• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Atentati ndaj luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendi, goditje e rëndë ndaj lirisë së Kosovës

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Ibrahim Kelmendi është me Dilaver Goxhaj.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI
FAMILJES SË QERIM KELMENDIT

Ne, ish-vullnetarët nga Republika e Shqipërisë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ndjemë shumë pezmatues kur dëgjuam lajmin kob për vrasjen e luftëtarit të orëve të para i UÇK-së, Qerim Kelmendi. Po të kemi parasysh propagandën shumëvjeçare kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj, jo vetëm gjatë luftës por edhe pas saj, e intensifikuar në mënyrë të jashtëzakonshme këta 2-3 vitet e fundit nga më shumë se 6-7 media të përditshme në Kosovë, si dhe aktivitetin luftarak gjatë luftës të Qerim Kelmendit dhe gjithë familjes së tij, por dhe luftën e përditshme të Qerimit e të Ibrahimit kundër propagandës anti-UÇK në mbrojtje të vlerave të kësaj Ushtrie Çlirintare, natyrisht që kjo vrasje në pritë, njësoj si dikur u vra shoku i ngushtë e bashkëluftëtari tjetër i tij i asaj Logjistike, Ilir Konushevci, nuk përbën për ne diçka të papritur. E gjithë ajo propagandë kundër UCK-së dhe veçanërisht kundër Qerim e Ibrahim Kelmendit, thuajse e ngjashme nga të dy krahët politikë në Kosovë, pa tjetër që do të çonte në një krim të tillë makabër. Për fatin tonë të keq tradhtarët dhe mosmirënjohësit i kemi me bollëk. Kjo është thjesht një vrasje politike dhe, në politikë nuk ka kurrë ngjarje të rastit; kjo vrasje ka qenë menduar e studiuar me kohë, njësoj si vrasja e Ilir Konishevcit. A thua të jenë të njëjtët urdhërdhënës për këta dy furnizuesit kryesorë me armatim të UÇK-së prej Shqipërie, bazuar në ngjashmërinë e metodës së vrasjes të këtij njësiti?
I shprehim familjes së Qerim Kelemdit ngushëllimet tona të thella me shpresën se ndoshta një ditë kriminelët e pritës dhe urdhërdhënësit e tyre do të dalin para drejtësisë.
Për Kryesinë e Shoqatës “Vullnetarët e Lirisë” , pjestarë të formacioneve të UÇK-së
Dilaver Goxhaj
(Shpëtim Golemi)
Tiranë, 27 shkurt 2020
***
Falënderime Bashkëluftetari nga Labëria, Mikut Dilaver - ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ngushëllime edhe Ty dhe gjithë bashkëluftetarëve nga Shqipëria londineze.
Respekte!
Fotografia e Ibrahim Kelmendi
 
Last edited:

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
QERIM KËLMENDI ISHTE HEROI I HESHTUR , SHTETI TË NA MBROJË OSE VETËMBROHEMI !
Vrasja makabre monstruoze e të pavdekshmit të LPK UÇK Qerim Këlmendi ka prekur çdo atdhetar në trojet tona dhe mërgatë .
Sot u vramë secili nga ne bashkëluftëtaret e Qeres , ne jemi të vrarë nga paslufta me qindra e sa e sa të vetëvrarë e vdekur nga hallet , dhamë çdo gjë për liri e sot në vendin tonë vritemi në dyer të shtëpive tona nga Serbia dhe levat e saja , sepse Serbia nuk ja fal kurrë UÇK -së sepse ne e mundem dhe debuam Serbinë vrastare .
Ku o Aki policia ku o shteti , a po na mbroni a po qohemi ne në protesta ose vetembrohemi me format tona .
Qerimi jonë heroi i heshtur njeriu modest i aksioneve panumërta i plagosuri i parë ne radhet tona me familje ka dekada qe dha atomin e fundit për çlirim e bashkim kombëtar , gjurmet e tij jane kudo në trojet tona .
Kur tjerët flinin gjumë , kur kishte borë dhe shi vape e acar Shpirtmadhi jonë , me njesitet e tij tmerronte Serbinë pushtuese , kurrë nuk kerkoj poste dhe pozita ai e ndjente vet sherbetor te popullit bire besnik i saj ishte deri ne frymen e fundit .
Qyqaret dhe mjeranat serbofil , vrasin në prita me tradheti e tradhetia na ka demtuar me shekuj neve .
Qerim , nuk po me besohet që nuk je gjallë vëllau im , qoftë mallkuar ajo dore kriminale që ta la vajzen jetime po ajo vet nuk do jetë kurrë , ti ishe vet vegjelia ishe i dashur bujar me këdo ti që me Adem Jasharin , Zahir Pajazitin, Adrianin me UÇK e trondisje një Jugosllavi gjithë jeten jetove me dinjitet me faqe të bardhë , ti dhe tubime për shoket deshmor uleshe me ne shoket fund sallave kurre nuk ke fol për vete po per vlerat e shokeve .
Qerim vëlla ti nuk e ndale luften me disa nga ne kurrë kundër mbetjeve serbe e atë udhë do ta vazhdojmë deri në zbulimin e vrasjes tënde e çdo vrasje .
Serbia tenton në luftë civile me na fut , po ne nuk e hamë karremin e saj , ama shteti të veproj e ka momentin e fundit ose veprojmë ne !
Erald Selca
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Gjithçka që dihet rreth vrasjes së Qerim Kelmendit


Foto: Laura Hasani

Gjithçka që dihet rreth vrasjes së Qerim Kelmendit

Kronika February 28, 2020 - 08:34





Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së, është vrarë dje në fshatin Zahaq të Pejës. Policia dhe Prokuroria janë deklaruar se nuk ka të dyshuar për rastin në fjalë, teksa familjarët e të ndjerit kanë filluar të drejtojnë gishtin nga persona, që sipas tyre mund të jenë vrasësit e Qerimit, shkruan sot gazeta Zëri.


Një ngjarje makabre ka tronditur mëngjesin e djeshëm Kosovën. Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Qerim Kelmendi, u gjet i vdekur brenda një veture të djegur në fshatin Zahaq të Pejës. I ndjeri, i cili ishte edhe anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Dega brenda Kosovës, dyshohet se fillimisht u vra e më pas u dogj brenda veturës “VW Pasat” me targa vendore. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila fillimisht është informuar vetëm për djegien e një veture, pa e ditur që brenda saj është trupi i ish-luftëtarit të UÇK-së. Kjo ngjarje e rëndë ka ngjallur reagime të fuqishme në vend, teksa janë edhe familjarët e tij ata të cilët tashmë kanë filluar të drejtojnë gishtin nga të dyshuarit.


Policia konfirmon rastin, Kelmendi është djegur në veturë


Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka dhënë detaje për ngjarjen makabre që tronditi mëngjesin e djeshëm qytetin e Pejës. Sipas Policisë, trupi i tashmë të ndjerit Qerim Kelmendit është gjendur në një veturë, e cila ishte e djegur. “Më datën 27.02.2020, rreth orës 01:27, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq - Pejë, në një rrugë, është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku është vërejtur një veturë, e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve, të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin. Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar”, ka konfirmuar PK-ja.


Në ndërkohë të njëjtit kanë konfirmuar që vetura e djegur në këtë rast është e tipit “VW Pasat”, me targa vendore. “Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të Sektorit Rajonal të Hetimeve, Njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit ‘VW Passat’ me targa vendore”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.


Nikçi: Dyshohet se mbi viktimën fillimisht pati të shtëna


Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka folur rreth dyshimeve të Prokurorisë lidhur me rastin e vrasjes në Pejë. “Dyshohet që në drejtim të viktimës fillimisht kishte pasur të shtëna me armë zjarri. Më pas i ishte vënë zjarri veturës së tij”, ka thënë Nikçi gjatë një konference shtypi.


