• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Atletikë - Gay i kënaqur pasi ka mposhtur Bolt

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Tyson Gay është shprehur i kënaqur pasi ka arritur ta mposhtë për të parën herë kampionin botëror dhe Olimpik, Usain Bolt, në finalen në 100 metra të Diamond League.
Me dy njerëzit më të shpejtë në botë që u përballën me njëri tjetrin, Gay doli fitimtar për të shënuar rekordin e stadiumit Olimpik në Stokholm të Suedisë, me 9 sekonda e 84 të qindta, derisa Bolt u rendit i dyti me kohë 9.97 sekonda.

“E di se Usain Bolt nuk është në formën e tij më të mirë, por unë megjithatë jam i lumtur për fitoren. Trupi im punoi mirë sot, isha i ngazëllyer dhe i motivuar. Fillimi ishte mirë, por duhet të pranoj se isha i befasuar kur nuk e pash Usain para meje në mes të garës”, ka thënë Gay.
 
Top