diku larg venit te ngjarjes, u`a kane kthyer prap Shoferave te UÇk dhe me ate Kamjon jane kthyer te 3, pra dy veta qe ishin ne Kamjon dhe shoqruesi i SHIK-ut.
Eshte shume interesant dhe nuk di te kem degjuar se Shteti Shiptare ka leshur flet arrest ndaj Shkelzen Kurtbales, qe ka qene edhe ai njeri nder Kriminelet qe ka vrare Ilirin dhe Hazirin ndersa eshte kursyer ti vras dhe masakroje pjestarin-percjellsin e SHIK-ut dhe 2 Shoferat e Kamjonit-Mahunes. Dhe qaq me interesant behet fakti, kur te nesermen ne mengjez, Xhavit Haliti udhton me ajroplan, qe ishte ne ora 8 te mengjezit ne relacion Tirane -Frankufurt, dhe pastaj vije tek vendi ku po mbahej Mbledhja e Pergjithshme e LPK-UÇK, dhe aty ka arrit diku kah 13 ose ora 14, sepse nga frakufurti ne rrethinen e Shtutgartit duhej ca kohe per te arritur, dhe kur vije ne Mbledhej, ku isha edhe Une si perfaqsues i Logjistikes se UÇK, dhe ai pjestar i radheve mbrenda UÇK, ndodhe nje llapsus, Xhavit haliti nuk ngrihet tu tregoje shokve se erdha nga Shqiperi, dhe mbrem ne oret e vona dora tinzare na e vrau nje Komandant te rendesishem te UÇK, por erdhi dhe heshti, u shtrie ne 4 ose 5 karrige e ja futi gjume.
Ne nje moment gjate Mbledhjes, ku Xhaviti vazhdonte te flinte, e tthrasin sali Kelmendin ne Esen dhe e lajmrojne se situata ne Shqiperi nuk eshte normale dhe se dikush eshte prlaguar. Pas disa minutave ne thrrasin prpa e na njoftojne se eshte vrare Ilir Konushvci. Jam ngritur ne kemb dhe kam shkue si i terbuar tek dera ku ishte Azem Syla. I thashe: ” Daje si eshte Mergimi”, ma ktheu”” shnosh e mire,m si Topi, ne Tirane”.. dhe pas ketij dialogu kane filluar perplasjet fizike dhe sigurimi ka intervenuar, na ka qit te gjithve jashte dhe na ka kontrolluar se mos jemi te armatosur, e tek pas kontrolles na e kemi vazhduar Mbledhjen.
Pra, merreni me mend kush na shfaqet si perfaqsuesi me i rendsishem i UÇK, qe vije nga Tirana, qe e dine se eshte vrare Ilir Konushevci, dhe nuk i njofton te pranishmit ne Mbledhje, se na eshte vrare nje njeri i madhe i UÇK. vetem ky akt i shemtuar te turbullon dhe te ngajlle neveri per kete bandit, qe edhe rregullat e banditizmit si ka fer-plej. Une kurre drejtperdrejt nuk kam etiketuar akend me emra, sepse jane Instiitucinet e Shqiperise, qe kane obligim ti thrrasin 3 te “mbijetuarit” e maskares, te rrefejn ngjarjet dhe te sjellin prova, ne menyre qe te ndriçohet, edhe kjo tragjedi, qe eshte e permasave te medhaja.
Te shpresojme, se ne qe po preokupohemi me kete akt te shemtuar, te mos ndeshkohemi nga ndodnje personazh, qe ndjehet me siklet, dhe uroje qe kushdo qe mendon se mund ta zhduke kedo qe ti teket ti beje logarit mire me veten e tij, me farefisin dhe trashigimtaret e tij, sepse ne qe i besojme Shtetit te se drejtes, e qe fatkeqesishte eshte i shitur si ketu e si ne Shqiperi, pra ne qe i besojme drejtesis, po mur guxim dikush ti provoje brinat me ne, duhet ta shrengoje rripin e pantollonave, po theme e shume pantollonave, ne biren e fundit, te rrypit”, kishte shkruar Kelmendi.
____________________________________________
_____________________________________

"Por problemi eshte diku tjeter, se ne ate ngjarje tragjike, ne ate udhtim, qe behej per te derguar armatim ne Kufi, se bashku ne makin me Ilir Konushevcin dhe Hazir Malen ka qene edhe nje shoqrues i SHIK-ut, qe eshte pergjgjedhur nga Xhavit haliti..."
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,465
Pikët
113
Ibrahim Kelmendi për Express: Qerimin e vranë mercenarët e BIA’s


