• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Atesia e Perendise

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Perëndia quhet Atë. Popullariteti i termit “Atë” vjen këtu për hir të krishterimit. Në paganizëm nuk ekziston ideja e Perëndisë si Atë. Kjo gjendet vetëm në krishterim. Sot hamendësohet shumë në lidhje me Atësinë e Perëndisë. Mësimi për Atësinë e Perëndisë dhe për vëllazërinë e njeriut nuk është gjë tjetër veçse universalizëm (ajo që mëson se askush nuk do të dërgohet në ferr ndonjëherë). Universalistët arsyetojnë se Perëndia nuk do të dërgojë asnjë nga bijtë e Tij në ferr. Kjo është e vërtetë. Ai nuk do të dërgojë asnjë nga bijtë e Tij në ferr, por jo të gjithë njerëzit janë bij të Perëndisë. Një pjesë e Shkrimit të Shenjtë që universalistët përdorin për të predikuar se Perëndia është Ati i gjithë njerëzisë, është Efesianëve 4. “Një Zot dhe Atë i të gjithëve, i cili është mbi të gjithë, dhe nëpër të gjithë, dhe në ju të gjithë”. Ky varg bën fjalë për të gjithë besimtarët e krishterë, por jo për jobesimtarët.

A. Mësimet e Dhiatës së Vjetër.

“Sepse ti je ati ynë, megjithëse Abrahami nuk na njihte dhe Izraeli nuk e di se ekzistojmë. Ti o Zot, je Ati ynë, Çliruesi ynë, emri yt vazhdon ngaherë … Megjithatë ti o Zot je Ati ynë; ne jemi argjila dhe ti je ai që na formon; ne të gjithë jemi vepra e duarve të tua” (Isaia 63:16, 64:8). Perëndia është përmendur në Dhiatën e Vjetër si një Atë, por jo si Atë i individit. Ai konsderohet si Ati i kombit të Izraelit. Ju nuk mund të gjeni ndokund në Dhiatën e Vjetër të flitet se Perëndia është Atë i një mëkatari të rilindur.

B. Mësimet e Dhiatës së Re.

Zoti Jezus ishte i vetmi që e paraqiti Perëndinë si Atin e individit. Ai është i pari që pranoi që Perëndia është Ati i çdo të krishteri. Shkrimet e mëposhtme e nxjerrin në pah këtë. “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne, dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë” (Gjoni 1:14). “Por Jezusi u përgjigj atyre: ‘Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj’ Për këtë judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte Ati i Vet, duke e barazuar veten me Perëndinë” (Gjoni 5:17-18). “Ati im që m’i dha është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit tim. Unë dhe Ati jemi një. Prandaj judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë. Jezusi iu përgjigj atyre: ‘Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?’. Judenjtë u përgjigjën duke thënë: ‘Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, por për blasfemi, sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi’” (Gjoni 10:29-33). “Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: ‘O Atë të falenderoj që më ke dëgjuar’” (Gjoni 11:41).

1. Perëndia është Ati i Zotit tonë Jezus Krisht.

Shprehja “Atësia e Perëndisë” që përdorim, nuk do të thotë që Zoti jetoi për një kohë të gjatë dhe pastaj lindi Biri i Tij. Le të kujtojmë që Perëndia është Ati i Përjetshëm dhe për të qenë i tillë, duhet të ketë një Bir të përjetshëm. Termi “bir” në Shkrimet nuk do të thotë gjithmonë një bir sipas brezit, por mund të ketë kuptim edhe nga marrëdhëniet. Shihni për këtë edhe Shkrime të Dhiatës së Vjetër. “Prandaj vetë Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel” (Isaia 7:14). “Sepse na ka lindur një fëmijë, një bir na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirushëm, Perëndi i fuqishëm, Ati i përjetshëm, Princ i paqes” (Isaia 9:5). Vini re fjalët “fëmijë” dhe “bir”. Fëmija është i lindur; biri nuk është lindur, por është dhënë. Foshnja lindi në Betlehem, por ajo Jetë ishte Biri i cili ka qenë gjithmonë. Foshnja ka një fillim, por Biri nuk ka fillim. Ai ka qenë gjithmonë, nga përjetësia, me Atin. Kështu, Krishti është Biri jo nga lindja, por nga marrëdhënia. Ai është i lidhur me Atin dhe Frymën e Shenjtë dhe të gjithë së bashku janë të lidhur me njëri-tjetrin, dhe kështu përbëjnë Hyjninë. Perëndia nuk mund të ishte Perëndi pa patur të pranishëm të gjithë pjesëtarët e Hyjnisë, duke qenë të pranishëm nga përjetësia në përjetësi. Me qëllim që Perëndia të bëhej mish, ai duhej të lindte si çdo njeri tjetër, prandaj Ai e shfaqi Veten në Birin e Tij, që u ngjiz me fuqinë e Frymës së Shenjtë. “Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ‘Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet, prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë’” (Luka 1:35). “Por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit” (Galatasve 4:4).