Ai ka shtuar se nuk mund të konfirmohet identiteti i viktimës përderisa të mos kryhet obduksioni dhe të konfirmohet përmes krahasimit me ADN-në e familjarëve.


Liderët dënojnë vrasjen e Kelmendit


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në lidhje me vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi. Thaçi u ka bërë thirrje urgjente institucioneve që të zbardhin rastin. "Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. U bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe të ligjit që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejt që është e mundur dhe kryesit e saj të vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit ua shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore", ka shkruar Thaçi.


Ndërsa kryeministri i vendit Albin Kurti po ashtu ka kërkuar hetim nga Prokuroria lidhur me këtë ngjarje të rëndë. “Herët nga ministria e pastaj nga mediet mësuam se është vrarë dhe është djegur në makinën e tij Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së. 21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti. Policia dhe Prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore, që është më shumë se krim”, ka thënë Kurti.


Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Ramush Haradinaj, nga AAK-ja, ku u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të merren me zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.



Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasjeje.


Kelmendi: Festoni rugovistë “pacifistë”!


Ibrahim Kelmendi, vëllai i Qerim Kelmendit, që u gjet i vrarë në Zahaq të Pejës, ka reaguar për aktin makabër që tronditi Kosovën. Te reagimi i tij ai ka përmendur “rugovistët”, të cilët nuk ka hezituar t’i quajë edhe dorë e zgjatur e Serbisë. “Festoni rugovistë ‘pacifistë’ – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë! Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.


Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës gjatë ditës po ashtu ka deklaruar se vëllai i tij i ndjerë deri sot nuk ka marrë asnjë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale. Ai thotë se me Qerimin kishte komunikuar çdo ditë e se ai nuk e kishte shfaqur ndonjë shqetësim, përveç atyre për të cilat thotë se ka shkruar edhe publikisht e që ishin vrasjet politike. Po ashtu Kelmendi ka pohuar se dyshon që prapa vrasjes së vëllait të tij qëndrojnë vrasës mercenarë ose profesionistë të BIA-s serbe, që thotë se këtë e kanë bërë për të ndezur edhe më shumë armiqësimin mes krahut të luftës dhe atij të paqes.


Në ndërkohë pas vrasjes ka reaguar edhe motra e Qerimit. Lushe Kelmendi në një postim në “Facebook” shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e vëllait. “Dashni, ta shkurtuan jetën, por ti nuk do të vdesësh. Ti do të jesh me ne deri në përjetësi”, ka shkruar ajo.


Kush ishte Qerim Kelmendi?


Qerim Kelmendi ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Dega brenda Kosovës dhe së bashku me vëllain e tij Ibrahimin ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në fillimet e saj.


Madje Qerimi kishte thënë se ishte plagosur në gusht vitit 1996, duke qenë kështu i plagosuri i parë i UÇK-së.


Qerim dhe Ibrahim Kelmendi ishin akuzuar për vrasjet e pasluftës në Kosovë nga dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale Shkumbin Mehmeti, i cili ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kreu këto vrasje.


Sipas Mehmetit, vëllezërit Kelmendi kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Smail Hajdarajt dhe vrasjen e Tahir Zemajt.


Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale kishte thënë po ashtu se Qerim Kelmendi dhe vëllai i tij Ibrahimi kishin ngarkuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, ish-deputet i PDK-së, por që plani për vrasjen e tij ka ngecur.


Qerim Kelmendi u vra pak pas mesnatës së të mërkurës me breshëri automatiku dhe trupi i tij u gjet totalisht i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës.


Ndryshe, Qerimi prapa vetes la gruan dhe një vajzë. /ZERI
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,613
Pikët
113
BIA tha iku ne Peje e vrau dhe e priti 20 vite gjate, paramendo… nderkohe qe kriminelet po sçarojne tefteret e tyre se u eshte ngushtuar pazari.

Me mire vritne veten, mos te kete nevoje ai qetri qe edhe benzinen e shkrepsen me pare te veta me ble 🤔😂
 
Top