Ibrahim Kelmendi ka folur për herë të parë pas vrasjes së vëllait të tij në një përgjigje për Gazetën Express. Kelmendi, që momentalisht është duke jetuar jashtë Kosovës dyshon se Qerimi mund të jetë vrarë nga profesionistë të BIA-s serbe.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, në orët e para të ditës së sotme u gjet nga policia i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës.
Deri më tani organet e rendit, nuk kanë bërë publike dyshimet e para. Për Kelmendin, u tha se mund të ketë qenë i ftuar apo dëshmitarë në Gjykatën Speciale, mirëpo, që këtë informacion e kanë mohuar në familjen e tij.
Ish- udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, në një bisedë për Gazetën Express thotë se vëllai i tij i ndjerë deri sot nuk ka marrë asnjë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale. Ai thotë se me Qerimin kishte komunikuar çdo ditë, e se ai nuk e kishte shfaqur ndonjë shqetësim, përveç atyre për të cilat thotë se ka shkruar edhe publikisht, e që ishin vrasjet politike.
“Deri sot nuk ka marrë asnjë lloj ftese nga strukturat e të ashtuquajturës Gjykatë Speciale. Për herë të fundit jemi pa para katër vitesh, meqë unë jam larg Kosove. Por përmes FCB kemi komunikuar përditë. Hera e fundit ishte pardje. Nuk ka shfaqur asnjë shqetësim ekstra, pos atyre që i ka shfaq në FCB, gjatë debatit për “vrasjet politike”, shton ai.
Kelmendi i ka thënë Gazetës Express se dyshon që prapa vrasjes së vëllait të tij qëndrojnë vrasës mercenarë, apo profesionistë të BIA-s serbe, që thotë se këtë e kanë bërë për të ndezur edhe më shumë armiqësimin mes krahut të luftës dhe atij të paqes.
“Dyshoj në vrasës mercenarë apo profesionistë të BIA-s së Serbisë, e cila duhet të ketë shfrytëzua rastin e debatit dhe grindjeve për “vrasjet politike”, për ta ndez edhe më shumë armiqësimin mes “krahëve” të luftë dhe pacifist.
Sa herë që nxiten grindje e debate, BIA shfrytëzon rastin të bëjë vrasje, për ta armiqësuar sa më shumë ambientin mes shqiptarëve”, deklaron Kelmendi.
Policia e Kosovës ndërkaq përmes një komunikate nisur për media ka njoftuar se vetura në të cilën dyshohet se ishte Qerim Kelmendi është gjetur e djegur e tëra.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.
Qerim Kelmendi ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së, mik i heroit Ilir Konushevc idhe vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Për vrasjen e tij kanë reaguar presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtar të tij./GazetaExpress/
__________________________________________
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


A ka qenë i ftuar nga Specialja Qerim Kelmendi, tregon Haradinaj
Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 12:00






Qerim Kelmendi

Nasim Haradinaj: Nuk e di a ka qenë i ftuar nga Specialja Qerim Kelmendi
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se vrasja e Qerim Kelmendit duhet të sqarohet sa më parë. Haradinaj i tha Gazetës Express se LDK-ja duhet të prononcohet për këtë vrasje pasi që është specialiste e cilësimeve të vrasjeve të pas luftës. Nënkryetari i OVL-UÇK-së, tha se nuk ka informacion nëse ish-pjesëtari i UÇK-së i vrarë mëngjesin e sotëm ka pasur ftesë nga Gjykata Speciale.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, dyshohet se u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes.
Qerim Kelmendi njihej si kritikues i madh i LDK-së dhe Presidentit Ibrahim Rugova.

Nasim Haradinaj i ka se “vrasja është shumëdimensionale dhe motivin e vrasjes duhet ta vërtetoj drejtësia”.
Tutje ish-komandanti i UÇK-së tha se LDK-ja duhet të dalë me një prononcim dhe ta cilësoj se çfarë lloj vrasje është kjo e Qerim Kelmendit.
“Se cili është motivi duhet drejtësia ta vërtetoj, ose të del LDK-ja dhe të na tregojë se çfarë vrasje është kjo e fundit. LDK-ja ish dashtë me u prononcu sepse është e shquar për cilësimin e vrasjeve, jo me u prononcu si fajtore por me u prononcu sepse është specialiste e cilësimit të vrasjeve ende të pa zbuluara”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu tha se nëse është vrarë si ushtar i UÇK-së, vrasjen e ka kryer Serbia.
“Nëse është vrarë si ushtar i UÇK-së, është vrarë me direktivë serbe, motivet tjera nuk i di. UÇK-ja është duke u sulmuar edhe prej politikës pacifiste edhe prej politikës serbe, mendoj se duhet të sqarohet saktë i kemi organet e drejtësisë, uroj që të zbulohet vrasja”, ka thënë nënkryetari i OVL-UÇK-së.