a. Ati e njeh Jezusin si Birin e Tij. “Dhe ja një zë nga qielli që tha: ‘Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur’” (Mateu 3:17). “Dhe një zë dilte nga reja duke thënë: ‘Ky është Biri im i dashur, dëgjojeni’” (Luka 9:35).

b. Biri e njeh Perëndinë si Atin e Tij. “Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im dhe asnjëri nuk e njeh Birin përveç Atit dhe asnjeri nuk e njeh Atin, përveçse Biri dhe atij të cilit Biri don t’ia zbulojë” (Mateu 11:27). “Dhe unë ju caktoj mbretërinë ashtu si më ka caktuar mua Ati im” (Luka 22:29). “Jezusi tha këto gjëra dhe pastaj ngriti sytë drejt qiellit dhe tha: ‘O Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë’” (Gjoni 17:1).

c. Njerëzit e njohin Jezusin si Birin e Perëndisë. “Simon Pjetri u përgjigj dhe tha: ‘Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë’” (Mateu 16:16). “Dhe unë pashë e dëshmova se Ai është Biri i Perëndisë … Natanaeli duke u përgjigjur tha: ‘Mësues, ti je Biri i Perëndisë, ti je mbret i Izraelit!’” (Gjoni 1:34, 49).

d. Demonët e njohin Jezusin si Birin e Perëndisë. “Dhe ja, ata filluan të bërtisnin duke thënë: ‘Ç’është në mes nesh dhe teje, Jezus, Biri i Perëndisë? Mos ke ardhur këtu të na mundosh para kohe?” (Mateu 8:29).

2. Perëndia është Ati i besimtarëve në Zotin Jezus Krisht. “Një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të gjithëve dhe në ju të gjithë” (Efesianëve 4). Kurrë nuk e teprojmë, po të themi se Perëndia nuk është Atë i gjithë njerëzisë. Ai është Atë vetëm për bijtë e rilindur të Perëndisë. Të gjithë njerëzit janë krijesat e Perëndisë, por jo të gjithë janë bijtë e tij. Njeriu është një krijesë e Perëndisë me anë të krijimit, por bëhet bir me anë të rikrijimit. “Hiri dhe paqja u shumoftë për ju në njohjen e Perëndisë dhe të Jezusit, Zotit tonë … me anë të të cilit na u dhuruan premtimet e çmueshme dhe shumë të mëdha, që nëpërmjet tyre të bëheni pjestarë të natyrës hyjnore, duke i shpëtuar prishjes që është në botë për shkak të lakmisë” (2 Pjetri 1:2-4).

Nuk mund të ketë fare birëri pa një rilindje frymërore. Një fëmijë ka gjithmonë natyrën e babait të tij. Njeriu, që është i lindur nga Adami, ka natyrën e Adamit, e cila është e korruptuar, e prishur dhe mëkatare. Ati i natyrës mëkatare të Adamit është Satani. Rrjedhimisht, natyra e atit tonë (Adami) është e njëjtë me natyrën e atit të Adamit (Satani), prandaj edhe natyra jonë është e njëjtë me natyrën e Satanit. Ai është ati i të gjithë mëkatarëve të paripërtërirë. “Ju jeni nga djalli, që është ati juaj dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës” (Gjoni 8:44). Në mënyrë të përmbledhur mund të themi që, nëse Satani është ati i të pashpëtuarve nga lindja natyrore, atëherë duhet që ne të kemi një lindje mbinatyrore, me qëllim që Perëndia të jetë Ati ynë.

Perëndia nuk ka miqësi me asgjë që ka lidhje me Adamin, sepse Adami s’është gjë tjetër veçse një natyrë mëkatare. Perëndia ka të bëjë vetëm me Birin e Tij. Bota është e ndarë në dysh dhe, në fakt, janë vetëm dy njerëz që i njeh Perëndia: Adami dhe Krishti. Si rezultat, mëkatarët janë të ndarë sipas njëjtësimit me këta dy njerëz. Të pashpëtuarit janë të njëjtësuar me Adamin dhe të shpëtuarit janë të njëjtësuar me Krishtin. Të gjithë njerëzit janë të njëjtësuar me Adamin me lindjen natyrore dhe të rilindurit njëjtësohen me anë të lindjes mbinatyrore me Krishtin.

Të pashpëtuarit mund ta thërrasin Perëndinë vetëm Perëndi dhe nuk mund ta quajnë Atë. Vetëm një bir i Tij mund ta quajë Perëndinë Atë. Kur Zoti Jezus ishte i varur në dru, Ai thirri: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?” Vini re që Krishti nuk thirri: “Ati im, Ati im”, por “Perëndia im, Perëndia im”. Pse? Pse nuk i thirri Perëndisë Atë? Sepse me vdekjen e Tij, Ai po zinte vendin e mëkatarëve, duke vdekur i Drejti për të padrejtët. Ndërsa zinte vendin e mëkatarit (një mëkatar nuk mund ta thërrasë Perëndinë Atë, por vetëm Perëndi), Ai mund ta quante Perëndinë vetëm Perëndi. Me kë jemi ne? Me Adamin apo në Krishtin? “Sepse, ashtu si të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin” (1 Korintasve 15:22).
 
Top