• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Aurela Gaçe

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Aurela Gaçe, fituese e Festivalit të 49-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të përfaqësojë Shqipërinë në datën 10 maj në Festivalit Europian të Këngës që do të zhvillohet këtë vit në Dyseldorf të Gjermanisë.



Pas shortit që u hodh ditën e djeshme, për 43 vëndet pjesëmarrëse, Gaçe do të ngjitet në skenë natën e parë të festivalit me këngën “Kënga ime” kompozuar nga Shpëtim Saraçi. Shqipëria do të konkurojë me këngët e vëndeve si: Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj.

Ndërsa natën e dytë do të ngjiten në skenën e Eurovizionit shtetet si: Holanda, Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Qiproja , Austria, Suedia, Belgjika, Sllovakia, Moldavia, Izraeli, Maqedonia, Danimarka, Bjellorusia, etj.

Nga 43 shtete do të përzgjedhen vetëm 25 për natën finale të datës 14 maj të cilat do të konkurojnë për çmimin e parë.

Votimi do të bëhet nga njerëzit që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse të cilët mund të votojnë me telefonata apo mesazhe. Secili shtet që voton i zgjedh 10 shtetet më të votuara dhe i voton me 1-7pikë, 8, 10 dhe 12 pikë. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse kanë të drejtën e votimit në finale edhe pse mund të mos marrin pjesë në të.

Këtë vit do të kthehen të konkurojnë në Eurovizion vënde si: Italia që është tërhequr që prej vitit 1997, Austria dhe San Marino.

Festivali Europian të Këngës këtë vit zhvillon edicionin e tij të 56-të, ndërkohë që fillesa e tij ka qënë në vitin 1956 me fitoren e Zvicrës. Viti 2011 është viti i tetë që Shqipëria mer pjesë, pas konkurimit të fundit nga Juliana Pasha vitin e kaluar.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
61,273
Pikët
113
Përgjigje e: Aurela gaçe përfaqëson shqipërinë në natën e parë të eurovizionit

Hajde sukses padiskutim i uroj.
Forca.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,090
Pikët
113
Përgjigje e: Aurela gaçe përfaqëson shqipërinë në natën e parë të eurovizionit

i uroj suksese...:)
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Aurela Gaçe

Fati ynë, shpresë dhe marrëzi - Festivali i Këngës, 1997
Teksti: Ilirjan Zhupa
Muzika: Ferdinand Deda
__________

Ne të dy kurrë s'jemi ndarë
ne të dy kurrë s'kemi heshtur
ëndrra ime një shpend i madh
krahët hapën re, qiellin gjen atje
tek ti

Kur je larg, të pres me mall
kur je pranë, grindem me ty
jetë a lojë, çfarë është vallë
duhemi të dy, grindemi të dy
s'e di

Ti je si ëngjëll që më mbron gjithmonë
unë jam si zjarri që të djeg ngado
ti je si djalli që në faj më fton
ndryshe nuk bëjmë dot, jo, jo

E kemi fatin shpresë dhe marrëzi
na jep një ëngjëll të na mbrojë, o zot
se ne në jetën tonë jemi fëmijë
ndryshe nuk bëjmë dot, jo, jo
http://www.youtube.com/watch?v=kje0k8Ov5DU
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
18,551
Pikët
113
Përgjigje e: Aurela Gaçe

https://m.youtube.com/watch?v=LTKzqyMVFYo
..brilante..
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
53,374
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
E kam shum per zemer kete labushen e vogel......e ka gurmazin e arte.

 
Last edited:
Top