Haradinaj deklaroi se Qerim Kelmendi ka qenë njëri nga pjesëtarët e parë të UÇK-së.
“Po ia sqaroj LDK-së dhe opinionit se Qerim Kelmendi ka qenë njëri ndër celulat e para të UÇK-së të grupit të Adrian Krasniqit”, ka thënë ai.
I pyetur se a ka qenë ish-pjesëtari i UÇK-së i ftuar nga Gjykata Speciale, Haradinaj tha se edhe nëse ka qenë nuk është çudi.
“Nuk e di, por edhe nëse ka qenë i ftuar nuk më vjen çudi sepse të gjithë ushtarët e UÇK-së, munden me qenë target i mundshëm i ftesave nga Prokuroria Speciale”, ka thënë Haradinaj.

Qerim Kelmendi ishte vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


12:39 / 27.02.2020


Limaj reagon për vrasjen e Kelmendit, bën thirrje të zbardhet kjo vrasje
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj përmes një postimi në “Facebook”, i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje.
“Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Reagimi i plotë i Limajt:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e Qerim Kelmendit, luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje. Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


12:21 / 27.02.2020


Gucati: Kërkojmë zbardhjen e vrasjes së Qerim Kelmendit
Vrasja e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Qerim Kelmendi, ka prekur bashkëluftëtarët e tij, të cilët, ditën e vrasjes e quajnë ditë të zymtë.

Njëri ndër bashkëluftëtarët e Kelemndit, është kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Gucati në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se vrasja, e më pas djegia e trupit të Kelmendit është vrasje e lirisë.
“Ne sot jemi zgjuar me një ditë të zymtë, me një ditë makabër që ka ndodhur në Kosovë. Kur kemi dëgjuar për vrasjen dhe djegien e trupit të njërit prej komandantëve të UÇK-së, siç ka qenë Qerim Kelmendi. Për ne ka qenë një humbje e madhe për bashkëluftëtarët”.
“Në momentin që vriten luftëtarët, vritet edhe liria. Ne kemi reaguar dhe kërkojmë nga drejtësia që sa më shpejt të zbardhet ky rast. Unë pres nga shokët e tij, sidomos nga Rexhep Selimi që të reagojnë, sepse Qerimi ka qenë shok i Zahir Pajaziti, Ilir Konushevcit e shumë të tjerëve, kështu që sot vritet një njeri që ka dhënë kontribut për vendin, për ne është vrasje e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së”, ka thënë Gucati për EO.
Gucati nuk ka dashur të flasë nëse vrasja e Kelmendit ndërlidhet me vrasjet e pasluftës. Ka thënë se që nga paslufta janë vrarë më shumë se 160 ish-luftëtarë të UÇK-së.
Gucati ka thënë se nuk i përjashtojnë protestat deri në zbardhjen e vrasjes së Kelmendit.
“Unë nuk isha lëshuar në ato deklarata nëse vrasja e tij ndërlidhet me një krim apo tjetrën, nuk kam informacione në këtë drejtim, por ne si OVL e UÇK-së e dënojmë krimin që është bërë sot pikërisht mbi pjesëtarin e UÇK-së. Në Kosovë pas luftës janë vrarë më shumë se 160 pjesëtarë të UÇK-së. Ne publikisht nuk i përjashtojmë mundësitë dhe reagimet tona që mund të jenë edhe më të ashpra, ndoshta para qeverisë dhe institucioneve tjera. Ne kërkojmë që sa më shpejt të zbardhet rasti i Qerim Kelmendit”, ka thënë ai.
Kryetari i OVL-së së UÇK-së, ka folur edhe për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me “zbulimin e marrëveshjes sekrete”, ndërmjet Thaçit dhe NATO-s.
Gucati ka apeluar Kurtit që të ketë kujdes në këto deklarata, duke thënë se mund të ndikojnë në raportet me NATO-n.
“Na ka befasuar letra e tij dhe thirrja e konferencës së jashtëzakonshme. Unë i bëj thirrje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit të jenë të kujdesshëm në këto drejtime. UÇK-ja ka luftuar për çlirimin e vendit në bashkëpunim gjithmonë me ndihmën e aleatëve, sidomos të Amerikës dhe NATO-s, kështu që ne nuk kemi luftuar për të humbur miq por të bëjmë miq dhe në bazë të kësaj ne jemi këtu, ku kemi shtet. I bëj thirrje publike që të jetë i kujdesshëm, mos të na i prish marrëdhëniet me SHBA-në dhe NATO-n”, ka thënë Gucati.
Teksa flet për Gjykatën Speciale dhe ngritjen e aktakuzave, Gucati thotë se me këtë gjë, po tentohet njollosja e luftës së UÇK-së dhe veteranëve të saj.
Madje, refuzimi i ftesës që u bë nga Fadil Zogaj, Gucati i ka kërkuar që t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48

