• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Australiani po kërkonte ari, fotografoi UFO-n në qiell

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Një hulumtues i cili nëpër male kërkon ari thotë se ka gjetur diç edhe më të rëndësishme. Adam Cainero beson se në malet Majors Creek ka fotografuar një UFO duke fluturuar.
Gjatë atij vikendi nuk kishte zbuluar ari kështu që me një mik filluan të lëshoheshin teposhtë malit. Kur u lëshuan u ndalën për ta bërë një fotografi. Fillimisht nuk vërejtën asgjë të pazakontë derisa Adami shikoi fotografitë në shtëpi.

“Kur po fotografoja, dielli më ra në sy dhe nuk mundesha të koncentrohesha në objektivin e dëshiruar. Vetëm e kam shkrepur aparatin. Kur më vonë i pashë fotografitë mbeta i shtangur”, tha Adami.

Kërkuesi i arit thotë se njeh një numër të madh të njerëzve të cilët kanë parë objekte të pazakonta fluturuese në atë rajon. Rajoni Southern Tablelands në Walesin Jugor të Australisë është i njohur edhe për paraqitjet e shpeshta të UFO-ve.

Çdo vit njerëzit njoftojnë dhjetëra raste, ndërsa çdo muaj mblidhen për t’i shkëmbyer përvojat me UFO-t, shkruan “Daily Telegraph”.
 

Clark

Kent
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
5,736
Pikët
113
Vendndodhja
Krypton
Përgjigje e: Australiani po kërkonte ari, fotografoi UFO-n në qiell

Kor fare...asnje prove argumentuese.
 
Top