Ne foto: Heronjt Ilir Konushevci, Adrian Krasniqi, dhe tashme edhe i lavdishmi Qerim Kelmendi...
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Bedri Zenel Islami

Vritet njeri nder themeluesit e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Qerim Kelmendi .
Vrasje makaber, ndaj nje figure te shquar, njeriu te ndershem dhe fisnik!
Ishte dhe mbetet si Vellai im!
Ishte dhe mbetet Miku i madh i Herojve te Kosoves!
U bashkua me miqte e tij heroj!
Pushofsh ne paqe!
Nuk arriten te te vrasin ne Lufte!
Te vrane ne paqe, ata qe donin te te vrisnin ne lufte!
Nderim per Luften dhe jeten tende,
„ Shpirtmadhi“ i LPK-se, „ Dema“- i UCK-se,
Qerim Kelmendi!
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Blerim Latifi flet për aksionet e para të Qerim Kelmendit, ja cilin stacion famëkeq policor e sulmoi, Kelmendi i shkoi në ndihmë edhe Adem Jasharit
Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:40






Qerim Kelmendi

Profesori universitar, filozofi Blerim Latifi ka folur për Qerim Kelmendin, ish-ushtarin e UÇK-së, i cili u vra mbrëmë pas mesnatës dhe u dogj pastaj në veturën e tij.
Latifi, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar për aksionet e para të Kelmendit që i ndërmorri ndaj forcave policore serbe.

Në aksionet e para të Kelmendit, sipas profesor Latifit ishte sulmuar stacioni famëkeq i policisë në Kliçinë, ku gjatë atij aksioni ishte vrarë Adrian Krasniqi.
Pas këtij aksioni, rreth një muaj më vonë, Latifi tregon se një përballje tjetër e UÇK-së me policinë serbe ku ndodhi në Rezallë të re të Skenderajt e urdhëruar nga Adem Jashari.

“Kur lajmi u përhap, djemtë e UÇK-së nga Rrafshi i Dukagjinit u ngritën për t’u shkuar në ndihmë bashkëluftëtarëve të tyre në Drenicë. Në mesin e tyre ishte edhe Qerim Kelmendi. Atë e gjeje kudo ku e kërkonte lufta çlirimtare”, tregon Latifi, i cili edhe vet ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Latifi ka treguar edhe për mospajtimet që ia ka shpreh Qerim Kelmendi.
Shkrimi i plotë i Blerim Latifit:
Nuk e kam pasur rastin ta takoj asnjëherë Qerim Kelmendin, por, nga të tjerët, kam dëgjuar shumë rrëfime për të. Luftëtar i hershëm i UÇK-së, pjesëmarrës në aksionet e para të saj në Rrafshin e Dukagjinit, në mesin e të cilave spikatë aksioni i armatosur kundër stacionit famëkeq të policisë në Kliçinë, gjatë të cilit ishte vrarë Adrian Krasniqi.
Ishte një kohë kur stacionet e policisë serbe ishin shndërruar në vende të tmerrit për shqiptarët e Kosovës. Njerëzit kishin frikë të kalonin afër tyre, dhe nëse u duhej gjithsesi të kalonin, atëherë këtë duhej ta bënin duke ulur kokën dhe pa guxuar të hedhin shikimin mbi to. Dhe, një ditë, ishin shfaqur disa djem të cilët e kishin mposhtur këtë frikë tipike të skllavërisë. Ata kishin rrëmbyer armët për t’i sulmuar këto stacione, qendra terrorit shtetëror serb. Në mesin e atyre djemëve ishte edhe Qerim Kelmendi. Kështu nisi të shembej miti për paprekshmërinë e policit serb.

Një muaj e pak ditë pas sulmit në Kliçinë, një përballje tjetër e UÇK–së do të ndodhte me policinë serbe: beteja në Rezallë të re të Skenderajt, e udhëhequr nga Adem Jashari. Kur lajmi u përhap, djemtë e UÇK-së nga Rrafshi i Dukagjinit u ngritën për t’u shkuar në ndihmë bashkëluftëtarëve të tyre në Drenicë. Në mesin e tyre ishte edhe Qerim Kelmendi. Atë e gjeje kudo ku e kërkonte lufta çlirimtare.
Një burrë trim që të kujton luftëtarët e moçëm të Kelmendit, për të cilët, siç na tregojnë kronikat e vjetra, nuk ekzistonte fjala frikë. Më kanë thanë se pas luftës kishte bërë jetë modeste, i patunduar që namin e tij në luftë ta shndërronte në kapital politik e ekonomik. Së fundi ishim bërë miq në facebook. Ma thoshte hapur sa herë që nuk pajtohej me pikëpamjet e mia dhe sinqeriteti më të cilin më kritikonte, nuk më linte hapësirë të kisha ndjenja hidhërimi. Vrasja e tij mizore përbën një lajm tronditës, jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë njerëzit e këtij vendi që duket se ende nuk është çliruar krejtësisht nga kthetrat e forcave të errta të së shkuarës.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,022
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Me siguri vazhdojne lojrat e Serbise per ti futur shqiptaret ne vllavrasje.E vetmja menyre per te bere drejtesi eshte pavarsia e gjyqesorit.dhe mosnderhyrja e politkes dhe mediave.Fatkeqesine do ta perdorin dhe ja ku po ju them se do te lexoni kushedi sa variante per kete vrasje. Asgje e bazuar,por hamendesime,per te coroditur me shume shqiptaret. ngushellime familjes.miqve e dashamirsave.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Partia Demokratike e Kosovës - PDK
Vrasja e Qerim Kelmendit, na tronditi sot të gjithëve.
Rastet e tilla janë shumë të rënda, dëmtojnë Kosovën dhe rrugën tonë të ndërtuar me mundin e gjeneratave të tëra të atdhetarëve dhe kontribuuesve për shtet.
Ftoj organet përgjegjëse të bëjnë zbardhjen e rastit sa më parë dhe kryesit e kësaj vepre makabre të marrin dënimin e merituar.
Familjes Kelmendi, miqve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Kadri Veseli
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,520
Pikët
113
Qka me bo, qka me bo. Shume humbje e modhe. Do te na mungoj shume 🤭 neve popullit te Kosoves, Demkes, dhapqines dhe qashtu krimineleve. Ishalla e ka terheqe kemben zvarre dhe e merr me vete edhe ate pamjejevgun qeter Nasimin me vete.

Qka me ba, krejte keto vemje qe nga viktima, vellau i tij Ibrahim Kelmendi , hajni Limaj me ata te tjeret ... me çdo vrasje dhe viktime ne Kosoven e pasluftes jane tallur.

Ishadha vijne ju vrasin te gjitheve dhe asnje nuk mbetet per tribunal. Me ne fund karrocaxhiu i kolices ``fumato`` e ktheu karrocen nga ana qeter e rruges dhe erdhi ti marr dhe Rugova nga parajsa ju qoj selamin qe keshtu ju ndodhe, sahere do tadheni.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,465
Pikët
113
Qka me bo, qka me bo. Shume humbje e modhe. Do te na mungoj shume 🤭 neve popullit te Kosoves, Demkes, dhapqines dhe qashtu krimineleve. Ishalla e ka terheqe kemben zvarre dhe e merr me vete edhe ate pamjejevgun qeter Nasimin me vete.

Qka me ba, krejte keto vemje qe nga viktima, vellau i tij Ibrahim Kelmendi , hajni Limaj me ata te tjeret ... me çdo vrasje dhe viktime ne Kosoven e pasluftes jane tallur.

Ishadha vijne ju vrasin te gjitheve dhe asnje nuk mbetet per tribunal. Me ne fund karrocaxhiu i kolices ``fumato`` e ktheu karrocen nga ana qeter e rruges dhe erdhi ti marr dhe Rugova nga parajsa ju qoj selamin qe keshtu ju ndodhe, sahere do tadheni.
Qashtu jane mesue keta muta tue vra njani tjetrin e tu derll dhote klokodiri ! ``fumato``
 
Top